Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Informata rreth mitrës mbrapsht

Pershendetje doktoreshe, po te shqetesoj edhe njehere, doja te dija mitra mbrapshte a ashte normale dhe cfare duhet te bej per te mbetur shtatzene? Ne fakt une e kam bere viziten tek gjinekologu e me ka dhene acid folik per te me ndihmuar me mbete shtatzene, edhe me tha cdo gje ne rregull. Dhe ne cilen jave e marre vesh se jam shtatzene? Faliminderit.

Fati Swwet (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatbardha

Pozicioni i mitrës nuk ka lidhje vendimtare me infertilitetin. Mundohu të gjesh kohën e ovulacionit dhe nëse nuk ke probleme të shëndetit riprodhues, pra nëse nga konsulta gjithshka ka rezultuar normal, atëherë shtatzënia nuk ka arsye pse të mos ndodhë.

Të uroj fat.

/komuniteti