Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Abort per shkaqe shendetesore
Peshendeyje jam shtatzane ne javen 7, edhe kam vendos me abortu per shkaqe shendetesore nuk muj me e lind edhe nje femije. Po du me ju pyt per ndonje mjek ne Kosove qe kryen aborte pa problem, dhe po du me i pyt nanat qe kan perdor cytotec si kan kalu a kan pas shume dhimbje?
Ina 89 (6 vite më parë)
LilaD (6 vite më parë)
Askush nuk kryen abort per qejf, asnje femer ne bote, edhe po te jete shtatzani me perdhunim, lehte flasim ne mbaje, Ina merre qete, shyqyr nje femije e paske e ta kesh me jete, jeta jote eshte e rëndësishme e uroj ta kalosh lehte, lutem per ty
Ermelina Haziri (6 vite më parë)
Ina edhe nje e aferme e imja ne ket koh eshte shtatzan ne muajin e 5 edhe ajo vuan nga semundja e njejt me tenden por fal zotit shum mir eshte ka e kalon shtatzanin i ka ba analizat e nevojshme qe mjeku ja ka qit me i ba dhe po ndihet mire edhe ajo e ka tash femijen e tret edhe i ka ndodh pa dashje shtatzania se femin i ka te mdhaj ,por ti apet me mire e din se si ndihesh konsultohu edhe me mjek se ndoshta me von i bjen pishman e mundesh edhe me shum me mundu psiqiken ,te uroj shendet dhasht zoti mos te perseritet e me qen mire gjithmone
R.???? Paca (6 vite më parë)
Ina ne nk jemi askush te te paragjykojme as te te sulmojme,sepse sa te dhemb ty shpirti per ate krijese asnjera nga ne nk e Di! Por neve mbase kemi instiktin e nenes qe nk duam ti largojme femijet duam ti mbajme ne kte bote! Ti e ke shkruar mjaft qarte we kerkon pergjigje per pyetjen por nuk e Di nese ke Lexuar qe shtatzania per ate lloj semundje eshte ilac?konstohu dhe njehere me Doktoret dhe nje mjek i mire do te hape nje udhezim edhe me te mire nga mendimet tona qe jane me teper shpirterore sesa nga mjeku we ti jep te argumentuar me baza shkencore! Gjths cdo gje eshte ne doren tende! Mendo me te miren per vete dhe per femijen tend !
Miamar Mia (6 vite më parë)
Ina me fal qe nderhyj ne vendimet e tua,por duke u nisur nga fakti se ke nje femije sygjerimi im eshte qe ta mbash ,duke pare dhe moshen 31,mbase eshte fat nga zoti dhe mund te marresh vjerren apo nenen te kujdeset per ju,e them kete sepse me vone do jesh me e madhe ne moshe dhe sigurisht energjite do te jene jo kaq aktive,djali 2 vjeç qenka sh mire ne moshe ,e them kete prap sepse ka ndodhur qe i kane shmangur shtatezanite dhe kur ka ardhur momenti per tentim ,nuk po ju ndodh,,,,edhe ne vetem mund te te sygjerojme por vendimet e arsyeshme i merr mjeku,me mire konsultohu me mjekun qe te jep mjekimin e kesaj semundje,vendimi eshte i yti , uroj me te miren per ju
Jeta Hoti (6 vite më parë)
E paqsh me jetë të gjatë djalin, zoti të ndihmoftë
Ina 89 (6 vite më parë)
Besoj qe po me kuptoni, se nese me perkeqesohet gjendja, qe kur ke femije duhet ta mendosh edhe me te keqen, athere nuk mund te perkujdesem sic duhet per asnjerin, per ate po me duket kjo zgjedhja me e mire qe te perkujdesem njehere per njehere per djalin pasi qe eshte ende i vogel, 2 vjec vetem i ka. Dhe nese me vone e shoh qe jam mire, ne nje periudhe kur nuk jam kaq e lodhur, ndoshta mund ta mendoj nje femije te dyte. Por qe tash jam pak e lodhur edhe fizikisht edhe psiqikisht, sepse edhe ju e dini qe eshte pak e veshire me femije te vogel
Vlora . (6 vite më parë)
O ina me vjen keq ishalla e ke sa me te leht kete semundje se kam lexu per te ..por tash ka perparu mjeksia per qdo smundje ...tash e kuptoj qe me ket smundje smund me pas tjeter fmij ..
Lora ° (6 vite më parë)
Ina nuk kam njohuri e as nuk mundem me te ndihum me ndonje info. Por pasi e paske punen keshtu me mire merri masat mbrojtese,per here te tjera. Zoti te ndihmofte e ta lehtesofte , se femijve iu duhet nje nane e forte.
Ina 89 (6 vite më parë)
Jeta eshte skleroza multiple
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Mfal ina, meqë veç e tregove a muna me e dijtë emrin e sëmundjës?
LilaD (6 vite më parë)
Kudo qe e kryen shpejto, mund te shkosh edhe ne qkuk, harrohet edhe kjo uroj te kalosh mire e me sukses
Ina 89 (6 vite më parë)
Jeta e kam shtatzanin e dyte kete, as mjeket nuk mund te me thone diqka definitive masi qe semundja eshte shume individuale per gjithkend. Por qe une vet nuk po e ndiej veten aspak te gatshme dhe spo guxoj te rezikoj, sepse rastet e renda te kesaj semundje mund te jene te palevizshem.
