Lëvizjet e bebit
Lusi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lusi.
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 16.09.2011, atëherë ju jeni në javën e 20 të shtatzënisë.
Lusi, lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Është krejt normale që ju keni filluar të ndjeni lëvizjet e bebit tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje doktoreshe! Doja te dija se ne cilen jave te shtatzenise ndodhem? Menstruacionet e fundit i kam pasur me 16/09/2011.Doja te dija gjithashtu per levizjet e bebit. Shpeshhere, kur trupi bie ne qetesi ndiej disa levizje si dridhje te vogla ne fund te barkut. A jane keto levizjet e para te bebit? Po pres me padurim pergjigjen tuaj. Faleminderit!