Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulimii

Pershendetje doktoreshe, doja te pyesja lidhje me ovulimin une tash planifikoj te kem nje shtatzeni rreth muajit Prill mirepo afer 4 muaj i shenoj datat e ciklit se kur me vin mirepo as nje date nuk eshte e njejte, datat jane: 10.11.2011 08.12.2011 05.01.2012 dhe data e fundit 03.02.2012 mendoj se do te kem problem per ngelje ne shtatzeni? A ka mundesi te me keshilloni se cfare duhet te beje te drejtohem te gjineokologu apo cfare? Faleminderit.

F.H (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Datat e ardhjes së menstruacionit që përshkruan, tregojnë se cikli yt menstrual ka kohëzgjatje prej 28-të ditësh. Kjo është një kohëzgjatje e shkëlqyer. Tashmë të mbetet të gjesh ditët e ovulacionit dhe atëherë të kryesh marrëdhënie seksuale të fuqishme me bashkëshortin.

Për të gjetur ditët e ovulacionit, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti