Kam nevoj per mendimet juaj se zemra don mem plas...
Nana un jam 25 vjet kam ni bebe te vogel qe 4 muj. Un po kam problem me vjerren... problemey kan fillu prej kur jam martu ne fillim um nenversojke shum per kunaten nuse nejse e kalova at problem se nuk ke qaq problem per mu... prej kur jom mbet shtatzan kurrrrr oj nan sem ka vet as a je tu mujt a qysh je, kurr sem ka pyt as a je bo gati a te vyn pare me u ba gati se erdh koha me lind, 4 vjet non stop sa her u ra tema per fmi un ta du veq 5 minuta jo ma shum tmit i kom rrit... shkova me lind kom lind 4 mengjes kur ka ardh vjerra n9 ne mramje mem pa dhe menihet a koka lehet mu ba nan.... qat dit qe jom ardh te shpia mas dy dite ka shku ndeti 15 dit ka nejt. Dhe qat dit qe erdh prej spitalit kom hi mu pastru tu meni qe o ne qik ja nisi qika me kajt su nalke kur dola prej banjos ajo kish pas shku shitore me punu.
Tash per mu dhe qik tem spo kan hiq hiq a per veti si nalin senet tu ble, marre me thon se familja jem dhe olloshkat kur kom lind mi kan ble dhe per qik krejt senet...
tash kjo e merr qiken dhe veq bon qika jem o qika jem shka o tut ba mami qe po kan a shka ki... nashta jom gabim amo sdu as qiken me ma kap as me prek tash jam tu ba teper teper nervoz kur po sho qe veq po dalin po blen e mu kurr sem vetin a ki nevoj najsen... burri sum punon amo tek jemi tu jetu bashk... nana me keshilloni se zemra po don mem pelcit kaniher...
Anduena a di qysh ja boj une se qeshtut gjithkun ka probleme kapak kshyre qiken veten burrit kryja punt qe duhet me ja kry secilla gru burrit po me tjeret veq rrafsh fol vjerra ti ok hiq mos reago blen let blen ka pare tveta se ajo edhe te provokon ti veq punt e tua kshyri bonu qe ata ty mos me ti dit as fjalt as veprat per ta ... edhe kshyr bonu pak kopil me burr bone per veti le te din burri qe ti je e drejt ... kur ta lyp qiken jepja le te fol ajo qa don ti ne ndergjegje me kon e pasteer ...normal kushtet per qik duhesh me i kerku te burri e burri duhet me fol me nanen e vet per financa...mendimi jem
nuk thash mos hash mos pijsh po thash jo thash tpish gatshem e lexova shti ko entin qe ja paska ndalu mjeku po ndoshta ja ka ndlau punt e randa e tletat se besoj qe ja ka ndalu njeri duhet me gjet menyren qe me mbajt familjen qat e mendoj se ndit sodit spo kannjerz tmir as nana baba spo mendon per evlad mo vet po tregon qe nana ska meshir as pee ty as per evlad tvetin ma e mira asht ju m ekshir vet jeten e juve e mos bahehs pi tynve tvarur see edhe met tnimu sot neser ta permendin e qajo mu mqon ta vjelli at qka e kam hanger
Spo i lexoj komentet fare dhe po e jap mendimin tim rreth ketij problemi. Qe dwl vjehrra e blen e ty jo fajin e ka burri jot qe ka kriju familje e si del zot duhet me i grah b.... me dal e me punu mir jau bsn vjehrra se ata ja lejon burri i saj "vjehrri".
Thuj burrit dil e ndreqma jeten mua dhe femijut tend se vetem ai eshte i obliguar. Ti merre vehten mos qaj,mos u nervozo,behu e ndejt per femijun ,behu e fort dhe deshmo vehten qeketo gjera jan pavler.ti duhet tja deshmosh vjehrrew dhe vehtes se je e zoja zu bejsh te gjitha pandihmen e askujt. Po qa me ba na pra qe jetojm vetem me burra??
Duhet me gatu,fshi,fmijt me i shetit Edhe ne fund aksham vjijn musafirt..A duhet me u tranu???
Jo aspak ,jam e bekume qe i kam 2 engjuj dhe i arrij te gjitha pandihmen e askujt...
Qe te thot ashtu sti kqyri knej anej. Ngoj thuj ne ymyd askujt se kam nis,qysh i kan rrit krejt fmin edhe une e rriti....
