Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Historia ime me Sindromin Down

Pershendetje nena, uroj te jeni mire ju dhe familjet tuaja.Desha ta ndaja me ju historine time qe shume nena qe kane te njejtin problem mbase nuk duan ta ndajne me njeri nga frika e paragjykimeve.Gjate shtatezenise time ishim te gjithe te lumtur, po prisnim nje femije qe do kurorezonte 8 vite njohje me bashkeshortin tim.Ju betohem qe numeronim ditet se mezi prisnim ta shikonim.te 3 mjeket ku isha per kontroll me thane qe cdo gje ishte ne rregull.Asnje here nuk dyshuan per ndonje problem.Pasi une u operova , doktoret i kishin burrit qe femija ka sindormin down.Ai nuk ia kishte idene se ca ishte ai sindrom.Une i shikoja te gjithe qe me vinin per vizite qe e shikonin ndryshe bebin tim.Fillova te dyshoj nese kishte dicka qe nuk shkonte, ne fakt kishte tiparet qe mund te dalloheshin po duke qene se une nuk kisha pare ndonje here femije te tille nuk dija cte mendoja.E pyeta burrin dhe ai nuk ishte ne gjendje te me thoshte asgje, ishte rrenuar plotesisht.Doktoresha erdhi me tha qe ke lindur nje femije me te meta mendore, qe mbase nuk do ece kurre, nuk do flase kurre, nuk do ju njohe kurre ,une do shkeputesha nga shoqeria , do ishte nje pengese shume e madhe per ne etj etj.Besoj te gjitha ju e kuptoni se cfare tmerri ishte te degjonit ato fjale per nje engjell.Mjeket thane qe kishte 2 vrima ne zemer dhe mbase nuk jeton me shume se 2 jave dhe nuk e merrnin persiper operimin e saj.Ata rekomanrduan qe duhej te hiqnim dore nga bebi dhe ndertonim nje jete te re.Per do te kujdeseshin shoqata, mjeke etj.Ky ishte kulmi.Nuk dija me cte mendoja as te flisja vetem qaja pa mbarim.Te gjithe te njohurit tane na jepnin ide te ndryshme qe me shume na stresonin se na perkrahnin.Ishim une e bashkeshorti im qe ne fund te fundit do perballeshim me cdo gje.Nje jave para se une te lindja vajzen, i kishte ndodhur e njejta histori edhe nje cifti tjeter.Burri e kishte braktisur gruan dhe femijen ate dite qe ajo lindi.Kjo gje kishte ndodhur shume shpesh.Une isha shume e lumtur qe bashkeshortin tim e kisha perkrah ne cdo hap.Une e mora vajzen dhe ju betohem nena qe 2 jave flinim me rradhe dhe i preknim bebit zemren cdo 10 minuta nga frika se mos vdiste.Por kaluan 5 muaj dhe ajo shtonte ne peshe shume mire e ishte e shendetshme.Gjate kesaj kohe une kerkova ne internet per keta femije , per prinder te tyre, per terapi etj.Cdo dite qe lexoja mbushesha me shume shprese.E kuptova qe duhej vullnet, perkushtim, dashuri dhe perkrahje per te bere qe vajza ime te kishte jete normale.Nuk me mungonin asnje nga keto pervec perkrahjes se shume njerezve tane te afert.Sa shume paragjykime kam degjuar, sa shume hamendesime, sa pak qe me kuptonin pozicionin tim!Mbaj mend nje dite qe nderrova foton e profilit ne facebook dhe vura vajzen time 3 muajshe.O Zot sa e bukur ishte.Kisha mbyllur veshet e syte dhe vetem e shijoja ate cdo dite.Jam habitur pa fund se kur pashe ne mengjes sa shume kerkesa per shoqerim me kishin bere ate dite nga njerez qe mbase vetem nje here mund te kisha folur me ta.Por une e dija, ishte kurioziteti i tyre per te pare te voglen tim.Kishte nga ata njerez qe me benin verejtje pse e ekspozoj ne publik.Por une nuk doja tia dija!Ajo ishte nje engjell si te gjithe femijet, do luftoja per te ,ti bindja te gjithe qe nuk ishin te verteta cdo gje qe thuhej per te.Do