Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Teme e lire((shkollat))
Pershendetje nena si Po ja kaloni fundjaven?
Le Te diskutojm pak ,te ndajm pervoja se bashku se si I menaxhoni femijet me shkollen /kopshtet..dmth a'jeni e mendimit qe femijen me lene te lire (ne kuptimin qe ta doj vet punen e vet ,ta fitoj pavarsin etj apo e mbikqyrni edhe ne detaje..si pershb kur ban detyra ..kur meson .kur ban projekte etj?
A mendoni se eshte me mire per psikologjin e femijes te mos e ndjej veten te "burgosur" Dhe men mbikqyrje edhe ne shtepi si ne shkolle ,sic e mendojn shumica Po ti pysesh!
Si veproni juve sa hapsire ju leni te lire dhe sa jeni kerkuse ndaj tyre ne kete aspekt?
Ju flm nese ndajm pervoja keshilla mes nesh...
Mbremje te qete per ju*
$uzi **** (6 vite më parë)
Arta Blini (6 vite më parë)
Suzi e vërtet se edhe në ks e shqipëri nuk është më sikur në kohën tonë që ishim të padjallëzuar. Ishte më e leht për prindërit tanë të na edukonin. Loresa ime edhe pak e sheh çka ka me te kërku. Me i'a ndalu nuk bën së femrës sa më shumë t'i ndalosh diçka aq më shumë e tërhjek ajo gja. Mjafton me ia sqaru kur të rritet arsyen pse s'bën. Kur u rrit vajza me kërkonte fustan që fillon nga gjoksi e posht. Shpatullat hapur. Nuk i'a bleva. Sikur i mbet hatri. Kur erdhëm në shtëpi i thash a do që nana jote të digjet në xhehnem. Tha jooo. çka po thu mam. Thash une kam obligime ndaj zotit, mënyrën se si të rris. Zoti na ka obligu me mbulu trupin, për me evitu tundimin e meshkujve. Kur ti i'a tërhjek mashkullit vëmendjen hyn në gjynah. Në të njëjtën kohë edhe une si nanë që s'te kam mesu sipas rregullave të zotit. Trupi jot është i shenjt dhe mos ia trego gjithkujt. Tash shyqyr se kam problemin e veshjes, po rregullisht del diçka që duhet me i fol.
Luna Luna (6 vite më parë)
Arta Mas hall ah per vajzen per ato temat tjera mos vet veq ishalla zoti i run e i drejton ne udhe te zotit se veshtir boll ka an pozitve dhe negative perendimi. Njeher e kam ket Problem ama ne zemer thell me dhemb se si te behet 18/19 ateher smundet te mashtrohet leht por deri ateher ....ashtu erdh nje dit Mam nje whoqe e imja erdhi me maic te shkurt barkut e qel. A guxoj edhe une,poduhet me gjet njefar formule e politik qe mos te vren qe eka te ndaluar por i thash Mam me shkue njeher ne shkoll astu ke me u smur nga veshket e smundesh me mbajt pipin kah te shkojsh urinon ahahaha u tranu krejt jo ashtu nuk veshem une...ose shoqja e saj u dashuru nenje shok klases o zot klas 2 e deshiron me ta te martohet .kjo e imja ja kish fillu me qesh es ju ka dok marre e budallaki e kish marr vrejtje pse ke qesh pa i then asnje fjal veq qe e ka nije... per ate them all ll hu i ushezoft ne rrrug te drejt se veshtir me i rrit me mentalitete te huaja...
Miesa M (6 vite më parë)
valla une e kam djalin klasen e dyt po nuk di ku ehst problemi tek djali apo mesuesja e pyeti me goj i din te gjitha ne teste deshton shuum i kam then mesueses te flas me psikologen ku ehst problemi me tha komplet klasa jam keshtu ne teste po deshtojn tmerr zdi ku ejst problemi tahs mi than mesuese ateher te ti problemi qenka dola ne koridor qka te shoh nje djal dhe nje vajz klas e katert duke u puthur ne koridorin e shkolles o zot qka po na pret
$uzi **** (6 vite më parë)
Loresa sukses vajzes se qenka guximtare, femijet e gjall te lodhin pak por ana tjetr e medaljes eshte se i leshon pa frig ne jete*
$uzi **** (6 vite më parë)
Hallall te qoft arta* Fundja ne shqiptaret deri diku i njohim limitet na pelqen te jetojm paster edhe pse jemi perzir shume me mentalitetin e te hujve dhe kur duam te emitojm ato dalim jasht kornizave dhe pasojat dihen sic e ceke ti.!!!.Zot na ruaj. Arta ti fole per nji realitet qe e jeton dhe te kuptoj sa re veshtir e ke..Mirpo as ketu seshte hic e leht rinai ka marr hov te madh dhe nga nji moll e prishur prishen 10tjera...Per kete them qe duhet shuuum pune durime dhe sakrific me rrit nji peme frutore* inshall-ah
Arta Blini (6 vite më parë)
Sidomos vajzë***
Arta Blini (6 vite më parë)
