Pershendetje per te gjitha nenat!
Duke ju uruar qe Kurban bajrami! t'iu gjej mire dhe gezushem me te dashurit e zemres..*
Desha te hap nji teme, kush ka koh pse jo te ndrrojm idena ..prsh::
Cilat Jan embelsirat, tortat qe do pergaditni..dhe si drek bajrami cfar pergaditni kshu tradicjonale apo sipas shijeve te perditshme qe kunsumoni??
Hehe le te na hyn "nepsi"pak ne shtz.ahahah
Dhe dicka tjetr .sa i kushtoni rendesi dhuratave si per femijet.familjare etj..??
Duke ju uruar dite te mbare dhe te begat edhe veprat te pranuara per ato qe kan agjeru
sot:; ju pershendes gjithave*
Mike me falni se tani u kyca..,
ju falenderoj per kom e kohen tuaj, u kenaqa duke i lexuar sps secila kemi tradita te ndryshme sps normal jetojmë ne vende e qytete te ndryshme..dhe mu per kete kisha deshir te dija se si festoni dhe juve..!
Ju uroj Gezuar Kurban Bajramin e kalofshi sa me bukur sot e ne vazhdim*
Ju përqafoj!
Ne tradite e kemi per drek me u bo sarma dhe jani dhe tjerat si te ke deshire vet por kto dyja jan ne gjdo shtepi ne diten e Bajramit. Simbas nevojes teshat blehen por te afermit nga ana femrore i blejn fmive tesha ose lodra diqka per shenje e mashkuj qe vin per viZite lejn pare. Nese ne at shpi eshte mare nuse dhe e ka bajramin e pare gjithe i lejn nuses pare ( e quditshme) dhe ana e burit i blen dukat. Pastrimi eshte qeshtje qe sflitet per te me se gjithe grat ne kushtet e te tanishmes jan te pastra dhebte vetdijshme qe pastertia eshte shendet... tek ne grat diten e bajramit nuk shkojn askund vetem burat dalin per me fatu bajramin ndersa ne mbremje vone nuset shkojne te prinderit me ndejt , pas bajramit fillon ateher bajrami grave ( e shpikur nga vet grate) dhe shkojne grat ne vizite te pleqt dhe te afermit. Embelsira secili simbas shijes se vet por bakllava dhe sytliashi jan si tradite. Sytliashi edhe me kryp edhe me sheqer. Pite nuk bejn ketu per Bajram. Pak a shum keshtu festohet ne qytetin tim. Ju pershendes te gjithave dhe ju uroj festen e Kurban Bajramit me shume begati dhe dashuri ne familjet e juaja! P.s harova me cek qe kush ka mundesi prek kurban dhe mishin e dergon neper te aferm dhe tek njerzit e nevojshem.
Suzi edhe ne e kemi si tradit me fshi per Bajram, 4 dit me rradh e kam fshi shpin,ende sun po vi nveti,bakllaven kesaj here e kam ble te gatshme se u lodha shum smujta as vet me pregadit e as nanes me i than,se kto te burri hiq nuk e kan qef bakllaven,un prej kur jam martu gjith nana jem ma bon bakllaven,sutliash kam pregadit,vjerra kajmakqin nuk di si i thoni ju,ndersa per drek te bajramit kemi gullash me pire dhe pule,sup,sallata,mish kurbani etj.Edhe sot agjerova teper kec kam qene pas iftari shum u ligshtova,teper nxeht ka marr kendej.
Pershendetje e gezuar kurban bajrami ! Suzi edhe si tradite kemi mesnikun (oriz me mish ne tave) ,petanikun/byrek me peta te thata dhe sigurisht bakllava,,,per neser skemi bere pasi kemi dasem ne fis ,,,kalofshi gezuar
Hehe ylli mamit edhe ketu ti shikojn femijet duart...Me shume duan lek se dhurata se vihen konkurenc sa mblodha un e sa ti..Ahaha..He se kaqsia fmive kjo..