duhej te behesha e forte per te dhe bashkeshortin tim qe kuptova se burrat jane shume here me te dobet kur behet fjale per femijet e tyre.E vetmja gje qe me shqetesonte ishte zemra e saj e vogel qe nuk dihej se sa kohe do rrihte.Por Zoti cdo gje e ka palnifikuar.Shume shpejt na dolen letrat per amerike.Nuk doja te vija ne Amerike pasi une kishte ndertuar cdo gje ne Shqiperi.Por kur mendoja vajzen , harroja cdo gje.Duhej sakrifikuar.Erdha ketej kur ajo isshte 5.5 muajshe dhe 7 muajshe u operua ne zemer.Mendoni qe sihim perseri vetem une e bashkeshorti im qe perballonim gjithe ate stres ne nje vend te huaj.Sa e veshtire ishte per ne kur mjeket e moren vajzen nga duart e mia dhe na thane putheni se mbase nuk del nga operimi.Ishim me shume fat, operimi doli me shume sukses.Cdo dite e falenderoja Zotin qe na ndihmoi.Tani e vetmja gje qe me ngelej ishte te punoja shume me te.Lexoja pa fund , dite e nate.....Sot ajo eshte 21 muajshe.tha "mam " e " bab" kishte 9 muajshe.Vazhdon me terapi cdo dite dhe ka shume permiresime.Nuk ka qene fare perngese per mua, nuk kam ngele spitaleve ashtu sic me thoshin.Per mua eshte dhurata me e bukur qe me ka bere Zoti !Tani te gjithe habiten kur shikojne vajzen time te bukur tek ben veprime qe thuhej se nuk do i bente kurre.Vertete qe i ka bere me pak vonese,edhe koken e ka mbajt vete kur ishte 10 muajshe nderkohe qe femijet normal 4 muajsh maximumi.Akoma nuk ka filluar te ece por me fizioterapi e di qe dhume shpejt do e beje.Ajo kupton cdo gje, kur une them thuaj kete fjale ajo e ben me gjuhen e shenjave.Mund ta pyes per 12-13 fjale ne 2 minuta dhe asnje nuk e ngaterron.Kjo ishte nje mrekulli.E zgjata shume historine time, por doja qe t'iu thoja qe kjo gje mund ti ndodhe kujtdo.Nese keni ndonje njeri tuajin , miq, shoke etj qe kane kete problem, ju lutem perkrahini.Si te gjithe ne , edhe keta femije kane nevoje per DASHURI.Cdo gje jane te afte te bejne por duhet perkrahje per ta.Cdo dite e cdo nate i them Zotit faleminderit qe ma dhuroi princeshen time dhe njekohesisht i kerkoj falje per lotet qe kam derdhur kur ajo lindi.Por cdo gje ishte nga mungesa e informacionit dhe mbi te gjitha nga menyra shume e keqe e komunikimit te lajmti nga ana e mjekeve.Falenderoj Zotin qe me ka dhene nje nene si ajo e imja qe ishte frymezim per mua ne cdo moment , megjithese ishte larg meje.Do doja shume qe te ndihmoja nena qe kane te njejten histori, e nese njihni ndonje nene qe ka nevoje te flase me dike , une jam gati.Sepse i kuptoj me mire se kushdo...Tani une pres nje femije tjeter qe do linde pas 1 muaji.Jam akoma ne stres se si do jete.megjthese te gjitha analizat kane dale mire , perseri kam merak.Mezi po pres kete femije sepse do jete nje lumturi per neve por nje ndihme shume e madhe per te voglen time.Per te kam menduar kur e kam planifikuar kete shtatezeni pasi mendoja se vajza do e imitoje e do mesoje me shpejt nese sheh nje femije neper shpi sesa 2 te rritur.Si perfundim nena, nese e lexoni kete shkrim do kuptoni se sa shume e rendesishme eshte te kesh nje femije te shendetshme.Ju jutem mos kerkoni patjeter djale por nje femije te shendoshe e te hajrit.Ju pershendes te gjithave duke iu uruar shendet per familjet tuaja.

Eraa Era (14 vite më parë)
Eraa Era (13 vite më parë)
Amar anuar dhe jehona shume faleminderit , gjithashtu dhe ju paci shendet e harmoni ne familjet tuaja.Ju pershendes.
