Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Frymemarrja ne shtatzani
Pershendetje nena, jam ne javen e 24 +4, por nga java e 22 me filloi papritur nje frymemarje e veshtirsuar, sikur me u kon qen(kafsh) tash me esht stabilizu pak por prap kam veshtiresi, u bene 20 dhe spo kalon po e ndjej veten shum te lodhur madje me duket se mu ka permbys bota, i kam ber gjitha analizat gjaku pak posht por mushkerit zemra gjitha mirr me dalin, dr me thot nga stresi, tash e mbaj mendjen dhe te fryma dhe mduket qe spo mund me u ngi frym ndonjeher aq shum sa kam nje djegje mbas qafe dhe te shpatullat sikur spo shkon oksigjeni ne tru, jam shum e shqetsume sa as gjum sun po boj rahat as apetit skam dhe flej me stres dhe shoh endrra, a ka perjetu ndonjera nga ju kshtu sinptoma si keni vepru, me falni se e teprova po jam ne ankth.
Nessas (7 vite më parë)
Nessas (7 vite më parë)
Faleminderit Jeta, po pse i ke perdor apo kishe problem me mushkerit a vetem nga frymemarrja e veshtirsuar nga shtatzanija.
Jeta .aa (7 vite më parë)
Nesa foster kam perdor dy her ne dite mengjes edhe ne mbramje edhe kortizonin e kam perdor sa her kam pas nevoj. Te dyje sprejat i kam perdor me rekomandim te mjekut te mushknive. E mos ki marak se si te lindesh gjithqka i kthehet normalitetit
Genta . (7 vite më parë)
Nessa ta besoj se si eshte se tash ke edhe ankth, friksohesh mos ke smundje etj etj, dhe gabimi me i madh eshte qe hyn e lexon, aty cdo her ta lidh me smundje te renda, unë shtatzan pata shku me bo testin e frymëmarrjes se nuk mu hiqte nga koka smundja e kancerit ne mushkëri, por veq vetes ja kam ba, deri sa u pajtova me cdo gjë qe mundet me ndodh, dhe mu largua fal zotit. Ti mendoje vetem bebin tend, sa bukur do jet kur ta sjellësh ne jetë, do ndryshoj komplet jeta.
Nessas (7 vite më parë)
Elsa sa kohe te ka shkuar mbas lindjes frymemarrja apo te esht stabilizu menjeher. Suzi flm shum amin ishalla shpresoj me ndihmen e zotit ti kalojme keto veshtiresi.
Nessas (7 vite më parë)
Jeta qfar spreji ke perdor, se un po perdor marisol pika per hunde, po mundohem ta largoj nga mendja po e shoh se frymemarrja me mundon sidomos gjate ecjes, dushit vendet ku esht si pa ajr, edhe shkalleve. Shpesoj te na kaloj te gjithave pas shtatzanise, por kjo pom brengos vetem nese vazhdon dhe pas
Jeta .aa (7 vite më parë)
Nesa kete problem e kam pas une qe ne fillim te shtatezanis e deri kam lind ka ndodh kam fjet me dritare qel edhe pse u kan ftoft qaq kisha frik qe po jes pa frym. Kam perdor nje sprej per frymemarrje e me ka ndihmu sa her me ka kap ashtu panika. Ta besoj qysh ndjehesh ama qetsov edhe rri ne shpin kur te kap ashtu se te ndihmon.
(7 vite më parë)
Nessas un kam 31 jave por ky problem me ka filluar shume heret por une nuk shqetesohem se e di qe eshte normale pasi edhe ne shtatzanine e pare e njejta gje me ka ndodhur me frymemarrjen.Perderisa edhe analizat te kane dale mire mos u bej merak fare se pas lindjes asgje nuk do te mbesi,trupi do rikthehet ne vend te vet.