Klm dhe juve zemer
Mmm manjol moter shume e mire ka met dal inshaall/ah..Po bajramin a shkoni me fal moter juve atje dmth a ka vend per grat?? Zoti jua pranoft veprat moter klm*
Edhe ke kendej ne mk njejt niher me punet komplet sikur kur e lyejm shtepin,mandej dreken e bejm: qorbe te pules,oriz me mish vici te pjekur,sallata me karrot,hudher dhe pavllak, sallata me laker,e disa te ndryshme,per embelsir ende skam ber po mendoj do bej eklera jan te gatshme vetem fillin ua bej dhe dekorimin se dhe vet ne banes me burr e djal e besa shum lodhje bajramin e kaluar bera bakllava po tash dhe shum nxeht asnigje sun hajm, po esht dita dhe esht gezim. Sa per dhurata tek ne nuk bejn por e kemi tradit te japim pare,femijet na marin doren sikur nuset ahahha dhe u japim para. Per tesha i blej vetem djalit per vete me skam bler kam shum fustana qe si kam mbajt e i vesh ato te shkrutra. Urime bajramin te gjithave paqit begati shendet e jete te gjat te gjitha. Mpuc nga ne
Pershendetje Suzi,une mbrem e perfundova bakllavan (me pete te gatshme e bera me arra ,kokos dhe keksa te bluara ) shpresoj te ket dalur mire sepse hera pare qe bej total vet prej fillimit gjer ne fund.
Pos bakllaves do bej dhe toptha me keksa (bombica ) ose jom duke e mendu nje teramisu te shof .
Sa i perket drekes bajramit do bej nje gullash me pire dhe buke shtepie .
Punet e shtepis edhe ne e kemi zakoni ti hym thell cdo cep hahaha po shpresoj pak m ndihmon edhe burri se me fmi t vegjel pak problem.
Per cdo bajram thujse fmjjve ju blem rroba t reja na ka mbet kjo e tash pe bartmi hala ket si tradit ,edhe ndonje loder me balona ashtu tu jau rregullu.
Gjithashtu dhe familjet qe i vizitojm mundomi fmijve me ju rregullu ndonje si pako te vogel t mbushura me qokollada e balona.
Ket vite kemi ma pak musafir se shumica kan shku ne pushime ne ks .
Mirpo prap po mundomi edhe ne pse larg me mbajt e me shiju diten e Bajramit .
Kalofshi nje dite te mbare e plot harmoni ,pritshi edhe shume tjer me shendet e me rendsishmja me iman.
Nena ju lumshin duart e bereqet e shperblime paci gjithnji.. Fitore hajt moter mos e ki problem se nganjëherë duhet me pa anen pozitive ..se kur sja del me mire mi ble e me qen e qete e ne forme diten e Bajramit.(un ksaj rrallë me leht i kam Ren se nuk jam ne disponim te rri ne kemb shume, ama her tjera me sy mbyll kam shku ne Bajram gjith nata zgjuar..pff. pastaj juve qe jeni ne bashkesi keni pune shume e mysafir gjithashtu... M.kreyziu mashalla/h zemer sa lezet ashtu gjith bashk klm e Gezuar! Nesa zemer t'a besoj sps ekam kaluar un nji Bajram atje heh ashtu ne vetmi ..e merzi..por cte besh mesohet robi gjithsesi ..klm me familje ajo ka rendesia! Mije ahaha s'ke faj xeti per vete e dasmat te kan lodh por duhet mi dhen perparsi sidoqoftë femijet jan aktiv nuk lodhen kurr..klm zemer! K k mashaall/ah mi sa shume juve ashtu dhe gjunah me hedh po mundohuni Beni nga pak e te gjitha..se as frigoriferi nuk i zen se po na zejn vend dhe tortat se nuk lihen ne ambjentet se xet keto dite.hajr inshaalla/h nnanushe ju lumshin duart te gjithave e kaloni bukur
vjehrra dje ka t hollu bakllava e i ka ndreq krejt sot shporeti snalet dej 3 tnates na sjem kallabllak bo per bajram bajm shum sa qe mas bajramit duhet mi gju na per sill te bajrami bajm pula mish tbardh edhe mish lope mish qure edhe speca te mbushur qe si prek kush qashtu igjujm veq burri jem ka qef mi pa nsofer qe thojn edhe embelsira bajm shum 5/6 lloj kur jem veq na me i pas edhe bijat per bajram dej 11 lloj te embelsirav i qesum jo qe i hajm po hajt qesi se ja kana kti hajt kti qesi nfund kush si han krejt gjuhen
Edhe un do i blej te gatshme skam krah me i be dhe dasmat shum mkan lodh dhe them te drejten jam gerdit nonstop embelsira mish zdua te ni drek dicka te let darken do ta bej gullash oriz naj sallat se nuk haen dhe me e be e me gjujt nuk esht pun kur je ne bashkesi i han a fmit si kshyrin dhe shum nxeht be un vec buk e speca qe ha djath domate gjellnat sun i shikoj urime festa
Pershendetje Suzi, ne per diten e Bajramit bejm;mish qingji ne furr,pite,bakllav ,havell,sutljash,keto i bej une per veti ,ne Kosov bejm me shum se atje me ndryshe ketu ne gurbet asnje fest ska lezet sipas meje, veq mundohem sado pak te bej diqka qe mos te na mungoj lezeti i ushqimeve tona,saboer dhurata veq femijve ju blejm rroba edhe per veti per tjeret jo, ne Kosov dalin femijet per Bajram ju japin embelsira.