Jehone Gashi (13 vite më parë)
Era sot e pash kete leter e jam thell e prekur me rastin njekohesisht te pergezoj ty dhe bashkshortit tuaj per forcen qe keni pas , dhasht Zoti te rritet vajza , si dhe te uroj per bebin qe e ke ne pritje te pershendes perzemersisht !
Amar Anuar (13 vite më parë)
era me jete te gjate qofshin femijet e ty Allahu te shperblefte per mundin qe jep per ta .........
(13 vite më parë)
Bash me gezove ti rujte Allahu dhe rite me.te githa te mirat dhe ti bofte te hajrit te peeshendes perzemersishte
Eraa Era (13 vite më parë)
Shume shume shume faleminderit nena te dashura! Sarah po kam linde nje dajle , sot eshte 8 muaj e gjysem dhe eshte celesi i suksesit per vajzen time se po kopjon cdo gje nga ai.Megjithese per mua eshte shume shume lodhje se jam vetem ketej po i harroj te gjitha kur shoh ata te dy duke me qeshur! Gjithe te mirat per te gjitha ju!
Lanika Lanika (13 vite më parë)
Era ti je nje nen me zemer te madhe te shperbleft zoti me gjitha te mirat e vajzes i deshiroj jet te gjat e te lumtur dhe i falt zoti gjitha tmirat e botes
(13 vite më parë)
Waw era Allahu te shperblefte per ket force edhe elhamdulilah qe ta ka jep Zoti ket knaqsi dhe te knaqesh me femijen tend beson me ke.ber te qaj sa histori e dhimshme me.vjen shume mire qe je pajtu me.caktimin e Allahut veq pa dyshim qe do te shperblehesh per kete .... a ke lind sa femij i ke tash?
Loreta Lori (14 vite më parë)
Era zoti te shperbleft per mundin qe po ja jep engjullit tuaj, une shum shpesh I shof kta femij pasi qe kam shtepin afer sholles fillore Naim Frasheri ne prishtin dhe kjo shkoll ka dy klasa enkas per kta femij dhe shpesh djali I\'m kur luan ne oborr te shkolles une kam bisedu me nje msuse te tyre dhe me ka tregu se sa te zgjut qe Jan dhe shum prej tyre po kalojn ne klasa normale si po I testojn se Jan te aft . E di se vyn shum mund por beso qe do te kesh ni vajz te sukseshme dhe shum te zgjuar qe do te krenohesh sa te eshte jeta me to
Liza Z (14 vite më parë)
Era te pergezoj shumee per dashurineqe i ke ofruar vajzes dhe vullnetin e madh per te ecur perpara,une kam nje rast ne familje me sindromin down,vajza e teses ka vajzen me sindrom down, ajo tani eshte 10 vjeqe dhe shkon ne shkolle me femijet e tjere ne shkolle normale,krejt qka duan keta femije eshte shume shumeee pune dhe dashuri dhe ata do te rriten si bashkmoshataret e tyre,megjithese zhvillimin e kan me disa muaj prapa,psh vajza e saj ka ecur dhe ka folur me vone se bashkmoshataret e saj mirepo sot flet shume mire,o me vjen shume keq qe ne moshe kaq te re qenke sprovuar kaq shume,sikur te mos mjaftonte qe vajza te lindi me sindrom plus paska qene roblemi me zemer,por edhe njehere te uroj shume per vullnetin e madh per te ecur perpara dhe dua te te the3m se nese punojme shume me keta femije ata mund te arrijne ne jete,nuk e di nga je dhe a e njeh aktorin Adhurim Demi i cili oshatu eshte me sindrom down dhe eshte aktror shume i mire,e zgjata pak era,i uroj jete te gjate vajzes tende dhe ty gjithashtu te uroj te gjitha te mirat ne jete,paq vetem gezime ne jeten tende,te pershendes shumeee dhe te uroj shtatzani te mbare
Nida09 (14 vite më parë)
Era te uroj me gjithe zemer gjithe te mirat. Shpresoj qe zoti te te shperbleje vetem me lumturi dhe gezim... Kurre mos pafsh lot ne jeten tende. Allahu te ndihmofte ne cdo cast te jetes dhe te mbrofte ty dhe familjen tende. Me shume respekt Jonida.
