Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Detergjent per rrobat
Prsh nena,cilin detergjent e perdorni per rrobat e bardha,un gjith kam perdor dash pluhur,po heren e fundit smi ka la hic rrobat krejt njollat nven e mi ka hup bardhesin,e kam porosit nje Ariel te amazon po nuk e di apo lan mire apo,a ka nga ju neja qe perdorni Ariel e nese e keni porosit ke amazon a ju ka qellu i mire,flm per kohen tuaj
(5 vite më parë)
(5 vite më parë)
Tanna ke fol tamam, ktij shkrimi si shtoj e si hjek as pik as presje
Tanna . (5 vite më parë)
Oh Suzi e dashur ato hekurosje e palosje Nuk I permenda se shume u bojke hahahah. Oh bre nana shpija kish shume pune qe kurr nuk perfundojn, po perbese nje mes me te gjithat. Ne jemi rrit me shume pasterti e kemi shume vese. Kur kam fillu me dergu djalin ne grup me femij o Zot jom tmerru tepihet plot qime te macave e qeneve, lodra te dyta, femije ka 6 muajsh rrobat e tyne si lecka qe fshijn kepucet. Tmerr teper u pata shqetesu. Djali I'm vizllojke hahaha po me kohe duke u adaptu te mesohet syri edhe me te keqen. Lakmi kurr nuk ju marr si jetojne te huajt, duhet mi perjashtu disa se edhe ketu ka vesvese qe e mbajn shpine per mrekulli thuaj 5%. Tjeret eshte e tmerrshme me hap deren e tyne, nuk me dalin 5 faqe me pershkru sa keq e papaster jetojne. Po qka me bo shpi e zakon, keta disa skan as fe, as tradita, rriten sokaqeve pa prind, pa familje me nje fjale e perdorim shume alkohol e droga dmth ska rendesi jeta si e bojne. O brehhh sa here e boj darken e I vjen shpise era buk thom o Zot faleminderit si jemi rrit na me varferi po me nji ngrohtesi ,paqllak dashni e pakusht. Lum ajo shpi qe ka pas nane qe I ka mbledh gjithe ne sofer. E puna pastertise eshte diqka individuale, une thom shyqyr secili shpin e vet adetin e vet. Gjithmone e pasterta eshte vrejte si thua Fitore ne ene, ne detaje te mshefta se mesin e shpise krejt e fshijn diqysh. Po mua ma qajn koken do qe veq per pasterti felin e hajrin nuk e kan, frigoriferi iu bohet krejt I verdhe e te kapen gishtat shkon nje vit e nuk e fshijne e qato femra me lodhin qe ju doket vetja ku me dit qka a bash kerkah nuk jon. O njoh dembelica we kan thone kurr nuk fshij as nuk preku bruma me dore, skan qare mire keq punet dueht mu bo, po me mujt nje mes ,mos mi marr me nervoze edge femijeve e edukimit me shume me I kushtu vemendje. Zot shyqyr qe kom vetem e I lo llug merrem me fmi, pi kafe relaksohna e kur e shof qe femijet po luaj ose flejn une I boj sipas nevojes. A ne Ks perbese duhesh me zor me I bo se veq ta nxen dikush deren. Inshalla'ah kemi shneten oj shoqe se punet nuk ikun, mos merrni merzi dhe lum kush eshte vetem nje nuse pa kunate dmth spo thom pa vjehrri;))
(5 vite më parë)
Oj nana rrobat e bardha mi ka la shum mire Arieli vallah,e mduket kish arom ma tmire se dashi,ishin ma te fresketa rrobat,inshallah po ma bin gjithmon kshu,se hic bes si ke ktyne se ta ndrrojn dorem
**mah-babies* * (5 vite më parë)
Ahahha jo bre Lea veq vjerrat qe jan neje kan kohe me na "keshillu" neve me pastru se vjen filani,apo filani ka bo kshtu.Se ne te rejat me pune e me fmi,menzi po arrijm me kenaq veten me punet tona,e si vie rendi me bo diqka per inat te kojshive.Po edhe qe jane ma para si shtet per se si jetojn(pastertis) dhe si hane pa kokerr edukate sja u marr lakmi, e as kurr fmit e mi mos befshin ashtu.Ja u marr lakmi veq respektimit ligjit,qaq,pastaj kjo nderlidhet qe me pas rregull ne at vend,perndryshe asgje tjeter nuk e pelqej tek ta.
