Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Edukimi i vajzave
Burrit të rreh, burri të do


Po e filloj këtë temë me këtë frazë, që më kishte mbetur në kokë qysh kur isha adoleshente. Jam rritur në një familje patriarkale, si shumica shqiptare, edhe pse të gjithë kanë qenë të shkolluar. Por mënyra e edukimit të vajzave s'më ka pëlqyer aspak. Në familjen time kam dëgjuar shpesh fraza: te burri gojën tutël b*then flutur' (me falni), te burri s'mund të bëhesh komandant por duhesh me mbyll gojen se je nuse. Mësohu të gatuash e të pastrosh se te burri s'të pyet njeri. Ai është burrë s'duhet kthyer fjalën. Mishi është i krimbave (gjoja se do të vdesësh), mos e kurse, mos u bëj dembele te burri, puno. Te burri duhet me perbi një kerr me therra. Gjithçka e kanë lidhur me 'marre'. S'bën se marre. Njerëzit të qeshin. Dhe unë kisha idenë në kokë se te burri s'ke kurrfar të drejte. Edhe pse dhunë kurr s'kam parë me sy të mi në familje, e as dëgjuar. Nëna të dashura, une e di se shumica e nënave këtu keni aftësi të forta për t'i edukuar vajzat, por po e trajtojmë si ç'ështje. Një vajzë kur dëgjon këto fjalë në moshën e adoleshencës, dmth ju po e përgatisni fëmijën t'a pranojë dhunën si normale. Dhe në të ardhmen ajo edhe nëse ka njohur një njeri të dhunshëm edhe pse s'ka arritur deri te martesa ajo nuk do të dijë të ndalojë me kohë. Të largohet para se të martohet. Do t'i duket normale çdo keqtrajtim. Dhe do të vazhdojë deri në martes, gjë që i komplikon edhe më shumë gjërat. Vjen pastaj fëmija. Edhe ai fëmijë i shkretë do të vuaj, do të rritet me dhunë, dhe nëse është
djalë, patjetër
edhe ai do të bëhet i dhunshëm sidomos me gruan e tij, e nëse është
vajze, ajo do të mendojë se të gjitha martesat janë kështu. Ne familjen time edhe pse burrat janë sillur mirë me grat, dhe kurr dhunë s'kam pare e as dëgjuar, edhe pse gratë respektohen, kjo asnjëher s'me ka pelqyer nga ana e grave. Vajza duhet të përgatitet për përgjegjësit që e presin në martës, duhet të mësohet të respektojë dhe të jetë e respektuar, duhet të mësohet si të sillet në situata të ndryshme, të shkollohet sipas mundësive, por asnjëher të mësohet t'a pranojë dhunën si diçka normale. Stop dhunës në familje. Stop dhunës ndaj grave.
Arta Blini (8 vite më parë)
Luna Luna (8 vite më parë)
Faktikisht jemi rrit ne nje rreth te till por mami asnjehrr Ska ka than duhet me duru eehe shpesh thonte mos e paqi jetesen me bashkalllak qe e kam pas une???!Pasi jan nda kemi hjek shum,babi ska qen thusjse rrall ne shpi dhe kjo i binte vetem te behemi sbadhku e ta luftojm fukarallekun. Nga te dyte prinderit e kemi pas ket keshill ,mos folni shum,mos jepni mendime per pun te huaja,punoni gjallnoni per familje tende edhe kaq. NENA ka menbetur jetime qysh 3/4vjeqe pa vllezer e vetem 6 motra dhe shpesh thot qe na kemi qen te uritura per vlla dhe kur ja ka fal zoti kto jan flijue per te qe e kan marr ne qaf pasi sot ska asgje ne ket jet sepse sipas tyre ai sduhet asnjeher me punu e mundu se hastret dhe pak a shum neve qikave u mundu qdo her kta jan djem mirepo baba na ka desht shum dhe skemi mbet asnjeher anash... Tash vajzat e mija do te rriten se qysh u rrita vet asnjeher sdo ti them ule koken se