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
Bash vaallah lejla jo me kot populli thot kur e sheh veten duke u ankuar shiko te tjeret perreth se sa heqin do te shohesh se do te turprohesh nga vetja.Shkrimi i eres na ka dhan forc shum qe mos me u anku asnjiher sepse sa e sa tmira na ka dhan allahu e ne sjem falenderus.E era mashaallah edhe pse e ka kete ngarkes e falenderon zotin e saj ,tlumt era pak nena ka si ti ,allahu te shperbleft per qdo gje e te ndihmoft e lehtesoft dunjan.
Eraa Era (14 vite më parë)
Faleminderit edhe nje here nena te nderuara.Shkendije une jam 27 vjece tani.Kur e linda vajzen isha 25 dhe ishte shume rast i rralle te ndodhte ajo gje per moshen time.mjeket me thane qe ishte 1 rast ne 2000 , pra shume pak.Por ndodh!ju pershendes.
Lejla Emrullai (14 vite më parë)
E dashur une mendoj se vajza jote ka fat qe ka nje nene si ti. Pasi qe lexova shkrimin u cova dhe shkova ta puth vajzen time 7 muajshe. Per nje cast u mendova se sa une i kushtoj vemendje vajzes time. U turprova nga vetevetja qe ndonjeher kam then se jam e lodhur qe 24 ore kujdesem vet per vajzen me ndigme minimale nga buri dhe te tjeret. Era, je e mrekullueshme, dhe une shpresoj se mundi yt nje dit do te shperblehet dhe asnjeher mos u dorezo. Te uroj shtatzani te lehte, te lindish femij te shendosh dhe te keni harmoni ne familje, sepse thjesht e meriton.
Evisa Evisa (14 vite më parë)
E dashur, zoti ta befte mbare e mire ne cdo hap ! Me preke shume dhe jam shume e lumtur qe fale forces tende, gjerat nuk jane dhe aq gri sa te kishin thene. Te uroj shendet ty e familjes tende.
Stela Vlore (14 vite më parë)
Era,nuk di cte them.ende po qaj nga kjo qe lexova.nuk mund te pershkruhet me fjale kjo qe ke bere por mund te te them vetem BRAVO.je treguar tejet e fort dhe te lumt.u gezova shume shume fare kur lexova qe vajza eshte mire,e perballoj rrezikun dhe tani po behet edhe me mire.zoti eshte i madh dhe duket qart qe engjellin tend te bukur po e mbon me ter forcat e tij.urime me te perzemerta dhe uroj me zemer qe vajza te vazhdoj te behet cdo dite e me mire dhe ti fal zoti jete,shendet,e lumturi pa mas.te dhente edhe ju zoti jete qe ta shikoni te rritet e shendetshme ,shendet dhe lumturi sepse e meritoni.urime shume.
Tina R (14 vite më parë)
Te lumte era me emocioneve pa mase, zoti te shperblefte per keto perjetime e te dhurofte lumtutrine e botes ty dhe familjes tende.
(14 vite më parë)
eraa bravo te qoft se qenke sakrifiku per femin tend pote kuptoj shum mir se nganjeher nenat thojn ahh ta kisha djal apo vajz ose tjish ma trash ose ma ligsht duhet falenderu zotinn meta fal shnosh kshtu qe tash te uroj ty per shtatzanin e te deshiroj nje femi te shendosh ee rrin pran prinderve
Lanika Lanika (14 vite më parë)
era sa vjeqare jee nese nuk te pengon?
(14 vite më parë)
Era edhe ne Kosove i ndihmojne, shif ne youtube kosova sindromi down, bile edhe eliza hoxha ka nje kene edhe une jam si ti (keshtu disi titullohet), ne perkrahje te tyre. Mund te shikosh dhe me se merren e keshtu, ka organizata qe i ndihmojne
Eraa Era (14 vite më parë)
Sinqerisht cdo dite mendoj per nenat qe jane ne trojet shqiptare dhe kane femije me aftesi te kufizuara.Pervec stresit e cdi gjeje tjeter do duhet te perballen edhe me problemin e shpenzimeve te shumta.Terapite jane shume te kushtueshme dhe te nevojshme.Shteti asgje nuk i ndihmon.Dhe keta prinder detyrohen te sakrifikojne shume gjera te domosdoshme per veten e tyre qe te paguajne terapite.Ketej une i kam cdo gje falas.Edhe operimi, edhe terapite edhe shkolle speciale .Merzitem shume ketej se eshte larg e me mungojne familja ime po detyrohem te rri per shume arsye.