(5 vite më parë)
Po mfal pak Lea se teshat jan shum me rendesi se nese un i kam pas te bardha e te lara mire,nuk muj me pranu qe te brendshmet e mija me mdal nga lavatricja mfal per shprehjen me njolla ne mbathje,pa prit pak se nuk esht gje e bukur ,e per mu ska rendesi cka mendojn tjeret ,ka rendesi qe un te ndjehrm mire me at cka vesh,edhe me i hudh rrobat pa shkun ne tel nuk esht mire as ajroset e krejt me rrudha ngel,nuk besoj se dikush pastron per inati ,un per veti jo se kush rrobat ntel smi sheh se e kam rrethu krejt e hic gja nuk duket ,po kur te thote msusja ne shkoll qe vajzave tuaja i vjen era pasterti a nuk esht gje e mire per cdo nene? Ndoshta per disa esht ekzagjerim ,po per mua esht sherim nese rroben e kam te paster,ori lori ke shu. Te drejt un i kpus duart nese vajzes time ja shohin mbathjet e bardha te bera ngjyr zhuli,gjithsesi ju falenderoj qe gjetet koh e dhate mendimet d juaja,ne shqiptaret jemi shum pastertore e kte se mohon njeri,se ktu ku jetoj un vec shqiptaret meren per pastrim,kta tjerat vec per plakat i preferojn
Ori Lori (5 vite më parë)
Lea jam shum dakort me ty ,ktyre normal qe nuk ja ndjen per kojshin,Po kto as pervete ,un kisha me rregjistru djalit ne qerdhe ,kam pa 20 qerdhe rreth zones ku jetoj,kur I shikoja xhupat e femijeve krejt pis,stresohesha se thoja ku kam me e fut djalin ne kopesht,I thoja burrit mor zot kaq te veshtir e kan kto njerez me ja la xhupin fmive ,,ai fmi e kishte nanen me pun teper te mire ,me 3-4 gjuhe ,,une jam nje shtepiake,qe Di me la ,me gatu ,,,Po nuk ja kam lakmi fare asaj per QA ka arrit Kur i shikoj se I ka mlu pislleku,,spo tham qe jam sterile,,por mundohem qe ambjenti ku Jetoj me fmit e mi te jete ok,,te pershendes
My Baby (5 vite më parë)
Nuk eshte papasterti pse nuk i heket njolla pas larjes. Absolutisht. Papasterti eshte nese kundermon ose ka mbetje te palara. Edhe mua me pengojne njollat shume ama absolutisht se tregojne pastertine e nje gruaje ato, sepse jo qdokush psh ka kushte me ble detergjenta te shtrenjte apo heqes njollash. E rrobat e femijeve piken me shenja te pemeve qe nuk hiqen.
Lea Sadiku (5 vite më parë)
Skom koment per pyetjen. Por pastertia eshte shendet kte e dim te gjith. Por jo diqka e tepruar sepse nuk ja vlen aspaaak. Ori Lori po kta qata jon perpara si shtet si anglia, si shume shtete evropiane se nuk merren shume me sene koti ajo i shtrin ne tel ndoshta edhe si intereson a I kqyr kush à jo , a ne ne kosove ma shume i mbajna per kojshi se sa per vete me mi pa ajo me mi pa kjo. Hahha kto Krejt sene palidhje jon , gjethkush per veti e mbane pastertine por nuuuk ja vlen aspak met kap kryt ose me hup krejt diten me do sene
Ori Lori (5 vite më parë)
Hahaha fitore qa mke ba me qesh,,ishtu jan ktu ne angli per ma llom si ba nana,ne shqiptaret jemi rrace e paster ne pergjithsi,,komshija jem ktu ne angli kur vendos rroba ne tel si hap fare veq i hedh siper telit ,e ka burrin doktorr,,i tham burrit shifi kemishat e doktorrit ,,,ktu me duken cop cop krejt ,tana faleminderit ,ne qfar vendi jeton ne londer ??
