Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kërthiza jashtë gjatë shtatzënisë

Pershendetje jam ne javen e 30 te shtatzenise se 5-te dhe kerthiza ka filluar te me jete me e theksuar, pak sa me e rritur dhe me e dalur jashte. Kete problem e kam pasur edhe ne shtatezanine e 4-te, kurse ne 3 shtatzanite e para nuk e kam pasur kete problem, a thua ka ndonje problem, apo mos ndoshta mu kane paraqitur kilet? Cfare duhet te beje?

Mimoza Koshutova (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Prishja e tërrësisë së lëkurës në zonën umbelikale nga shtatzënitë e mëparshme, bën që të prominojë (të dalë më shumë jashtë) kërthiza. Kjo nuk paraqet problematik për mbarëvajtjen e shtatzënisë. Pas lindjes, mbaj për disa kohë një korse të fortë dhe çdo gjë do të rregullohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti