Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Moskonceptimi

Pershendetje, se pari ju kerkoj ndjese sepse pershkrimi im per pyetjen mund te jete pak i gjate. Une jam 24 vjec, kam nje vajze ne moshen 8 vjeqare, pra kam bere nje lindje te hershme, gjate shtatzenise jam diagnostifikuar me mungese te hormonit Hypotiroiditis dhe nuk kam perdorur medikamete sepse mjeket nuk me kane pershkruar, pas shtatzenise une kam filluar trajtimin me medikamente dhe ende vazhdoj, mirepo prej asaj kohe me nuk po mund te ngelem shtatzene. Kam bere kontrolle te vazhdueshme tek gjinekologu dhe gjithcka eshte ne rregull, cfare mund te jete, kjo po me shqeteson shume?! Ju falenderoj shume.

Nora Murataj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Hormone e gjëndrës tiroide së bashku me homone të tjera dhe me hormonet që prodhohen nga vezoret, kanë rol të rëndësishëm në prodhimin e vezës. Trajtimi i tyre është i domosdoshëm për fillimin dhe ecurine normale të shtatzënisë. Më vjen mirë që problemet e shëndetit riprodhues janë të mira, kjo e konfirmuar nga vizitat gjinekologje që ke bërë. Prandaj shqetësimi nuk duhet të ketë vënd. Gjej ditët e ovulacionit sipas artikullit te linnkut të poshtë shënuar dhe me siguri shtatzënia nuk do të vonojë.

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj fat.

/komuniteti