$uzi **** (5 vite më parë)
me duket se kena harru dhe nji detaj Tana , palosja pasi lahen huh ,athu se du mi palos per raft haha,dmth kyt e veproi sps eshte ne te miren time se vertet shtrihen rrullat dhe rrobat nuk kan nevoj per hekur ensidomos te perditshmet e fmive...(fitore ne e kemi rrobat ne tel ,oborri ,dhe shtupa qe shyqyr qe dolen keto me ngjyr se mbetem tu ble ace si vajijn ne shtepi ,se kush i nxjerr shtupat me te bardha hahaa) shume e vertet shume i nxjerrim vetes pune edhe ik koha fluturim por duhet me ju dhen perparsi primareve edhe me rujt qetsin sps nuk po na vendos kush tabel nderit sps secila e mban pastertin per veten e vet por te mundohemi te heqim nga pak "manajkllekun"sps eshte i tepruar ..jo me lerg se mbrem isha nji familje edhe ohZot filloi vjehrra shpis tu anku per nusen..ja kjo qoft i len shume liri femijet sju bertet kurre ..kta e kthejn shpin permbys e ksaj ishkon dita vec pastrim etj etj ..behet fjal per 5 femij mbrenda nji pallati..tashi un e kuptoi ate nuse se kam femij vet dhe lojrat neper kam nuk jan papsterti..por pleqve nga divani ndenjur ju bahet mize ne sy cdo gje qe shohin jo ne vendin e vet..edhe ja prita pasi foli e foli..ithash nji nane qe rrit 5 femij gatuan edhe mirmban 6dhoma shtepi e vetme normal qes mund tia dalin me lumturu njerzit qe kerkojn e vec flasin pa ndihmu ,,por lumturon femijwt e vet dhe kjo vlen me shume se gjithcka))ka hesht edhe nuk foli me..tashmaaa bla bla ..nese vertet do rregull max me 5 femij coo puno pastro angazhohu dhe ti kur je e zonja me dhan keshilla jep edhe ndihm...sedii vec di te them qe ëlum kush ka durim..femijet rriten..dhe ne po na ik koha vec dynja parandaj le ti japim kohen ton te cmuar gjerave kryesore femive ,burrit pastaj shtepis*(kush me njeh nga afer ketu !! dora vet jam po me pak ndryshime ... haha)
**mah-babies* * (5 vite më parë)
Eh moj Tana, po valla thash une pritoj me ja nis se e di qe mshkon dita me to, e tu e rujt maqinen si nje nuse spari edhe ato sa thjesht e tregun.Mendoj qe teli me rrobat,tabaku me qaj,edhe tepsiat e tengjeret tregojn shume per zonjen e shpis.Qeshtu kur sje msu mja lehtsu vetes,per pak i qet vetes pune edhe me shume, e bllokon maqinen krejt ahahha
Tanna . (5 vite më parë)
Ehhh moj fitore sa kom qesh me at letren qe perthith ngjyrat, une e kom perdor nje veq me provu ne rroba te nje nuance, e ka marr maqina e ka fut poshte te filteri dhe nji dit duke la tesha filloj me leshu ze si gjarper spo di si me thon veq bojke cìiiii dhe une mendova qe ka marr lidhje te shkurte e po djeget skam guxu me leshu. Kur e kom pastru filterin e pash qe ajo letra ish mbeshtjell. Hahahah sa me ka frikesu kurr me nuk e perdori. Ori lori vanish eshte shume i mire per njolla, po keto te baltes ne park veshtir vallah nuk po hjeken. Ohh moj eb shyqyr qe nuk paska goj ajo lavatriqja jote hhahahah e gjora qenka ne zor prej teje. Perderi sa i ndan rrobat mire, nuk i perzien , i lan ne parashperlarje dhe te bardhat sidomos brendeshmet, pizhamt e peshkirat e trupit minimum ne 60°c mos u be merak se programi qe eshte 2 ore e me shume gjithe punen e kryen ske nevoj 2 here me i la. Nuk e di a kan sjell ne treg me shq. Dhe ks antibacterial per rroba e shton gjate larjes sikurse zbutesin ose me detergent dhe e pastron maqinen dhe i mbyt bakteriet shume shume i mire.
Tanna . (5 vite më parë)
Hahah oj nana shume me vend thoni qe ne jemi shume vesvese ne pasterti/rroba por vall'ahi pak ka si ne e pak ka me pas. Bilem keto femrat e jashtit jo shqiptare e kam fjalen nuk lavdrohen kurr as qe iu intereson nje numri pastertija, po do shqiptare ne ks ta lodhin kryt tu fol sa te pasterta jon, sa vesvese e kur I kam pa duke I la pernjihere te berndshmet te krejt shpise, qorapa e pecetat e enve, dmth gjithqka ka e bardha pernjihere, dhe cdo bluze e re e vjeter, qorapa pantolla, pizhama tesha te bebes krejt pernjihere o Zot jom tmerru. Eshte ok mos me dit amo kur dijn aq shume me fol sdi pse nuk ndalen me logjik qe peshkirat e kuzhines e peceta qe fshin lugen me te e gotten nuk futet brehhh nje uje me qorapa e breke. Nana ime u kon shume maraklike I ka nda ne 10 vende me kon nevoja rrobat e ashtu ja kom marr zakonin. Dhe si thua Suzi seshte vetem larja , Mia kur lahen e me mbesin pa I shtri beso nuk rahatohem, dojn pune mi shtri mire , mos mi lon teper mu tha etj etj amo qdohere eshte verejt femra maraklike ne rroba po tash kan bo lek shumica veq po I nderrojne hahahha spo munesh me dallu askend hahahha.
