javë pas jave
Përshëndetje zonjë.
Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracesioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.
Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.
Është e mundur që nënat që ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri, të përdorin kontraceptiv hormonal për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Për të mësuar mbi përdorimin e tyre duhet të lexosh letrën shoqëruese të tyre.
Për të mësuar mbi metodat e planifikimit familjar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
Gjithë të mirat.


A shkakton ndonje problem ne planifikimin e shtatzenise tjeter nese perdori pilula per mbrojtje nga shtatzenia? A mund ti perdori kur femija ushqehet me qumesht gjiri, kam vajzen 6 muajshe por njekohesisht e ushqej me ushqime tjera dhe me qumesht gjiri gjithashtu kisha dashur nje shpjegim nga ana juaj si duhet te perdoren?