Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Autizmi te femijet 2 vjeq
Pershendetje te dashura, kam shkru edhe me heret per shenjat e femijeve me autizem. Tash qe djali eshte bere 2 vjeq dyshimet veq sa po forcohen. Po ju shkruaj sjelljet e djalit tim 2 vjeq e ju lutem nanat me femije autik te mi tregoni eksperiencat e juaja qe sa me shpejt me fillu me trajtim.
Djali jem lun me drita shume i ndal i dhez, e kqyr llusterin, vjet dmth 1 vjeq ka qene e imitojke qenin mo jo, vjet bojke me dore papa mo jo, von ka fillu me ec, von po don me fol, dje i ka bo 2 vjet hala thot veq baba mama ama ade kurgjo ma shume. Lodrat qe lun me to sosht kreativ hiq veq me rrota lun dmth sende qe cillen ka qef, kshtu i distancum prej tonve osht, kur e thirr ne emer nuk pergjigjet, nese e thrras une ndoniher kthehet ndoniher jo a kur e therret dikush tjeter nuk e kthen kryt hiq. Problemi ma i madh osht qe sdon me lon askend me ju afru sidomos te mdhajt se me fmi lun mire...
N K (5 vite më parë)
Marsi Marsi (5 vite më parë)
Nk kur ja ke bere vaksinen e mmr-se femijes?
Alea Morina (5 vite më parë)
Jo te kuptoj shume mire dhe ke te drejt, dhe pse mendimi im nuk ke me te ofenduar ty; gabimi se bejne shume nena, une kam vazjen prej fillimit jo autizmi, jo ka semundjen e shiqerit ja kom ba analizen e shiqerit, jo gjendrat tiroide amo krejt keto qka me kan thene mjeket... shume kom marr kritika pse po bon femijut keto analiza sepse keshtu tha pediatri une po i tregoj problemet ajo me tha me iba dhe i bojsha...gjithomon thom une po e boj maximumin per te qka e ka shkru zoti aty e din, allahu te ndihmoft dhe te udhezoft me se miri, amo psikologu i femijve e kupton me se miri dhe e trajton ne baze te problemit qe ka. E di jepum shume mendime si une qysh bera gabim por pa qellim me ofendu, kerkoj falje.
$uzi **** (5 vite më parë)
Nk e dashur me vjen keq qe e ke keqintepretuar thelbin e sms time!ne asnji moment te vetem nuk isha gjykuse ndaj fenomenit,por isha keshilluse ndaj fjals tende ,Asaj se cfar ke shkruar/cilsuar!(biles e zgjata duke te tregu rastin konkret si veproi dhe vet me femijen tim(,un ate mendim Kam ,qe ne si nena nuk duhet te panikosemi me dhen "etiketime"per femijet ,jan dok ato qe vendosin ,edhe sic e ceka me posht ka raste qe se pranojm pa marr menidme,keshilla te tjera.gjithsesi ..... Uroi me shpirt qe cdo femije I cdo Nene te jet mire me shendet,e po u sprovume ateher e lus Zotin me ja letsu edhe me pranu sproven dhe me marr dobin prej saj..sps ne cdo sprove ka dhe hajer ne te,por Ajo shikohet me vone)..femijet autik jan aq te vecant e intelligjent por duan pune,durim,dashuri me ju nxjerr me pah mirsin...uroi gjith te mirat per djalin dhe mos u ngut,por jepi kohe,stimuloje,mos Bej krahasime,sps cdo femije eshte unik dhe zhvillimet vin me etapa te ndryshme..rendesi ka me ja ba sebebet sps caktimin se ndryshojm dot.
(5 vite më parë)
N K nuk je e vetmja që je e shqetësuar , se dhe unë të njëjtën breng e kam me vajzën , edhe kjo është 2 vjeqe gati , qeshtu me fol pak fjal flet veq disa , nana baba ama jasht kuku papa , bukës bup i thot gjyshe , daja qeto krejt pak edhe ni pytje ma herët e kam cek se për çka shqetsohem më së shumti , është mirë ne si nëna që e kemi këtë brengë në zemër tjau bajm kontrrollat e nëse gjen naj mjek të mirë më informo, kam dëgjuar që thonë mos e etiko ashtu fëmijën , po nëse ne dyshojmë nuk.ësht që.janë me të vërtetë ashtu , thjesht të.na hjeket brenga nga zemra që e kemi se dhe ne dëshirë skemi ti kemi fëmijë5 me ndonjë gjë , in shaaAll'ah i kemi mirë fëmijët e i patshim me jetë të gjatë.
Lora ° (5 vite më parë)
N k une kam qene sikur ti pak a shume me djalin e madh per pak gje e kam dergu ne kontrolle, me pak fjale derisa shpirti mu ka be rehat. E me djalin e dyte nuk e bej.Zemra e nanes e ndjen kur me femijen nuk shkon mire diçka , dergoje djalin ne kontrolle ku ty ta merr mendja, ne qofte se edhe asgje nuk ka.Te kisha keshillu me dergu ne qender te autizmiz ne prishtine ,aty punohet jashtzakonisht shume dhe jane krejt profesionist. Gjithe te mirat shendet djalit .
