Si jeni te dashura.!.
Mendova te hap nji teme per prinderimin nene.!.
Tashme secila nga ne ika provuar /kaluar disa etapa te memesis deri diku...ku ka hasur veshtersi .kenaqesi..lodhje...perplasje , paragjykime..etj Biles duke dalur shpeshherë edhe nga vetvetja gjithmon ne drejtsei dhe per te mire te femijes..!
Porqe ne fund te dites mund t'iu kete qelluar qe te mos ndjeheni mire, se si e mbyllet diten sot..!
Nena cfar kishit dashur te ndryshoni tek vetvetja ne sjellje me femijet..?
Sa e vereni qe jeni nji mama :
1- Autoritare?
2- Toleruse?
3- E bute?
4- Mirëkuptuse.?.
5-Nuk merreni me detaje por i toleroni /duroni femijet me tekat e tyre qoft dhe ne publik supermarket etj..?
6- A Mundoheni te jeni te angazhuar me punet ,oraret etj qe ne momentin qe zgjohet femija i perkushtoheni vetem atyre.?.
7-A Jeni tipe qe nuk e vrisni "trurin", Per fjalet e te tjerve kur ju paragjykojnë si nene..??
8- Juve ju jepni perparsi ne nji dark familjare femijeve, apo mysafirve perfshire ketu darkën dhe xdo detaj te saj?!
Dhe dicka te fundit sa i ushqeni / mesoni femijet me aq sa dini dhe keni njohuri per fene e tuaj??
Keto e te tjera shpresojmë ti diskutojmë se bashku pse jo dhe te marrim keshilla te vyera nga nena qe ja kane dalur deri diku te Jen te suksesshme me edukimin/ prinderimin nene-femije..
Ju flm shume per bashkëbisedimin*
Dhe Zoti na i edukoft & lehtesoft rrugudhtimin me to..*
Prsh suzi,peshen e ka super bebi,kur bebi bie posht ne kanal te lindjes,normale qe shikohet edhe pozicioni nese eshte me shpind ka nena apo jo,eshte mundesia e startimit te hapjes,per at edhe ta keshillu mjeku nje haje sa me te shendetshme.Regjim me patjeter jo gjith kohen por sa me pak levizje tjet e mundur.Placenta anesore nuk paraqet ndonje rrezik.Tja marrim sebpet se at cfar e kemi kader skemi ku i ikim.
Flm shume genta dhe gentjana..Ashtu shpresojmë me ndihm te zotit me cu deri ne fund..
Po genta ky problem i placentës me shqetëson se mire qe ka migruar pake por ndodh qe kjo placent ne moment e fundit bie prap dhe ka komplikacione gjat lindjes ..Hajr inshaall/ah
Zoti na letsoft gjithave*
Mua po me duket mire me peshë per javët qe ke, e tash me fund shton beba me shumë, normal qe peshen e merr edhe pas lindjes, por te lindi me peshë mesatare nuk do ishte keq, qe me pas mos te ketë problem me verdhezen dhe aneminë. Mos u shqetëso per asgje vetem ushqehu mire dhe shëndetshëm, tjerat janë ne doren e zotit, sa mirë se i paske ardhë fundit gati lumja ti per vete. E sa per qe eshte pregadit beba per lindje krejt varet, mua ne javen e 32-33 e kisha me koken lartë, mandej pak para lindjes eshte rrokullis dhe pregadit per lindje. Ndoshta qe ke pas pak problem me placenten nese nuk gabohem, ndoshta per atë te ka keshillu. Mua me fund te shtatzanis me cmendin komplet qka me thojn zoti na ruajt, veq per tna shqetesu, ne vend se te na lehtojnë sado pak.
Mike t'a bej nji pyetje tjeter ketu meqe jemi si grup..sot isha per vizit e rralles 32jav dok me tha bebi mire por ka hyr ne kanal te lindjes dhe placent e ka ne ansore..!
Me theksoj shume here qe te ushqehem me shume dhe vitaminat ti pij me rregull..