Mblidhe vehten dhe knaqu me bebushen e burrin qoe prej gjumit le te punon...
Anduena po me vjen shum keq per gjendje tende mundsia ma e mir do te ishte nese burri do te gjente pun edhe i hek shpenzimet e femijes dhe tuat , po edhe nese ke mundesi me punu edhe ti edhe pak sa rritet qika e kisha qu ne qerdhe edhe vet isha mundu me ja hek shpenzimet edhe ti kishe dal pak tani vjehra ste kish pas ne shpi me tu gjujt me fjal nonstop , shpresoj qe do te behet mir per ty e dashur mas miri eshte me mujt me duru se herdokur ki me u shperbly , shyqyr qe e ki vajzen ishalla e ki me jet te gjat e shfrytzo ket koh me vajzen tende sa eshte e vogel e le vjehren ashtu se me dikond sa do qe mundohesh smundesh me ndyshu veq qka humb koh
Arta blini po e dashur e kom vrejt edhe un se bash ku dhem me shum prekin . Po ski qka ban insha lla h ne ah iret e takon nenen tende e qmallesh me to se atje eshte bot e vertet eh nuk ka padrejtesi . All.lla hu ju rujt
G&À ne familje të burrit nuk i intereson askujt që t'i s'ke nanë. Vjehrra ime përqafonte burrin tim dhe e puthte në faqe, i thoshte djali nanës sugari i nanës. E bënte gjithherë në sy të mi, sepse nëna ime ka vdekur qysh kur isha 2 vjeç. Edhe vajzën e vet poashtu e puthte, vajza ishte gati 28 vjeçe. Une aty e kam kuptuar që kurr në jetë nuk i kam parë as hallat as tezet e grat e Dajve e axhallareve duke i kap fëmijët në prehër në sy timin. Kurse vjehrra e bënte me qëllim. Heren e parë u pata prek jashtë normales, dhe dikur u mësova bëhesha sikur s'di e s'kuptoj, dikur e harroi atë shprehi. Prandaj thonë grat e tona dera e huaj... Por Anduena kështu ka qenë fati yt. Pajtohu le fatin edhe pse nuk e ke të leht aspak. Prandaj qajmë kur del vajza nga shtëpia.
Ncnc besom teper pom vje gjyna per ty ama mos meno qe je veq ti qe ka kesi vjerre , ama un quditna me kto vjerra a skan gjyna a skan zemer me pa evladin e huj tu hek kishem me te dhon dashni, ti edhe spaske nan ajo duhet me tu ba nan se ti gjithmone e merzitne je .. ama ka shpirt kqiaa qe nuk jau nin e munohen nuse e djalit me maltretu qysh osht mas keqti , ti ski qka ban moter vetem mbeshtetu te i lumi all.ah aj gjithqka sheh ju vjen fundi i ktynve ditve tkqia dikur ka mu pendu ka me pas nevoj per ty, se tana kur po bohen per hyzmet po na lypin neve e sot po thojn nuset e kqia spo i kqyrin pleqt ne hall jemi . All.ahu na dhasht durim .
Edhe diqka nmengjes kur qohedh kqyr qks i mungon qikes edhe ty edhe i shkrun ne leter edhe listen jepja kam nevoj per qeto qeto. E kam ndegju ni fjal te urte thote i urti dhe budallai jan nje ne ket rast duhesh me kerku kush sdin ty kur te vyn diqka
Sipas mendimit tim ata jane mesu tash ti vet me i ble senet si psh qe po te jep baba yt. Qka tki nevoj per vajzen me ble i drejtohesh burrit , tani problemi i tij eshte si ia bene. Perderisa jane kushtet e mira ne shtepi se mos me pas as burri ska qka bene.
Un burrit sju kom anku kurrr sod oaht hera par qe po flas me juve per ket problem... aj pse spo fol un nuk edi, per to ata jan ma te mirt spo di as qysh me i than.
Kushtet i kan teper mir shum ma mir se gjysa familjve ne kosove krejt firme. Para 1 jave jakne 200 euro i kish ble vjerri kunates...
un po du mendim te juve qysh mu sill un se siom ka di tash as qka me bo...
Un thash kta veq blen blen per veti krejt shtrejt... mu kur jom martu as ni pare breg smi kan ble se marre me thon ?.
Dritaa tash qe sum punon burri e spunoj vet mos me honger as me pi ??
