Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju lutem komentoni. Abort 5 jave
Pershendetje,
pas disa muajsh tentative, ngela shtatezan por ne javen e 5 me filloi shum pak gjakderdhje & sekrecione kafe, bera ekon nuk u dallua asgje. Bera analizen e hcg ishte 89 dhe pas 48 oresh shkoi 50. Doktori me tha se po kaloja nje abort te hershem dhe se ne kete faze qe isha nuk kisha nevoj per asnje pastrim pasi do te pastrohesha vet. Pas 1 dite me erdhen periodat, si zakonisht me pak dhimbje barku, pak me shum ne sasi por zgjaten vetem 4 dite. Doktori gjithashtu me tha se nuk ka nevoj per analiza pasi ky eshte aborti i par. Analizat keshillohen nese ke me shume se 2 aborte.
1. Si mendoni a jam pastruar plotesisht (vetem me 4 dit menstruacione)?
2. A duhet te insistoj te kuptoj shkakun e abortit? Cfare analizash duhet te bej?
3. Mund te kem ndonje infeksion qe e ka shkaktuar abortin dhe pse un nuk ndiej asnje problem si ere te keqe, krruajtje apo djegje?
Me falni qe u zgjata kaq shum por jam shum e shqetesuar pasi kjo ishte shtatezania ime e pare. Ju lutem mund te me ndihmoni me pervojat tuaja? Cili ishte shkaku qe ju abortuat? Pas sa muajsh ngelet serisht shtatezane?
Ria 1 (7 vite më parë)
Tanna . (7 vite më parë)
Gloria me vejn keq , e di si ndihesh, dy here me ka ndodhe njejt ne javen 5 dhe 7 perafersishte. Dhe mua jahst me kan then se duhet tri deshtime rradhazi per me hulumtu ma tutje. Ne kosove kam be analizat dhe kontroll per me pa si jam, e mjeku me ka then gjithqka OK. Sod ne 3 gra shtatzane njera deshton, eshte diqka shume aktuale. Nese ke grup gjakut negativ deshtimet jane te zakoneshme. Ti nese jeton ne shqiperi/ kosove ajtje po kenu mundesi ma shume me be kontrolla. Te uroj veq te mira ne te ardhmen.
Azra ?? (7 vite më parë)
qoft e kaluar, me beri pershtypje ajo qe mjeku tka thene, ska nevoj per analiza se eshte aborti i pare,,, i thuaj doktorit se etika mjeksore se thot kete,, masat miren para se po te ndodh aborti i dyt di vet cka bej,, jo etike edhe jo profesionale nga nje mjek,, edhe pse nkte jave qe ke abortuar nuk llogaritet shtatzani mirpo pap testi, analizat e gjakut jane te donosdoshme ,, gjithsesi pac fat heren tjeter,
(7 vite më parë)
Nuk kam ba asgje thjesht e kam prit ciklin tjeter edhe u kuptu qe gjithqka eshte ne rregull. Por ty nese te behet fiksim mos prit por beje nje eko edhe mjeku te tregon nese eshte pastru komplet mitra.
Ria 1 (7 vite më parë)
Ju faleminderit te gjithave per komentet, urime umara, uroj qe cdo gje te shkoj mir dhe te kesh nje femije te shendetshem. Arbana te lutem mund te me tregosh si e verifikove qe ishe pastruar totalisht? Bere eko apo analiz hcg?
(7 vite më parë)
Me vjen keq per abortin, edhe une kam pas abort spontan heren e pare ne javen e 6 jam pastru vet dhe mjeku mka than nuk eshte mu brengos se shumica e femrave deshtojne heren e pare dhe nuk kam ba asnje analize, pas 2 muajve kam tentu per shtatzanine tjeter dhe pas 2 muajve tjere tentim kam mbete shtatzane dhe gjithqka ka shku shume mire. Gjithe te mirat...
Lanika Lanika (7 vite më parë)
Gloria me vjen keq ishalla heren tjeter ke sukses e kam perjetu edhe vet 2 her e di qfar ndjenje esht po gjithsesi beje nje kontroll shiko a je pastru krejt dhe normal mundov ta gjesh shkaku pse ka ndodh
Liana 02 (7 vite më parë)
Gloria se pari me vjen keq per abortin. Edhe vet e di qfar dhimbje eshte. Por gjithsesi se duhet ta perseritesh analizen beta hcg dhe deri te dalin vlerat zero nuk konsiderohesh e pastruar nga aborti. Gjithashtu duhet ta besh strisho vaginale dhe pap testin por edhe nje pasqyre gjaku. Per mendimin tim mos i anashkalo analizat. Shendet
(7 vite më parë)
më vjen keq për abortin edhe un kam kaluar një fazë të tillë në shtatzanin e parë në javën e 11 mirpo un ësht dasht të.pastrohesha me instrumente , un pas abortit i kam bërë analizat e duhura po smë ka dal asgjë që ka shkaktu abortin ptandaj mkan than që nshtatzanin e parë ndodh aborti zakonisht, un pas 13 muajve mbeta përsëri dhe jam 8 muajshe tani , suksese në të ardhmen e dashur.
Ria 1 (7 vite më parë)
Shum faleminderit ina, gjithashtu te uroj dhe ty :)
Ina Ina (7 vite më parë)
Me vjen shume keq per abortin dhe e di si ndihesh sepse edhe une kam kalu ne kete periudh dhe isha gati 11 jav sepse nuk ishte zhvillu embrioni kam perdor tableta pastaj edhe pak kam pas mbetje jam dute mu pastru. Aborti im ka qene per shkak te mitres sepse e kisha ne forme zemre por prap se prap mjeku me ka bere strishon dhe pap testin poashtu dhe analizat. Ne strisho pata infeksjon dhe aj lloje infeksjoni ish nje nder shkaktart e abortit pastaj kam perdor terapi dhe kam operu mitren. Edhe per mua ka qene shtatzania e pare kshtuqe besoj qe duhet patjeter te behen analizat edhe pse ka qene shtatzania e pare. Uroj gjithes te mirat tash e mbas e te gezoj Zoti shume shpejt????????

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?