Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Rreth intervenimit

Pershendetje doktor, se pari falimindrit per pergjigjjen tuaj rreth problemit tim dhe te djalit tim (synetia e lindur), doja nje mendim tuajin rreth synetise se lindur, cili eshte shkaktari qe me ka lindur djali synet, apo ne pergjithesi a ka ndonje konstatim se nga vjen kjo semundje, a eshte problemi tek nena (ndonje mungese vitamine), apo ka raste qe eshte gjenetike sepse kam hulumtu qe eshte gjenetike por askush nuk kish pasur problem te tille as nga ana ime familjare, e as nga ana e burrit. Pyetja ime e dyte eshte se sa eshte i sukseshem ky operacion ne Kosove, nese behet a ka me pas problem djali ne te ardhmen dhe cila eshte mosha e preferuar me ba kete operacion? Ju falemenderoj paraprakisht dhe shpresoj qe do marre pergjigjj nga ana juve.

Ylli Lorisi (11 vite më parë)

Dr. Dëfrim Koçinaj - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Dëfrim Koçinaj

Përshëndetje zonja Yllka,

Shkaqet e hipospadisë janë të panjohura. Akuzohen disa faktorë: çrregullimet hormonale tek nëna gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë, çrregullimet gjenetike, faktorët e ambientit dhe të ushqimit etj. Por, ju dhe as nënat tjera me djem me hipospadi nuk duhet të ndihen fajtore, sepse siç thamë edhe me lartë shkaku real mbetet i panjohur. Operacioni mirë është të bëhet para moshës 4 vjeç, megjithëse mund të bëhet në çdo moshë. Operacioni ka shkallë të lartë të komplikimeve, rreth 20%, por përvoja jonë është e shkëlqyer dhe e krahasueshme me vendet e bashkimit europian.

Me respekt dr Dëfrimi

/komuniteti