Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena me ndihmoni ,jam emocianlisht shume keq !
Prsh nena ,kam vajzen tre vjec ka lind ne mujin e 7-te ,ende ska fillu te flas vetem tinguj,me vones ka fillu edhe me ec,mjeket me thone zhvillim i vonshem po jam me hall se duket e pavemendshme ne shumicen e rasteve si dhei bem disa sjellje me duar te njepasnjsshme kur emocionohet diqka e kjo po me mundon shume spo di qysh me ja largu !a me tregoni a keni ksi pervoja edhe si kemi vepru mja hjek sjelljet e kqia te kush mu drejtu ...
Lona H (4 vite më parë)
**mah-babies* * (4 vite më parë)
Prsh Lona,paske marre keshilla mjaftueshem rreth asaj se ku te drejtohesh e si te veprosh me vajzen,vetem desha te te shtoj diqka per kete shqetesimin tend rreth duarve.E dashur ajo po flet me gjuhen e trupit,po i shpreh emocionet e gezimit ne ate forme,nuk ke pse e merr kaq rend kete veprim,thjesht eshte ajo menyra ne te cilen ajo po e komunikon gjendjen shpirterore ngase eshte forma e vetme e te "folurit" per momentin.Mos u demoralizo,asaj i duhet nje nene e fort afer,qe te ndiej sigurin,vemendjen,dhe dashurin ne formen me te mire te mundshme.Shendet
$uzi **** (4 vite më parë)
3 vjece e dashur nuk eshte as shume as pak ,,un mendoi qe instikti jon duhet me na shty me heret te kerkojm ndihme keshilla info rreth dickjae qe na shqetson ..nuk je vone por vajza ka shume nevoje per logoped pse jo edhe per psikolog per femije..cdo gje arrihet me ndihme te Zotit e pastaj me sebebe..mos e lej shume para tel.tv. krijo lojra me te aktivizoje qoft edhe ne punet e shtepis kur i ben ..(sjellja mamit rrobat..kjo eshte bluza babit, kjo ka ngjyr te kuqe.(.vendose letern tek koshi plherave etj etj, pra ndervepro me te ..nji femije i duhet mese 20 her tia perseritesh nji fjale te re per ta fiksuar ,per ta then apo fomrmuar si mini fjali i duhet me shume se 30 here..imagjino sa shume luajm rrol ne nenat ne fjalorin e femive..pra duhet pune, durim..bleji libra e dashur sps aty femija i fikson me se miri fjalwt ..libri e perqendron femijen ,habitet me ngjyrat dhe figurat edhe hyn ne boten e tij... te keshilloj qe te fillosh me fjal teke per nji muaj..pershb..topi,molla.banaja ..pas disa kohesh vazhdon perseri me kete molla eshte e kuqe,bananja eshte e verdhe ..edhe me numrat po ashtu 1,2,3..kaq mjafton per nji muaj..pastaj vazhdoni gradualisht mi shtu fjalet qe me kriju nji fjali te vogel..(pershb.nese te terheq e te con tek uji sps do uje .ti mos ja jep pa ja formuar pytjen a deshiron uje?nuk ka rendesi se nuk e thot me kohe e fikson inshallah..sedi cte them me vec di te them kaq.qe logopedi vertet do ta ndihmoj ,por ti do i japesh rezultatet e durura punes se tij ..me ndihmesen ne shtepi...mos u derzo.nuk ka kohe per meritje ketu por per nderveprim..Zoti ta ruajt e ta letsoft..gradualisht arrihet suksesi me dua shumee
(4 vite më parë)
Lona mos u mrz sot mjeksia ka hecur,coje vajzen tek mjeket perkates qe sipas llogjikes duhet pediatri vajzes me te drejtu ,e sa per sjellje edhe djali im kur gezohet shum luan gishtat e dores ose vjen shtrengon duart e mia dmth cdo fmi ka menyren e te shprehurit,e kam komshije nji shqiptare malit zi ka lind ne javen e 24 ta shohesh vajzen e saj thu a esht vertete kjo ,esht zhiv krejt fmit e kan frik ,andaj rri e qete se me stres nuk i ndihmon vajzes por me kurajo dhe forze ,thusj vetes un do ja dal me emer te zotit amin,ta kesh me jete vajzen
Lora ° (4 vite më parë)
Nuk e di ku jeton, por nese je ne Kosove dergoje vajzen ne neuropsikiatri te femijve , ka mjek shume te mire, do i bejne teste e kontrolla qe te percaktohet ndonje diagnoze.Sigurisht qe paska nevoje per senaca me psikolog e logoped. Mos u dorezo e mos u merzite femija eshte bekim prej Zotit ti si nane mundohu me qene e forte. Por vet ne kete aspekt nuk mundesh me ia dale sepse vajza paska ngecje ne zhvillim siç e paske ceke edhe duhen keshilla profesionale ne kete drejtim. Gjithe te mirat u befte me e mira per juve.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?