$uzi **** (5 vite më parë)
o fitoree po cas kemi te komplikuara na grat shqiptare mii ,cdo gja e kena shumfish hahaah.. eb nuk kan nevoj moter aq shume pralarje 2 ore..thjesht nese i ke vecu peshqir e ndrresa pa corape mbremda.dmth .ateher vec ju ben shperlarje 30-40° edhe fillon procesi i larjes se plote 90°..mos se ashtu demtohen rrobat jo hapen jo hollohen etj..biles jan disa fanela te burrave te bardha nji matrijal elastik qe me 49° duhet mi la se rrullen shume ..dmth duhet me mase cdo gje edhe mos u fikso se kam qen un keshtu edhe katastrof vec gjith diten laj hekuros palos ihaaa pa e shiju nji kafe apo me nxjerr femijet etj etj..!
(5 vite më parë)
Jo vallah un jam e fiksuar me rrobat,i ndaj krejta,bile kajhere mban fjal vjehrra,pse si fut blut me tzezat se nuk ngjyrosen,oor jo nuk du nji rrob me mu ba si zhul,te bardhat i la larje paralarje me 60 grad,2 ore e 30 min,pastaj i kthej me 90 grad me 3 ore,e nfund ja bej nje shperlarje plus 35 bashk me lenor,se di a jam gabim por shum tbardh i kam pas por ky dashi fundit hic smi ka la sonte i kam shti me ariel shohim si dalin
**mah-babies* * (5 vite më parë)
Rumejsa jo une jo.Bile ktu po perdori zbutes,se normal me uthull i kam pastru,po mundohemi me ju ik qetyne aromave se veq sherrin jemi tu ju pa.
**mah-babies* * (5 vite më parë)
Ah moj suzi,sa te komplikuara i bejm gjerat ne si ben kush mduket.Psh nana ime te bardha qa kishte njeher i ulte ne nje kove,mandej ne maqin,disa gjera as maqines nuk ja besojke e i zinte vet ahahha,tash nom eshte adaptu pak me i besu teknikes me shume.E bajshin vet nje lloj sapuni prej yndyre nese jam sakt me gjyshen,edhe ate e perdorin per tepiha,rroba te bardha etj veq drit i bajke gjanat.Tash bash e patem bised me disa te huaja ktu per rroba edhe tha i shtijm mix veq nga nje leter per ngjyr se bashku me to e letra e merr ngjyren,mbeta thash,zaher na budall qe 100 proccedura ja bejm e sa klasifikimin,e kto aq leht.Mduket veq ne prej nje pune ja qesim vetes edhe ja 5/6 tjera.Nvend se me i shti ne maqin e me pushu,apo mar me diqka tjeter neve edhe kuedi sa her prek at pull e prek kete pull na shkon.
$uzi **** (5 vite më parë)
eh mi goca un mendoi qe per rroba te bardha ..nuk lun rrol vec detergjenti,por proceset sipas rralles si klasifikimi i rrobave ,, proceset e larjes,lavtricja etj..nese rrobat vecohen sipas kategorive edhe nuk perzihen ..shplahen para larjes..pastaj sillen 2 her gjat zirjes..pastaj kur merr lavatricja zbutsin duuhet te fiket edhe te rri ashu 1 ore ne ate uje pastaj te kalohet ne shtrydhje qe ti rrij aroma ..edhe duhet mi nejt ne te mos mi lan shume ne tel..etj etj..ather do kemi rezultatin qe deshirojn ..besom qe gjitha keta etapa te rrobave ikam arrir deri me femin num 3 haha..pastaj me 4 jam derzu ..te bardha jan por rrezatimin e ka marr vajza vogel tash..hahah keshtuqe te dashura rendesi ka nji detergjent cilsor edhe kush do rrezatim me ndjek etapat qe ceka me lart..(un perdor dash dhe sode buke per momentin..kurse zbutes samana ).
Rumejsa Gashi (5 vite më parë)
oj nena a i qitni rrobav edhe parfim qe jon veq per rroba si rruza te vogla qe jon se un ju qes po pom doket sikur mos me e mbajt eren
Ori Lori (5 vite më parë)
Ok faleminderit
(5 vite më parë)
E kam vu foto tek muri sprayn per njolla shikoje
(5 vite më parë)
Jo ori edhe per rrobat me ngjyr
Ori Lori (5 vite më parë)
Eb veq per rrobat e bardha eshte ???