shkon te burri e blla blla jan te vogla dhe i lejoj ta shijojn jeten mirpo ishalla si ban vaki se nuk e lejoj asnje miz se Le ma njeri me que dor mbi femijun tim qoft tani apo kur te martohen. Shpesh me burrin flasum qa perpara e qa tasht e keto ne tv i sheh e thot ahh dajaku se vesha e sotit edhe i thom shyqyr zotit qe ste leshon zoti me que ne dor si perpara qe kan ba se perbes ne fund te botes do te vi e me dor time do te mbyti ose do ti bej te gjitha e te futi ne Burg e do te shkatrroj.Burrecat qojn dor,njeriu i menqur diskuton/bisedon. Knaqet tu kesh ama e din qe kur shprrthej nuk shoh kufi.Edhe ne vakt kam thrn du veq me femij tmi me jetu edhe jasht sdu me u perzi me askend edhe pse jeta me ka perplasur me njerz pandergjegjshem e jan knaqur me fatkeqesi te mija por njeher e kan zbulu ftyren e kan mbyll deren tek une ,more dash smuhen,vdesin,hiq si veti perveq bajramave po ju flas. U VU ne diskutim kjo pun e imja keshtu pse spo flet edhe ju ka thsn keshtu keni desht jau ka leshu udhen ,kur ka pas nevoj perkrahjen e juv ju i keni than te pafsha ma zi e mir po ju ndodh tash sbahet me juve edhe e ka perkrahjen time.PIKË.Duhet me i dallu gjerat ska edhe atu me ba gruaja gjith diten blla bllaa mos me dit kush kush është burri ama edhe me vdek per se gjalli jo asnjehrr ,mbroje vendin qe te takon.Vendin ja kam ndreq vetit se burrat shqiptar tan luftojn me marr nje gru qe nuk fol,punon shum,Qe gatun mir (edhe pse rrall gatuan gruaaja mir sipas tyre),perfekte ,Me maru fmi pau ndal,Me i rrit vet ajo,mos me lyp pare me ble e sene vene por qelsi është ne dor tonin dhe duhet me i tregu ketu jan kufijt qe ste lejoj ma larg me vazhdue .Jeta ka ndryshu dhe vajzat e mija do tju them punoni edhe kurr paret bashk me burr mos i ba. De kur vjen puna familja e tina ste pyet hiq po i qoj kurse per te grues oae per nevojat e grus bahen belat....Qe ka ai le tja jep te vetat dhe keshtu mbahet lidhja e shendosh pakonflikte
$uzi **** (8 vite më parë)
"Burri te rreh burri te do" Fraza me e urryer per mu qe kam degjuar shpeshher! Si ka mundesi qe nji femer qe eshte edukimi I shoqeris eshte mirsia e nji familje te shendosh ...te trajtohet Apo dhunohet qoft edhw psikologjisht (qe dhe kjo eshte dhune ne vete) nese nji femer edukohet me parime me drejtsi me frig ndaj Zotit. Me respekt ndaj tjerve ajo do jet nji shembelltyr..per ato qe ekan rrisk..porqe disa nuk din ta vlersojn e keq perdorin e nenvlersojn..e kjo me dhemb shuuuuuum...! Sa her qe lexoj ketu keta temat qe grat vujn nga burri / vjehrra..a nga x person Me dhemb zemra me kap nji shterngim ne gjoks dhe them O Zot mi udhzo e eduko ke ta femije qe te behen te denj( nen frigen tende) qe te krijojn nji familje te shendosh...nese un me ndihmen e Zotit I rris me iden qe te jen te = ne familje si djali si vajza (dhe ashtu veprojm) gjithsecili te kujdeset per nj tj ta respektojn e dojn nj tj sps kan me qen nji grusht I fort te tre sebashku pwr te perballuar te ardhmen me ndihm te Zotit. Sps nuk ka me bukur kur motra vellaj jan te bashkuar jan rritur me edukaten me ndimu nj tj me dasht nj tj..etj dhe keshtu do veprojn dhe me ata qe kane me pas ne krah insha all ahh(gjth duke ber dua sps ajo eshte arme e fort