Përshëndetje, nana e dini ndonjë faqe ku munëm me porositë rroba për bebe, që vijnë në Kosovë edhe qe e kanë free shipping ose që skushton transporti shumë.
Unë hyra në ali express po 10 euro kushtojke rroba, 150 euro transporti për ktu. A keni najkush përvojë a keni porositë najhere najkun?
Faleminderit shumë
Jeta, ne aliexpress shume rrall te qellojn kualitet nuk ja vlen. Nese ki mundesi ne primark me ble ka shume te bukura edhe jo shtrejt. Per bebe nuk ja vlen me ble shume shtrejt shume shpejt rritet dhe te mbesin. Me rendesi materjali me qene pambuk.
Faleminderit lilaD, e vërtetë qe ma mirë me i pa e me
I prekë ama disa po ka shumë tbukra meni porositë nga jasht.
E ktu pata lexu qe disa nana kanë porositë, e thojsha ndoshta kanë përvojë e munën me ju tregu a ju kanë ardhë të mira.
LilaD(6 vite më parë)
Blej me mire ne dyqane i prek me dore e shef materialin etj... Online nga pandemise te kushton posta shumë sepse udhetimet me aeroplan ne gjith boten jane shume te rralla prandaj kushton, ne Prishtinë dy fluturime ne dite a jane a nuk jane
Jeta te pat pat ka shume gjera cilesore, une jam ne itali e kam porosit goxha nese blen disa veshje bejne ulje trasferte, por si rroba kam mbet shume e kenaqur
Un kam pas porosit ne Ali express shpesh e tmira tybe mkan ardhe do shminka e do brusha me qmime te volitshme. Edhe mos u nal veq ni ven se ka produkte qe dikun jon me qmim ma tlir. Me free shipping veq kqyri krejt ren e i gjen un keshtu ja bejsha.
Po bora. Shumica po e kanë transportin shumë të shtrejt për kosovë.
Për qata thash mos ka marrë najkush e e din ndonjë faqe qe i sjellë edhe këtu.
Faleminderit gjithsesi
Tek ali express nuk ja vlejn rrobat fare shum cilei e dobet vijn ,sita te mira ka plot ne internet ke amazon ebay ,zalando mban shum rroba te mira ,se di nqs e mbulojn edhe kosoven apo duhet te paguash doganen sepse vet jetoj ne itali
Unë hyra në ali express po 10 euro kushtojke rroba, 150 euro transporti për ktu. A keni najkush përvojë a keni porositë najhere najkun?
Faleminderit shumë