(5 vite më parë)
Per njollat un perdor ace gentile spray,esht shum i mire se dhe un me fmi tvegjel tan njolla po mbahen
(5 vite më parë)
Jo bre ca me tfal,ju flm qe gjetet kohe e u prgj kshu mesojm me shum prej njana tjetres
Ori Lori (5 vite më parë)
Eb,mfal se tash tu ba un pyetje te pyetja jote.. Tana po per me heq njollat qa perdor,,kam provu shum lloje po asnje sasht tu mknaq,fmit ne park po bahen shum pis,e mbesin teshat tan njolla .
Tanna . (5 vite më parë)
Ori lori merr ne shishe ngjyre vjollce eshte i lengeshem, dhe me fal se kam then w5 por shampot e detergjentet jan FORMIL she jane super, dhe zbutesin po e marr ne lidl se teper i mire, doussy teper i mire
**mah-babies* * (5 vite më parë)
Ariel kapsula,ose persil,ndersa duel,lenor zbutesin,nejse kete te dytin veq me ja bo vetes qejfin po e qes,se duke ndejt ne tel tre dit rrobat,po ju largohet aroma.Por zbutja dhe larja eshte super.Une pervete jam e knaqur me ariel,ndoshta se ktu ende spo di produkte tjera qe munden me qene me te mira.
Ori Lori (5 vite më parë)
Tanna qfare perdor me lidl se un i marr gjithmon ne sainsbury,ariel per rrobat e bardha dhe nuk jam e kenaqur,,edhe kur i nxjerr ti thaj me garden gjithmon marrin ere shum te keqe ..Faleminderit
(5 vite më parë)
Amin moter ,krejt femrat allahu i rujt e i dhent forze,se ne jemi forza e jetes
Hira Hira (5 vite më parë)
Dhe undash perdor dhe jam shum e kenaqur, in jetoj ne tirane dhe katastrof rrobat ...Do provoj ariel kesaj rradhe ...Shum faleminderit nena gjithmone kemi gjetur zgjidhje tek njera tjetra.E b zotite rujt
(5 vite më parë)
Ahahag tanna ke drejt po prz ,shum mkan mrz un jetoj ne itali ,e ktu uj shum i fort ngurtesohen rrobat
Tanna . (5 vite më parë)
Me vite perdori ariel pluhur pershkak se i lan shume mire por i qes edhe shampo te legshem njkohesisht se arieli eshte shume i forte i len rrobat shume te forta/thata. Kapsulat i kam perdor po une nuk laj asnjihere rrobat pa parashperlarje e kapsulat normal duhet mi fut ne kazan te maqines e mandej mi hush rrobat mbi te, e dmth kur i laj me parashperlarje me shkon dem ajo kapsule e po duhet prap me hap maqines me fut plus nje. Thjesh spo funksionon. Eb nuk e di ku jeton, ne kosove persili eshte shume me i mire se arieli e ne angli persili sme ka pelqyer hiq. Po per nanat ne ku ka lidl mos ndrroni produkte e lidl w5 o zot jon teper te mira, rrobat me ngjyra me vite qe i laj me shampoo te tyne teper te mira, plus zbutesi i me i mire se lenor. Ne angli eshte uji shume i forte dhe pakes zbutesi qe bejn pune.Shpresoj te ndihmova. Hahaha qysh moj migrena per rroba mos moj moter se lahen merr vanish dhe te zbardhen, edhe une jom shume vesvese per me la rrobat po kryt sme kap hahaha. Mos e streso veten per sene qe kan zgjidhje;)
(5 vite më parë)
Shum flm nena,jeni shum te mira,se vallah smuj me i pa rrobat qeshtu ,vallah mka kap migrena vec nga stresi rrobave qe dy dit me dhimta tkokes prej qasaj prb,respekte ndna,te nderuara e te respektuara qofshit
Rumejsa Gashi (5 vite më parë)
un perdori persil kapsula amo shum mir i lan sidomos kto rrobat qa zihen i laj amo shum mir i lan kerkun njolla sju len
Anda... L (5 vite më parë)
Un jetoi n kosov , sum ka ra me porosit , popo arieli osht prej mat mirve , sidmos per tesha t bardh shum mir i lan , ka edhe ariel per tesha me ngjyra kqyre fare pe merr
Vlora . (5 vite më parë)
Une qdo her ariel kapsula 3ne 1 qe jan, pluhur qe shum vite skam perdor...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?