Sistemi i mësimit në Europë në përgjithësi është në nivele të larta. Më pëlqen mënyra se si i stimulojnë fëmijët me metoda të ndryshme, dhe nuk i ngarkojnë më shume se kapacitetin që e ka fëmija. Por ka ngecje të tjera. Europa është e mbushur me njerëz të huaj. Dhe ka fëmijë të popujve të ndryshëm në shkollë, kultura të ndryshme. Sidomos Franca ku dhe jetoj. Momentin që fëmija fillon të dallohet, fillojnë sulmet. Vajza ime në orë të anglishtes fliste vetëm anglisht me profesorin, nxënësit i thoshin ti flet sepse e ke gjuhë amtare prej atje nga vjen. Ishte vetëm 11 vjec. Në matematikë sapo e ka pa formulën (sepse s'ka ditur frengjisht kur kemi ardhur) e ka kuptuar se c'kerkohet dhe ka dalë e ka zgjedhë detyrën që se ka ditur askush. Dhe mësuesi i ka thënë kjo s'di të flasë dhe e zgjodhi detyrën. Por pastaj filluan duke e injoruar fëmijët. Filloi të bëhej agresive, e provokonin në shkollë kur vinte në shtëpi me thoshte do e rrafi filanen, s'do t'a duroj ma. Siç ka thënë edhe Loresa filloi t'a humbte vetëbesimin. Evropa sa ka të mira ka edhe anët negative. Në moshën të hershme vajzat sa aborte i bëjnë. Vjen vajza me thot kjo shoqe ka abortuar (që s'i kishte as 14vj. në at kohë), kjo thot se i ka pas 7 dashnor deri më tani. Ky djali është pederast. Gjithnjë rri me në vajzat. Kjo vajza është në çift me një tjetër, është lezbike... Mua më rrënqethet trupi kur dëgjoj. Në shkollë ka që shkojnë krejt barkun hapur, pantallona krejt të shkurt. Demokracia e tepërt të nxjerr nga rruga e zotit. Vitin e kaluar kujdestarja e vajzës me tha në Francë kemi fondin për fëmijët e sukseshëm, po deshe do të bëj dosjen për vajzën, se i takon, ku të dojë në nje shtet të Europës apo Amerik të bëj një vit shkollë të mesme, dhe ky fond i heq të gjitha shpenzimet. Duhet të jetoj një vit tek një familje që janë të trajnuar për këtë, ose në konvikt varet në cilin shtet vendos vajza të shkojë. Por nuk kam dashur. Pikërisht për shkak të kulturave të ndryshme, dhe kisha frik se vajza larg meje mund të bëjë ndonjë gabim që do t'i kushtonte tërë jetën. Dhe si t'ia besoj vajzën një familjeje të huaj, edhe plus jo shqiptare. Për besë shumë e vështirë po më duket të rrisësh fëmijë në Eu, sidomos eu. Rregullisht i flas se s'ka popull me të mirë se shqiptarët. Shumë shpejt rritet dhe dashurohet në të huaj. Vaj halli pastaj. E lodhshme jashtë mase.
Luna Luna (6 vite më parë)
Suzi ne gjermani jetoj po menyra se si mesojn i pelqen edhe vajzes dhe eshte shum e knaqur dhe kreative, por e kam nje pershtypja qe dojn vetem ta shtypin pershkak vetbesimit qe e ka. Te njejtin rast thuajse e ka pas nje e aferme ishte femiju ne klasen e 2 perpara kishte qen ne Indi ne nje shkoll private ku 15.000 kushtonte viti dhe nga aty vinte si nje nxens i talentum dhe ishte ne gjendje te tregonte atlastin si bylbyl, i fliste 5 gjuh te huaja perfekt dhe tek kjo shkolla i thonin nuk po prrshtatet.Edhe prinderi e ti paten ber nje mbledhje urgjente me drejtorin edhe femijun pran dhe i pat then msuseses pse qe 6 muaj kam ketu asnjeher te vetme sme ke marrur kur e kam ngrit gishtin??? Jo po ky din pergjigjja e saj??!!! Por tek femiju ngjall deshprim kur mesuesja se merr fare ne sy.per fat ajo u largua beten 1 vit nejti se femiju i saj ka qen intelegjen i vertet por keta sikur sdojn dallime me ba qe dikush ma lart e dikush me ult.Vajza ime qe eshte agresive apo i perqesh femijt apo i rreh absolut si ka keto por eshte nje tip qe smundesh leht ta futesh nerkemb.....ti e ke pa ndoshta se si jan femijet e gjermaneve me nje fjal qe si pelqen fillojn te qajn. Femijet normal ofendohen mesveti kjo ka ndodh edhe tek une kur isha ne shkoll ama nvaret nga karakteri i femijut se si reagon dhe kjo e imja i thot drejt thuaj qa dush sme intereson....Per detyra e bej krahasimin me ks se si isha une e si i ka kjo ,ne mir eshte ketu sepse mesohen logjikisht gjerat...tani jan tek tabela e shumezimit dhe e shoh nuk e mesojn komplet sikur te na per 2 dit duhet komplet me msue e me ja then mesueses ,gje qe ishte shum e veshtir nderaa keta e mesojn menyr tjeter cik-cak edhe pasnje Problem. Ketu punohet ma shum logjikisht nuk ka nevoj me i ba trysni ,me te bejm s detyra vullnetare ama prej shkolle ske qa meson apo i ndihmon...
Luna Luna (6 vite më parë)
Faliminderit Kenza ashtu mendoj qe qdo femij ka prirje per diqka edhe thot une dua te behem nje mesuese e sportit ne te ardhmen.me ben te fluturoj qe se paku mendon te behet e zoja e vetit e ishalla zoti e ndihmon e arrin ate qe don
$uzi **** (6 vite më parë)
Te dashura ju falemderoj qe ndat mendimet pervojat me mua , ishte shume e vleshme per mua cdo koment i juaji ,jeni shume te zonjat... Zoti na i letsoft sprovat dhe udhzoft gjithnji femijet tane ne rrug te drejt ..Ne na beft nena durimtare dhe edukuse te mira.*
$uzi **** (6 vite më parë)
Te flm shume yllza e dashur gjithashtu dhe per ty)))mashaall-ah per vajzat ska me kenaqsi per ne kur e sheh rezultatin e asaj qe punon sadopak..sedi cfar mendoni juve por kam ven re qe me vajzat eshte me leht te punosh gjitha aspektet vet natyra ndjeshmeria saj e con drejt bindjes..kurse djemt Jan pak me ndryshe dojn 2fishin e punes qe bejm me vajzat.gjithsesi edhe un kam dal ne perfundim qe asnjeher te mos derzohemi as mos te ndjehemi qe puna jone nuk po jep rezultat se ka raste dopsie qe mendojm qes ja deal..por Jo ,me shpres dhe dua tek Zoti pastaj sebebet per to do ia dalim disi inshall-ah qe keto me pas nji jete te plotkuptimt..separi te vlersojn vetveten dhe te riten te hajrit Ajo qe me intreson me shume se CDO gje tjetr eshte edukata .fitra e paster .rregulli vetjak pastaj Vin tjerat..Edi qe kemi shume pune per para .Po titulli Nene kushton shume.. E ardhmja e nji femije te mire eshte gjithnji si rezultat e punes se mire qe prindrit kan Ber ...lusim Zotin te jemi prej tyre.*
Bebi Bebushi (6 vite më parë)
Sa i perket sistemit te arsimit ne Kosove me kurikulen e re gjyhna po me vjen qe ka me dergu vajzen sivjet ne shkolle. Mbingarkese dhe sistem arsimor eksperimental , nga Shqiperia nuk e di por ne ks keshtu eshte.
Bebi Bebushi (6 vite më parë)
Pershendetje suzi nga respekti per ty po ndina e obligume me u pergjigj nga aq sa kam pervoj (nga mosha e vogel e vajzave). Un nuk mendoj qe duhet me i lan te lire femijet nga fryn era besoj dhe mendoj qe edukaten baze femiu e mer ne moshen e hershme pikerisht deri ne parashkollor. Me vajzen e madhe kam punu shume aq sa e ka moshen dhe ka ambicie dhe ka fitu shprehi me punu tema shkollore eshte e pergaditun me bashkbisedu me secilen moshe dhe secilen teme pa asni problem. Rregullat e mirsjelljes ju kan bo shprehi gjithashtu fjalet magjike i ka ne perditshmeri. Secili mund me te mu ka shperbly si nga edukata si nga interesimi ne shkolle. Mashalla ! Kuptohet vajza eshte pothuajse 6vjeqe vetem deri ne ket mosh po flas uroj te vazhdoj keshtu edhe ne ritje e siper. Sa i perket vajzes se vogel e kam len me te lire nuk kam punu si me vajzen e madhe dhe ka dallim te dukshem nga aritja e leksikut ponta krahasoj me vajzen e madhe ne moshen e vajzes se vogel me te madhen i kemi ushtru format gjeometerike me te voglen jemi te tingujt e kafsheve. Nga krejt kjo qka kam shkru deshta me tregu qe puna tregon rezultat.
$uzi **** (6 vite më parë)
Fitore e gjitha mvaret tek mesuesja ..them qe privati eshte me mire vetem nji aspekt ka me qetsi rregulla dhe mundesi qe femija mu shpreh/pyet me goj me shume se tek shtetrori..mesuesja e vajzes ka qen e vecant ..ajo kishte studjur shume Vite psikologjin pastaj rrjellat e jetes e kan sjell mesuese filloreje..ama stili saj I punses dallohej nga te tjerat..ishte mes qe mesimin e bente si argetim.gjithashtu kishte taktin se si ti bente femijet me dasht.."sps kur edon nji njiri edhe I bindesh" ajo 15min CDO dite para mesimit ne mengjes ju bente femive sport voliboll etj pasi inxete ju xirrte gjumin vrap ne klas me vazhdimin e mesimeve..vajzen time ma ka ndimuar jasht mase ..vajza eka nji Vite mangut nga arsyja qe isha ne gjerm..kur u kthyem kam shkuar direkt dhe kam pyetur e ke te mujtur te ma ndimosh vajz mos ta humbaas vitin..ikam then dhe kete te lutem me thuaj te verten (sps me tha OK do e shoh 2jav sa arrin ti kap mesimet e humbura..dhe nuk ishin pak 1vit nji kapitull I pa hapur!))dmth qe nese nuk ja arrin ti kap 2vite priher nuk dua ta rendoj psikologjin e saj. OK me tha do e shoh..pas 2javesh me ka then do e mbaj ne klas se ky fmi do jet testim per mua aftesit emia...besoni mike CDO dite ka punuar plus me te dhe femijet qe donin Libra pluse..ne fund me ka then qe se kam imagjinuar se do ja dalim se te nxjerresh nji nxense me dipllom kl 5 me nji vit te hubur eshte goxha pune..egjitha ca doja te thoja eshte te mesuesi dhe bashkpunimi me prindin..