per ne)) Jeta ka me pas sprovat e veta .por , kan me qen me te lehta nese kto perdorin butsin dashurin dhe mbeshtetje ne Zot )) Un e flm Zotin shuuuuuuuuum qem ka udhezuar qe kam perkrah nji shok/ vella / mirsi ne jeten time .ka qen I miredukuar.dhe islami ja ka zbukuruar ato sjellje ..te vlersosh e respektosh nenen e femive eshte mirsi & perparsi pwr nji vetbesim dhe nji ambjete te ngroht per ata femij... Ne fakt thojn qe "pasuria eshtw gjithcka" shton dashurin ne familje sps perbushenn.shume deshira.((( .Per ne ka qen e kunderta jemi permbush/ plotsu /eduku me dashurin per Zotin pastaj per nj tj.kemi luftuar/ punuar per ta pasur x gjen dhe kur e kemi pasur kemi qen me shuum flm dhe e kemi perjetuar me shuume . Dhe them kur egziston kjo dashuri I kalon cdo sprov me durim dhe maturi..((Çdo problem i madh ose i vogël, përbrenda familjes, gjithmonë fillon nga një komunikim i dobët prandaj qe te edukosh nji femij qoft vajz apo djal( eshte shuuuum e veshtir ne kohet e sodit..sps shoqeria ndikon mirpo duhet ne te jemi shembull I mire qe ato te ecin ne hapat ton inshaall ahh te flasim me to percdo gje t'ia sqarojm.me detaj etj)) Un jam ajo nene qe te dy I kam te = nese obligOj njerin me nji pune po ashtu edhw tjerin me nji tjeter, ju kam then (nji per te gjith te gjith per nji) nuk dua qe djali te rritet me mentalitetin qe jemi rritur ne.."djali eshte shtylla shtepis , e vajza kush na qenka shtupa.a!? Katastrof I urrej ket mentalite qe jemi rrit dhe nuk dua absulutisht te ndikojn ne femijet e mi...perkete ne duhet te jemi me te duruara dhe tiu japim mw te miren nga vetja jon. Dashuri pa kusht, është të dashurit e fëmijëve për atë se cilët janë e jo për atë se çfarë bëjnë…sps ne sot vetem mbjellim por duhet shuuum durimm e ne familje luan rrol edhw babai prandaj them qe nese ai jep shembull te mire me nene e tyre kuntribon ne edukimin e tyre , ato po ashtu kan me vepru me njejt .gjithsesi lusim Zotin te naj udhzoj e edukoj te gjithve sps un them edukata eshte baza qe merr ne familje kush ka mirsin me u permbush me islam fe udhzim..ka arrit gjithcka ne kyt dynja sps nji person qe i frigsohet Zoti. .ke vec mirsi/ lumturi prej ti/saj.**.
Arta Blini (8 vite më parë)
Faleminderit kenza ime. Më erdhi shume mirë që ke raporte të mira me bashkëshortin. Të paktën dhe prindërit e tu e kanë mendjen e qetë kur e dinë se je rehat. Isha.Llah dhe vajzat kanë të njëjtin fat si ti.
Kenza Ime (8 vite më parë)
arta kot nuk thone kur vdes nena atehere femija eshte jetim....me vjen shume keq per kete perjetim por uroj me shpirt qe ngrohtesine ta kesh bile.ne familje. te nde te.ngushte me vajzat e tua e qe vajzat ja e bekim per familje
Arta Blini (8 vite më parë)
Kenza ime me vjen keq që s'paske vëlla, por qenke me fat që paske 5 motra. Në fakt lexova tekstin dhe pikërisht ashtu siç e ke përshkruar vuajnë nënat tona, e sidomos ato që kane vetëm vajza. Fat që s'paska mundur t'ia mbushin mendjen babit për grua tjetër. E aq më gjynah për motrën që qenka ndarë. Por kur vie puna burri nga frika mos me guxu me të rreh, ai do të përdor metoda tjera, dhunen psiqike. Po shyqyr zotit qenka ndarë. I uroj fat se jetës nuk i dihet. E shperbleft Zoti për durimin qe paska ba.
Kenza Ime (8 vite më parë)
ne jemi 6 motra dhe poashtu une kam 2 vajza.....sa here kemi derdhe ne lot kur e shihnim nenen duke qajt nga presionet dhe fjalet qe i benin hallat dhe rrethi pse nuk kishte nje djale....sa here e kemi degju fjalen ne familjen tone duke i thene babait martohu se s'ke djale.....keto gjera te prapambetura i kemi me rrenje si shoqeri...kete edukate se po s'pate djale te shuhet familja...je pa pasardhes i kemi me rrenje si popull...nena ime ka. luftu me shpirt qe te 6-tat te na edukoj dhe shkolloj me idene se nuk keni vella...jeta eshte e gjate...te jeni tw arritura ne jete qe neser nese vjen te ndarja te mos vareni nga askush.....t'mos ju shkel askush....kemi.qene gjithmen shembull per wdukate dhw sjellje ne shkolle, ne familje,ne shoqeri...une kam dy vajza dhe me shpirt deri ne frymen e fundit do luftoj per to te jwnw te shkoluara...do i edukoj nw frymen qe vajza eshte gjinia me bukur, e afte per te arritur nw profwsion dhe jete...qe mund t'ia dalin vet..te tregojne wdukate dhe.miresjellje ne familje ..shkolle..shoqeri kudo qe te jene....qe dhuna nuk eshte per kafshen lere me per njerezit e ne vecanti per femrat.. eshte nje thenie ne librin "sikur te isha djale" qe qysh ne vegjeli me ka mbet kjo thenie me vlere ne koke qe :Dora qe perkund djwpin eshte dora qe perkund fatin e gjithe njerezimit" dmth cfare vlere ka nje fwmwr nw edukimin e fwmijeve qe ata femijw ne te ardhemn do perbejnw shoqerine dhe varet e adhmja e atij shteti nga kjo shoqeri...te ne ende brengosen rrwthi se cfare do ndodhe me shtepinw tone kur tw vdesin prindwrit se vajza nuk qenka trashegimtare e denje...une motren e kam tw ndare nga burri nga dhuna psiçike e fizike...cfare tortura ka ushtrar ai.ne te as kafsha nuk do i duronte...ne motrat me nenen kemi qene perkraheset me te medha qe ti jwp fund kesaj martese sepse nuk eshte pak 8 vjet gjitha ajo dhune dhe sa.me shume.qe.i.jepte atij mundesi ai e keqperdorte kete miresi eshe me.shume ...pavaresisht se kishte femije ishte e zorshmw.por wdhe torture per motren dhe femijet..sa ka fole rethi dhe ia shtinin ne vesh babit qe ne po e bindim motren me u nda se sipas tyre ka femije duhet me u ba kurban i tyre...dhuna nuk.eshte asgje....mw duru cka s'duron as kafsha duke mos pas parasysh qe femijet po psonin keq nga gjithe kjo...tw kthehet se fwmijet ma mire e kane qaty me babane e vet e qe realisht ai nuk e meriton me uu quajt babe..sa perjetime nga kjo dhune o zot...eshe ne gjykate nga gjykatesi si njerez te shkolluar eshte pwrmend qe "po ta kishit nje vella ndryshe do sillej ky erifi..nuk paska pas kush me ia thy dhamt".dmth w kemi kete ne koke dhe tradite nga pervojat edhe te mehwrshme tw daljes zot te vellaut per moter sepse dhunusi e njeh vetem gjuhen e dhunes...e realisht kesaj kafshe nuk u dashte me qene dikush me ia thy dhembet por wshte dashte me u eduku nga prinderite e vet se ajo vajze eshte nene e femijeve te tu..eshte motra dikujt...eshte bija dikujt ashtu sic ti ke nje.nene ..nje moter dhe po e don me te mire pwr te ...ke nje vajze qe largqofte mund t'ia beje dikush ne te ardhmen ashtu si ti..ai ishte eduku qe nena dhe motra jane gjithcka e gruja eshte huaj..shfrytezoje ne maksimum merrja rrogen moa i.le asgje as per nevojat e veta...dhe shkele mos e le me pas qasje ne agje si pjese e familjes pra ti rrogtaro dhe ule kryt keto jane drejtat e tua..mire ka thene Ylleza qe ai njeri qe eshte i dhunes nuk ndryshon kurre qe wdhe ne popull thone qe "ujku qimen wndrerron por zanatin s'e harron"... une jetoj jashte dhe ne boten e civilizuar femra gwzon cdo tw drejte dhe nuk duhet patjeter te kete vella per te mos u dhunuar ne familje por duhet te kete ligj funksional qe e mbron ate....dhe jam.e.lumtur qe vajzat e mia pikerisht per kwte gje jetojnw ne nje shtet funksional.ku funksionon ligji dhe i kane tw drwjtat e barabarta qe do t'i gezojnw dhe edhe nese s'do kene vella per t'i mbrojtur do i mbroj ligji dhe shteti.... une vetem nje gje lutem qw vajzat e mia ta kene nje fat ne martese ashtu sic e kam unw deri me tani dhe i lutem zotit te vazhdoj keshtu ... pra te respektohen nga burri..ta kenw krahw ne caste te mira dhe te keqija..ta kene bashkeahortin shtytes per te arritua ne jetw profesion jo te privohen nga kjo e drejte..ta kene bashkeshorrin perkrahesin me.tw madh ne dso vendim te jetes....e kete do ta kene nese do kene nje njeri qe kete e kete edukate ta kene ne rrenje qysh nga familja qysh e ka cwk dhe fitorja....une uroj qw cdo femwr ta kete fatin me te mire ne jete sepse kjo eahte gjeja krywsore ne jete
Arta Blini (8 vite më parë)
M N në këtë faqe paskemi plot nëna të rritura jetim. Kur vdes babai fëmija shkon dhe e vë kokën në prehër të nënës dhe e qan babin, kurse kur vdes nëna thonë se fëmija e vë kokën në prag të derës dhe qan. Gjithsesi cilindo prind që e humb ai fëmijë mbetet jetim. E imagjinoj çfar sakrifica ka kaluar nëna jote, edhe ju si fëmijë e keni ndjerë sigurisht. Une një gjë mund ta them, ndoshta nga ana materiale s'kam hequr por nga ana shpirtërore në maksimum. Ti se paske pas baben kurse un nanen, dhe as që e mbaj mend. Jam rritur pa as edhe një ngrohtësi familjare, kurr një herë nuk më ka përqafuar apo dhënë dashuri, madje as gjyshja e shtëpisë. Iku për të jetuar me xhaxhain kur u ndan vëllezërit. Njerka ime as edhe një herë të vetme s'më ka përqafuar, përveç që dinte t'i tregonte babit tim për çdo gabim të vogël timin, sa vinte nga puna, vajza jote kështu vajza jote ashtu... Jam ndje shumë e zbrazët si fëmijë. Pastaj edhe raportet mes anëtarëve të familjes nuk janë të forta sikur kur nëna është prezente. Në situata të ndryshme ndihej se diçka çalonte. Por tani shyqyr jemi rritur, jemi bërë vetë prindër, dhe zoti na ka mbushur zemrën duke na dhuruar fëmijë. Tani të bëjmë maksimumin për fëmijët e tanë, edhe pse fëmijëria nuk harrohet kurrë.
M N (8 vite më parë)
Arta se sa me vend dhe me te drejt paska vepruar babai yt, falenderoje A llahun dhe lutu per te . Une jom rritur jetim pa bab, dhe babi im njejt eshtr rritur edhe ai jetim, ne kohe te luftes ka fitu sumndjen e trombozes dhe qysh nga ajo kohe ska mundur te punoj dhe te korr ndonje pasuri kogja te madhe ,qe nana ime me nda ne 4 pjes ska mundur se kemi qen te vegjel dhe gjithqka eshte dashur me prit thujse nga meshira r njerzve te dashur per rreth. Ajo qe me dhimbset mas shumti eshte nana ime, vetem A llahu qe qon durim mbi neve dhe t ben t fort perball sprovave . Falenderoj A llahu qe na ka udhezuar dhe sna ka len ne nje rruge t humbur qe ndoshta kish qen 2 fish dhimbje ma e madhe per nenen time nese na kish pa si vajza te pamoralshme , sepse ne dit te sotit sesht e leht t rritesh nje fmi , ku cdo dite degjojm lloj lloj gjers se qfar po ndodh me rinin ton. Ne dite te sotit eshte normale nje femer te ket 1 e me shume te dashur,eshte normale te pij alkool ,eshte normale te dal me shoqeri ne oret e vona... Cdo dite e ma veshtire eshte bere , cdo dit degjon se ka ndarje t qiftev, dhe krejt kto vijn si rezultat i mungeses mirfillt te edukates. Shkolla jon bere si objekte ku femijun e qon per te mesuar e per te arritur ndersa fmiju yt aty mund humb rrugen, ne veqanti per vajzat. Zoti na ndihmoft e na beft shembull per kta fmi
Arta Blini (8 vite më parë)
M n eh sa herë jam lutur te zoti, o zot mos më bën të derdh lot për këto vajza. Ashtu siç mi ke falur si drita, falju edhe fatin. Kur e mendoj një ditë se do të dalin nga shtëpia, vetëm kur e imagjinoj me mbushen syt me lot. Për pasuri mua baba I im më ka dal hakut, dhe me ka dhënë ndoshta 15%. Me ka ble banes, edhe pse s'kam dasht me marrë. Se kam një vella. Por kanë qenë dakord që të dy. Vëllai dhe babai. Por të tjerët për rreth kanë folur shuuuuume. Jasht normales. Po të isha unë se kisha marrë kurr, si e mori, duke pasur vëlla. Dmth edhe aty kam qenë e gjykuar deri sa i thash babait tim se nuk e dua. Aty babi im reagoi. Tha nuk je duke e marrë pas vdekjes sime, por isha unë ai që t'a dhash. Ishte vëllai jot i të njëjtit mendim me mua, dhe ti mos dëgjo të tjerët se e kanë nga xhelozia me tha. Kjo pra është shoqëria jonë. Qofshin me fat vajzat e tona, na i rujt zoti.
M N (8 vite më parë)
Oh Arta shume teme e mire dhe e qelluar,une e kom nje vajz dhe keto dite shpesh mka shku mendja se si do e rris e edukoj dhe ne fund nje dite edhe vajza ime do del nga dera e shtepis njejt sikur une qe dola ashtu nga shtepia ime ,vetem.lutem qe t ket nje kismet te hajrit . Nje dite isha duke falur namaz dhe pasi e perfundova ,erdhi me perqafoi duke qajtur oh Zot mu mbushen syt me lot . Dhunen smundem asnjher te e arsyetoj ka shume aleternativa qe njeriu mund te i shmanget dhunes,sidomos ne prani te fmijes nese ndodh e quaj traum. Sigurisht qe A llahu femren per nga natyra si personalitet e ka krijuar me te brisht e me te durushme per ate edhe gruan e beri qe te lind fmij dhe jo mashkullin. Ne mentalitetin ton shqiptar gruaja ka pasur shume padrejtsi kundrejt burrave qe kan pasur shume te drejta sipas kohes se kanunit e komunizmit qe ka qen qindra vjet prezent ne kombin tond shqiptar . Si shembull mund ta cekim ,ju eshte mohuar e drejta e marjes se pasuris ,nese vajza martohet ateher asaj nuk i takon asgje nga pasurija e babait,gjithmone e kan ndar vetem djalit . Gje qe hiq nuk me pelqen dhe jom shume ne kundershtim,dhe shume me vie per trishtim nese ende kjo gjendje eshte prezente ende ne kete kohe. Duke ju referuar jetes qe e jetoj sipas ligjeve te zotit ateher femra eshte e ngritur nga aspekti fet ar ,si tek baba qe eshte vajz,si tek burri qe eshte grua ,kemi shume argumente qe te bojn me mendu e mu krenu qe je femer. Pro feti yn i dashur al ejhi se lam thot nese nje prind rrit 3 vajza me moral e me edukat ateher do futet ne Xhennet,nese i ka edhe 2 po edhe vetem nese 1 vajz e rrit me kto dy cilesi lum per te. Per gruan thot duke ju referuar burrave,me i miri prej jush eshte ai qe sillet mire me grat e vet . Respektin dhe dashurin si burri edhe gruaja duhet ta shikojn ne menyre reciproke per te ndertuar nje familje te shendosh ,kshtu qe mendoj qe femra duhet ta shof veten te denje per kete bote e te rris e edukoj fmijet be menyren me te mire te mundshme edhe pse mendoj se nenat jon heroina per fmijt e tyre dhe e japin maksimumin per ti par fmijet ne majat me te larta te suksesit dhe edukimit.
