Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shkrimi i pare dedikuar bebit tim

Ne keto momente je vetem nje embrion brenda meje zemra ime;por pas disa kohesh kur ti te jesh ne gjendje te lexosh dhe kuptosh kete shkrim , dua te dish disa gjera qe nuk dua te humbasin neper harrese ose te transformohen. Dua te them "bebi im" qe me ke lumturuar pa mase me prezencen tende. Jam lutur qe ti te vije tani dhe ndjehem e realizuar qe mesova qe ti je brenda meje. Tani ne keto momente shume i vogel, nuk je akoma bebe por une keshtu dua te therras, shpresoj mos te gaboj, edhe nese jam gabim uroj te kuptohem, tani jam e mbindjeshme dhe jo gjithcka e bej sipas rregullave. Dua te them se edhe pse di fare pak per ty, une te ndjej brenda vetes dhe te dua pafundesisht shume. Diten kur degjova per here te pare rrahjen e zemres tende ishte kenaqesia me madhe, ti po rritesh dhe lidhesh me fort brenda meje. Dallohej zemra jote, koka, fillesat e kraheve, kordoni ombelikal qe na lidh te dyve i dashur, uaa sa pamje e bukur mu duk, ne te dy, ti brenda meje, pjese e imja, emocioni me i vecanti i provuar. Jam e kenaqur qe te kam ty edhe pse ishe 2 cm e 08mm per mua ke peshen, madhesine, vendin me te madh dhe te rendesishem. Pres me padurim te te shikoj ne ekografine e radhes. Te puth mami shume. Kam pershkruar ne menyre te permbledhur ato qe kam ndjere kur mesova qe isha shtatzene. Ky eshte i pari, kam plot shkrime te tilla.