$uzi **** (7 vite më parë)
Nessas zemer pse i gjithi ky ankth! Shtz nuk eshte semundje, por ne te femra kalon shume peripeci e etapa...kjo pjesa e frymarrjes e veshtirsuar vjen edhe nga madhësia e barkut.bebit.etj.por me shume nga stresi...! Te njejte gje kaloj dhe un..nganjiher me duket ses kam ajer me ,aq bllokohen..!kjo me ndodh gjat dites shpesh ama thjesht i bej stop vetes dmth qetsohem 5min leviz krahët ne drejtimin posht lart dhe dal ne ajer te paster dhe larg zhurmës per pak min rikthem krejt mire elhmdulil/ah.. Hic mos u streso as mos e mbaj mendjen aty sa me shume fiksohesh tek nji gje aq me shume "semuresh"psikologjisht.. Shtz te mbare.. Harrova te ceki un jam 27 jav e kjo frymarrja e veshtirsuar me eshte shfaqur qe javen e 14_15 +,-... keshtuqe rendesi bebi me qen mire ne nanat inshaAll/ah shperblim per cdo veshtersi*
Nessas (7 vite më parë)
Tani kur me ngushton frymarja kam nje plogeshti mbas qafes dhe te koka ndoshta nga presioni duke mar fryme nuk me ndodh cdo here po 2 deri 3 her ne dit e kam at ndjesi. Faleminderit nena se me qetesuat pak shpresoj te ndegjohemi per te mira.
Nessas (7 vite më parë)
Faleminderit nena me tvertet u qetsova pak se isha shum e shqetsuar dhe kisha nevoj te degjoj pak pervojat e juaja. Shpresoj
Albanaaa Gashi (7 vite më parë)
Normale esht me pas veshtirsi ne frymarrje un gjat shtatzanis mu doke qe mu ka blloku diqka ne gjoks sepse beba shkon duke u rrit duke dhe i jep presion sikur lukthit ashtu edhe mushkrit i ngrit ma lart mos u brengos mos i mbaj mendt veq aty qysh po merr frym ex merr ajr te paster sepse kalon,dhe esht shum normale kjo ne shtatzani te gjithavw ju ndodh.
Nessas (7 vite më parë)
Genta edhe un ashtu ndjehem edhe kur jam shtrit edhe ne kemb ndonjeher eci si pula pa kok, dhe shetitje bej po me duket se ska me qen me asgje si perpara e filloj e qaj dhe kjo po me brengos edhe me shum. Pastaj po lexoj shum gjera ne internet qe po me frikesojn edhe me shume ne lidhje me gjendjen time duke u mundu me gjet nje zgjidhje. Shpresoj te na ndihmoj Zoti.
Nessas (7 vite më parë)
Ne cilen jave te shtatzanise je Elsa, se un jam ne ankth sa kto dit vetem kam qajt, sikur te me mbet ky ves dhe ska me dit me u kujdes per femijen tim pas lindjes, kur nuk e mbaj mendjen te fryma me duket pak qe permiresohet po sa e mbaj mendjen aty fillon te me ngushton. Kam perkrahjen e te gjitheve e sidomos te bashkeshortit, shpeshher i shprehem atij se cfar frike kam por sdi nuk po mund te mbledh forc kur po mendoj se kam edhe 3 muj deri ne lindje. Te gjitheve ua kam shti frigen nganjeher po me duket vetja sikur e qmendur ose do te me qmend kjo frymarje. Faleminderi elsa qe ktheve pergjigje.
Genta . (7 vite më parë)
Edhe une kam pas problemin e njëjtë në shtatzanin r tretë, nga java 11-12, dhe deri pas lindjes. Ka qen shumë e vështirë edhe ditet nuk ecnin, si ne kemb si shtrir nuk merrja frym mjaftueshëm. Thjesht mos bej panik eshte pjesë e shtatzanis, ka mundesi qe beba te rri ne brinjë qe nga fillimi.
Nessas (7 vite më parë)
Ne cilen jave te shtatzanise je Elsa, se un jam ne ankth sa kto dit vetem kam qajt, sikur te me mbet ky ves dhe ska me dit me u kujdes per femijen tim pas lindjes, kur nuk e mbaj mendjen te fryma me duket pak qe permiresohet po sa e mbaj mendjen aty fillon te me ngushton. Kam perkrahjen e te gjitheve e sidomos te bashkeshortit, shpeshher i shprehem atij se cfar frike kam por sdi nuk po mund te mbledh forc kur po mendoj se kam edhe 3 muj deri ne lindje. Te gjitheve ua kam shti frigen nganjeher po me duket vetja sikur e qmendur ose do te me qmend kjo frymarje. Faleminderi elsa qe ktheve pergjigje.
(7 vite më parë)
Edhe une kam problem me frymemarrjen dhe dola me anemi te theksuar,doktoresha me tha qe kjo eshte arsyeja plus qe tani fillon edhe bebi rritet gjithnje e me shume dhe normal qe trupi nuk eshte njesoj si me perpara.Ti si duket e ke nga stresi,mundohu te qetesohesh dhe bej sa me shume shetitje ne ajer te paster mos e mbaj mendjen aty.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?