Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur do të mbaroj kjo gjendje neverie?

Pershendetje dr, jam Valmira, jam shtazene ne javen e 8. Mirepo nuk ndihem mire ka kohe qe nuk me hahet e as nuk me pihet me pengon cdo ushqim shume keq me shkon dita vetem duke vjellur, jam merzit shume edhe jam bere shume e ndishme, kam inat pse nuk mund te ha e as te pi vetem valle pi ne vend te bukes dhe te ujit, me haheen qepet edhe hudhrat por pastaj me vjen te vjell nga aroma e keqe, shume jam e lodhshme, skam fare takat per asgje, te lutem me ndihmo, tregom deri kur do te vazhdoje me kete gjendje?

Valmire Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valmira

Gjendja jote është gjendje normale gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, dhe shumica e femrave gjenden në po të njejtën situatë. Nuk dihet se çfarë e shkakton me saktësisht neverinë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar në shtatëzani, por ekspertët si përgjegje më logjike konstatojnë ndryshimin e hormonit në gjak. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise

Të uroj një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti