Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

As e gezuar as e bremgosur...
Pershendetje nena te dashura. Kam djalin 19 muajsh dhe sot bera nje test shtatzanie dhe me rezultoi pozitiv... Une jam ne fakultet ne vite te dyte, djalin ma kqyr vjerra, kur i tregova per te dyten shtatzani mtha une nuk ta kqyri edhe tjetrin... Tash pom bjen me nderpre me fakultet me krejt.. Jam gezu shume edhe pse nuk ka qene shtatzani e planifikuar por kur mtha vjerra ashtu me ftofi krejt... A i ka mbet ndokujt shkollimi ne gjysme per shkak te fmijve.. Me falni per pengesen por nuk dita ku me e shpreh kete brenge.. dhe besoj shume tek keshillat e juaja.. Perqafime
Fatma 1 (7 vite më parë)
Arieta D (7 vite më parë)
Kta burrat spo dijne tjeter vec edhe nja edhe nja hahaha i thash ni dite t mys me bo naj sen hahahah
(7 vite më parë)
Lena mu mka lodh burri shume po ka qef edhe nje femij. per qef temin kishim prit deri mbas shtatorit tamam djali i ben 2 vite po qysh koft hajr ta shohim...
Lenaa .. (7 vite më parë)
hahah pse larg?? un met vertet niher jo spaku deri vitin tjeter ti ben djali 3vjet!!.
(7 vite më parë)
Larg shume lenaa hahahahaa, hajgare se qysh koft hajr.
Lenaa .. (7 vite më parë)
rina vitin tjeter hahhahaha
(7 vite më parë)
Ani lenaa kur kismet??? Hahahaha
Lenaa .. (7 vite më parë)
inshallla met mira deri ne fund,fatma un nuk e kam kqyr vallla,deri sa mka tregue gjinokologjia fmia i par ishte se kisha problem thojsha veq shendosh leht jete..!
Fatma 1 (7 vite më parë)
Une pom doket veq vet spasna moshatar... Lenaa.. edhe deshta me iu pyt a ju ka dal gjinia e bebit sipas kalendarit kinez a jo?
Lenaa .. (7 vite më parë)
fatma perhajer inshallla met tmira deri ne fund,rina fatma edhe un e kam djalin 19 muaj haha fatma sna paska prit haha, mi ba apet kta dyt moshatar,rina tash na dy pe lajm bashk hahahahha,!!!
Arii Arii (7 vite më parë)
Fatma jo bre moter po ti ne imyt vjerres as sja ke nis fakultetit e as fhmin. Normal flm nga cdo ndihm nga cdo anë mirpo ka edhe kopshte e tjera mundsi, po vetem me planifikim behet cdo gje. Personalisht kam diplomu tash veres se me pat met nje lend extra plus asaj kam pas nje fhmi tjeter e plus kam mbajt punen dhe Te gjitha punt tjera qa i perkasin femrave, dhe skam askend afer fikalli vet qe thojn. Plus asej tan naten rrishA qut se me kapi nifar gripi e mu shendrru ne panik as gjum smujsha me ba e me qat lodhje pregaditsha Temen, e barkun te goja. Se e zgjata pak mirpo po du me than me qetsi e me pozivitet areitet cdo gje. Edhe vjerra veq fjal goje e ka pas se apet besoj se krah do te kesh..ishalla esht hajr dhe kalon si e ma mir
(7 vite më parë)
hahah valla zemer qysh te eshte kysmet ama pa i ba djali dy vite spo mendoi. po pres edhe nja 5-6 muaj. te shkoft mbare e mire.
Fatma 1 (7 vite më parë)
Faleminderit shume edhe njeher se me te vertet po me lehtsoni me fjale... Rina nise zemer se une hala si kam ba 4 jave per pak mzen edhe fmijet e dyte t'i kemi moshatar hahahaha.
(7 vite më parë)
urime Fatma shtatzani te mbare, sem prite me i nis edhe bebushat e dyte periher si te paret heheh.
