Sea te pergezoj per vullnetin dhe iden per me paraqit kete dite sa me te bukur para femijeve.Kjo ngjall mjaft emocion tek ata,dhe rriten me kete fryme e kete bindje.Edhe ju festofshi,me gezime e shendet,e shtepia juaj qoft e mbushur me miresit e All-ahut gjithehere.
Na prizreni e kemi oriz sarma sup sallata edhe bakllava padyshim edhe mish kurbani elhamdulilah vetem se nuk po ja ndjejm lezetin e festes ka humb bereqeti nuk esht si perpara edhe pse ne shtepin ton mundohemi ne maksimum me pas frym feste meqense vajzes nuk infestoj ditlindjet ne fiter bajram ja bera surpriz ja reegullova tere shtepin me balona shirita e ksi shkronjash urime bajramin se keni ide sa bukur dul qfar atomosfere festive edhe te afermit u quditshin pasi jan mesuar zbukurime te tilla veq per vit te ri ndersa ne ket bajram ja kam porosit nje torte te shkruar urime bajrami e do ja mbledhi shoqet ta mesoj edhe femija se muslimani ka leto dy festa kalofshit mire te gjitha
Tuti,e dashur ske pse e mendon ate pjes me,ndodhi qa ndodhi mbet ne te kaluaren,tani mendo per te ardhmen,fundja ju jeni bashk,ajo ka rendesi.Beje bakllavane,e prite si gjithhere,mos u demoralizo.MashA-llah plot begati in shaa Allah ne sofer e plot harmoni mes jush.E pritshi me shendet e gezime per shume mote te tjera kete fest te bekuar.
Manjolla paske me u knaq,po edhe nana kete bajram e paska zemren plot.Bash mir ke mendu,se ju kishte shku dita tu mar me pergaditje, e kur je kshtu veq per pushime,mundohesh prej nje dite me i bo dy.Kshtu qe tash ka zgjidhje sa te duash me porosit e ste mbet merak per asgje.Mjafton qe ti e shijon kohen me nanen e ajo me fmit.Falemnderit e dashur,ashtu uroj edhe une qe ta prisni me shendet e gezime mes jush.
Prsh Fitore. Tek ne ne mk tradicionale e kemi mish vici ose kingj te pjekur me oriz, normal sallata dhe servime,per embelsire bakllav ose shererpare sedi ju si i thoni. Eh mu pat kujtu fiter bajrami shumica e dini cka me ndodhi, e sme shkon dora me be bakllav per kete bajram, do bej veq oriz me mish vici ne furr ne pjat balte,pleckavic em kashkaval dhe sos, 1 qorbe,sallat ne karot hudher dhe pavllak, taratur dhe sallat normale, embelsir do mar 1 tort te gatshme. In,shallah me fat e mbaresi
Pershendetje Fitore, kete Bajram po e pres ne ks elhamdulilah me femijt dhe familjen time... ka kohe prej se qe kam shku tek burri e Bajramin se kam prit afer nanes e motres dhe vllezerve.
Ana jone Gjilanit,per drek te Bajramit zakonisht bejm gullash apo Jahnij siq i themi dhe sarma dhe paqen e kemi ne menu ... e per embelsir sigurisht sikur shqiptaret e kemi bakllavan dhe embelsira tjera e kete Bajram skam dasht as nanen me e lodh e as veten se besa atje kur e pres tek burri lodhem me pune e me embelsira tu gatu sigurisht qe e ka at lezetin e vet edhe gatimi mirpo ksai here du me porosit te gatshme embelsirat e me shiju kohen me familje.
Zoti na begatoft keto dite, e kalofshi gjith secila nje Bajram me plot harmoni e shendet ne familjet e juve.
