Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Histori (rrefim) i vdekjes se babait nga covid-19 ne ks !!!
Per gjitha perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter. Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne kosove . Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq baba. 12 gusht ora 16:30 e merkur . Sipas protokollit shtetror , nuk guxum me livrit trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete . Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja. Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle , duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale . Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper . As nuk u pershendetem me babe ,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu. U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit . Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te .. Tmerri vazhdon diten e neserme 13 gusht – familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt , as te familjareve. Ne insistuam dhe nuk pranuam qe baba me u varros ne ate menyre . Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem . Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim . Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror’. U be ora 16;00. Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit . Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim. Lamtumire e fundit ..!!! Dielli i asaj dite pervelojke , e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru trupin e babes !!! Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle . Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume . Si duket telefonatat nuk kryenin pune , eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe. Kur shkuan aty morgu mbylle . !!!!!!!!! Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodhe . Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne morg !!!!! Sub hanallah , qesi shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne morg ju humbin. Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer . Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia . Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes. Pritem deri sa ekipa qe e murr baben me gjet vendin ku e kan lane . Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda. E prunen baben ne arkivolin e ftoft , nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para a llahut ashtu si ishte pedant , i bukur dhe zotni. E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu . Ma ban hal lall babush . Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre . Po kjo kosove te ka borgj shume cka . E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti bab , e kur te dal para al lahut , do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond , e qe neve dhimbjen e plagen , na kan ba edhe ma te thelle. All ahu te shperbleft me graden ma te larte te xhen netit insha llah.
M N (6 vite më parë)
Fitore U (6 vite më parë)
Ngushllime a llahu jau lehtesofte dhimbjen
M N (6 vite më parë)
A llahu ta lehtsoft e shkoft gjithqka mbare e mire se dit te sotit veq mos me hap as tel as tv cdo dit me lajme t kqija ...nuk shkon dit pa degju diqka t keqe.
Le L 4 (6 vite më parë)
Hallall mn mos ta nin e dashur, mirepo me te vertet tmerr u bo. Ju kam mbeshtet zotit fuqishem dhe po pres kaderet e tij, sepse qas po degjojm . Hajr
M N (6 vite më parë)
Nana ma boni hallall se nuk e kom postu diqka me qellim se sigurisht qe jeni plot shtatzane , nuk fshihet postimi se tash do e kisha fshi .
LilaD (6 vite më parë)
Teper e veshtire por duhet me kuptu qe e gjitha bota eshte ne nje gjendje te jashtëzakonshme, po mundohem gjithe t'i ruajme prinderit, nuk eshte vetem ne Kosove keshtu edhe ne Itali, Angli, Austri, situate qe askujt spo i pelqen por te lutemi te kaloj shpejte.
K I (6 vite më parë)
Subh ana llah zotti na udhezoft, juve zotti durimin ja u shtofte, e baben e shperbleft me xhen et per cdo sprove.
Lumturi Kr1718 (6 vite më parë)
I rash pishman qe e lexova me Preku jasht mase ndoshta edhe pse jam shtatzane. Mos e perjetoft askish me kete ju rusjt alla hu te gjithve ne ks e kudo qe ndodheni ne bote. Mjeret ne per vendin ton qe nuk te jep vullnet asnjehere me u kthy aty kur ndegjon keshtu ngjarje.
Le L 4 (6 vite më parë)
O ju lutem mos beni postime te tilla më, sepse ne shtatzanat dojm me lujt mendsh. Çka me neve qe kena me lind pikerisht ne Prishtin, aty ku tmerr u bo veq me kalu kah spitalet e leje ma me hy aty ose me bujt. :/ a llahu e largoft kete semundje, a llahu i meshiroft te vdekurit, a llahu e permiresoft gjendjen e popullit ton
M N (6 vite më parë)
Rina po edhe une e njoh se e te njejtit vend jemi mirpo se kam taku asnihrr vetem e njoh si frizere qe e kan lavdu shume , e u ndiva shume keq qe qfar situate kan perjetu mos me muujt as afer mi qendru n ato momente e as me percjell si duhet..
M N (6 vite më parë)
Suzi moter ngushllime te perzemerta per kunaten , A llahu past meshiru...mjer mjer per kohen qe po jetojm dhe se dita dites veq qka po vie keq d ma keq duke u bo po prap duhet qendrojm tr fort e mos dorzohemi leht perball cdo sprove . Tmerr se qfar po ndodh ,kam degjuar edhe une plot raste qe po shkove ne ambulant apo nje qender mjeksie familjare ta shkruajn qe je me covid pate nuk e pate plus dihet vendet tona qfar kushte t mjerimi kan se te pakten evropa e amerika e vendet tjera biles per kushte e per buk nuk heqin keq,mirpo vet ky sisitemi ekzistus ne kejt boten eshte bere i njejt. A llahu na ruajt nga ndonje denim se eshte bo vertet kjo dunja e pakuptimt duke vrapu njerzimi vetem pas saj e harrojn qe nje dite kan me vdek r kan me.lon, e bota tjeter na pret e se si do jemi aty duhet ta kem dert ... A llahu na ruajt nga kjo sprov (smundje) e ti marem sebepet e te lutemi tek A llahu qe t largohet sa ma shpejt se vertet jemi bo si nga ana psicike ashtu edhe fizike e shpirtrore te lodhun.