Ana . (7 vite më parë)
Fakultetin sa te mundesh vazhdo mos e nderprit hiq se iken koha dhe e merr diplomen shpejt , femijen e madh nee cerdhe te voglin sa vjerra sa vet dhe te gjitha behen... Ska asgje te pamundur kur i vendos detyra vetes... Gruaja nuk eshte vetem per nee shtepi ,nee fakt zoti na beri te arrijme ti perballojme te gjitha punen, shtepine femijet... Te shkofte mbare
Luna Luna (7 vite më parë)
Te behesh nen sdmth se suhet te gjith jeten te ndryshosh dhe te rrijsh ne shpi sepse po rrit femij??!!!. Sjam e ketij mendimit. Pasi e ke regjistru vazhdoe se qenke ne fillim dhe deri ne fund te vitit e mbaron ose pregaditesh edhe per provimet e vitit tjeter pasi ti do te lindesh ne janar/shkurt pastaj shkon vetem ne provime e ndonje shoqe te nenshkruan neper ligjerata kinse ishe....mundesh vjehres me ja lehtesue te madhin ne qerdhe te voglin ta ruan se me 2 veshtir ....
Dona N (7 vite më parë)
Fatma urime per shtatzanin hiq mos u brengos se deri pak pa lind mundesh ligjeratat me i ndjek hiq marre so motra jem ne 8 muj prezentim ka pas para 300 studentav, pra mos u dorzo mos e le fakultetin eshte veshtir po kur e vendos me kry ki me kry me emer te zotit, mbaj kontakte me koleg percjelli materilet qe shperndahen ne fakultet rri e informume per krejt edhe pse nuk shkon hiq mrapa nuk mbet veq pute shoqet kolegt per secilat tema qe ligjerohen edhe i lexon ne shpi beso qe bara me ata qe shkojn per qfo dite ki me qene. Une jetoj jasht vendit edhe ne ket menyr e kam kry 1 vit master. Te pershendes.
Arieta D (7 vite më parë)
Zana seriozisht po ju lakmoj kur po shoh entuziazem ende ktu.
Zana S (7 vite më parë)
Gezoju shtatzanise se sa per fakultet ska mbet sen sot as mos u merzit, mundesh me vazhdu sa te rriten pak femjet. Une nje e kam kry e tjetrin e kam ken ne gjysme padi pata fillu me punu dhe nuk mendoj kurr me vazhdu se jam deshpru me shtetin tone nuk te ofron asgje po nuk pate prindin minister apo politikan ne pozite...
D E S A * (7 vite më parë)
Se pari gezoju shtatzanise dhe inshA llah ke shtatzani te mbare. Gjate shtatzanise qa mundesh me kry provime mire qa te mbesin per vone i kryn ma vone.
Jeta Hoti (7 vite më parë)
Fatma shume mire te kane keshillu nenat. Vjehrra shume mire qe ta paska kqyr djalin e kuptohet qe dy femije per te jane shume. Sa i perket fakultetit nuk e kisha lon nese ajo eshte cka ty te ben te ndihesh e plotsuar. Kurgjo nuk osht me pauzu nje vit ose dy edhe me e vazhdu, se besoj qe e ki urgjent me e kry e qe puna po te pret. Po mendoj qe shumica prej neve ne kohen e ne vendin ku jetojme e kryjme fakultetin vec me u ndi e plotesuar edhe me e respektuar. Qysh tha edhe arieta femija eshte me i rendesishem se gjithcka, per vete vec nese hic hic skam mundesi se kurre sdo te shkoja as ne pune as ne fakultet as askund e ta lija femijen te ma rriste dikush tjeter. Mendoj qe misioni me madhor i femrave eshte te rrisesh dhe te edukosh nje femije, dhe kjo duhet te jete primare ne cdo aspekt. Te uroj shtatzani te mbate dhe femije te hajrit e te shendoshe
Ina 86 (7 vite më parë)
Fatma urime per shtatzanine,fakultetin vazhdoje dhe mos u lekund hic ,se jetes nuk i dihet si vjen ,sa me e plotesuar te ndihesh ti aq me shume do krenohen femijet me ty neser,,,,vjehrren e paske shume te mire se te rralla jane ato qe te nxitin te fillosh fakultetin ,,,,djalin fillo coje ne cerdhe qe tani,4 ore te pakten qe edhe vjehrra lirohet pak dhe djali socializohet e mesohet me femije
Arieta D (7 vite më parë)
Fakultetin po thu a? Po 10 fakulteta i kisha lan e nuk isha merzite hic. Une e kam kry nje fakultet, ne ate kohe isha pa pqune e regjistrova master dhe nje fakultet tjeter qe me pelqente shume ne ate kohe, kur hyra ne pune, u martova u bera me femije i kam lene te dy ne gjysme, biles fakulteti i dyte per nje semester provime me ka mbete, por aq e deshperuar jam nga ato qe po i degjojme cdo dite, lutem vec per shendetin e femijeve dhe nuk me shkon mendja ti rikthehem. Ti mund te pushoh nje vit sa ti ben edhe bebi dhe i kqyr te dy femijet tu. Une tash jam ne pushim te lindjes dhe djalin e madh e kam ne kopsht, por gati 6 muaj kam qe jam ne pushim krejt me ja mbledh nje muaj e kam qu ne kopsht, sepse po kam qef me shfrytezu kohen me te sepse e ka moshen qe na kenaqi dhe kjo nuk rikthehet, te gjitha i tjerat i gjen, i mberrin dhe i kryen, koha asnjehere.