Nga meraku e pyeta se a eshte dicka jo mire me peshën e bebit qe me keshilloi te ha me shume..por ajo tha qe bebi duket mire dhe afersisht mund jet 2kg...
Me ngeli mendja se ndoshta kjo don te thot qe te zhvillohet bebi pak meshume keto 4 jave sps ndoshta mendon qe mund kem lindje parakohe..
Sedi se dhe kta dok nuk shprehen direkt ndoshta mos te me fus stres mua..boo..si mendoni ju nena a eshte heret qe bebi ka hy ne kanal te lindjes.ne kete jav.dhe per peshen..si ju duket..???se ajo ma permendi disa her ushqehu ushqehu..! . Per mua ka rendesi qe bebi te lindi shendosh se peshen e merr dhe mbrapa inshaAll/ah
Ana jana mashaall//ah per vajzat tu rritshin te hajrit ..
Eshte lehtesim kur bjen ne nji familje qe te kuptojnë e tolerojn.. Pastaj cdo gje behet me leht si dhe ne edukimin e femive ndikojn per te mire.Te uroj gjithë të mirat e dashur*
Suzi pershendetje e dashur shum tem e mir Autoritare:jam shum per fmin e mi jav kom msu ata qe prinderit gjysherit duhet mu respektu qe kem autoritet mbi ta por edhe ne familjen e burrit ja u boj respektin edhe ma kthejn respektin .Toleruse:jo hiq per senet qka jan primare sidomos per vajzen e madhe eshte edhe ne shkoll nuk e toleroj mos me ju permbajt rregullave kjo e vogla dje mi ka mbush 2 vjet po sendet e tjetres nuk e toleroj mi prek .E but: jam shum mbundohna qdo deshir me jav plocu mos me ju mungu qdo asgja vajza e mdhe sidomos qka te ka flet me mu se thot babi eshte ma i rrept .Mirkuptuese shum per te gjith jo vetem per fmin e mi .5 jo ne market kur te shkoj vajza e vogel ka deshir ne kolic po mas pari i dergoj tek lodrat marrin secila ka ni loder qka te ju pelqen edhe e boj shopingun qet e ne kafe zakonisht dalim ku ka lodra per fmi po vajzat i kam shum te buta nuk jan si do fmi qe lazdrohen kur dalim 6.zakonisht punt i perfundoj ne mengjes dy vajzat i kam nshpi edhe e dergoj ne shkoll te madhen ne kopsht te voglen mbas dite un mirrna me vajzen e madhe me detyra me msime burri me te voglen .7.jam me fat qe ne familjen e burrit nuk mirren me ksi llafe 8 vjet martes as niher nuk kom ndegju qe dikush ka fol per mu e kam vjehrren shum afer i kemi shpijat kur te jam e lir un e thirri ne qaj kur te mundet ajo nuk i kqyrim kto sene hiq .8.kur te kam ne dark dikon zakonisht shoqnija jon eshte e perbashkt me burrin ose familjar kan fmij edhe spari ja u shtroj femijve darken pastaj te mdhejve .per fen ju mesojm shum vjehrri edhe burri dyt kan qen edhe ne haxh vajza e madhe shumicen e duave i din edhe shum shpesh falet edhe me mu kur eshte ne shpi kjo e vogla ka fillu po na hyp ne shpin qashtu duhet me duru dej ta kryj namazin ju pershebdes te gjuthave nga zemra
MashaAll/ah Genta nene e bekuar. .me ato lule afer..Genta shume e vertet qe vajzat jan me te kuptueshme..me te menaxhueshme..
Sado fmi i veshtir me qen vajza ka me meshire e kupton nene ne sy..djemt jan me ndryshe..por inshaAll/ah jan me jet e shendet se do ikalojm edhe ne disa peripeci sic ikaluan prindërit tanë me ne..