Arta Blini (8 vite më parë)
Vajza e vërtet se islami e ka ngritur femrën shumë lartë por pak njerëz e zbatojne.
Arta Blini (8 vite më parë)
Fitore me pelqeu shume fraza duhet me shume punë me djem, ti mësojmë t'a shohin femrën me shumë vlera. Pikërisht duke shkruar tekstin i shkrova disa fjali edhe për djem që t'i edukojmë në mënyrë që kur të rriten t'a shohin femrën si krijes të brishtë, me shumë vlera... Por pasi titulli ishte për edukim të fermave thash mos të dal nga tema. Megjithëse thelbi i gjith kësaj janë meshkujt, mënyra se si rriten, si edukohen, çfar shohin tek nëna dhe babai si çift, sepse prindërit janë shembuj për fëmijët.
Arta Blini (8 vite më parë)
Bebi bebushi faleminderit për vlerësimin. Edhe une kam dy vajza dhe tani po pres të tretën. Dhe sa shumë e ngarkoj trurin nganjëherë kur e mendoj të ardhmen e tyre. Asnjëher s'kam lakmuar të kem djalë, por me kalimin e viteve them si se pata të madhen djalë, që kur të vdes t'mi mbrojë vajzat. Eh fati i femrës. Paçin fat vajzat tona.
Arta Blini (8 vite më parë)
Jam dakord Desarta, që pjesërisht nuk pajtohesh me këndvështrimin tim, për shkak të rrethanave, dhe për shkak të mënyrës së jetesës dhe kulturës tonë ndër vite, që vështirë është t'i ndryshojmë. Por të paktën të fillojmë t'i edukojmë vajzat qysh në fillim qe të mos e aprovojnë dhunën.
**mah-babies* * (8 vite më parë)
Vertet po edukove nje vajz si duhet ke edukuar nje shoqeri.Por sa eshte e gatshme shoqeria jone te pranoj nje vajze(nuse) te edukuar ndryshe nga ajo qe ata e kane jetuar cdo dit.Un e kam vajzen 19 muajshe.Beso shpesh kur ajo fle,un e treti mendjen neper bot.Mendoj a thua me cfar do ta perball jeta kete mrekulli? A thua sa do te jet i meshireshem fati me kte rreze dielli.Ne tani kemi ndryshuar,por ende kemi rrenjet e mbushura me dheun e vjeter.Dhe disi sikur nuk po shkeputemi nga ai mentalitet i ulet.Un jam rrit ne komplet tjeter frym,prej ksaj ku jam sot,dhe mduket sikur me mbet edhe fryma ne fyt ndonjeher kur merzitem.Un them qe me shum duhet pun me djemt,ti mesojm ata ta shohin femren si njeri me shum vlera,jo si nje objekt qoft seksual,apo material.Ti bejm at qe ta kuptojn rendesin e femres,jo ta ulin.Nese edukojm djalin te respektoj,te duaj te vlersoj,ateher nuk do te perjetoja gjith kete stres per vajzen.Ne jemi 3 motra dhe nje vlla.Gjysherit jane mundu pak a shum me ja mundsu atij nje lloj imuniteti ndaj nesh,se demek ai hastret.Por prinderit e mi,kurr asnjeher se kan leju kte.Ai ka pas si fmi me shtru buken per vete,me heq,kepucat e veta me i pastru,mandej duke u rrit me rregullu dhomen e tij dhe me kujdes per gjanat qe jan ne pergjegjsin e tij.Edhe nese kam qen nkemb ai eshte dasht vet me u ngrit me marr uj,jo me ja ofru ne,eshte rrit me mendimin me qen i barabart me ne,dhe sot as rroba per vete sblen pa e pas njeren nga ne motrat