Jeta . (14 vite më parë)
Eraa dhe un te pergezoj per durimin qe ke treguar ne ate situate te veshtire.e lexova me shum kujdes cdo fjale qe kishe shkruar, te uroj shendet per vajzen dhe nje lindje te lehte dhe femije te shendeteshme ne te ardhmen.un te kisha thene dhe dicka, je me fat qe paske ikur jasht shqiperise sepse kuptohet atje i ke kushtet shum me te mira per te rritur nje femije me aftesi te kufizuara, si edukative por dhe ato financiare.shendet dhe jete per ju.
Luis Luis (14 vite më parë)
era e dashur shum u emocionva kur e lexovaa e dashur zoti te ndimoft e meriton emrin nen shumm her nena per femija qka sben
(14 vite më parë)
Era qdo kush po ka nevoj per fjal te mira..qdo kush ka nje preng e nje te mete e dashur..vetum se ju deshiroj jet te gjat e te lumtur// te pershendes per zemer sishte.
Eraa Era (14 vite më parë)
Shume shume shume faleminderit nena te dashura!Me besoni se kisha nevoje per fjalet tuaja.Doja te shprehesha me dike e te thoja ashtu sic ishte realiteti im.Akoma nuk kam pase mundesine te them cdo gje qe kam kaluar pasi ndodhem larg miqve te mi.Sinqerisht iu falenderoj me zemer per fjalet dhe kohen pasi shkrimi ishte i gjate.uroj qe femijet tuaj te rriten te lumtur prane jush dhe atyre qe akoma nuk kane femije i uroj ti gezoje Zoti me femije te shendetshem.ju perqafoj!
(14 vite më parë)
OO deri sa erdhe ne fund sytt mu mbushen me lott. mu me vjen mire shum qe ke qen shum e durushmee edhe tash e ke evladin mire ne duar tua ....une vetum te uroj sukse dhe dashurii me te madhe ne botte...
Anoda , (14 vite më parë)
Ooo e dashura Era,sa kam qajt me kete shkrimin tend :(...Dashuria e nenes nuk krahasohet me asgje ne bote,me vjen shuume mire qe ke shkruar per kete teme sepse dita e dites po lindin shume femije me kete sindrome, nje gje dua ta them ti dhe burri e paskeni zemren flori,dhashte Zoti te ju shpreblehet mundi dhe engjellusha te jetoj 100 vjet dhe te ju bej qe me veprat e saj te ndjeheni prinderit me krenar ne bote. Zoti ju bekofte
Nia Bega (14 vite më parë)
Tung Era. Me vie shume mire qe operacioni i vajzes ka kaluar me sukses dhe eshte shendosh. Une kam kusheriren time me sindromin Down dhe me shume se ate nuk e kam deshte asnje femije tjeter. Tani ajo i ka 28 vjet dhe eshte piktore shume e famshme ne Londer. E di qe eshte veshtire te rrisesh nje femije te tille tek ne ku nuk ke perkrahje te duhur institucionale e as sociale. Po ju pasket fat qe keni ikur ne Amerike dhe besoj se atje sdo ti keni brengat e njejta. E sa i perket kesaj semundjeje, femije me te dashur se keta nuk ka ne bote. Poashtu, ka edhe shume doktore shkencash me kete sindrom dhe te tille qe jetojne deri ne 50 vjec, por natyrisht i duhet shtytje me e madhe per tu socializuar dhe mesuar. Uroj qe edhe vajza jote te kete nje jete te te tille dhe per ty te jete sa me e lehte.
(14 vite më parë)
Uroj vajzes shendet te mira dhe sa me shpejt tju bashkangjitet femijve tjere ne loje...gjithashtu uroj qe vogelushin tjeter qe ta lindesh te jete shendosh e mire....
Eliiona (14 vite më parë)
Sa prekes i gjithe ky shkrim, paci shendet gjithmone dhe jete te lumtur.