Genta sa mire zemer qe ju paska dhen ajo mundesi me cu vajz kurs fe/tar atje..per Zotin vec mirsi ke prej ksaj rruge..rriten me moral e edukat e turp..sps keto cilsi eshte e veshtir me ju mbajtur te veshur ne kete koh me shoqerin qe na rrethon..sot mendoj duhet me dhen shuuume per me marr pak..(koha jonë ishte me ndryshe luanim ne lagje deri ne 10 te darkes dhe nuk na thonte as nji fjal askush ..e.sot per fat te keq vajzat tona rrin mbreda mureve vetem shkoll shtepi.e kjo.me dhemb shume dhe prandaj shpeshherë e toleroj vajzen ne disa gjera me shume se djalin..mundohem me ja plotsu deshirat me mundesit qe kam.. inshaAll/ah behen te hajrit e na nderojnë *
Mije flm e dashur
Un te kuptoj shume sps ne ato ujra jam dhe un.2 ikam te medhenj e tash 2 met vegjel i takon...(.e theksova me posht qe me te voglin kam me durim..me kta dy te medhenjt me duhet me qen me ashper pak "si dado mekfij me thojn je ba "ahaha me rrugullat e kerkesat..sps ju e shikoni vet nena sa e veshtir eshte ber jeta me femijet ne shkolla..shoqeria ndikon shume dhe duhet shuuum durim ti menaxhojn e ti mbajmë ne rrugen qe duam..mirpo duhet me qen si lastiku dhe me to..por kshu si nene e but nuk njihem tek ato..por elhmdulil/ah e shoh edhe pse merziten me shumcka qe ju kerkoj apo s'ju pelqen vendimi qe marrim ,prap vin tek un kerkojn keshilla ,ndihm..flasin hapur dmth ))..tash mosha me veshtir them por s'duhet derzu..Zoti t'a letsoft dhe ty e dashur ..edhe pse vajzat jan me te lehta me te kuptueshme*
Paskam harru me tregu me te rendesishmen, sa dinë vajzat rreth asaj qe besojn dmth rreth isla mit, fal zotit edhe pse jetojmë ne vende te ndryshme na mundesojn ta mesojm ne shkollë fenë qe e besojm, vajza ime 3 herë ne javë shkom nga nje orë te mësoj rreth isla mit. Javen e kaluar kishte mesuar te shenonte emrin e krijuesit e kishin punuar ne nje enë plastike shumë e bukur ishte, jam shumë e lumtur me te vertet. @@@ mami ezanës po jam shtatzan ne muajin e 6-të, ne fillim te shkurtit e kam terminin e lindjes (*-*) :* :*
Sa temë e bukur suzi.
Per mua siq e din po behem me 4 femijë faleminderit zotit, dhe nuk e di a jan vajzat pergjithsisht kaq te buta e te mira apo kan qellu këto te mijat rastesisht hahah. Per ne zakonisht paraditja eshte shumë e qetë, sepse dy vajzat e mdhaja shkojn njera ne shkollë tjetra ne çerdhe, kur kthehem ne shtepi vetem me te voglen, bej punet ne qetesin time dhe dalim shëtisim te dyja,. Kshtu qe jam tolerante, e butë, ndonjeher edhe e rreptë nese nuk i permbahen rregullave te tyre, kam dashir qe vajzat ti ofroj ne punet qe ato mundin ti bejn, si p.sh dhomen e tyre ta mbajn ashtu si ua lë unë, si dhe rrobat te jenë mirë dhe bukur qe te mund te zgjedhin edhe vet se cfar duan te veshin. Përndryshe nuk po kam shumë probleme, ndoshta po e shofin te madhen se eshte nje engjull edhe kto si ajo po vazhdojn. E kur te rriten ndoshta do jetë me e veshtir siq ka thënë mija. Por e rendesishme le ta kenë shëndetin, se shumë shpejtë kalon koha e po rriten. Te kenaqemi me rremujën e zhurmen qe bëjn.
