javë pas jave
Përshëndetje Lindita.
Pesha trupore është problem i madh për shumë gra pasi lindjes. Mund të fillosh me ushtrime gjimnastikore në shtëpi, në palestër apo në natyrë por gjithnjë pa u rënduar dhe sforcuar shumë. Kujdes duhet të tregohet edhe me sasinë dhe kualitetin e gjërave ushqimore që konsumon duke iu përshtatur organizmit tënd. Filloni duke ngrënë në mënyrë të arsyeshme, me një dietë të balancuar. Ushtroni çdo ditë, mjafton edhe nëse vetëm ecni. Humbja në peshë nuk do të jetë e kënaqshme nëse nuk ushtroni.
Nëse edhe pas një viti nuk keni rënë fare në peshë ose keni shtuar kilogramë, atëherë keni nevojë për ndihmë. Duhet të bëni një kontroll mjekësor për të parë mos keni ndonjë gjendje e cila favorizon shtimin në peshë (si për shembull sëmundjes e tiroidesë, të cilat janë mjaft të shpeshta pas shtatzënisë).
Plani për rënie në peshë duhet të individualizohet për secilin person. Kur bëni një plan atëherë duhet të ndryshohen edhe preferancat lidhur me ushqimin.
Të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm, mund të të ndihmojë në lidhje me shqetësimin tënd:
Gjithë të mirat.


Pershendetje zonja Keta, une pas lindjes qe 8 muaj kam pas mbetur 78 kg masandej shtova deri ne 86 po tash kam ra prej peshes 74 kg jam kisha pas deshire te pakten edhe 10 kg ti heqi gjatesia ime trupore esht 1.64 cm, ju lutem me tregoni se cfare me duhet te bej ti heq edhe keto edhe ndonjehere po kam shume oreks, me tregoni ju lutem si mos te kem oreks te tepert?