afer,aq e respekton mendimin tone.Gjyshja kurr se ka pranu kte gje,gjithmon ka than qe veq nje hastret e lodhet e ju triat(tri motrat) po beni sefa.Un skam bo sefan qe e ka mendu ajo asnjeher,po ec e ngulitja ne kok asaj.Kam punu qysh 14 vjeqe,jo qe kam pas nevoj,se babi ka pas biznes tvetin,po ka dasht me mperball me sfidat e jetes qysh nkohen kur jam ne doren e tij ende.Me mtregu qe jo tgjith jan te meshireshem me mua,me ma deshmu qe nese luftoj arrij cdo gje,dhe skam nevoj per keqardhjen e askuj,me pak fjal ka dashur te ndertoj nje karakter te pavarur ne mua,qe sot i falenderohem per kte qe jam.Eshte vshtir me dal prej shtepis 6 e me u kthy 18,mesim dhe pune dyat bashk.Fillova me mendu qe spo mdo babi,apo pse me prit diqka aq te madhe nga un kur isha aq e re.Po sot qe jam prind e kuptoj shum mir arsyen e atyre veprimve te asaj kohe.Me kte dua te them qe vertet luan rol shum te madh,dhe nderton mbi te jeten menyra se si e meson femiun ti qaset asaj(jetes).
Bebi Bebushi (8 vite më parë)
Arta shum tem e mire i kam dy vajza renqethem deri ne palce kur ja mendoj rritjwn e tyre eshte shum shume e veshtire ti mbijetosh rrethit tradites shoqerise me dhimbsen shume pse jetojne ne kete shtet dhe shpesh vete pa i than kur kerkujt betohem ne Zotin e madh them po sikur ta kisha ni djal ti dali Zot motrave se ku i dihet jetes kur sjam une me... nga 1 janari ka me hy ne fuqi ligji edhe kunder dhunes psiqike te grate eh shyqyre them! E kam ndegju ni fjal te menqur se di nga kush thote pa qen te arsimuar dhe edukuar gjysherit sdo ket edukim te fmiu dhe ashtu eshte brez pas brezi fillon edukata e me duket ne rruge te mbare jemi . Te lumt per temen ty
(8 vite më parë)
Arta disi jam dakott me kto fjal por deri diku sepse jeta te burri esht luft per ” mbijetes”mund te rrijme fare mir pa bo pun apo me fol me zgjidh kuvend por ashtu i kemi hap luft te hapur vetes..!sepse vendi ku jetojm dhe na rrethon sna lejon ndryshe,mentaliteti i njerzve esht I ndertuar ne kte lloj kendveshtrimi qe I ke lart permendur ..familjet na kan edukuar ne ne ate menyr ne menyr qe tja dalim mban sikur ja dolem nenat tona dhe sikur do ja dalin vajzat tona..,un kam shum deshir qe vajza ime neser te behet e zonja e vetes te ec ne karrjer e prap nje gje ta kesh te sigurt sa me lart te jet te burri prap do percmohet dhe do ulet sepse esht “nuse”por cdo gje varet dhe nga familjet e burrit ka njerez te mir qe nusen e konsiderojn te shpis qe e rrespektijn e pse jo per diss ceshtje Marrin dhe mendimin e saj e ka ca tjer qe koken me va pre se ndryshojn mendjen se nusja esht vetem per pun e sherbim..!?
(8 vite më parë)
E vertet e dashur qe jem nuse sjem robresha, Isl-ami e ka ngrit gruan ne graden ma te nalt sepse ne hjekum shum dhe kot nuk eshte Xhen-neti tek kembet tona..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?