Suzi je e mrekullushem nuk po shkruaj shum se tu i lexu nenat e ma morn kohen se mengjezi esht lemsh un i kam pak te perzijera kta kam fmi mosha te ndryshme te madhen se toleroj te vegjlit po me te madhen me e ashper me te voglit me e but i kuptoj te te tret po kur i ke te vegjel va plotson krejt a kur riten ndryshon cdo gje sa i keni me tevegjel esht me ndryshe e toleroj je me e but ha mos qaj se ski nerva a kur riten 100%ndron puna do thoni sesht e vertet po me kalimin e kohes do me kuptoni mpuq e keni
Ju perqafoj dhe ju flm qe jeni ber pjesë e jeteve tona me kishillat dhe fjalët motivuse
Knaqsi me ju njoft mike Zoti ju ruajt e na letsoft gjithave veshtersit dhe na beft nena te mira..asgje nuk arrihet pa perkushtim e mira sjell te Miren dhe neglizhenca te le zvarre..fundja tek zoti ynë asgje e sinqert nuk humbet)))*
Manjola moter brravo dhe per ty me pelqen si i menaxhon femijet keshtu vazhdo sps lulet ujiten qe ne rrenje sot te vegjël neser te medhenj asnjiherë s'duhet derzu edhe pse do ket raste te tilla pprqe ne i mbeshtetemi Zoti ai eshte ndihmusi me i mire .*
Ylli mamit MashaAlla/h per ty qenke tip i bute dhe qe i meerrke gjerat pa stres..Zoti t'a rujt eju begato/ft me djalin..*
Oj Yllza Zoti te ruajt ty dhe princeshat se MashaAll/ah ti je nji nene Qe ja del mesemiri . Vetem nji keshille t'a jap nga pervoja ..te lutem mos u ndje fajtore sps nuk arriite t'ia japësh vajzes ushqimin..ma beso eshte stres i kot ..kete veshtersi ma shume psikologjike ekam kaluar un me vajzen ajo se ka cilit gojen pa ber un "100 alternativa"..e fundja e kot sps te gjithen ma villte..sot 13 vjet ja reduktoi ushqimin ja perzgjell sps edhe mosha hormonet edhe duan vec te han..ekeshtuqe vjenedhe kjo kohë qe thua dikur ja jepja me zor sot i them stop..jo se me pengon se po han shume por qe ti mesohet stomaku me edukat dhe orar ..kur don dicka mes vaktesh i them jo buk ha fruta hahah...
Mami ezanes per ty mund them qe te njoh me afeer je nji heroin 2/1 vec lus zotin me tu ba der xhenetit ato 3lule dhe Zoti t'a letsoft gjithnjë
Suzi shume teme e mire .
Une ende kam fmijet e vegjel mirpo prap kam hyre ne ate procesin ta quaj prinderor.
Kjo pjesa e prinderimit mendoj dhe e theme me plot goje se qenka pjesa ma e rendesishme e jetes qe e jetojm.
Per pikat qe i ke cekur
1)autoritet mundohem te kem mbi fmijt e mi ,kete pjes i falenderohem edhe burrit qe ma ka dhene kete te drejt qe une te jem ajo se qfar vendos per fmijt e mi ,qoft per ushqyerje qoft per orar gjumi ,kam qen une ajo se qfar kam vendosur per ta ,si ne bashkesi si tani qe jetoj vetem.
2)Toleruses kogja si shume,zemra nanes si thon eshte shume e ndishme ,mirpo gjithmon prap mundohem te jem ne suaza te normales.
3) edhe per bute jam hahsh mirpo ka raste kur di te behem edhe kogja e fshtir.
4)mirkuptuese ne cdo situat mundohem t jem.
5) varet se ku ndodhemi qe ti toleroj,neper markete kogja lazdrohen mirpo ketu eshte vendi asisoji qe fmija mund t mar lodren psh te luaj dhe ta le ,per dallim ne ks qe gjithmone dikush te rri mbi koke se qfar deshiron te maresh haha dhe sguxon te prek fmija gje me dore.
6) thujse sapo te zgjohem nga gjumi me shkon dita me ta dhe duke ju perkushtuar atyre,kur flejn gjat dites mundohem te pushoj ose te bej ndonje thirrje,ose ndonje pune qe me ka mbetur,dhe deri sapo te flen ne gjumin e nates prap vetem ne kemb haha .
7)Jam tip qe mundohem te mos ndikohem nga fjalet e te tjereve ,perderisa mundohem te bej met miren per si nane ne aspekt me fmijet e mi ... ateher skam pse te lodhem.