(14 vite më parë)
Pershendetje eraa me preku kho histori shume por kur lexiva se ju jeni nje mrekulli e zotit me erdhen lotet e gezimit deshiroj qe qdo nen te jet se paku si ti ne keto momente te veshtira qe zoti vetem te provokon . Te deshiroj ty dhe vajzes tende te gjitha te mirat e kesaj bote. Me vjen mire qe ka nena si ty respekt
Anisa Durres (14 vite më parë)
Pershendetje Eraa, vertet histori prekese por edhe shpresdhenese, nuk kam ca te shtoj me shum se nenat tjera vetem se te pergezoj per vullnetin tat dhe te uroj nje lindje te lehte dhe bebi te shendosh inshAllah.
Deni Denisa (14 vite më parë)
zot i madh cdo fjale me mbusheshin syte me lot,uroj cdo gje te eci mbare
Drita Rita (14 vite më parë)
O zot me ke bere te qaj me lote dhe te uroj per vajzen bukuroshe dhe te uroj ti per vetebesimin qe e ke dhe qe je nje nene shume e forte dhe qe e keni ate engjellush pran jush ,zoti eshte i madh per njerez me zemer te madhe madje ua ka hapur dhe ruget qe vajza juaj te kete nje mbeshtetje dhe nga mjeket ,vazhdo keshtu dhe zoti e bekoft vajzen tende
Lanika Lanika (14 vite më parë)
uhhhhhh mka prek shkrimi ytt me vjen shum keq era poo shiqyr zoti qe tash esht shendosh e mir vajza jotee dhe zoti ka dasht ta fal ashtuu vetem te jet e shendosh ee te mos ket dhimbje gjitha tmira njett ty dhe vajzes tende
Erida Esmeralda (14 vite më parë)
pershendetje era edhe mua si shume te tjera me preku shume historia jote.mos u shqeteso nga paragjykimet qe ke mare personat qe i kane thene kane qene te paditur.kur kam lindur ne qytetin e fierit kam degjuar ca histori tmerri atje ku vet doktori keshillon nenen qe mos i jep per te pire femis se te ka lindur me te meta mendore,dhe kur te keshillon nje doktor keshtu imagjino njerezit sa te paditur jane nga kjo ane.gocen ta kesh mire dhe me jete te gjate ndersa bebit qe do te vi ne jete ne kemi nje urim te till[te jet me kem e me dor e te ket shendetin e mir]ska rendesi gjinia.
(14 vite më parë)
sdi sdi qa me than ...ishalla te rritet vajza me shendet e bravo te koft per durimine forcen......nje histori te ngjajshme e kam pa ne nje emison ne vizion plus kshtu q e i kan then mejk po prind nuk jan durzu .....ju jept zoti sa ma shum durim e fuqi...
(14 vite më parë)
Dhe të uroj për shtatzanin tjetër, uroj të kesh me shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.Qofshi të lumtur përgjithmonë.
(14 vite më parë)
pershendetje era shum me preku ne zemer ky shkrim i yti beso qe kam filluar te qaj duke e lexuar moj era un njo nje shoqe jeton ne ch ajo ka nje vajz eka lindur ne ks edhe pas 3 muaj kan vrejtur qe vajza nuk esht mir ekan quar ne per mjek nuk kan dit qka ka shku ne ch edhe atje ekan kontrollu krejt as gje nuk mundeshin mi gje te fundit alaniz jakan ber test addenin edhe aty kan gjetur qe kur ka nis te filloj beba ne kromotozone ka marr aksident aty kur kromotozonet behen 2 nga 2 nje ika mbetur tek nje ka 1 me mbet vetem edhe ajo vajza as nuk hec as nuk fol as nuk din vetem rat rrin sikur beb 1 vaje esht rrit ner mal nga figurat e sja po nuk ka beb me te bukur se jo nuk ka njeri qe se don ka nje bukuri mahnitse qe te terheq me pa kshtu ti nuk e din qe ajo ka diqka problem vetem zooti qysh ka dit me fal qaq e bukur qe esht edhe mjeku ika then qe kurr ska sherim shoqja apet ka lind djal djalin ehhamdurila eka shum mir inshalla allahu e sheron edhe at e ty inshalla zoti te ndihmon edhe sa me shpejt e she beben tani sa ma mir nga zemra e lus allahun qe te gjithve bebave tju ndihmn oh zoti im atyne qe kan fmi rritju all-lla eata qe si kan jepju alll-lla se shum veshtir esht pa femi
(14 vite më parë)
Përshëndetje dhe nga unë.Sa gjë të bukur që ke bërë, për përkrahjen e vajzes tënde, jo si tjerat që hjekin dor ti lëjn në rast të tilla.Më vjen mirë që të është përmirësu vajza...Inshallah gjithmonë mirë qoft me shëndet.Të keni një jetë të lumtur së bashku.Uroj që qdo e mirë në këtë botë të të vij tek ty, të mirat në këtë jetë.Shmebull shumë i mirë ky i yti..Më preku shumë ky shkrim...Allahu të shpërbleft gjithmonë..