$uzi **** (6 vite më parë)
Loresa nuk e di Ku jeton ti ama ne gjermani Holland mesimet ishin super te thjeshta ..femijet e mi nji vit shkolla kam Ber atje dhe Jan argetu jasht mase ..nji fare menyre ato punoni per psikologjin e femijes I Benin mesimet ne natyr kreative.etj gje e cila mungon tek ne!ketu ka kerkes shume sps ashtu eshte I ndertum sistemi..njifar menyre gjynah se lodhje e madhe dhe dytyrohna dhe ne prindrit kundrejt deshire tiu rijm si polic mbi kok femive..
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Fatlume dhe Jeta,jo asnjeher skam mendu me dergu privat po disi u habita prej nje komenti te till.Kam pas motren vllaun ne privat,mka pelqy jasht zakonisht shum menyra se si eshte zhvillu mesimi aty.Nuk desha tbej gjeneralizime kshtu,po nuj e di a po pritojn me u marr me fmi apo si eshte puna,se per fmi tim ajo smundet me vendos ku e dergoj,po sdi si ia zuri goja at koment.Po natyrisht qe ka edhe prej te kqive edhe prej te mirve per fat sjan njejt kret,po bie nje si ajo e tban me u qudit.
$uzi **** (6 vite më parë)
Jo nena, perkundrazi nuk jam aspak e mendimit qe prindi me realizu vetveten tek femija.per me teper mendoj qe prindi don me te miren per femijen dhe done qe endrren e saj/ti me ja realizu ama duke e drejtu e keshillu...kenza ashtu duhet qe me vogli ti rrim prapa me cka kan deshire pastaj mvaret te mundesit sps nuk ka prind qe nuk sakrifikon me ja realizu/perkrah endrren femijes..
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Pajtohem shume me kenzen qe ne privat shpesh i mbivlersojne femijet vec qe tua risin namin vetes
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Mah babies, po cuditem shume me nje koment te tille nga nje mesuese!! Sigurisht secili niset prej vetes, une personalisht neser femijet e mi asnjehere nuk do i dergoja ne nje shkolle private, pa dasht me i nenvleresu ama mendoj se e shtetit te na eshte me e mire, kuptohet qe varet nga mesimdhenesi ama nuk osht qe nuk punohet ne shkollat tona! Rrogat tona si mesimdhenes jane tejet te mjaftueshme per mendimin tim, qe do tthot qe vertete duhet tjepim maksimumin. Nese femija ka nje talent te vecant kuptohet qe eshte mire te dergohet ne ndonje kurs ose dicka e tille ku talentit te tij i jepet me shume mundesi te zhvillohet meqe kohe ka me shume, ama te dergohet femija prej shkollee se shtetit ne privat se spunohet sa duhet spo me duket e drejt aspak
Kenza Ime (6 vite më parë)
varet nga mesuesi ..une nisem nga prinderite e mi qe e kane shkri veten per me arrite suksesine duhur dhe te merituar nxenesite e tyre ...edhe te semure kane shkuar ne shkolle vec mos ta humbin nje dite mesimi nxenesit aq e kane kryer punen e tyre me shpirt dhe nder ..ku ka mekenaqesi qe pas 20 api 30 vjetesh vijne nxenes per ti vizituar nga respekti qe kane per punen e tyre..edhe 2 motrat e mia qe i kam edukatore i ndjekin hapat e prinderve qe ndihem krenare me punen e tyre..ka shume edukatore te mire por po ua denigrojne edhe vlerat e tyre disa mesimdhenes qe punojne ne arsim e nuk.jane te kualifikuar per ate pune ose disa qe nuk e duan punen w tyre dhe e kryejne sa per sy e faqe...fitore edhe ne shumicen e shkollave ne privat u japin.mirenjohje dhe vleresime jo te drejta...mos u bazo te flas nga pervoja me disa te njohur...nese paguan patjeter femija ka.me te dale me. dilpoma e mirenjohje e suksese si shperblim se paguan..por hulumto dhe dergoje ne shkolle ku ka edukatore te denje dhe punen w tyre e shohun te shenjte
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Nuk e di per ju jasht,po un sjam aspak e knaqur me nivelin e arsimit nkosove.E kam fillu djalin si ne nje lloj parashkollori,nje dit shkova me e marr e po bisedoj me ate edukatore aty,mtha dergoe ne kolegj privat se eshte fmij shum intelegjent,mos e le ne shtetrore se spunojn aq sa duhet e eshte gjynah per kte fmi.Sinqerisht u ndiva shum keq,paramendo nje mesuese qe punon ne at institucion,me ti then kto fjal.
