Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia në shtatzëni

Pershendetje, jam ne javen 30 te shtatzenise dhe kam bere analizat e nevojshme dhe gjithcka ishte ne rregull pervec anemise, ku para dy muajve ishte 11 kurse tash 10, kerkoj ndonje keshille nga ju per kete ceshtje? Ju faleminderit.

Mimoza Koshutova (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza

Bebi që zhvillohet në barkun e nënës, përveç të tjersh ka nevojë edhe për sasi hekuri. Këtë ai e merr nëpërmjet gjakut të nënës, të cilës i harxhohen rezervat e hekurit.

Ushqimet e pasura me hekur, janë zarzavatet dhe jeshillëqet (spinaqi, sallata jeshile, brokuli etj), mishi, peshku, qumështi, djathi, kosi etj. Përdori këto ushqime dhe të tjera si këto, pa rezerva.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani?like=true#676

Gjithë të mirat.

/komuniteti