(7 vite më parë)
Anduena deri diku ta kuptoj situaten burri esht lendu fizikisht e goja si dhem qe te te ndihmoje paikologjikisht me te then ndonje fjal te mir qe ty te ngroh shpirtin te thot se jeta esht e gjat bebi do rritet e sdo vuash gjithmon!. jeta esht esht sprov e dashur e mjalt sesht per askend mu aty ku thu eh sa mir esht filani tisha un si ai ...por dije se dhe ai e ka nje dert a breng sepse po nuk te solli zoti veshtiresi si do i falesh dhe lutesh ndryshe ..prandaj te keshilloj behu optimiste e shife jeten ne nje kend veshtrim tjeter per hater te vajzes ajo do rritet e do e shohesh do ta mbush zemren me dashuri e jet..!
Anduena se pari ngushellohu me faktin qe sje e vetmja qe kalon kto sfida,jeta sesht mjalt per aske.Kur jeton ne bashkesi,gjithmon egzistojn dy pale,ajo e kenaqura dhe e hequra keq.Tani po ta shtjellosh situaten tende,me vetem njerin kendveshtrim i bie te jesh pala e dyt,dmth e hequra keq,ne kuptim figurativ po them jo ate real.Meqe thua qe burri per shkaqe shendetsore nuk mundet me punu,ateher spaku le tkujdeset per fmiun kur eshte ulur,po flas me hamendje se nuk di cfar lendimi ka.Spaku le tbehet mbeshtetja jote,apo durimi yt,duke te dhen kurajo,dhe forc per tvazhduar.Kjo menyra e heshtjes qe ai ka zgjedh ta zbatoj,nuk eshte qe sjell qetsi mes jush(teje dhe vjehrreS) perkundrazi.Nuk ke nevoj ti me kerku prej tyre asgje me tble,ku eshte figura e burrit, nket rol qe paska mbet komplet nen hije.Fmiu eshte i tij,se ke qu me qejz ti,qe me pas mbi supe cdo gje rreth tij.Nqs kushtet jane mir,dhe anashkalohet fmiu yt,ateher pse ai sflet,pse nuk kerkon mirkuptim prej prinderve apo vllaut vet per kohen qe smundet me kontribu ne at shtepi.Nuk ke nevoj ti me fol,se nuk ndryshon as gjen me te vogel.Fmiun kur e ban llogarite qe ke me u kujdees vet,po tu ofrua ndihm thuaj falemnderit,po stu ofrua,mos protesto per kte.Nese ti je kaq e mllefosur dhe e merzitur me kete situat duhet te sqarohesh,jo bartesh merzin me kohen.Futja e fmiut ne mes si form hakmarrje me vjehrren me duket strategji e gabuar,apo e pa menduar mir.Duhet tjesh me e serioze se aq,jo tdalesh nga vetja,ndoshta kjo eshte e dikush dhe e do.Fjalet qe ti ka then,jan provokim i pa mohushem,por qe brendesin e askuj smund ta ndryshosh,perveq qasjes me ty si person.Gjeja e pare qe duhet tbesh,eshte tflasesh me burrin tend,pa ia drejtu gishtin askuj,pa ven ne pah gabimet e askujt,ta kuptoj ai neglizhencen qe ka ndaj teje.
oj anduen po vjen keq shum qe koke pa nan e spaske gjet nan as te burri zoti ja ktheft vjehrres tanen valla e per burr ishalla ban ma mir e ja nis punes se boll fshtir valla per ty e ma fshtir e ka burry yt se mepaa she po duhet mu ba qe nuk sheh e nuk nin e besa nihet edhe fajtor po zoti ja u letssoft e ishalla gjan pun e jeni mir me shendet se krejt harrohen
I referohem faktit qe Anduena po thote qe burri eshte pa pune kundra vullnetit te tij. Anduena, per mendimin tim moj moter ashtu sic ta thane edhe nenat e tjera (nje like per komentin e Artes) ulu dhe bisedo me burrin...keshtu besoj se ai do reflektoje dhe me besimin ne Zot qe do marri drejtimin per mire kjo situate.
