Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kam nevoje per ju :)
Pershendetje nena.Tani jam ne javen 37+6 dhe koheve te fundit s`po me shkojn dite hiq,deshiroj ta kem bebin sa me shpejt ne krahe.Nese bebi ende nuk eshte kthy me koke posht deri tani, a do te thot qe do te lindi me vone dhe me operacion?
Renata Rena (14 vite më parë)
Eraa Era (14 vite më parë)
Pershendetje Renata.Une kam pas rastin si ti.Vajza ime nuk u kthye ne pozicionin e duhur dhe mjeket me thane qe perderisa nuk eshte kthyer deri tani nuk besonin se do kthehej me.Ndodh shume rralle qe te kthehet me koke poshte pas kesaj kohe pasi hapesira eshte shume e vogel dhe bebi nuk ka si te rrotullohet.mua me keshilluan te ecja sa me shume e te isha aktive po perseri ajo nuk u kthye.Keshtu qe u operova dhe cdo gje shkoi mire.Arsyeja e operimit eshte se eshte me rrezik te larte per demtimin e trurit te bebit gjate nxjerrjes (nese lind natyral) e keshtu eshte me e sigurte operimi.Nje mjek me tha qe kane tendence edhe femijet e tjere te jene ne te njejtin pozicion po nuk eshte e vertete se une jam perseri shtatezene ne javen e 34 dhe qe tani bebi eshte me koke poshte.Une mund te lind edhe natyrale kesaj here por kam preferuar te planifikoj operim perseri.Te uroj qe cdo gje te shkoje mire edhe me ty.
Gona Isa (14 vite më parë)
tung renata edhe un e kam pas prap beben dej jarn e 37+4 e mpaten than qe nese nuk kthehet edhe nje jav me shku te mjeku e aj me dur mu mundu me kthy.. shum me hini frika kur tha ashtu e mrrike mendja veq aty po kur shkova masnj mkomtrullun e than qe esht kthy beba vet :), mos u ben merak se ata mjekt e kshyrin e presin a po kthehet vet a jo.. mos u bej merak e mundov me pushu e me flejt se edhe pak edhe kur te lindsh mo ski gjum trahatshem :P, te uroj te kesh nje lindje te leht e nje beb te shendetshme kalofsh mir :)
Anoda , (14 vite më parë)
Renata ditet e fundit nuk shkojne hiq,deshiron sa me shpejt ta kesh bebin ne duar,gjithashtu tani eshte shume vape,dhe je e lodhir,por e dashur dicka do te them,une kam lind me operacion me vetdeshire,aq mire kam kaluar sa edhe dhjete femije ashtu do i lindja,prandaj edhe nese duhet te lindesh me operacion mos u shqeteso sot cdo dite e me shume femrat ashtu po lindin,Suksese
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
Te uroj lindje te suksesshme e allahu ta lehtesoft :)
Renata Rena (14 vite më parë)
Hmmm,shpresoj te kthehet me koke posht,sepse eshte shtatzenia ime e pare dhe deshiroj pa operacion me linde,por si do qe te jet vetem bebi shendet te ket.Faleminderit te gjithave per komentet tuaja.....
Anisa Durres (14 vite më parë)
Pershendetje Renata. Sa per poziten e bebit edhe un kam degju nga mjeket se mund te kthehet ne momentin e fundit. Porse kam edhe nja shoqe timen e cila lindi normal edhe pse bebin e kishte me kemb posht dhe jo me koke, keshtu si puna jot dmth. Lindi ajo shum mire pa asnje prerje po asnjegje te komplikuar. Shpresoj te shkoj mire edhe me ty cdo gje.
Medina O (14 vite më parë)
Pershendetje Renata, uroj qe sa me shpejt te kesh bebin e ishalla shendosh e mir e kalon sa me buker, sa per poziten mjekja mka then nese nuk kthet deri ni muj para se qe ke termini me lind me nuk kthehet, mu nuk me eshte kthy , ama mos e bej problem une ma me deshir kisha lind edhe femijn e dyte qe po pres me operacjon. Shpresoj qe te kesh fate. Klm
(14 vite më parë)
mos u shqeteso se kam degju qe bebi mund te kthehet ne momentin e fundit me koke poshte.Te uroj nje lindje te kollajshme dhe nje bebe te shendetshme
Noel Hado (14 vite më parë)
nuk i dihet kurre ka bebe qe kthehen edhe ne fund fare,ishalla bebi lind i shendetshem dhe ti ta kalosh sa me letshem lindjen.
(14 vite më parë)
Uroj te kesh sukses ne lindje
(14 vite më parë)
Reneta pij shume uje, e ndoshta i behet bebit pak me shume uje e pak me shume hapsire e kthehet, me fal qe po te pyes, kur je kontrollu qe nuk eshte krhyer? A nuk te ka sugjeru mjekja asgje? Une se kam pas ker problem, vajzes dajes nuk ju ka kthy u dasht me op, ama kam lexu qe edhd me vone ndodh me u kthy
(14 vite më parë)
reneta e di qe nuk te shkojn hiq ..edhe beba masi su kthy dej qitash teposht se besoj se do ktheht me po kryesore me shku mir qdo gje dhe te vjne bebi i shendosh
(14 vite më parë)
Edhe pak renata dhe do ta kesh bebin në krahët e tu, do e shijosh ndjenjën e bukur e të qenit nënë.Të uroj lindje sa më të lehtë dhe ta kesh bebin e shëdosh dhe ti të jesh mirë.Nuk di se qfar të të them për këtë...Me të mira mbetsh.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?