Arta Blini (6 vite më parë)
Suzi për derisa ka dëshirë vetë të lexojë mos e ndal, me mirë librin në dorë se sa telefonin, se na mbyti teknologjia. E pasuron fjalorin, dhe jo pak gjëra mëson nga librat. Më pëlqen ky karakteri i vajzës sate, që thot unë kam bërë atë që duhet të bëj, nota s'ka rëndësi. Ajo e di qysh tash se është duke mësuar për vete dhe jo për notë. E ka kuptuar se është duke u formuar. Ti me dukesh tip ambicioz ashtu si unë, por nganjëherë them është më mirë sikur të mos i jap shumë ngarkes vetes, o do e bëj këtë ose s'ka, se nganjëherë edhe vet ambicia jote të 'ha' dal nga dal. Prandaj them me pëlqen mënyra se si po i perceptoka gjërat vajza jote. Po me profesion jam profesoreshë. I uroj shumë sukses vajzës, dhe mbi të gjitha fat e dashur.
Kenza Ime (6 vite më parë)
loresa i kam ndjek permes instagramit disa video me te vertet eshte nje sportiste e talentuar dhe ia vlen ta perkrahesh ne kete zgjedhje te cilen ajo e ka bere dhe e bene me pasion..suksese
Luna Luna (6 vite më parë)
Suzi dhe JETA keni shum te drejt femijet me se miri duhet tha japeah Noten qe e meriton dhe jo per sukesesin apo ku ta di.... Kam rastin e djalit te vllaut ne ks djali ishte me i ngadalshum dhe notat te gjitha 5 ,kaloj klasa e 2 apet ashtu edhe tek mbledhja me prinder i pat treguar kunata shiko mesuese djalin tim ti po e genjen djali im seshte per 5 e di qka meson ne shpi e Ben edhe ja ka ndrrue mesuesen.ajo duke e perdor autoritetin sikur klasa e saj me 18/28 nxensa te shkelqyeshem. E pamundur....tek ne klasen e 3 fillojn me notim dhe marrin notat...vajzen time e shoh si nje sportiste apo mesuese e sportit ne te ardhmen. Gjithqka qa ka te bej me sport i intereson por e mbeshtes dhe jam pas saj sa 4× ne jav trajnime ka. Kjo nvaret edhe me te dhunti qe ja ka fal zoti por qe disa femij e dojn librin, artin, sportin ....veq ishalla ju prin e mbara se nga kritikat arrin njeriu diqka ...
Kenza Ime (6 vite më parë)
une i kam vajzat ende te vogla ..e madhja 3 vjece e 7 muaj dhe e vigla 2 vjeçe..por une punoj shume me to me lojera qe e stulimulon te menduarit dhe te shprehurit...ju.blej libra me kafshe,objekte dhe perralla vetem me foto per t'zhvilluar te shprehurit dhe zvhillim te imagjinates...une qysh tash jam shume kerkuese..por kur e shohe qe nuo jane te interesume ose nuk u pelqen dicka ne ate moment u ofroj dicka tjeterm...eshte mire te jem te rrepte ne gjera te rendesishme por jo edhe trysni dhw rteptesi te tepert sa tu kaloj ne stres dhe ngarkese sepse pajtohem me arta blini qe mandej gjithmone nuk do e karrin si deshire mesimin apo detyrat,por ngarkese dhe stres dhe gjihmone do e mbajne si ngarkes dhe do i.l percjelle cdo kund..mire eshte ti vezhgojme dhe cdo gje ta bejme ne kufi...prape nuk mundd te jap keshille apo ku me dite cfare pervoje sepse ende nuk jam.perballe me kete sfide jo te lehte..uroj we te shkojne ne rruge tw drejte dhe te arrijne ate qe w duan ,e kane deshire dhe synim...t'i perkrahim ne zgjedhjet e tyre nese jane tw drejta dhe mos te jemj imponues....me.pelqej shume shprehja qe tha qe te mos e realizojme vetveten permes femijes..nese ne nuk.kemi arritur ate we kemi dashur mos te perpiqemi ta bejme.permws femiejs por perkundrazi ta kemi.mesim dhe ta perkrahim femijen ate qe e synon ai.....