Dritaa, me fal se po nderhyj une pikerisht ne komentin tend: cfare dmth shyqyr qe te japin buke me hanger?! Pse kaq mjaftonka per te qene ne rregull ajo? E po pastaj se e ka burrin pa pune? Atij i paska ndodh nje incident qe e ka lene ne ate gjendje, por ama bota eshte me rrota, kthehet shume shpejt gjithcka...jo po ti numeroje edhe kafshatat e bukes. Fundja ne kete mes eshte djali i vet qe ja ka bo barku..biles ti ngreje kapelen nuses qe eshte goje mbyllur dhe ben durim te madh. Nuk dua as te fus xixat e as te nxis njeri, por disa njerez edhe emrin njeri e kane privilegj te madh t'ua thuash.
vjera normal kona shum gabim ama ti mos u nrvz shum se ka edhe ma keq shyqyr thuj buk qe tjapin me hanger se ti burin e paske pa punburi jot duhet ta mendoj se sot u martu e ka fmi nuk pritet pi babes e nanes normal qe tistblejn asgja se buri jot asgja nat shpi nuk shtin
Faliminderit shum nga zemra per keshillat e juve... burri me ka punu para se me u martu u lendu gjat punes dhe 2 vjet ska drejt prej mjekut me punu ishalla don zoti tash mas viti ri e merr lejen per pun dhe fillon...
un nuk po ja ndaloj amo menyra qysh sillet mu mi shkatrron nervat, sdi bre dhe dashnin fallc mdoket e ka... kur kom met shtatzan ma bojke sje se dhe un kom pas cist e mka del testi pozitiv... kur mtha mjeku qik mtha na si kemi qef qikat i pata thon zoti eka dit qka kom dasht une veq ishalla e qoj deri nfund dhe shnosh...
Une nuk ka nana me ka vdek kur i kom pas 17 vjet jom rrit me babin dhe motren dhe vllaznit un jam ma e madhe dhe krejt jon ma te vogel... un skom dit as qka me ble per bebe a din qysh mdhimet gjith ato pare i kisha harxhu tu ble sene palidhjr qka sun ja kom vesh qikes kurrr... kjo si nana si vjeherr ka vyt mem afru mem than mos ble shum fustana se sun ja vesh po ble benkica pizhama se te vyn shumm po hiq as nuk eshte intersu... nuses te kunatin i jep pare i blen dhurata non stop, nuk osht puna po xhelezoj amo nuk kom bo kurrr diqka qe mem nenvlersu kaq shum si njeri, e para e thirri mama qysh e kom thirrr mamen tem per respekt kom mendu qe osht gru qysh duhet, se fillim u dok tjeter, nuk edi pse po ndrrojn kshtu si martohesh 360 shkall...
un me burr sun i foli qeshtu qeshtu se ky qorr sosht as budall sosht se ky qetu jeton i sheh senet pse e ka nan dhe ju doket mir un faj skom... se me i than najsen un bana e keqe ato ma tmirat kajhet jau lshoj kani kungj si tu kesh e veq mkqyrin...
Amo mu durimi o tu sos me kto sjellne dyftyeshe me ket injoranc katastrof sdi...
Ishalla zoti
E dashur Zoti te.lehtesofte se pari insh A llah vajza rritet me.shendet te pot burri insh Al lah hyne.ne pune.shume.prwj nenave i kemi kalu kto situata po pas qdo veshtersie vie lehtsimi insh Al lah suzi te paska keshillu e tregu boll mire jeten reale sporovat vet mu dok si shkrimi ime e sprovat e mia perafersisht ishin si i ka cek po erdhe lehtesimi me nndihmen e All ahut jam me femije dhe burr nje jete normale elhmdulilah durimi eshte qelsi i te mirave
anduena un nuk muj met kshillu qyah mu sjell me vjehren se as njo se kem vjehrren e njejt edhe normalisht qe vjehrra jote koka gabim ama ti nuk mundesh mja ndalu asaj me prek mbesen e vet
E dashur ne bashkesi eshte e veshtir te jetosh edhe kur je ne "luks" e lere me kur papunsia mund te jet shkaku kryesor I ksaj vorbolle qe te shqetson !( ne shume raste njerz te till ngaqe nuk Munden te ja shfaqin "inatin" te birit behen mosperfillsa ndaj nuses.!!.gjithsesi qetsoje veten asgje nuk eshte e pwrkohshme ne kete bote ))..keshilla ime eshte: te besh durim nese ke nji ushqim dhe nji dhome te ngroht ku qendron ti & femija yt flm Zotin shume. .se dot kishte qen supereveshtir nese do gjindeshee ne shtepi me qera dhe burrin pa pune ) Gjdo sprov ka anen + & - ..kjo sprov te sherben mu forcu mw perballu jete me qete ne te ardhmen..