Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Placenta previa margjinale dhe grupi i gjakut
Pershendetje nena! Kush prej juve mund te me tregoj per placenta margjinale previa shkalla 1? Dhe pytje tjeter ishte se pasi kisha pak njolla kafe shkova ne spital atje nuk pan asnjisend, beba mire, mitra mire, gjatesia e cerviksit ishte mire por ata dyshyan mos ket ndodh ngaqe jam A negative dhe mora Rhogamin. Un ne vitin 2017 kam pas nje abort, ateher e kam marr, por tani duheshte ta marr me javen 27 keto ma dhan ma heret dhe me than se nuk eshte asgje, nuk e demton beben dhe asnjeher nuk eshte shume. Kush prej juve e ka pas perafersisht kete rast?
Tin aa (7 vite më parë)
(7 vite më parë)
skam përvojë.me placentën , un jam a negativ burri b negativ herën e par kam pas abort skam marr rogam hiq se mthann dyt jeni negativ ska nevoj të dytën shtatzani të tërën me frig e kam kalu edhe pse sa her pysja mjeken thojke ski nevoj rogamin e vërtet doli ashtu që 3 javë kam lind vajzën të shëndoshë elhamdulil-Lah dhe vajza e ka gr e gjakut si timin A negativ , kur dëshiron të ta dhurojë Zo-ti një fëmijë ska kush e ndal , un skam marr rogam dhe kam kalu mir e ti që ke marr as mos u frigso bile , e për.placentën nuk di çtë them se skam pas probleme me placent .. shtatzani të.mbarë :)
Era B (7 vite më parë)
Suzi placenta previa eshte e rrezikshme per jeten se mundet mos me u ndal gjakderdhja, kshtuqe mire te ka rekomandu dr me mbajt regjim shtrati
$uzi **** (7 vite më parë)
Tina un nuk kam pervoj me rhogamin..Sa per placent previa jam dhe un dok me ka rokomonduar rregjim..Por doja te pysja eren/ era pse eshte e rrezikshme per jeten plaventa previa..?? Nuk kam eksperjenc as ne ket ama dok me tha krejt e qet.. Mos u merzit cdo gje shkon mire nese ti je e qet dhe ben kujdes ne shtz pra rregjim.. Fare nuk ma beri te madhe!! Boo!
Tin aa (7 vite më parë)
Nena te dashura faleminderit shume! Nuk kam.frike se me lind para terminit ppr veq kam frike mos me vdek ne bark. Me ka hy kjo frike e madhe. Utrogestan jam tu perdor edhe magnesium por ketu ne amerik dje ne spital u quditen pasi ketu nuk japin utrogestan. Edhe per magnesium me than se asnjiher skan ndegju diqka te tille. Tash sdi. Kryesore beba mire eshte e un kot shqetsohem.
Glina B (7 vite më parë)
Pershendetje tina um kam pas rastin e njejt shtatzanin e pare ne jave e 28 e kom marr rogamin pasi jom a negative edhe menjehr pas lindjes kam marr prap rogamin pasi djali ishte pozitiv pastaj mas 4 vite kom pas nje abort 4 jave bebi nuk u dallu hiq po perseri ma kan dhan rogamin mas 6 muja kom.mbet prap shtatzan ne javen e 28 ma kan dhan perseri rogamin per me mbrojt bebin nga kontakti me gjakun tim placenten e kom pas previa beba prap mu ka derdh uji 2 jave para terminit kom lind vajzen me operacion shendosh si drita po perseri e kom marr rogamin pasi vajza ka qen pozotiv qe me qen e pregaditur per shtatzanin tjeter nashti nkupton krejt qka kom spjegu faliminderit
Era B (7 vite më parë)
Per shkak te placentes te kisha thon me pas shume kujdes me pushu sa ma shume, une e kom pas placenta previa margjinale kom lind ne javen e 37 per shkak te gjakderdhjes s po du me te friksu amo kjo placent paraqet rrezik jete si per nenen edhe per kshtuqe ki kujdes une kom perdor utrogestan edhe magnezium deri ne fund te shtatzanise. Edhe rhogamin e kom marr 2 here nuk paraqet problem kurgjo per beben
Tin aa (7 vite më parë)
E dashur faleminderit shume! Nuk kisha aq shume po prap u shqetsova edhe shkova te mjeku. Edhe nese nuk ishin shume dhe ishin te kafta pse te me ndodhte. Burri im eshte a pozitiv un a negativ. Ps une kam.Pas.Abort dhe njeher e kam marr ate. Duhet dy here ose nuk ben dem sa here e merr?
Tin aa (7 vite më parë)
E dashur faleminderit shume! Nuk kisha aq shume po prap u shqetsova edhe shkova te mjeku. Edhe nese nuk ishin shume dhe ishin te kafta pse te me ndodhte. Burri im eshte a pozitiv un a negativ.
Tanna . (7 vite më parë)
Tina per placente skam as njohuri as pervoje ,shpresoj qe nanat tjera te ndihmojne me info. Sa per grupin e gjakut shume mire ke be qe ke shku te mjeku se si te shifsh nje pik gjaku dyshimet jane se beba eshte me gr.pozitiv e gjaku yt bjen en kontakt me te bebes dhe e lufton me qdo force me largu prej trupit, e normal se eshte gjak i kundert i "huaj" ne territorin e gjakut negativ. Mjekt kan bere punen e duhur se vaksina Rh veq te ndihmon , mos u shqeteso se asgje dem sben , veq e qeteson situaten ne trupin tend. Une e kam A negative kshtu me kan then pas javes 20 nji pik gjak nese e shof drejt ne sipital me marr vaksinen qe me shpetu beben. Psh mu ne lindjen e fundit ma kan dhen 2 here brenda 24 oreve hahahha , dhe normal me keshilla te mjekeve kan vendos qe me mir eshte me marre para dhe pas lindjes, se pata pak shenja gjaku ne sekrecione 6 ore para lindjes dhe veq deshten me kon te sigurt qe mos te jete ndonje dem prej grupit te gjakut. Te uroj shtatzani te mbare e bebush te shendoshe.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?