Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Koka me e vogel
Pershendetje nana. Jam 36 jav e 3 dit ne ekon e fundit gjate matjeve dr me tha se koka e bebit edhe diku 12 dite me e vogel dhe eshte ne form ovale. E pyeta a ka ndonje problem tha jo aspak eshte gjenetike por duke lexu ne internet jam brengos shume. A i ka ndodh ndonjeres prej juve dhe si ka dal bebi ne lindje
Ema Lutfiu (7 vite më parë)
Ema Lutfiu (7 vite më parë)
Keni te drejte nena, as mjeku nuk me tha qe eshte per mu shqetsu po prap maraku e ben te veten. Falemnderit seciles prej jush qe keni gjet kohe me shenu
Genta . (7 vite më parë)
Edhe mu kan than ne kontrollat e fundit qe foshnja asht zartes baby, sime than bebe e butë, kur e pyta qka dot thot, tha janë me kokë vogël, ma te vogel se normalja qe e kan foshnjet, por kur lindi vajza spat asnjë problem..plus me vajzën e dyte mbas javes 36 me tha qe njerin asht te këmbës e ka me te shkurt se tjetrin, me paten çmend. Por kurr skan pas as problemin ma te vogël. Kshtu qe as mos ju beso hiq.
Boa Shq (7 vite më parë)
Mos u bej merak matjen sjan 100% te sakta..shum shpesh gabojn
Tanna . (7 vite më parë)
Jo moj moter po krejt bebet kur te lindin e kan koken ne forme me shume ovale se ia ka mundesu i lumi Al'lah per me lind ma leht, se dyti siq kan then nanat matjet sjan te saketa. Forma e kokes normal qe shkon me trashegim. Mos e kqyr internetin po kryt ton, te burrit e te tjereve se juve ju ngjan dikut kshtu qe mos i shto vetes gajle. Mua me thojke beba koken ma te madhe, beso me pat hin nji menw qe sdi qysh e lindi me ton ata kry ,mu doke si me pas sa 1 kungull ne baze te fjaleve hahahah. Kur lindi fmija si molla. Psh une e kom pa nji femi shume kryt e madh edhe disi te shtypun po kur ia pash gjyshen smu dok asgje interesant se krejt asaj i kish perngja. Perndryshe djali i pare ka hjek shume me lind e ka shku gati 1 vit deri sa iu ka formesu kryt e jo kan mshef defektet , a i dyti u dal leht menjihere rrumbullak. Femit me lindje normale gjate lindjes kan pak deformim , e mandej ajen pak po me kohe krejt vin ne vend. Shijoje e bebe te shendoshe insha'llah
Ina Ina (7 vite më parë)
Ema shijoje shtatzanin se matjet nuk jan aq te sakte nga eko vetem qe po na japin stres dhe spo mundemj mi shiju.
N K (7 vite më parë)
E dashur mos u brengos fare ne eko nuk verehen te gjitha. Mua me tha mjekja qe djali im eshte me hipospadi qe nga muaji i 7 jam merzit mirepo kur lindi femiu doli qe eshte shendosh dhe pa anomali. Prit deri sa te lindesh mos e ngarko veten se nuk i bene mire stresi bebes ne bark. Te pershendes
D E S A * (7 vite më parë)
Besoj fjaleve te mjekut me shume se sa lloj lloj postimit qe po plasohet vetem per klikime(dhe qe ja futin me marramendje e pakurfar njohurie),theksoj qe nuk ka asgje per tu shqetsuar ,shpresoj te kesh lindje te lehte e bebe te shendosh.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?