$uzi **** (6 vite më parë)
Nena flm shume per pergji uroj me te miren per femijet tuaj/tane ..(jeta te paskam ngatrruar me arten..to ishe meauesja ketu e ..shume mire mashall_ah Zoti te begatoft dhe me femji sa me shpejt.. Jeta ndoshta edhe kjo qe thua ti ka ndikur tek un qe mu ndal e me kerku nga vetja mos pp e teproj..sps. Ne shkoll.takim me prind .takohesh /njihesh me mendime te ndryshme nenash sa arrij ne perfundimin qe un do jem nena me \"rrept\" aty!..degjoj kur thon OK ju mesus jeni problemi ingarkoni shume.. Nuk duam kaq detyra ne shtepi PSE femijes s\'mja fal noten Tia rrisesh vetbesimin.etj etj..stepem.sps nese nji femij duhet te vlersohet per punen e tij duhet te vlersohet sic e meriton..ebukura eshte e bukur ..se nese ikrijon mendim femijes qe heret, qe OK ,kshu me Gabime ke punur bukur..ai ashtu vazhdon nuk arrin ta dalloj..PRandaj Jan not at mesuesit qe ti mesojn dhe vlersojn per pun qe bejn..pastaj nese dojm femij te plotsur te sakt ne mesime na dueht ne si prind me ba pjesen ton Pastaj sebebt bejm se ca e ka caktuar Zoti do te behen.gjithsesi Zoti na dhent duriiim mbi gjitha**
Luna Luna (6 vite më parë)
Hhmmm tem e qelluar.. Une e kam vajzen ne klasen e 2te dhe qfare te them??? Mesimin e ben aq sa ka per te ber dhe thot mjaft i mbarova...jam shum e rrept dhe kerkuese por e shoh qe ma shum ka deshir te mirret me sport e tjera gjera se mesimin nuk e don edhe aq ,nuk eshte qe eshte e dobt por aktive. Fatkeqesisht ketu ne shkollen ku shkon jan shum te rrept dhe femijet menjeher kryqezohen qe nuk jan te urt e qe folin shume dhe mesimin qe e bejn shum pak evlersojn.Dmth ma shum e vlersojn sjelljen se sa mesimin. Fatkeqisht...Detyrat e gjera e tjera i rri afer, eshte shum flexibel, i punon si duhet por mesuesja seshte e knaqur pasi edhe kjo fol shum dhe pak e ka nga natyra zerin e nalt dhe nxensat sguxojn me e kundershtu, jo qe e ben me qellim por mesuesja thot ka shum vetbesim dhe nxensat kan frik. Edhe i pata then mesuese po ky aeshte Problem i vajes time qe tjert jan frikacaka.Le te folin..... Koh e veshtir me dhimbet njeren an se me qen i urt thojn budall me kan i zot i vetit thojn jo as keshtu sban...
$uzi **** (6 vite më parë)
Flm Arta e dashur Ke te drejt qe sipas tipit te femijes ashtu dhe do sillemi...sic e pershkruve ti ..njejt jam dhe un...vetem me nji ndryshim vajza ime meson shuuuuum mire nxense e 10..mirpo nese e merr 9 ndonijeher e ka nga neglizhenca...sps nuk e ka ate" Egon " /kerkutshmerin nga vetja qe kishte vajza jote.!ndoshta kjo arrihet me Moshe Ama un I kerkoj Shumee qe kjo ta vlersoj shkollen dhe te jap max sps besoj dhe e kam kuptur se ja Del.me ndihm te Zotit ...por endrrat e saja Jan te shumta kjo vetem 12,vjec dhe arrin ta marr noten max vetem me spjegim e mesuses ne klas..e ajo qe un ikerkoj eshte ti kushtohet dhe me shume shkolles edhe kta pak muaj qe Jan mbetur..sps Arta mosgabofsha ti me duket je dhe mesuese? Se si spjegohet ,qe kjo ka AQ deshire te lexoj Libra saqe nji liber me 150_200fq..e lexon per 2_3ore..dhe po ta pyesh nxjerr dhe perfundinin iden e tij..OK, jam dakort qe kjo te lexoj ..po kjo I merr shume koh ,ikam then lexo vetem ne fundjav...por me eshte pergji qe te me heqesh librin sikur me ke hequr ushqimin!ahahah me ka ven ne nji pozit sa nuk di sita spjegoj..sps nga njera ane dua mos ta shqetsoj nga tjetra dua qe kjo te arrij me te miren ..edhe me bukura qe nuk eshte tip qe e streson shkolla kete ! Un thot ikam Ber ate qe duhet te bej..Nota ska rendesi me thot uhhh mund ta imagjinosh se sindjehem..por prap them mire qe ka kshu tipi sps un jam tip qe ijap stress vetes shume me arrit ate qe dua..dhe fundja njejt perfundim..!Zoti naj udhzoft e edukoft se kjo eshte nji pjes qe na shqetson por kemi edhe shume perpara..((Art a sukses vajzesh uroj me te miren per te* dhe gjith fmit tan
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Pershendetje, femije sic e dini skam ende ama punoj me ta, aspak sjam e pajtimit me kete “demokracine” e tepert qe me te rene duhet ti jepet femijut, edhe pse keshtu vet me duhet te punoj, ama prap munohem te mos i ike plotesisht te kaluares. Femija sipas meje ka nevoje ti mesohet disiplina, rregulli ne shkolle, ne mesim, ne berjen e detyrave me kohe. Edhe pse une ndoshta po dal pak nga kendi tjeter po i pergjigjem pyetjes ama kam pervoja me nena te ndryshme, sinqerisht shume me te mire jane femijet nenat ose baballaret e te cileve punojne me ta, jo ne aspektin ti detyrojne te bejne dicka, por thjeshte tia mesojne at ecurine e shkolles, e mesimit, e detyrave. Besoni qe ka nena te cilat vijne dhe thone, pse femija im minus ne detyra, nuk ka pas deshire me i bo, nuk bon me e detyru, detyrar jane per ne shkolle, ne shtepi duhet te jete i lire. Ose nenat tjera qe vijne edhe thon pse nuk e lejon femijen tim te levize sa te doj.. E ne anen tjeter jane nenat qe i mesojne te respektojne, te degjojne dhe te punojne. Nuk them qe duhet te nenshtrohen dhe te dridhen nga friga, por thjeshte te dijne respekton dhe kiultiren
Arieta D (6 vite më parë)
Nuk e di si do jete ne te ardhmen, sepse kam femijet e vegjel ende, i madhi 27 muajsh, por mundohem te punoj me te permes lojes, lojra logjike, puzzles, e shoh qe i ploteson te gjitha, mirepo nuk ka shume durim, njehere psh ploteson nje, po i the per te dyten here perton dhe e le dhe une si bej presion. Nuk e di si do jete me vone, mirepo jam kunder me realizu vetveten te femijet.
