Hurmat arabe janë një ushqim shumë i shëndetshëm edhe për fëmijët tuaj. Ato janë të pasura me elementë të ndryshëm që ndihmojnë në zhvillimin e fëmijës, kanë vlera nëse fëmija ka temperaturë, nëse ka probleme me sistemin gastro-intestinal etj.
Le të shohim më gjërësisht se cilat do të ishin vlerat e hurmave arabe për fëmijën
Janë të pasura me vitamina dhe minerale si magnezi dhe kalçiumi, shumë të rëndësishëm për shëndetin e kockave. Gjithashtu përmbajnë edhe kalium që është i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijës.
Mbrojnë mëlçinë e fëmijës. Duke qënë se infeksionet bakteriale dhe virale mund të prekin këtë organ (për shembull verdhëza e cila nuk prek vetëm bebet) janë të shpeshta tek fëmijët, hurmat arabe do të veprojnë më së miri si mbrojtëse të saj.
Është një ushqyes shumë i mirë kur fëmija ka temperaturë. Nëse do të shtrydhen në qumësht (formë smoothie) do të ndihmojnë shumë gjatë kohës që fëmija është me temperaturë. Rikuperimi do të jetë më i shpejtë.
Ndihmojnë në përmirësimin e problemeve intestinale. Largojnë parazitët nga organizmi dhe rregullojnë florën bakteriale të zorrëve.
Ndihmojnë edhe në rikuperimin nga dizanteria. Ky është një ifeksion bakterial që mund të prekë organizmin e fëmijës dhe pureja e hurmave do të veprojë mjaft mirë.
Veprojnë edhe kundër reflukseve që fëmija mund të ketë edhe pse tashmë në moshë më të rritur.
Forcojnë dhëmbët e fëmijës. Në momentin që bebi juaj ka dhëmbë dhe mundet të përtypë hurmat, duhet të lejoni të ushqehet me to pasi dhëmbët e tij do të jenë më të shëndetshëm.
Ato mund të futen në dietën e fëmijës nga muaji i 6 dhe nuk duhet të zihen pasi humbin vlerat ushqyese. Do të ishte mirë t’i përzienit bashkë me frutat e tjera për të bërë pure..:)
Motra alla-hu jua shperbleft dhe juve per kuntributin qe jepni..
Keshillat jan gjera te vogla me dobi te medha ..Edhe un si ju iperkujtova i lexova dhe i ndava me ju ndoshta dikujt i ndihmojm sadopak me keto dobi! ..Jeni ju te mrekullushme se ketu cdo gje eshte me deshir si fjala mire e anasjetas..((portali na eshte bere ndimes ku mesojm nga pervoja e nj tj.. Ketu tashme jemi bere : si, nje per te gjith te gjith per nje..Ahaha.Ju perqafoj te dashura*****
Suzi All.a.hu ta shperbleft per kte shkrim te dobishem. Qe esht frut i ushqyeshem me plot vitamina dhe shkon ma shpejt ne gjak se uji e kam dit por prap njeriu vazhdimisht mesojka gjana te reja.( sidomos kur kur na rrethojn njerez si ti)
Te lumshin duart suzi,shkrim shum i vyeshem per neve.Babi im i ka perdor edhe gjat kohes sa ishte ndiet kshtu ja kishin rekomandu atij.Edhe un pa hurma nuk rri kurr ne shtepi.Fmive bile nfa dy cop ne dit ju jap gjithqysh
Suzi,faleminderit shume per keto info te dobishme.
As ne s rrim asnjeher ne shtepi pa hurme .
Fmive ju jap edhe une hurme , psh ju hedh ne tersher me banane ose kur kan probleme me kapsllek ndonjeher jau jap me kumbell e moll e perziej.
Hurmat i perdori edhe ne embelsira i japin shume shije tortave.
Historia e te derguarave ne menyt e tyre te ushqimit padyshim se kan pasur vetem gjera t shendetshme qe sot shkenca flet ende per te mirat qe ato sjellin.
Si kombinim i mire jan hurmet me tranguj per forcim imuniteti,me siguri e din edhe historin e Aishes r.a kur ka qen dobet me shendetin (imunitetin)nena e saj i ka pergaditur hurme etranguj .
Historia e Merjemes,afer lindjes qe A llahu i tha te shkoj tek pema e hurmes e ta shkund,sigurisht qe fuqia e A llahut te madheruar e beri qe Merjemja ta shkund e te haj nga ajo pem e te ket lindje te leht e qe sot hurmet jon te keshillushme qe te hahen gjat shtatzanis per lindje sa me te leht .
Harrova te ceki ndoshta nenat e reja se din ppr eshte e pelqyshme qe Bebe's se porsalindur me.ja pertyp pak hurm te bute nena vet dhe me ja ly buzet pak qellzen.para se ta vendos ne gji per her te pare.(kjo eshte keshilli nga profeti yn)Ama e lexuam me lart qe e ruan bebin ose letson nga verdhza!,interesant kete dobi se kish dit*
Vertet sot yllza, elhamduli lah kemi dhe jemi me te informuara ne CDO detaj ne lidhje me kujdesin ushqyrjen dhe rritjen e femive ...sinqerisht ekam ditur qe Jan te dobishme derisa dhe kan veti ushqyses sps te paret tan Jan ushqyer me hurma dhe uje dhe kan qen me te forte e me aktiva se ne..!)por kur I rikujton dobit qe ka x gje je me gatshme me tentu shume her derisa femija ta doj x gje))
sot un jam me ate mendimin qe duhet te dim te perzgjedhim gjerat e duhura per femijet sps sot duhet te japesh shume qe te merresh pak..asgje ska met natyrale e veshtir mi orjentu dhe femijet nga e duhura sps ate qe ja "ndalon " ate e do sps ka shembuj Kudo rrug shkolle etj..prandaj eshte e Mira te mundohemi kur jan mundesit ti edukojm me ushqim te shendetshme.. Sps disa familje nuk e perdorin ne perditshmeri hurmat apo x gje nga neglizhenca ose nga mos dija e dobive te tyre..gjithsesi CDO frut ka vitaminat e veta Ama hurmi fiku mjalti kan dobi shumfish sps Zoti yn I ka permendur ne kuran por qe dhe shkenca ka arrit ti vej ne zbatim e pohoj ato..
Shume informate e mire suzi un gjethmon ne menyn e fmive kur e kan pas shujten e pemve i kam qit hurma te zbutura ne uj paraprakisht le qe kan vlera le qe japin shije shum te mire. Kam ndegju qe pema me me se shumti vitamina eshte hurma