Bebi Bebushi (6 vite më parë)
Oh suzi ngushllime e dashur eshte situat e tmershme momentalisht dhe me teper eshte tek ju ne shqiperi veq se sraportohet per shkak turizmit. Edhe un dje pat rast vdekje ne familje nga kjo smundje sikur nga gjdo gje te kish ardh vdekja nuk ishim ndi kshtu por nga korona sikur ndihesh bosh i frigsuar me dyshime me frige te madhe( ni frig e papare ne familje) eshte situat e rend shum. P.s si mendon per rivarimin me hoxh etj a lejohet apo jo me fe Suzi?
(6 vite më parë)
E njoh personalisht Bardhen një nanë tepër e përkushtuar më ka ardhur tepër keq për vdekjen në menyren e till të babait të saj.
$uzi **** (6 vite më parë)
Zoti e meshiroft të vdeku-rit ,e familjarët tanë ..ne na rujt nga kjo sp-rov..e na kthjelloft me pendim e afrim tek zoti yn me vepra të mira..vërtet dyn-ja është e pa vler, e siç than nenat kur e provon në familjar kthjellohesh me shumë..ksaj zonjës që ka shkru sakrific shpirtrore që kan kalu,ja besoj sps edhe ne kaluam ne situat të atillë edhe mua më vdiq kunata (motra burrit )s\\\'kish sp-rov shpirtrore me të madhe për fmit e saj,, sa të ik nëna nga kjo dyn-ja pa ja pa fetyren..as nuk i lan të afrohen xhena-zes as nuk dihet kush ishte në atë arkivol. Vec nga morgu e në varre-za ..pa la, pa qefi-nos..etj etj..vërtet kto jan kohë të vështira edhe spro-va e përkujtime për atë që thellohet sps vdekja vjen me nji sebeb kur është caktim ndodh..por mënyra se si po trajtohen njerzit si kafsh, pa mëshirë kjo është shumë e rëndë.!. kjo Corona po ju merr jetën njerzve e nuk njeh moshë ateher ku është menaxhimi i situatës së popullit ku jan masat drastike që duhen zbatuar..apo sa të kalojn dhe pushimet verore ,që shteti të pasurohet pak ,pastaj do vendos prap karantin në shtator.pfff le për të dëshiruar çdo gjë rreth nesh,siç vet në (popull ) i pa ndergjisuar..lokalet full.pedonalet full..tregu ushqimor pa pik rregulli .. thjesht ka mbet vetëm letrat nëpër dyer dyqanesh apo furra bukë \\\"ju lutem ruani distancën\\\"kaq ..!! Zot na ruaj nga sherri i njerëzve e inshaAll/ah nuk e përdorin coronen me pasuru xhepat ky shtet sps seku Dëgjova që për nji të vdekur me Corona shteti merrte nji shumë të madhe...!)) Po e ceku dhe këtë, qe kunata ime ishte më kimoterapi..dhe ka pas të fundit tani, por iku në spital edhe sdoli me nga aty ..than qe e ka kap Corona edhe slejuan as nji familjar t\\\'a takonte..edhe tel e menaxhosh infermjere..3dite ja kam fikur tel pastaj erdhi lajm që ka vdek A-llAH/U e meshi-roft...s'di ç'të themi shumë të mërzitur dhe po të njëtën situatë që ka kalu zonja e postit më lart kaluam dhe në..Zot forcoji familjen e mos na spro-vo me Aq sa se durojm.
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Kom thon koft prej dores njerit, all llahu ja ktheft kush e ka pru kit situat kshtu, koft prej zoti, e largoft sa ma shpejt e na ktheft në gjendjen si ma heret se njerzit panika don mi qu stom tvorrit. Hajr in sha all llah
Mrs Krasniqi (6 vite më parë)
Zoti ju ndihmoft juve e asaj .Se vdekjen e kem hak krejt ama qekjo shumë e rond bre!!! Nashta si thon populli edhe jem qu pesh shumë spe njohim kerkond prej egos qysh mu kon ma nalt se tjetri,nuk po dim mu knaq tu i pas tanat tmirat , e kjo osht si denim nga zoti .
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Mrs amin se met vërtet ngarkes psiqike ish ma shum, se nëse vdes e din që ka vdek e vorros edhe perfundon misioni, kshtu nonstop tu prit lajme, mdhimbset edhe burr, vllaznia e vet e motra e vet se diqysh pe din që nanen gjall pi rreh zemra dikun ama me pa se kan pa ma prej tshtunes. Dje ju ka keqsu gjendja e kan shti intubim, tash tensioni pi lun pi shkon shum nalt po mundohen me ja zbrit mjekt, pa vedije osht.
Alina Krasniqi (6 vite më parë)
Zoti u a shtoft sabrin.. Shum renqethese
Mrs Krasniqi (6 vite më parë)
Fitore uroj ta kaloni sa më shpejt këtë sfid edhe ju si familjen.Qysh e ka gjendjen vjerra ?
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Ma e keqja po vdesin mjek, teknik, anesteziolog e djem e vajza treja. Dojm me mbet pa mjek. Mir e the mrs krasniqi paea sa dite dola nqytet mra me kalu nëpër shesh, njerzit krye per kry tu pi kafe e policia i nalshin kta tjert që ishin duke ec pse ske vendos mask. Kurfar menagjimi prej që erdh kjo qeveria e re. Se me Arben Vitin ken tu ra rastet edhe e ngojshin , kta triun spe ngon kerkush. Njerz pa dije kan mar postin.
Mrs Krasniqi (6 vite më parë)
Nuk e di kur kalon kjo situat veq shumë shumë e vshtir u ba jeta qetash kosov.Nuk di dasmat spi nal kerkush e so tvdes dikush policia të dera i rrin katastrof .
F & F Sh & S ... (6 vite më parë)
Oo Zot sa e dhimbshme. Unë vjehrrën spital e kam, burri me vllazni tvet që po shkon me dit per gjendjen tmeerr po thojn çka spo shohim. E nanen e vet prej t shtunes se kan pa ma ;(:(:(. Spo lejshin me hi aty nqat repart veç mjeku çka del e tregon për gjendje të pacientin. Qe sa dit ankth, stres, një telefonat prej dikuj mendja veç për keq po shkon . Zoti e largoft këtë pandemi se met vërtet dojm me u smu psiqikisht.
M N (6 vite më parë)
Po de po shume e fshtire si situat. Te pakten me la e me vesh me qefin e lshu ne varr e jo ashtu sikur kafshe me rroba qka ka dhene shpirt me varros me arkivol. Une kam lexu dikun kishe kan bashkpunim me hoxhallar me i la amo ja qe spo del ashtu lloj lloj mashtrimi e lloj lloj tmerri perjetojn njerzit ne ballkan .
Azra ?? (6 vite më parë)
Zoti na meshiroft, 2 familjar te mi njejt i varosen kshu pa prezenc te familjarve, shum e dhimbshme see edhe ncfr vendi jetojm se paramendo tek njeri 3 dit pasi e kan varos kan telefonu see kenaa me ardh me ja bo tamponin mos ka virus, aa personin e kishin varos vet ekipi special.. Zoti pas meshirr inshaA,llah para tij dalim te paster
M N (6 vite më parë)
Azra shume e vertet ajo qka ke thon se me vdekjen e dikujt e ndjen edhe ta perkujton qe asgje s osht kjo dunja , se edhe vet kem me hi ne ate cop grope mirpo se qka kem me mar me veti insha Al lah jem prej atyne qe kem me qka me dal para A llahut ( mos na lash Zoti pa meshire Tij)...si histori prekse kur e lexova sepse qfar kohe eshte ardh sa qe as lamtumiren e fundit mos me mund me ja dhon . Zoti jau lehtsoft. Mrs Krasniqi , edhe mua mka vdek babi kur kam qene veq 10 vjeqe dhe boll e vogel kam qene por e di e mbaj mend kur e kem percjell prej oborri edhe pse fmij,e sigurisht qe per kta ska qene e leht as afer sun i kan qendru por as me percjell siq duhet sun e kan percjell . Amin
Mrs Krasniqi (6 vite më parë)
O zot jam rrenqeth me kto fjal .Edhe mu mkan vdek prindit dyt nmosh të re ,mami para 7 vitev e babi we 1 vit e gjysm,po tpakten i kem pa e i kem varros e ja kem mbajt tpamen sipas adeteve fetare ,e tash qfar situate zot qoja gajretin të gjithë të sprovuarve në këtë pandemi.
Azra ?? (6 vite më parë)
Kur varosen ndonje te aferm e kupton sa e pavler duket kjo dynja, shum refim i trishtushem zoti na rrujt nga kjo situat, inshAa.Llah si ndodh askuj dicka e till, zoti ia falt xhenetin te ndjerit ne fjal e familja gjithmon kan me pas ket peng (zoti ua lehtesoft).
M N (6 vite më parë)
Rrefim i nje vajzes ( e quajtur bardha leka) lexova ne nje portal nana e dashta me nda se qfar tmerri !!!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?