Arta Blini (6 vite më parë)
Suzi varet shumë prej fëmijës. Me vajzën e madhe kam qenë shumë kërkuese, edhe kam punuar rregullisht me të. Edhe ka pasur shumë sukses. Por edhe ajo ka bashkëpunuar. Tani patën testin e gjysmematures dhe mori vendin e parë në gjithë kolegjin. Me çka dhe e shpërbleu shteti me bursë për tri vite që do t'i vazhdojë në lise. Nganjëherë them se nuk i kam lënë hapësirë të mjaftueshme të shijojë fëmijërinë, por kam kërkuar perfeksionizem. Aq sa vajza nuk hante as bukë kur kthehej nga shkolla, pa i përfundu detyrat, iu bë shprehi. Dhe rregullisht e kam vëzhguar duke punuar. Por tani me duket pak gabim vetja. Sepse vajza me duket e stresuar. Dhe mundohet çdo gja me kry me kohë, perfekt, dhe deri sa e kryen vetëm aty mban mendjen. Me vajzën e vogël kam filluar njëjt por e kam pa qe kjo është komplet tjetër tip. Nuk i bëhet vonë për asgjë. Kam provuar të gjitha metodat, me dënime s'ka funksionu, e rrept, poashtu s'funksiononte, me të butë hiq. Tani them të paktën t'ia mësoj shprehin e punës. Kur e vezhgoj si punon, nuk e jep maksimumin. E angazhoj dhe e le që t'a kryejë vetë. Funksionon shumë mirë. Mendoj se fëmija duhet të ndihet i lirë si në shtëpi si gjatë punës, edhe pse ne duhet t'i vëzhgojmë, por do të ishte më mirë po patëm mundësi t'i vëzhgojmë në mënyrë diskrete. Nga nënat kërkuese gjithmon dalin fëmijë të zot dhe nxjerrin maksimumin nga vetja, por ama mendoj se edhe janë në maksimum të stresuar. Sepse këta fëmijë ndjejn shumë barrë në supe. Ne gjithherë mendojmë se të ardhurat e tyre varen nga studimet që do të bëjnë, por një pjesë e madhe nuk punojnë në profesionin e tyre. Une kam ardhur në përfundim se varet se si i kryqëzon jeta, me çka i provon jeta, kë takojnë në jetë dhe mbi të gjitha fati i tyre, fati që zoti u ka falur. Dy gjëra që me kane rënë në sy tek shumica shqiptare: 1) ne shumë pak i mësojmë të zgjedhin vetë, dhe të marrin vendime, por gjithherë e bejm ne për ta. Mendoj se duhet filluar qysh të vegjël të bëjn zgjedhje të vogla 2) Shumë pak i mësojmë të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Temë shumë e qëlluar por që është temë shumë e hapur, që s'mund të përmblidhet me pak fjal.
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Eshte ende heret per mua me u pergjigj taman si duhet,pasi ende fmit e vegjel.Mir e ke ti,jane te ngarkuar shum,por jam me e knaqur me kalu kohen mbi liber se sa mbi telefon,laptop apo tv,se lojra si ne kohen tone sbejn kta,jane pasiv tere kohen.
$uzi **** (6 vite më parë)
Te dashura ju flm per pergji, shume e vertet ato qe thate..jam dhe un shume kerkuse per veten, pastaj dhe per a to..por friga ime eshte mos Po e "teproj" se fundja Jane femij kan boten e tyre, kta kan dal nga pritshmerit e Mia.huhh secili eshte tu formu ate karakterin e vet ..zgjidhjet e veta dojn durim te madh ti degjosh ti sqrosh tiu marresh mendimin .ti mesosh te bashkpunojn ne punen e tyre.etj ..mirpo kjo pritet nga nena, mirsi nga Zoti e kemi edhe ne! kur e mendoj se Ku e gjejm ate forc me ja dal Jo 100 ? por perpjekjet si Lem gjithnji tu ba dua sps pa ndihmen e Zoti sja dalim joo))pajtohem me ate fjalen qe theksove fitore qe duhesh te japesh (biles shuuum),qe te kerkosh pastaj.. Jo vetem kaq por nji Nene I duhet me qen psikologe e ndjenjave te femive..prandaj them qe saher qe mund hasi rrefuzim tek ajo qe kerkoj plus tek mesimet e femive .ndalem.dhe them mos duhet ta respektoj mendim e ti/saj ti le te lire! e gjith friga ime eshte mos.Po ju ik fminija ne Libra..sps.e pamujtur me.nga 5pal.detyrat dhe gjith a to problem a.t'iu dal koha per lojen..boo