Noel Hado (14 vite më parë)
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
oo nena kur po tregon i se qfar ndjenje eshte menxi po pres me umartu me ba fmi hahahah,shum i du femijet por pas ktyre fjaleve edhe meshum.
Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)
shum shum bukurr ilva...u preka shum hmm i kam kujtu vizitat e para ecografike kur i kam be e kur ja kam ndegju zemren ooo ZOT ska asgje me te bukur e me emocionusee ....uroj qe te gjitha femrat qe kan deshir te jen nena ta provojn at emocion...
Noel Hado (14 vite më parë)
asgje,e dashur,ishte kenaqesi dhe per mua te ndaja nje emocion te tille me ju.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Te falenderoj qe iu ke pergjigjur kerkeses tone.Te pergezoj per shkrimin ebukur,je e shkelqyeshme...
Noel Hado (14 vite më parë)
faleminderit shume hahahah
(14 vite më parë)
hahaha, hajgare po bëj, një her rrite këtë se qenka ende i vogël.Pa moter mos e le hahaha, ama pak më vonë.
Noel Hado (14 vite më parë)
joooo mos me thuaj hhahhaah.Eshte shume shpejt,pastaj mendoj qe me mjafton ky nuk dua tjeter .
(14 vite më parë)
edhe një tjeter ta ndejlla hahaha, një fëmij tjeter.
(14 vite më parë)
Aha,uroj ta kesh me jetë të gjatë, shëndet dhe lumturi përgjithmonë dhe ty të të bëj shumë të lumtur në këtë jetë.Mirë shumë, është bukur të mbash shkrime që ja ke dedikuar bebit sa ka qqenë në barun e nënes.
Noel Hado (14 vite më parë)
une djalin e kam 5 muajsh tani,por ne nje shkrim te ngjashem dje disa nena me kishin shkruar te hidhja ndonje nga ato shkrimet qe kam patur gjate shtatzanise.Kam sjkruar kryesoret si ekografite,levizjet e para,dhe nje shkrim tjeter interesant eshte tre dit para se te lindte bebi.
(14 vite më parë)
Sa bukur që i ke pëmbledhur fjalët për engjullin tënd, uroj ti gëzoj zoti edhe nënat e tjera dhe të shkruajn kështu sikurse ju.Të uroj shtatzani të mbar dhe të leht dhe një fëmij të shëndosh.
Noel Hado (14 vite më parë)
te uroj shume fat,sa me shpejt me njeo te dhuroje emocione qe si provon shpesh.
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
Me pelqej shum menyra se si e ke menduar tani tja tregosh bebit tend kur te rritet vertet besom qe do te ndjehet i lumtur qe ka nje nen qe e do kaq shum.DO e bej edhe un pasi te kem nje dit femij inshaAllah.
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
Hmmm mashaallah shum shkrimi mir.
Tina R (14 vite më parë)
u rrenqetha nga emocionet shkrim shum i bukur, te lumte.
(14 vite më parë)
eshte shum e vertet kjo qe thua shpresoj qe do ti mirepres edhe ai me dashuri ashtu siq e ke shfaq ne shkrime dhe gjate rritjes.edukimit.mjekimit te tij mos te them gjate tere jetes se si nene me kurr nuk je rehat tash ua dim prinderve
Noel Hado (14 vite më parë)
po i ruaj,jane vertet kujtime qe nuk perseriten.Une i kam bere per kenaqesine time,djali nuk e di si do ti presi.Vetem nji nene arrin ti kuptoje emocionet,por une i ruaj si dicka qe me kujton periudhen me te bukur kur rrita nji qenie tjeter brenda meje.Mami im ka lexuar nje shkrim qe une kam bere dy dite para se te lindja dhe vertet u perlot si ti.
(14 vite më parë)
oj ilva me bere te perlotur shum shkrim i bukur ruaji dhe kur te rritet bebushi yt qoft me jete te gjat jepja knaqet kur ti lexon masnej hahahah pom kqyr burri tu qajt e pom thot qka ke i tregova shkrimin tend edhe ai e lexoj tha sa mir qe ka mbajt i jet kujtim
Nita Nita (14 vite më parë)
te falemnderit Ilva, shpresoj te shkoje gjithqka mire menxi pres te vije dita ta kem ne krahe edhe une bebin tim, qenke shume me fat qe e ke provuar ti tashme kete ndjenje, te uroj lumturi dhe te rritet bebi ne harmoni familjare...
Noel Hado (14 vite më parë)
eshte shum i ndjere shkrimi,tani sdi ti them me keto fjale,por ne ate kohe keshtu ndjehesha.Nenat jane shume te lidhura me bebin qe ne bark.
(14 vite më parë)
Shum shummmm mir pa koment
Silvi Silvi (14 vite më parë)
shume emocionues shkrimi yt.
Noel Hado (14 vite më parë)
uroj qe gjthcka te shkoje mire per ty,e kuptoj gjendjen tende ,pasigurite jane deri ne diten kur e merr ne krahe.Une kete shkrim e kam bere kur kisha 9 jave dhe verehn pasigurite.Tani djali eshte 5 muajsh dhe me duket e pabesueshme.Jane emocione qe perjetohen vetem nje here,i kam shenuar qe ti kem gjithnje ne kujtese.
Nita Nita (14 vite më parë)
po shtatezene jam tani ne javen e 6-te sipas kalkulatorit te lindjes, me te vertet jam me fat qe me dha Zoti mundesin te provoj kete ndjenje, shume po ndihem mire, mirpo nganjehere frigohem mos abortoj sepse eshte shtatzenia e pare dhe fillimi dhe mjeku me ka pas thene para se te mbes shtatzene qe e kam mitren ne pozite mbrapsht mandej me tha asht tu u kthy para po se di shume po frigohem mos po abortoj..
Noel Hado (14 vite më parë)
Dmth,je shtatzene.Te pret nje eksperience e bukur e dashur,te uroj shume fat.
Nita Nita (14 vite më parë)
Urime, me pelqej shume shkrimi yt...edhe une ndihem njesoj...
(14 vite më parë)
pa koment

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?