Spo e mohoj faktin qe ka raste qe mund te ndikohem, fundja njerez jemi.
8)Mysafiret jan ata qe nuk na vien shpesh,dmth si kemi perdite e sidomos ne qe jetojm larg vendin dhe mundohemi ti presim ne menyren me te mire .
Kur vien musafiret mundohem qe fmijen ti kem te ushqyer te veshur e te nderruar qe kur t vir musafiri te mos kem derin a eshte i uritur apo i nderruar.
Tek kjo enfundit eshte ajo qe me se shumti i kushtoh rendesi nga gjith pikat tjera qe i ceka me lart.
Si mesime qe kan mar deri tani krahas se te vegjel jan.
Te bejn bis mi lah edhe elh ma du lilah pas cdo fillimi dhe mbarimi te ushqimit.
Te pijn uj apo lengje ulur.
Pas cdo teshtitje te thene el ham du li lah .
Kur jemi e gjith familja ,ulemi te ham ne tok se bashku me nje pjat .
Pjata e ushqimeve qee han e pin secili t mar te veten ta qoj deri ke kuzhina.
Para gjumit,bejm pyetje e pergjigje me djalin se vajza ende nuk kupton aq sa djali tani .
Kush te dhuroji doren,kemben ,syt etj..
Me thot A llah.
Ku eshte A llah ,bejn me dore lart( mbi arsh)
Cdo her kur marim abdes me vijn ppas,ndodh qe shkojn ne banjo vet lajn duar dhe vetem drejtohen e me tregojn qe falen haha sa me pelqen kjo pjes mbushen zemrat .
Para se te dalim jasht,me afrojn shamijen haha .
Nje dite degjonim nje nasheed* dhe permendej jannah(xhenneti) djali i perseritke fjalet mama jannah jannah *(i tregoja se atje ka shume qumesht, lengje ,pem perine gjithqka qe do ti)
Haha e tani vie vet me tregon mama jannah shum quj( qumsht) .
Se e zgjata ktu ne fund tu tregu raste veq se ma knaqen shpirtin.
Do A llahu t behen te hajrit e te udhzuar ne rrugen e drejt..
In sha a llah ja japum hakkun per nga ana si prinder e na kthejn duke na dashur e respektuar .
Ah dhe te vetja do ndryshoja tonin e zerit pak kohen e fundit mu ka shtu volumi sme pelqen as pak, dua te jem ajo qe kam qen me fmiun e par, dhe do doja qe ma shum koh tkaloj me fmit me argetimi por sme del koha :(
Tema/ testi boll i mir po kam frig te pergjigjem se zdi a do ta kaloj si nje nen e mir hahaha,
Un mendoj se si femiet edhe ne jemi me faza her jemi ma toleruese her te rrepta her te buta plus qe ndryshojn gjerat mendimet situata femiu i par te i dyty e kshu me rradh,,, per momentin zdi as vet se cka jam dhhe si veproj,1 autoritare po pak, 2 toleruese deri diku
3 e but kam qen shum po disa her duhet edhe ashpersija pak me koh dhe vendin e duhur.
4 po mendoj se jam shum
5 jo xhdo her sidomos ne publik me pengon kur e shfrytzojn rrastin heheh
6 ktu fillon gjith problemi im, mundohem por jo sen ja dal sepse dua dhe un xhum pak me femi ne gji esht problem te zgjohesh para fmiut, 7 me heret shum kam pas ket problem dhe ka ndiku shum te un por kam kuptu se fmiun tim se njeh askush ma mir se un dhe un jam ajo qe edi a flen a han a pin sa pin si dhe po mundove tju shkojsh per qefi fjalve qe thuhen esht e kot dikush prap do xhej dicka nese kerkon gabime,
8 mendoj nese esht ni mysafir qe vjen rrall her i jap perparsi mysafirit kuptohet por normal qe dhe fmit anash nuk jesin, per feh mundohem me at diturin time qe kam me shpjegu e me i msu me kuptu qe ka Ni Zot dhe mos te jen te mvarun nga askush tjeter per vec se nga Zoti , fehja esht shkoll ne vete por me rrendsi na si prind me u angazhu me ta dhe te jemi nje shembull i mir per fmit ton, jena njerz gabojm por qellimi i xhdo nene esht qe me pas fmi e hajrit te shendetshem te sjellshem sukseshem,
Te jesh nen esht knaqsi e pa pershkrueshme por edukimi don durim dhe mund te madh, spate durim zor se ja del ,
P.s per mua sapo u mbyll dita memzi me flejti vajza dhe ndjej qe nuk e perfundova mire sepse nuk arita me mashtru me hanger darken ndoshta po te kisha me shum nerva me shpik diqka te re ndoshta do te hante... !? Kushedi! Naten e mire te dashura nga gabimet e sotme permisohemi neser
Pershendetje e dashura Suzi vetem nga respekti per ty nuk po muj mos me u pergjigj edhe pse nuk kan shum vite eksperience prindrore ) dhe ket diskutim ndoshtja mbas kAter vitesh minimum do ta filloja ngaqe me mosh i kam vajzat e vogla 6 dhe 2 un jam nan tolerante dhe e bute nuk di te bertas dhe po e bera se frigoj askend si tip i tille jam. Murmurij ne vete ne mengjes sepse e kam te tille me shum angazhime mengjesin dhe pas nje kafeje me kalon. Detajet jan te rendsishme ne jete per mua pikerisht nga ato dallon dita nga dita e ardhshme perndryshe do te ishte rutine. Me vajzen e madhe jam ne fazen e edukimit per mua kjo ka rendesi primare po u edukua nje njeri ne femijeri gjithmone do te kete edukat. Nuk zgjohem heret me i kry punt mandej me bo qef me fmi perkundrazi paralelisht i boj gjitha ndoshta dhe ktu gaboj sepse ndjej shum ngarkese mbi supe deri sa i kry te gjitha fillimisht fillojme me ngritjen e shtratit pastaj veshjen higjienen e mengjesit dhe ushqimin secila nga neve i ka ato menyrat e veta si me organizu diten e vet. Mangesi e kam qe koheve te fundit po pritoj me lujt me femij si dhe nuk kam deshire shume me i nxer ne shetitje sepse i prishet rendi fmive . Ne darke familjare natyrisht qe perparsi kan fmit por ne nje darke me mysafire gje qe nuk ndodhe te une gjith mysafiret jan familjare por po ta kisha ndoshta at dite edhe sikur ti prishej pak rendi ska gje! Sa i perket fese vajza e madhe eshte per mashalla por ende nuk jemi ne fazen e profetit pm qofte mbi te!, sepse spo kupton ndersa gjerat elementare ja kam spjegu dhe mundohem sa ma teper me ja spjegu dallimin qe ne jemi te fes islame psh nuk e festojme halloween apo nuk kemi peme te krishlindjes etj gjera te fmive... un paragjykime nuk kam perkundrazi kam sa kritika ndonjeher edhe lavdrime ( me te ralla) per perkushtimin ndaj femijeve ndaj higjienes se tyre dmth nga momenti qe e kam lind vajzen bota rrotullohet rreth saj tash edhe tjetres per mua. Kam paqe me vetveten nuk gjej knaqsi askund tjeter pos me femijet e mij dhe lumturin e tyre.
Po pergjigjem dhe un ne teme:1 autoritarw jo nuk jam fare,:2toleruese jam shum me djal ndoshta ngaqe jetojm vet me burrin dhe djalin nuk ja prish asbiher per asgje e kam pik te dobet, 3 e but jam shum dhe si natyr shum e ndishme pak nesr i bertas dojher djalit merzitem shum,4 mirkuptuese jam dhe mundohem jo vetem per djalin por dhe per cilindo person 5 nuk me pengon kudo qe te ndodhem qoft market kafe pa mar parasysh cka don djali nuk ja prish asniher,dhe sme intereson a shohin apo folin tjeret 6 qe momenti qe ngrehet djali niher merrem me te prej ushqimit e deri ne fund nderkoh pastroj shtepin dreken i bej gjitha shpejt e shpej qe tkem kohen e lir per djalin 7 me paragjykime asniher smerrem edhe nese thojn dicka as ua var fare shoh ate cka dua un dhe cka don djali cka esht me mir per te 8 edhe nese kam pas darke ose musafir djalit i kam dhen ne radh te par perparsi se me i rendsishem se ai nuk esht asnje per mua mysafirt normal i kam prit u kam sherby po nderkoh jam mar dhe me djal nonstop se kam len kurr anash,u mundova ne pika ma tshkurta tshprehem
LT eh moj zemer jan dy realitete te ndryshme, te menduarit dhe vepruarit.!.sps kur kam qen si ti, dhe un ndryshe kam menduar/enderruar etj e kur jam ber nene te vepruarit po te imponohen sipas rrethanave.!.gjithsesi duhet me pas bindje dhe besim ne Zot sps ja del ..sps perpjekjet jan arritje*
Fitore e dashur t'i MashaAll/ah njiher je me bashkesi eshte e veshtir te jetosh sipas rregullave bindjes tende ...porqe bazen edukaten familjare dhe fetare e ke shume te mire keshtuqe Zoti t'a letesoft me tej e te ndihmoft ne rrugen e ti...*
Ahh moj suzi po te pergjigjem edhe un sipas pikave qe i ke rendit.1 autoritare po madje shum,pasi qe te tjeret ne shtepi e len me bo cfar te doj,un duhna me ja ndalu pastaj shum gjera qe me u arrit nje mesatare.2 Toleruese varet prej rastit dhe situates me te cilen perballem.3 e but me raste jo gjithmon.4 Mirkuptuese edhe kjo me raste. 5Teket kjo asesi svie ne konsiderat.6 po mundohem me i perfundu tgjitha deri sa ata jan ne gjum,e kur zgjohen spaku per kohen e ushqimit e pak aktivitete me pas me ta.7 Sedi cfar te them jane disa fjale qe i marr afer zemres,megjithse ka edhe prej tyre qe mundohna me i injoru. 8 Ne raste kur kam musafir mundohna me i respektu musafiret,darkes,detajeve,sherbimit etj,qe nderkoh fmit e mi pak hekin keq ato momente po te nesermen e vazhdojm rutinen si zakonisht se skemi cfar bejm.Sa i perket ushqyerjes fetare,mundohna me aq sa kam mundesi ne bashkesi familjare ku dihet qe secili ka bindjet e veta,dhe i duket sikur mir e ka.Fillojm cdo gje me bis-milah,perfundojm me elham-dulilah.Kemi rregulla ne tavolin qe duhet me ju permbajt,haje e pastert,hedhja ushqimit me mase ne pjat jo mu hudh.Nuk fillon djali,pa u ul te gjith,dhe pa then un pak me me ze bismil-ah dhe ai e pastaj vajza pas meje.Tani jemi duke praktiku sunetin me prijen e ujit.Sa her bej nam-az un kta jane duke ber me mua.Flasim per madheshtin e All-ahut dhe krijimet e tija(me djalin,se vajza ende e vogel).Sa her teshtin thon elham-dulilah.Dmth jemi tek ne fillim ende ne,po mendoj qe me koh kam me arrit bile ne nje pik kur tjem me e kenaqur me at cfar ju kam ofru atyre.Ajo cfar do te ndryshoja tek vetja jane shum gjera,fiksimi per pastertin ne shtepi,stresi kur nuk arrij me perfundu diqka.Si dhe te tregohem pak me tolerante me disa veprime te femijve qe jam duke luftu me veten per kete e uroj ta arrij.
Me falni se ndoshta po duket si test memesie haha
Po qellimi nuk është ashtu , thjesht mendova te ndajmë disa pluse dhe minuse qe ka secila nga ne..
Dhe pse jo te kthjellohemi ne ato mangesi e ti permisojm ne te mire te familjes..
Pshb ajo qe kisha dashur te ndryshoj tek vetvetja ne lidhje me to eshte kerkesa e llogaris..e ndjej veten shume te fiksuar..gje e cila nuk ju ben mire as atyre as mua..
Pika tjetër eshte se jam autoritare por jam si lastiku hehe..(jam Toleruse ne ceshtjet te thjeshta.qe nuk i demtojn..(e bute mundohem shume e sidomos me te voglin sps s'ka shans te kuptohemi ndryshe ..
(I mirëkuptoj ne situata e shkolles ne veshtersit qe kan indihmoj ne detaje me aq sa di ne keto drejtime...
(Per fat te keq nuk mund t'i toleroj tekat apo zhurmen kur e bejn pa arsye qoft ne shtepi apo jasht saj!!
(Jo nuk e vras trurin se cfar flasin te tjeret sps. Ne vetvete ndihem e sigurt qe mundohem te jap me te Miren per to..edhe pse rezultatet nganjiher te lejn per te deshiruar ahaha))
(Sa per te qen e angazhuar me punet dhe oraret mundohem shuume qe dreka te jet e ngroht dhe e mire per to..pra kur Keta vin nga shkolla te gjejnë nji rregull dhe nji drek te shishme per rilaks e tyre dhe timin..(se sa do ja dal ne vazhdim sdii)
(Kur kan qen te vegjël ju kam dhen perparsi femijeve pa i venuar rahatuar ato s'jam marr me te tjera..pastaj tash qe jan rritur pak me ndihmojn ne punet dhe pak ma leht ama si tip ekamm.pas femija ne rrallë te pare sps kur femija ka barkun plot cdo gje shkon ne vije..
(Sa per fe mundohem.jashtzakonisht shume egjitha cfar kerkoj qe ti edukoj eshte qe keta t'a njohin zotin e tyre t'a ken frig ate edhe ne vetmi dhe pastaj tjerat jan vec pluse qe vin inshaAll/ah ..e lus Zotin me na fal mangesit ndaj tyre me naj udhzu dhe eduku sps keto jan pasuria trashigimija me e cmuar qe lejm ne kete dynja)):
Pershendetje Suzi! Shume teme te mire ke zgjedhur sidomos per ne nenat e reja dhe qe jemi pak me moshe te re. Me shume qejf do i pres komentet e nenave tjera dhe me e pa deri diku a kam te drejte ashtu qe mendoj.
Mendova te hap nji teme per prinderimin nene.!.
Tashme secila nga ne ika provuar /kaluar disa etapa te memesis deri diku...ku ka hasur veshtersi .kenaqesi..lodhje...perplasje , paragjykime..etj Biles duke dalur shpeshherë edhe nga vetvetja gjithmon ne drejtsei dhe per te mire te femijes..!
Porqe ne fund te dites mund t'iu kete qelluar qe te mos ndjeheni mire, se si e mbyllet diten sot..!
Nena cfar kishit dashur te ndryshoni tek vetvetja ne sjellje me femijet..?
Sa e vereni qe jeni nji mama :
1- Autoritare?
2- Toleruse?
3- E bute?
4- Mirëkuptuse.?.
5-Nuk merreni me detaje por i toleroni /duroni femijet me tekat e tyre qoft dhe ne publik supermarket etj..?
6- A Mundoheni te jeni te angazhuar me punet ,oraret etj qe ne momentin qe zgjohet femija i perkushtoheni vetem atyre.?.
7-A Jeni tipe qe nuk e vrisni "trurin", Per fjalet e te tjerve kur ju paragjykojnë si nene..??
8- Juve ju jepni perparsi ne nji dark familjare femijeve, apo mysafirve perfshire ketu darkën dhe xdo detaj te saj?!
Dhe dicka te fundit sa i ushqeni / mesoni femijet me aq sa dini dhe keni njohuri per fene e tuaj??
Keto e te tjera shpresojmë ti diskutojmë se bashku pse jo dhe te marrim keshilla te vyera nga nena qe ja kane dalur deri diku te Jen te suksesshme me edukimin/ prinderimin nene-femije..
Ju flm shume per bashkëbisedimin*
Dhe Zoti na i edukoft & lehtesoft rrugudhtimin me to..*