Nena pershendetje uroj te jeni mirë e me shendet te plote ju dhe familjet e juaja..)))
Te dashura,pyetja eshte per nji shoqen t'ime,eshte sprovuar me kete sëmundje ..kemi mbetur te shokuar sps i ka prek njerin sy(dmth i ka ik shikimi)ajo tani i eshte nenshtruar analizave e mjekimeve te cilat ishin goxha te renda plus edhe shume te shtrejta...per momentin po mjekohet jasht vendit..por meraku im eshte nese keni hasur apo degjuar te tilla raste, a ka sherim apo a mund te stabilizohet si sëmundje sps jam shume e merzitur sps eshte e re plus femijet po e vuajnë largimin e nenes ...
Nga se shkaktohet kjo sëmundje sps na ka ardhur si bum dhe s'kam dashur t'a shqetesoj t'a pyes shume rreth saj ..duke ditur psikologjinë me te cilen po përballet me keto momente ..duhet sa me qet te trajtohet situata...:)
Flm shume nese keni dijeni dhe keni kohë te pergji..
"Zoti ju ruajt e mos na sprovoft me ate qe se durojme.."
"Le te jemi falemderuse ndaj gjerave edhe me te vogla sps shendeti qenka pasuri ne vete*
Amin Vlora ,jan semundje qe edhe veshi nuk na i ka degjuar shume..jo vetem sps cdo semundje ka veshtirsit e veta,por kjo qenka ne te rrallat!dhe nuk paska sherim ..lusim zotin mos tiu avancohet te pakten.....
Ju falenderoj mike per pergji Zoti ju shperbleft e te semurve Tane zoti ju dhent durim
Suzi me ket smundje ka qen pronari i shtepis ku kemi banu me heret ai me 40 vjet ka mbet i paralizuar dhe me afetesi shumë te kufizuara ish semundje e rend por ndoshta jo te gjith vuajn njesoj. Inshalla zoti jav lehteson kush esht i semur me ket sepse me te vertet ish e rend edhe ne shumicen e rasteve e kishin te rinje ne mosh ..
Nuk kam pytje se nuk po e ngjofsha ket smundje por shum umerdh keq kur e lexova inshallah zoti ja latsoft ket smundje se boll e ran koka se edhe per familjar boll zor me pa dikun tanin nat gjendje e kush esht me femi shumm umerdh keq se kjo smundje po te rroka qysh tjesh masmiri e mu ba me ket smundje sedi shum umpreki inshallah zoti ban mrekullina per ket smundje
Kjo eshte nje semundje autoimune suzi, dmth organizmi e lufton vetveten dhe si e tille nuk ka sherim te plot, por me ilaqe edhe me permiresimin e menyres se jeteses mbahet nen kontroll, por don regjim strikt dhe kujdes maksimal, edhe une kam ne familje te aferme me kete smundje edhe kjo eshte shume e re, 25 vjece, momentalisht bene jete normale por kohe pas kohe ka probleme me te folur dhe me levizjen, Zoti ua lehtesoft te gjithve qe jane sprovuar sepse eshte shume shume e veshtire, e keqja e kesaj semndje eshte se godet papritur, dmth mund te jeshe me muaj mire e pastaj nje mengjes te zgjohesh me te gjitha problemet bashk, sidomos per keto femra qe jane nena behet akoma me zor, kjo e afermja ime psh nuk mundet te rri kurre vetem vec me femijet, nuk e mban dot ne dore cunin qe e ka 1vjec, ose nuk hec shkalleve vet..sprova te Zotit. A llahu jau lehtesoft
Suzi kjo semundje per fat te keq ska sherim gradualisht vjen trupi tu i humb fuqit qe i ka pas dhe perfundon ne karroc si e paralizurar ndodh qe mundet mi ba disa levizje por mjeksia ka perparu e me mjekim ndoshta munden me shty paralizen dhe te humburit e tfolurit se me vite ose edhe muj i merret dhe goja smundet mi shqiptu fjalt mire i uroj gjitha tmirat shoqes un suedisht qka e di thirret ms po spo e di ne shqip a thuhet qikjo smuj kshtu sikur ti qe ja ke shkrujt emrin
Eda zemer me vjen keq per vellain tend , Zoti ja letsoft dhe ati kete sprove..ju dhent durim dhe juve sps nuk qenka e leht te shohesh njerzt e zemres ne Kesi gjendjesh:)flm shume per pergji ..ti na e beson se sa e veshtir eshte edhe per ne qe rrethojme..por duhet te bëhemi te fort e te mbeshtetemi ne Zot sps cdo gje ndodh me caktim..e te semurve zoti jua letsoft e ju dhent durim*
Kjo semundje nuk sherohet per fat te keq por kurohet qe te mos behet me keq,shikimi kthehet pjeserisht, un kam villain tim qe I kan than qe 20 vj ka sklerozen dhe eshte kuru per skleroze qe atehere por kishte pas 1 semundje tjeter 90% njejt si skleroza, qe shum veshtire me I nda nga njera tjetra..e kjo e goditi rende Duke mos e trajtu si duhet, sot ai eshte ne karroce por fale zotit e mjekeve leviz e qohet ngapak..pasi ne fillim spat leviz as kembe as dore..shoqja jote duhet te kujdeset qe semundje mos te perparoje, mos to demtoje pjese tjera te trupit, se nuk kthehen 100 % si ishin...dhe duhet te kete kurajo dhe te mos dorezohet.