javë pas jave
Përshëndetje Elvira
Sipas disa teorive, ekziston një mundësi sipas së cilës qelizat endometriale mund të migrojnë në vënde të ndryshme të trupit. Kjo quhet teoria e shpërndarjes vaskulare, sipas së cilës qelizat endometriale hyjnë në vazat uterine ose limfatike gjatë menstruacioneve, duke u vendosur në distancë nga mitra. Kështu gjatë ciklit menstrual, në këto vënde shfaqet dhimbja. Trajtimi me estro-progestativ, mund ta stabilizojë situatën. Po ashtu ekziston edhe një shpjegim tjetër, sipas të cilit, ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë periudhës së mestruacioneve, aktivizojnë proçeset reumatizmale në organizëm. Kjo shpjegon dhimbjen që ti ankon.
Për të mësuar më shumë mbi sindromën paramenstruale, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtëshënuar;
http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje Keta... kam nje pyetje per ty, pse kur e kam kohen e menstruacioneve me dhembin kembet prej gjunjeve e teposhte a me sa e di une dhembjet para menstruale cdo femre i dhemb barku ose shpina? Flm per kohen e marre.