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Ina meqë njëherë qenke mirë, pse spo merr mendime prej doktorëve, meqë dy shtatzani veç i paske kalu me këtë sëmundje atëherë ndoshta edhe e treta shkon mirë deri në fund
Ina 89 (6 vite më parë)
Vlora na jemi mbrojtr gjithmone gjithmone ne menyre natyrale, po qe tash e kam kuptuar qe nuk eshte 100% efektive prap se prap ka raste si ky i imi te mbetesh shtatzane
Vlora . (6 vite më parë)
Ina apsulutisht spo te gjykoj por ne menyr kategorike ke pas zgjidhje para se me mbet shtatzane ...ka spirale edhe pa hormone ,kondom ,e edhe natyral ,ishalla bahet qysh deshiron ti por keshila ime esht mbas kesaj te mbrohesh ose ta vendosesh Spiralen me baker qe nuk ka hormone ..
Blondi Blondi (6 vite më parë)
ina ti edi me se miri mirpo qenke mir dhe spaske shum fmijj vetem nje un tkishathen ta mbash mos e mbaj mendjen wetem tek e keqja ku ta dish ndoshta shkon krejt shtatzania mir derinne fund .. por prap e drejta esht e jotja shpresoj tbehet me emira
Ina 89 (6 vite më parë)
Nena une per momentin me shendet jam mire e edhe pas shtatzanise se pare kam qene mire,e kam nje semundje autoimune, por qe e dini qe dy femije do te thot dyfish lodhje dhe stres qe eshte shume e keqe per kete semundje. Sic e ceka une jam mire tash per tash, por qe kam pare shume shume raste te renda me kete semundje me syte e mi, e qe nese bi ne ate gjendje eshte keq edhe per femijen tim te pare. Ju lutem me kuptoni
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Miamar, edhe mu më interesoi aesyeja por meqë e paska cekë mos më paragjykoni se se dini gjendjen komentova, duke mos e arsyetuar prap abortin se ndoshta ka mujt me u rujt prej ksaj shtatzanie të padëshiruar. Gjithsesi ina tregoi se kishte arsye edhe për këtë edhe nuk deshta me e zgjatë më shumë për mjetet e tjera kontraceptive që spërmbajnë hormone etj.. Ne sjemi nën lëkurë të asnjërës edhe smundemi me e dijtë dhimbjën që e përjeton në këtë rast ina psh nëse vërtetë e ka pa qare me e abortu këtë fëmijë. Para disa dite e patëm rastin e orkideas që u dasht me e abortu patjetër duke qenë fëmija gjallë. Ndoshta kjo nënë ina nuk është në gjendje me tregu sëmundjen ose arsyen e vet prandaj sdeshta tia bëjë më të vështirë duke i kërkuar arsyetim. U mendova gjatë para se me e orientu dikun, shpresoj tmos kem gabu. Kërkoj falje se e zgjata por e ndjeva të arsyeshme me u arsyetu pse e orientova. Unë kam pasë vite qe kam tentuar për shtatzani edhe gjëja më e tmerrshme e më e pakuptueshme është sesi dikush kërkon të abortoj nga dëshira..
Arta Juka (6 vite më parë)
Mjek ne kosov nuk njof,vetem deshta me te than inshallah sherim te shpejt,mvaret qfar semundje kronike ke,edhe spo di sa ta rrezikon shendetin tend nese e qet ne jet beben,une per veti jam shtatzan per her te 4 edhe une jam me semundje kronike hepatit b,por elhamdulila prej allahut njeher spo me ban dam,une me ket semundje arrita 3 femi mi lind edhe te 4 e kom nis,allahu kurr ste qon diqka qka nuk mundesh me bajt,ndoshta bash qajo beb te sjell fat ty,apet ti i di punt e tua ma mir veq sdi a kisha mujt me abortu femijen spo di mos te hy ne gjyna
Miamar Mia (6 vite më parë)
Me fal a mund tadimeper cfare arsye shendetesore po aborton?e di qe eshte ceshtje private por besoj se asnjenene sduhet te te jape orientim pa ditur pse!te me falesh edhe njehere nuk eshte paragjykim,por eshte per keto nena qe japin orientim ,,,pyetja ime eshte :ai doktor qe te dha diagnozen"per mos vazhdim te shtatezanise ,pse nuk te orientoi per spital aborti"?,,me fal edhe njehere,por u nisa edhe nga viti 89 qe i bie 31 vjeç,je fiks per moshen
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Zoti ta lehtësoftë. Kunata e ka kry abortin te dr. Burim imeri ka kushtu 350 euro. Në klinikë amerikane të kushton 400 euro.
Ina 89 (6 vite më parë)
Jeta te faleminderit shume, vetem po du me e cek qe e kam nje semundje kronike te pa sherueshme, edhe shkaku i asaj nuk kam dasht me perdor kontraceptive per shakak te hormoneve, e as spitale se kam dhegju qe edhe ajo permban hormone.
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Dhimbja i ka fillu 30 minuta një orë pasi i ka pi tabletat ama ka qenë dhimbje e durueshme sikur e ciklit. I ka zgjatë me thon 7-8 orë mandej edhe i ka pushu meqë ka marrë inekcion kundër dhimbjës
Jeta Hoti (6 vite më parë)
Ina, shpresoj qe gjendja jote shëndetsore është vërtetë e tillë qe mos me mujt me e mbajtë fëmiun, për tcilin ndoshta edhe është dashtë me mendu më heret e mos me mbetë hiç, kërkoj falje nëse po të gjykoj. Kunata ka abortu me cytotec ka qenë në javën e 9, ama ajo edhe është dashtë me u pastru mandej me vakum.
Ina 89 (6 vite më parë)
Poashtu ju kisha lut tekomentojne vetem ato qe kan pergjigje, dhe te mos paragjykohem dhe te kritikohem sepse nuk e dini gjendjen.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?