E pritshi gjithmone me miresi e shendet.Lira edhe ne me heret kem bo kadaif po qe tash shumica me diabet e tensione e kem lan,e bash mpaska mar malli per ta.Bash kam me kqyr me gjet ketu e me pregadit.Anda ahahha eh me fmi,qe mora me postu pytjen e postova piken,prej tyne e di si eshte per bes,te dalin gjera qe si ke mendu e nervozohesh bile te duket cdo gje mbrapsht.Po meqe je vet me ndryshe eshte,i kordinon sipas rutines tuaj,nuk e ke me orar te caktum me shtru dreken.Po rriten edhe fmit e pergadit si ke qejf mandej boll.Suzi sa interesant ju peshk paskeni,vend e adet thojm ne.Njeriu po lakmon me i pas te gjitha ne tavolin,me e dallu kete dite nga ditet tjera,qoft me ushqime,qoft me servirje.Ahahha tash e ke at picirruken e vogel,qe ju ndrron rutinen e viteve tjera juve.Po mir e ke,tash nuk kemi musafir me ashtu siq kemi pas,as per tber bajram,tek ne zakonisht dreka bajramit dhe darka nuk mbledh musafir,te gjith han neper shtepi te veta,si rregull kjo.Po tash ka edhe prej tyre qe po e shohin vetem si dit pushimi dhe aq.Burrin e kam ne pune fatkqesisht,skem ku dalim veq nese qetu afer kret pak sa me i qit fmit.Bash kur mesohesh me kalleballek,te duket shume keq keshtu,po qa me bo,e paqim shendetin me tjerat adaptohemi gradualisht.Rina qe tek ne mantia sbejn fare,apo shume rrall edhe jasht bajramit,elhamdilah gjithe bereqet in shaa Allah keni ne sofren tuaj.Bash ajo miresia dhe hareja qe e sjellte kjo fest ne shtepit tona si femij ku ishim tash mungon,po me u mundu se si prind,me percjell pak emocion tek femijet,ndoshta ja arrijme.Falemnderit edhe ju pritshi ke shendet e gezime gjithmone.
Përshendetje Fitore, tek ne kemi adet që për meny ( e kam fjalën
për kurban bajram) mishin e kurbanit të përgaditur me perime, mantia, sallata, torator, etj... për ëmbëlsira bakllava, torte, bombica sepse i pëlqejn fëmijët heheh. Festë që sjell mirësi por që për fat të keq siq e paska cek Suzi po e bëjn ditë pushimi dhe ikin diku për qefin e tyre. Shëndet e festofshi eshe shumë bajrama me krejt të mirat.
heh moj fitore cfar te te them ,nga ne kemi tradite bakllavan,taven e karapit ,byrekun dhe me te rendesishmin mishin e kurbanit..kete te fundit e pjekum dhe servirim me oriz e perime..sallata etj ..mami ime perdore edhe mantia shume etj etj..(.kurse un ne familjen time nuk eci me tradita..por me ate qe i gezoj femijet e mi..zakonisht bej torta biskota ,rafaelo etj bej nji mish ne furre me perime sgare edhe patate kaq ..sallat me pekqejn me teper ..por qe te gatuaj shume e te rrinn aty jo..sps nuk vjen kush me per dreka e darka nji vizit edhe kaq..biles edhe vizitat jan shkurtu me duket se i ka ik bereqeti e hareja festave sps njerzit me shume e shohinn si dite pushimi edhe jabathin ne plazh...e perne eshte ndryshe sps ja dim mirsin kesaj feste dhe mundohem te bej me te miren per femijet (kto kan rendesi per mu hahah)
per servirje me pelqen shume po cedo tani qe vajza vogel spo del koha as nuk le asgje nji vend duhet gjith mi ngjit tavan sps ka qef me prek e eksploru..ama kur ishim me kto 3 te medhejt i vendos gjitha ne tavolin mesi me pëlqen qe te jet tavolina plote ne ket dite te bekuar..Zoti na udhzoft edhe pranoft veprat ne keto dite te dhulhixhes edhe i furnizoft edhe ato qe nuk kan ...
Te perqafoi edhe klb zemer edhe mos u merzit se ti je mësuar kallabllek e tash pak ma ndryshe atje ,po shijo femijet edhe dilni se ne xhamiajt e turqeve behet feste per Bajram te pakten femijet e ndjejn haren e bajramit aty...
Valla un me fmi t vogel tash , e kom njet gullash , pire sallten , speca tveres tash , pije , bile. Baj natene. Bajramit e neser veq e nxe se ashtu mu qu sabah drejt te dreka skam vakt sum lajn fmia , jetoj veq me burr leht aj nuk zgedh ushqim veq aosht gjell se ka gajle , edhe te na orizi u kan gjith bajramin e kalum kom pas oriz ksaj here pe ndryshoj qka tim vje ma leht me ndreq
Se pari shpresoj qe jeni mir e shendosh,se bashku me familjet tuaja.Deshta me pyet cila eshte menyja e dites se bajramit tek ju,cka e keni sikur karakterizuese te kesaj dite.Po du me ndryshu prej asaj te zakonshmes, dhe te marr ide edhe nga ju,pasi ketu jemi nga vende te ndryshme.Tek ne tradicionale ka qene,oriz me pule,supe,sallata,turshi keto kuptohet,sutlash,bakllava,edhe ndonjeher pite me rrath.Por jemi rrit me kto,e disi po du me ndryshua pak.Pastaj sa i jepni rendesi servimit ne tavoline,a e shijoni pergaditjen per kete dite te veqante,apo lodheni prej puneve,edhe kalon sikur cdo dit tjeter.