Lola 82 (7 vite më parë)
hajt e dashur se merandsi fmija edhe fakulltetin e kryn
Fatma 1 (7 vite më parë)
Faleminderit shume per keshillat ma keni largu pak kete brenge.. Une kur i ka bo djali 2 muaj kom fillu me hy ne depresion edhe per me e largu pak prej stresit veten vet vjerra mka than rexhistro fakultetin une ta kqyri djalin... e une gabimin e pare qe e kom ba u kan qe e kom rexhistru fakultetin pa u rrit djali.. Po une veq per provime muj me shku n fakultet po pom dhimbset djali se diqysh e lajna anash...
Elita 1 (7 vite më parë)
Fatma sa mire per ty. Ka nena qe me vite te tera deshirojne vetem nje femije,mendimi im esht qe per asgje ne bot nuk do ja lija femijen tim te rritet ne duar te askujt, ngrohtesin qe ja jep nena nuk mundet askush tjeter ne bot, gjith boten me ma dhuru se nuk e kisha marr e ta le vajzen time nje dit vetem. Per bes do ishte nje katastrof nese une do detyrohesha te punoj ose te shkoj ne fk kurse vajza ime esht ne duar te dikujt tjeter smundem kurr ta bej ate. Edhe pse nuk punoj jam shume e lumtur, kam gjithqka nga bashkeshorti, gruaja esht mbreteresha e shtepis pse i duhet te punoj kur burri esht pergjegjesi per gruan dhe femijet. Ky esht mendim personal i imi. Te keshilloj qe ti qendroah femis afer sepse ka nevoj per ty, e shof vajzen time me askend nuk behet rehat si me mua, nena esht ilaq per femine e saj, vetem prekja jone e qeteson e lere me shume, nuk mund te kujdeset e ta edukoj askush me mire se ti, dhembshurin e nenes, dhe dashurin ndaj femis se saj nuk e ka askush tjeter, as nuk munde te ja dhuroj, kush do qofte... Edhe une personalisht marr dije por te teren e bej nga shtepia, sidoqoft mbetet e drejta e cdo kujt te bej cfar te doj. Te uroj femij te hajrit.
Bebi Bebushi (7 vite më parë)
A e ke pa nje nan nga tropoja me 7 femij dhe dy fakultete edhe vet si kukell ish! Njeriu kur don gjethqka mbrin. Ti kesh me jete femijet vazhdo sa mundesh fakultetin deri sa te bjen me lind mundesh me likvidu vitin e dyt pastaj e vazhdon kur behen fmit per qerdhe. Natyrisht qe vjera smundet me i kqyr dy fmi bile falemnderit qe ta paska kqyr deri tash
Ina Ina (7 vite më parë)
Pershendetje Fatma, falendero Zotin qe je shtatzan e te shkofte gjithcka mbare se ka plot nena qe presin te ken ne duar nje femije. Sa per vjehrren mendoj qe mundesh mi ndjek njehere vetem provimet pastaj mundesh mi dergu ne qerdhe dhe mi vazhdu fakulltetin!
Sara :d (7 vite më parë)
Fatma, na qe presim me vite femije, kjo eshte gjeja me e rendesishme per ne. po dije qe veq qysh thot Zoti behet, andaj mos u perokupo. po te tregoj rastin e motres sime. e ka nje vajz, kur i boni 5 muj vajza ja nisi punes se qaq i japen pushim shefat, edhe punoj nja 5 muj por e pa qe qika krejt i shkoj posht edhe rroga e vogel edhe e la punen. edhe met shtatzan si i boni qika 1 vit, shume u merzit, tha une pa pune dy fmi etj etj, edhe mas nje jave ju lshu gjakderdhja. Thash qe moter a po e sheh qe All ahu i percakton gjerat skemi pse gajlohemi hiq. Isha lla qysh eshte me se miri behet e veq shendet me pas

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?