Prsh suzi,tek ne tradita sa i perket ushqimit eshte keshtu:oriz me pule,pastaj mish kurbani ne furr,ndonje byrek,sallata,supe,sutliash dhe bakllave.Dmth kjo tradicionalja por ne tani po i ndryshojm ngapak.Ksaj here skam bo as tort e as bakllav e asgje,do ti marr te gatshme.Pasi me fmi e me pune te bajramit nuk po arrij me i mbrri te gjitha,kam dhe gurbetgjit ktu e secila recet e do kohen dhe perkushtimin e vet.Gjithsesi po ndihem shum keq eshte hera e pare qe do ti marr te gjitha te gatshme sa i perket embelsirave po shnosh tjemi qa tboj.Dhurata ju bej veq fmive,ktu se kan zakon bile mkan tall me kte punen e dhuratave po un se kam at dert.Me rendesi femijet gezohen dhe aq.Ju uroj nje dite te palodhshme dhe plot shperblime nga All-ahu per mundin qe beni
Mashall/ah vajza ta kaloni bukur zemer!
Jaaa dhe ne keshtu ..si traditional kemi punet e shtepis me theemel njeher edhe nese Jan te bera do I freskojm prap ahahah Shaka kjo))
Si embelsira kemi bakllav. Kadaifin me arra sheqerparet etj..tani ne te rejat kemi fillu mu alternu ne Rex tjera si ..tiramisu ..chesscake..kekkarramel rafaelot etj...
Si meny ditore te asaj dite kemi : mishin e kurbanit ne furre njiher pastaj ,mantijat ..byrekt te ndryshme ..sallata ruse etj sipas deshirave pastaj))
Sa per dhurata Kam shume deshire te bej.me AQ sa Kam mundesi ti gezoj njerzt e zemres me shume femijet .si femijet e mi..te motres ,vellait ..prindrit ..vjehrri.etj..
Pastaj femijet e mi angazhohen dhe bejn kshu vizatimesh me "mirsevjen kurban bajramii..dekorime te ndryshme .puna dhe qefi tyre me zbukuru shtepin...dhe per bajram kur shkojm.ne xhami pas faljes se bajramit..mblidhemi disa vera dhe ju dhurojm fmive aty kaj gja te Vogel si gezim bajram. Etj ..gjithsesi mu mundu me ba sa mat bukur e bujare kete dite te begat...
Un per drek baj oriz se ashtu edhe mami edhe vjehrra kan ban gjith, dmth oriz, sose, kaqik dhe mishin e pergaditun ne furr me perime, pite me pet te gatshme me djath dhe mish, sallat, speca te pjekt hahha, sa i perket emelsirave, ne jemi 2 motra per 2 vllazni motra e pergadit nje hala se di qfare, une ndoshta naj bombic dhe nja me pet tblene te thjesht por dekorin permbi e bej me marshmallow si dele doket karakterizon kurban bajramin dhe per fmi osht e hjeshme me pa, dhe mos t harroj tamelorizin.
E sa i perket dhuratave, per gjdo bajram i bejme dhurata gjithe familjes dmth burri se une veq burrit edhe qikes :)
Duke ju uruar qe Kurban bajrami! t'iu gjej mire dhe gezushem me te dashurit e zemres..*
Desha te hap nji teme, kush ka koh pse jo te ndrrojm idena ..prsh::
Cilat Jan embelsirat, tortat qe do pergaditni..dhe si drek bajrami cfar pergaditni kshu tradicjonale apo sipas shijeve te perditshme qe kunsumoni??
Hehe le te na hyn "nepsi"pak ne shtz.ahahah
Dhe dicka tjetr .sa i kushtoni rendesi dhuratave si per femijet.familjare etj..??
Duke ju uruar dite te mbare dhe te begat edhe veprat te pranuara per ato qe kan agjeru
sot:; ju pershendes gjithave*