N K (5 vite më parë)
Faleminderit per pergjigje Suzi dhe Alea, ju di shume per nder. Por seq nuk me pelqei kjo menyra e te qasurit duke gjykuar. Edhe nese quhet nje femije autist ai nuk eshte ofendim Suzi eshte thjesht qregullim qe femiut i duhet kujdes me shume, pastaj qdo nene te pakten nje here ne jete i shkon mendja se mos nuk shkon diqka mire me femiun e vet. Une kam bere pyetje ketu dhe nderkohe kam caktuar termin te psikologu dmth jam interesuar aq shume sa qe ne te gjitha anet kam nderhyre. Alea nese nje nane e ka lene tere kohen femiun e saj me telefon mos i fut te gjitha nanat ne thes me te, ka nana qe kujdesen aq shume por prap femiu eshte me anomali, une si tip gjykimet dhe paragjykimet nuk i dua !
Alea Morina (5 vite më parë)
Shume nena tu marr me punet e shtepis me i kry si duhet femijet i lane anash me telefon ne dore non stop, kam nje rast i ka 4 vite tani dhe nuk flet hiq mirepo kur e thrret ne emer te pergjigjet, 24 ore ne telefon e ka lan flet ngapak si rusisht si ukrahinisht qoftese i thu diqka eshte shume i gjall e krejt amo ai eshte rast tipik qe e ka shkatrru telefoni. Duhet me dite kufirin uje me pi shume te dhemb barku... ajo jeton ne fshat e ka rastin tipik oborrin e madh me qit djalin me lujt me to mos me lan ne telefon tani ja kan largu po prap psh nuk flen pa telefon e kesi gjera... une per vete vajza ime kur ka qene 8 mujshe e thirrsha ne emer nuk me kthjeke koken aq shume u pata shqetesu te pediatri me tha heret eshte me vrejt femiju pa ba 2 vjet smund me jep diagnoz te sakt, telefonin zero e ka pas vajza jem nga frika... po dha zoti 1 vjet fiks filloj me ec une e kom pas edhe ne kopsht kur vi ne shtepi jam e lodhur se jetoj veq me burrin sme len as buken me ba tu u marr ka qef me lujt bashk sdin me lujt vet gjithqka mundohem me ja sqaru mire dhe qoftese ka gabim diqka i thom jo nuk eshte keshtu ... shumica me kan thane pse po ja sqaron kur kjo skupton se eshte shume e vogel,.. por kur mjekesia thote foli ne bark bebit pse mos ti flasum kur e kemi ne duar... dha zoti vajza ime nuk eshte me autizem pas nje viti filloj me perparu ne cdo aspekt si moshataret e saj eshte nje tip qe eshte pak me i mbyllur se jom kujdes teper per te. Amo te gjithe nenat le konsultohen me mjeket profesionist allahu e ka shkru me femij keshtu mos mu ba rahat dhe mjeku profesionist i tregon qka eshte problemi, ka qe nuk jane autizem por jan pak te vonuar atyre ju jepin vitamina e keshilla duhura mjeku duhet patjeter konsultuar.
$uzi **** (5 vite më parë)
N k me fal e dashur sps nuk dua absulutisht te te lendoi por nese ti nuk e ke cuar ne logoped dhe ai nuk e ka diagnostifikuar me autizem...si po mendon ti tia vesh nji diagnoz te atille!!..biles edhe mjeku edukat kur e vendos ne prinderve nuk na rri zemra rehat edhe vrapojm sa ne nji ne nji tjeter vetem te marrim pergji sa me te sakta..ma bej hallall ta thash kete sps duhet kujdes kur etiketojm me njj femije qoft ai normal ,me autizem ,hiperaktiv etj ...sot femijet nuk jan si ne dikur kan ndryshu shume gjenerata..nenat tona nuk kan pasur kohe tw merren me neve ama kemi dal ne lagje e kemi lujtur jemi zhvidhuar duke e prek lojen konkretisht..sot femijet tan po i paralizon jeta virtule si i madh e i vogel ndikon ne mos pasjen e bollshem te fjalorit ,(sa ma shkurt ti japin pergji)duan te rrin vetem ,nuk e ndjen knaqsin e femiris..flas ne pergjisi per femijet ..sa per djaljn tend un mendoj se ka nevoj per kohe jo gjith femijwt zhvillohen nji stad por duhesh me pak durim te bashkbisedosh me te sa me shume tia spjegosh cdo detaj tia pwrseritesh shune here nji fjali, normal me ze te qete qe ai ta perthithin..psh:ta ben me gisht apo ne mwnyren e ti kerkon uje...ti e merre edhe e con tek gota edhe mos ja jep direkt..thuajj: ti deshiron te pish uje ,uji eshte