(e di se je nene e re ke shume arsy me mendu qe kisha dasht qe kete perjudh me kalu qetsi me beben time..por ja qe jeta sna vjen sic e mendojm shpesh-here .dhe duhet mu pajtu me caktimin se nese do jetosh aty ,duhesh te pwrpiqesh ti menaxhosh situata me qetsi durim dhe buzqeshje..nji dite ka me ardh dhe per ty zemer asgje nuk te humbet nese ti sillesh me edukat durim perkushtim ndaj bebes dhe detyrave tuja.(dhe e fundit t'ia ndalohet beben mos e ul veten te perdore sh femijen per hak sdo ishe e qete shpirtnisht)).keshtuqe gjithnji mendo qe ka gra qe kan lind, lehon kan punu mbrenda dhe jasht shtepije..e sidomos ato qe jetojn ne fshatra..edhe Mos me pas as buk me mbush barkun nga veshtersit e skamjws..edhe ato fmi jan rritur e ajo nene ka mbijetu..Sps ka nji Zot qe kujdeset per rriskun e gjithkujt fundja kot nuk I thojn gruas /nenes qe eshte nje heroin)))
Ti duhesh ti kalosh fjalt e tyre pas veshi sps kjo situat ka met stresu dhe gjitha kjo ka me ndiku ne rritjen e bebes ...pak a shume gjith kemi kalu ne veshtirsi te tilla Edhe ne na kan ndimuar prindrit.. na kan nxjerr nga situata te veshtir dhe sot jemi bere Zot te vetes me ndihmen e Zotit dhe kemi krijuar nji familje te ngroht e e gjitha kjo vjen me durim pune dhe mbeshtetje ne Zot sps pas cdo veshtersi vjen letsimi **
Vjehrrën nuk mundesh me ndrru, ajo tash është e formuar dhe ka mentalitetin e vet. Poashtu edhe zemrën nëse nuk e ka të mirë ti nuk mund ta ndryshosh. Ajo nuk e ka frik Zotin dhe të kisha keshillu mos u mbështet për asgjë në të. Kur hyn në dush i'a le burrit tënd vajzen. Mundohu mos me i marr gjanat ngat zemres. Problemi qëndron te burri. Askush nuk e ka obligim më të ble asgjë. Nëse ajo tregohet e kujdesshme dhe interesohet për nevojat e tua dhe të bebit (gjë që ndodh shumë rrallë) mirë, nëse nuk i intereson mos llogarit gjë në të dhe kaq, pa e prish disponimin. Problemi këtu është burri jot. Ulu dhe fol një ditë. I thuaj e di që është bërë e vështirë jeta, nuk gjindet lehtë një punë, por aman bëj diçka se tani kemi shpenzime për vajzën, une poashtu si femër kam nevojat e mia dhe ti poashtu. Mundohu të gjesh ndonjë punë që të stabilizohemi pak. Sa për vjehrrën që ka shkuar në deti, une te premten kam shkuar në spital, ajo te shtunën me mori në tel, se as që ka ardh me më vizitu, edhe pse spitalin e ka pas afër 10min. Dhe me tha në tel si je, thash jam duke marr stimulim për kontraksione, me tha unë sonte nisem për në deti. Thash shumë mirë. Rruga e mbar të qoftë, kalofshi bukur. Edhe sapo linda e kam marr në tel, i thash se kam lind dhe jemi shëndosh e mire. Tha sapo kam kaluar kufirin kam hyrë në Shqipëri. Une obligimin si reja e saj e kam kryer, e asaj nëse i'a ka bajt ndërgjegja dhe ka shkuar rruga e mbar i qoftë. Nuk kam llogaritur në askënd kur e kam nis fëmijën tim. Pas dy ditë lindje jam çu kam ba bukën se s'kam pas çka me ngrënë. Dhe njerëzit krejt kanë fol, qysh more vjerra në deti, kush vike me perhajr. As edhe një fjal me të vogël se kam than. Është e drejta e saj. Do me qenë afër rri, faleminderit prej saj, s'do s'është problem. Dhe familjen kam pas larg, askend s'kam pas afër për ndihmë. Mundohu ti përballosh gjërat vetë, se përndryshe shkaterrohesh
Anbuena burri ku esht ne ket rast..apo Vet ka marr pjes ne berjen e femijes dhe per tjera sdo me ja dit..un ne ket rast si ve faj vjerrhes se ato ashtu jan te rralla ato qe trrin te koka per cdo gje..ti te gjitha kto i ke shkak te neglizhences se burrit..gjitha kto sikur na i shtrove ne merr e bisedo me burrin por shtruar sepse tani grat pas lindje kalojn ne njel lloj depresioni ku cdo gje u duket keq e mundou qetesou kalo me shum koh me bebin lej punet bej gjera qe tbejn te ndihesh mire..