**mah-babies* * (6 vite më parë)
Prsh Suzi,sinqerisht ky eshte nje shqetesim qe e perjeton cdo nene besoj.Un gjithmon mendoj qe ndaj fmiut duhet me qene me shum dhense,dhe pastaj kerkuese.Nese nuk i ofrojm asgje dhe presim "persosmeri" nga ai fmi,ateher qysh ne hapin e pare jemi gabim.Fmiu eshte nje flet e paster qe plotesohet gradualisht,dhe nisma apo vijat e para ajo flet i merr nga prindi.Un tani e kam djalin ne kopesht,dhe e shoh sa shpejt po i kap gjerat,dhe jam shum e lumtur per kte.Sa i perket aktiviteteve motivuese ke shum te drejt,nuk kan aspak.As un nuk jam aq e knaqur me arsimin,dhe arritjet qe jane ne vendin tone,po c'te bejm jemi ne kete vend,dhe skemi mundesi zgjedhje.Patjeter qe prej fmiut duhet me e nzjerr me tmiren,por durimi eshte qelsi kryesor ne kete rast.Butesia jone padyshim qe i perfiton ata ne cdo situat,por ndonjeher edhe ne nuk jemi ne gjendje te duhur psicike per tu marr me ta nformen qe duhet,dhe pastaj mllefi yn shfryhet ne adres te gabuar.Un jam shum kerkuese prej fmijve,kuptohet gjithmon per djalin me shum pasi eshte me i madh,vajza ende ne boten e saj vetem 22 muajshe.Djalin mundona max me eduku ne at form qe gjithmon duhet me qene i qart ne at qka kerkon,i perpikt,dhe optimist.Kjo nuk arrihet per nje dit,apo nje jave por do kohe,dhe nje bagazh nervash tmira qe sdin me u aktivizu menjeher.Jam shum e knaqur deri ktu,por friga ime eshte ateher kur do ta dorzoj ne shkoll,dhe atje do tkaloj koh me shum.Ateher sdo ta kem mundesin te "manipuloj" me trurin e tij si tani.Tani fjala ime eshte e fundit,dhe ska diskutim me tutje,por asnjeher nuk perbuz edhe mendimet apo idet e tij,duke pas parasysh se lendohen leht.E zgjata shum e dashur por ja qe kemi mjaft per tfol nkete drejtim.Dhe si perfundim,prej fmiut ke te drejt plotesisht te kerkosh me shum dhe me tmiren,ateher kur ti ia servon ate atij,jo duke u marr me gjera tjera tkota.Dhe e e fundit, asnje femij nuk eshte i njejt,ka prej tyre qe jane super intelegjent,dhe pak me dembel,andaj edhe trysnia,apo kerkueshmeria jone si prind te jet duke u bazuar edhe ne kete kriter,eshte e pa takt me prit te njejten arritje nga dy femij qe kan nje karakter,komplet te kundert nga njeri tjetrin.Se pari paqin shendetin,e pastaj u befshin fmij te hajrit per ne,e qofshim krenar per ta.
D E S A * (6 vite më parë)
Suzi une e kam vajzen ende te vogel 22 muajshe ,por une jam e mendimit qe femijut me i ndejt gati si per detyra si per te gjitha,sepse nese femiju e sheh qe prindin nuk e ka prane ne kete drejtim ,mundet te mos e merr seriozisht shkollen dhe dembelohet e dikur mund te vie edhe me e keqja te e braktise shkollen,si shume raste qe degjohen qe fillojn nga pakujdesia e prindrit per femijen dhe femija dikur merr liri dhe mund te behet me i mbyllur me vetjak nese nuk komunikon prindi me te dhe e keshillon e ndihmon sepse forca e femijut eshte vet prindi i tij. Femijun nuk duhet anashkaluar asnjehere per asnje gje,bazohem tek prinderit e mi gjithmone na ka ndejt afer e na kan ndihmu e na kan dhene vullnet dhe sot ata mburren me sukseset tona.Elhamdulilah. Une pervete kam studiu dhe kam qene ndere studentet e dalluara kam fituar dhe burse universitare dhe per te gjithe kete e falenderoj se pari Zotin e pastaj Familjen per perkrahjen dhe vullnetin qe me shtyn vetem te para. Cdo femije ne bote paste lumturi e suksese ne jeten e tij dhe e begatofte i madhi Zot.
$uzi **** (6 vite më parë)
Jo me kot pyeta sps ikam 2pervoja te ndryshme ..me vajzen ja kam.dal mashaall ah..epranoj qe jam e rrept por me pelqen puna bukur permeteper tek femijet qe ekan dhuntin per ta shprehur dhe arrir(..djali pak me ndryshe meson mirpo pak me dembel..nuk ka deshire ti kerkohet shume rregulla ..mjaftohet me detyrat nuk ka ego/intres me marr dicka me teper info rreth mesimit qe spjegon mesuesja.ahaha si djemt mjaftohet me AQ..dhe me sportin AQ I mjafton..mirpo mua kjo sme pelqen mudohem.me gjet menyra se si Tia sqaroj qe ketu duhet te mesosh shume qe te vlersohesh pak..sps realiteti I shkollava tona dihet dmth vetem kerkesa pa pik argetimi prandaj edhe femijet ndihen te lodhur nga problemat e kerkesat e shumta..mirpo cte bejm duhet durim e te mbijetojm me kto kerkesa qe kan..por u dashka shuuume me durim ne si Nana se si me menaxhu situatat e till a pa renduar psikologjin e femijes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?