shume i mire .ti do te hash molle,molla ka ngjyre te kuqe..lodra qe ke ne dore ka ngjyre te verdhe..dielli eshte i verdhe..pra ec me fjali te vogla pastaj i zgjat...nji metode qe po ndjek me vajzen 18 muaj eshte sps nuk ja rendoj koken me shume gjera..nese ka nji liber me kafsh ja spjegoi vec disa konkrete qe i sheh cdo dite pshb qeni ,mica ,lopa etj edhe tingujt e tyre ,deri sa ti mesoi kwta nuk vazhdoi me tjerat..po ashtu edhe per pjeset e trupit ..edhe me numrat, kemi mesuar deri ne 3..1,2,3tata brrravooo gjithmon tu e lavderu per gjdo gjest qe ben..dmth me stimulu... e dashur te sygjeroj per me qetsu zenren nji vizit ne legoped ,nese eshte nevoja edhe ne psikolog(sot psikologu, logopedi jan si cdo dok tjetr qe i vizitojm normal,duhet ti heqim kompleks biles eshte normale qe ne moshen 2vjecare me cu per qefe me ba vizite e zhvillimit tek logoppedi cdo femije por ktu tek ne se kemi akoma ate edukat rregull mjaftohemi me mejkun e lagjes) edhe sa me shume pune ti me te sps ti je ndihmesa me afert edhe sic e kan cek nenat coje ne kopesht sps aktivizohet me shume me femijet ..edhe largoji mendimet negative njiher beja sebebet pastaj ca ka caktu Zoti do behet..Zoti ta rujt e rrite hajrit
N K (5 vite më parë)
Rina, m n dhe miamar, te dashura se di si me ju faleminderu per keto fjal kaq te mira, me duhet me dergu ne çerdhe inshallah, knaqet me fmi
Miamar Mia (5 vite më parë)
ti po thua qe luan me femije te tjere dhe kjo tregon shenje e nje femije normal,ti po thua qe pergjigjet kur e therret.Eshte i distancuar prej me te medhenjve por jo prej femijeve.Lodrat sot shumica e femijeve i refuzojne sepse ndoshta nuk jane aq terheqese me per ta,ndoshta duhet nje tekneknike e re per femijet e sotshem dhe nuk je e para qe ankohesh pse nuk i do lodrat,thjesht nuk i duken aq interesante.Ti coje per te heq fiksimin tend tek nje mjek .Une do teXV sygjeroja ta coje ne cerdhe
M N (5 vite më parë)
NK siq ka thene edhe Rina , per me hek marakun mos me nejt gjith kohes me stres e me tut qoje djalin se sikur mjeket qe ta hek marakun , na nuk mundemi ...sigurisht prej eksperiencave tnaj nanes pak mundet met nimu mirpo sikur mjeku asnje. Mua nuk mka ra me taku ndonje femij autik,veq nje shoqe qe e kam ajo tash fillim vitit ja kan dignostifoku djalin me autizem e qka mka tregu ajo se si e ka vrejt eshte se djali nuk ju pergjigjet kur e therret, ne park kur e ka dergu eshte distancu prej gjith fmijve...vetem me nje loder ka lujt edhe nese e ka dergu n park me at loder eshte mar edhe si ka ardh interesant fmijt tjer , kur ka kerku diqka nuk ka shku me mar vet mirpo e ka kap perdore gjithmone nanen ose baben fmija edhe e ka qu deri tek ajo gje se qka e ka kerku, nuk ka pas kontakt me sy ...qeto shenja mi ka tregu shoqja. Ndersa per moshen qe e paska djali yt njejr edhe djali im n at mosh vetem pak fjal ka fol ... me 3 vjet si i ka bo mo goja sju ka nal hahah biles ska sen as fjal qe i ik e mos me fol . Per qe qan qe si njeh te tjert njejt edhe fmijt e mi deri 2 vjet kur e kan pa dike te huaj kan qajt e me kohe ju ka kalu .
(5 vite më parë)
NK per me hek merakun dergo ne kontroll, une e kam djalin e kunatit me autizem e ka shkallen me te vogel ( se autizmi klasifikohet me 1-5) ama ai psh kur e therret kthehet dhe pergjigjet me po ose jo, nuk shoqerohet me te tjeret, lodrat si ndan me askend, mamin e vet e degjon shume shume ( madje une quditem qe eshte i prekur me autizem). Edhe djali jem shume pak fjal ka fol ne moshen 2 vjeçare por tani eshte 3,5 dhe fol per mashalla, ama ka nis me fol ateher kur e dergova ne kopesht dhe u socializua me femijet e tjer. Neve nanat behemi merak per cdo detaj dhe autizmi koheve te fundit u be shqetsim i madh se po i shoh pyetjet e njepasnjeshme ne portal.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?