Sha met than pot kuptoi mir po kreit senet ja japin te burri eki burrin tzotin sy hapt iki keit seki burrin seki kerkan. Burri yt duhet mu vetdijsu me mbrojt grun fmin e vet jo mi lan me jek mfal qe pot tham po do burra sdoin martu hiq nese sje inzoti mja plotsu grus fmis kushtet rri pa martu. Nuk a qe pe livdoj burrin tem se na jetojm jasht kushtet pak ma ndrysh ama kur tkisha jek un sdi qysh kisha mujt me neit me at burr! Ti duhesh te burri mu drejtu qaty a zgjidhja. Qeto vjerrat e keqe qa mshkoin nerwa kishe na dikushi thuti sjan kan vet edhe ato qet der. Un per veti mekit e kam mir me falilje burrit hunt sun i shtin kerkush jet ton se edhe un foli si la hiq po edhe burri ika tullusum kto sene. Ishalla gjan zgjidhje ti se nuk jetohet e do dit kshtu.
e dashur mas pari ni kshill ta kisha dhon kape burrin ni dit ule para vetit edhe thuj puno se tash qika i ka nevojat e veta un po ashtu tash ka kriju familje duhet mi nejt gati e krejt senet ndrrojn tana se e ki paren e burrit tond se qetu o gabim qe spunon e sa per vkerrat qeshtu qe jon qka me thon tjeter pos alla-hu i udhezoft e i drejtoft se sbon n ven me dasht e me sill rejen jon tranu po foli per do se sjon krejt njejt sipas meje burri duhet me punu e nashta ndrrojn senet e sa per qik mos thuj skom qef me prek se e mir e keqe gjyshe e ka qika jote zbon tpakten fmin mi perzi nksi sene se edhe fmija msohet keq tana ti mundov me rrit me eduku qysh osht mas mirti e tjert krejt qka bojn ju kthehet dikur leje zotit ne dor se bohet mir ka plot raste mir e ka cek tana vjen koha kur edhe kjo ndrron se ka qare Insha llah te rritet qika me tgjitha tmirat
Oj Anduena edhe une e kom pa nji vjeherr veq pse ka lind nusja fmin e pare qik, ven se me bo lum qe I ka ardh mbesa shendosh si molla ne shpi ajo vajtojke, mandej thojke petulla qes veq per djem, edhe kur ka pas nji rast smundje me dite ne spital edhe ajo ashtu ka shku ne deti ,po me kohe e ka pa se u plak, se ne pleqni 2 vite ishin te medhaja, Tash ajo spo munet me punu e ka pa we u bo lazem per rejen e vet kuku sa lavdatat ia bon ,amo edhe e meriton ajo nusja,po qat te njejten kurr se ka dash e se ka lavdu, Tash bon be ne kry te saj edhe mas qikes kishe tranohet. Bon sab'er amo edhe fol me burr pak se krejt qashtu osht e tepert. Zo'ti ta lehtesoft
Anduena ndoshta ne me gjakftofsi mundemi me te kshillu qe nuk jemi nen lekuren tënde. Siq e din ketu ne portal une kam 6 vite qe pres per nje fmi besom te kisha pas ni nje femij skisha dasht me shum, vjehrra qenka shum ne gabim por ti jetoje jeten tende rrite qiken me dashuri. Njeriu bëhet 2 her fëmij edhe pleqt i kan ato momentet e veta mos i kushto shum rendesi mundohu ta qetsosh veten.
Tash per mu dhe qik tem spo kan hiq hiq a per veti si nalin senet tu ble, marre me thon se familja jem dhe olloshkat kur kom lind mi kan ble dhe per qik krejt senet...
tash kjo e merr qiken dhe veq bon qika jem o qika jem shka o tut ba mami qe po kan a shka ki... nashta jom gabim amo sdu as qiken me ma kap as me prek tash jam tu ba teper teper nervoz kur po sho qe veq po dalin po blen e mu kurr sem vetin a ki nevoj najsen... burri sum punon amo tek jemi tu jetu bashk... nana me keshilloni se zemra po don mem pelcit kaniher...