Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e mundur shtatzënia në menopauzë?

A ka mudesi qe ne moshen 38 vjecare te ndalet cikli menstrual, a ka zgjidhje me ba femije prap ngase duhet patjeter per nje person ju lutem pergjigjuni ne kete pyetje ngase nje kolege po vuan nuk mund te ngel shtatzene mjeket i thone se nuk ka shprese me per femije, a ka mundesi qe cikli te filloj prape me ndonje terapi?

Valmire Hoti (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Valmira,

Menopauza eshte nderprerja e perhershme e punes se vezoreve. Domethene vezoret me nuk do te prodhojne qeliza veze dhe hormone (me perjashtim te disa hormoneve te cilat do te prodhohen edhe me tutje). Per nje grua thuhet se ka hyre ne menopauze nese kane kaluar 12 muaj pa menstruacione. Normalisht grate futen ne menopauze rreth moshes 50 vjeçare. Nese ndodh me heret se 40 vjeç thuhet se ajo grua ka menopauze te parakohshme (praecox). Duhet te behen disa analiza per te konfirmuar se me te vertete ajo grua ka hyre ne menopauze dhe me pas te diskutohen opcionet e mundshme.

Gjithe te mirat.

/komuniteti