Hamdije ... (14 vite më parë)
pershndetje era shkrimi yt shkaktoj ne mua nje emocion i pa pershkruar me preku shum por me beri te ndjehem krenare qe po lexoj qe ka nje nene e fort dhe duruse si ti ne fshatin tim ka nje vajz me kete sindrom tash eshte 20 vjecare po edhe ajo ka nje nen teper te mire qe ka punu teper me ciken e saj e ajo sot flet hec shkon vete ne ne shitore shkon ne shkoll speciale din te shkruaj dhe eshte teper shoqruse kur kam qen pa martuar risha me te shifshim bashk film per mua ishte e njejt si te ghith na uroj qe edhe bukuroshja yte te arij ne permirsimet e shkalles me te lart dhe past nje jete perplot lumturii
Arta Arta (14 vite më parë)
Pershendetje Era,Ju na dhate nje shembull te nenes me te mire ne bote,te nje nene te perkushtuar dhe te durueshme..Zoti nuk qon nje sprove e mos te kete edhe dobi prej saj,uroj qe edhe ti te kesh shume hajer prej vogelushes tende,vazhdo me qen e forte per te,dhe per bebin ne barke,se Allahu oshte me juve,Allahu ju ruajte,dhe na falte neve per gabimet qe mund ti bejme rreth gjinise ose ndoj imtesie tjeter.
(14 vite më parë)
uroj qe ti, bebi, burri, pra ju si familje te keni fat, shendet, force dhe durim...gjithe te mirat me vjen mire qe ne kosove ka shume aktivitete me femije me sindromin down, dhe nuk i fshehin nga publiku, mirepo i mbeshtesin shume
(14 vite më parë)
Pershendetje Era nga ana ime,shkrimi yt na prek te gjitha ket e sidomos ne qe jemi nena e dijme se cka do te thote te kkesh nje femije.Une vetem te uroj qe permisimet qe po ndjehen tek vajza te vazhdojne edhe metutje dhe te jete e lumtur edhe ajo si gjithe femijet e botes.Sa per paragjykimiet aspak mos u ndjej keq se nejrezit edhe ta kesh mire femiun gjejne arsye me te perfol.Ti behu edhe me e forte dhe lus Zotin qe edhe femija tjeter qe pret te jete i shedetshem dhe te jete shtytje per force e sidomos te sjell lumturi edhe tek vajza yte.Jemi njerez dhe jeta na sprovon me gjithcka.Puthe engjellshen nga une dhe roj qe te jeni mire te gjithe
Gona Isa (14 vite më parë)
ohhh Eraaa era :\'( me theri shpirti kur e lezova, nuk po kam fjal me shum veq qe pe Faleminderoj zotin per ty qe te ka jap forc per mi perballu te gjitha keto e qe esht mir vajza, te pershendes shuuuum, nje puthje per zogin e vogel
Lila Lila (14 vite më parë)
E dashur era! Allahu ta shperblefte ty dhe burrit tend per kurajon, durimin dhe dashurine qe i keni falur vajzes tuaj. Te uroj nga zemra nje lindje te mbare dhe nje beb te shendetshem.
*nënë* "2013*2016" (14 vite më parë)
Ah Era, e nderuar e e bekuar qofsh gjithmone, ty Zoti tka dasht shume ani tka sprovu, ne besimin qe une e kam thuhet se Zoti i sprovon roberit e Tij te dashur... te shperbleft Ai per durimin qe e ke ba dhe qe e ben, ndersa lotet qe i ke derdhur mos harro se loti eshte meshire nga i madhi Zot qe ta shprehim ate qe e ndjejm nga brenda... vallahi shume mka prek ngjarja jote sa qava...u gezova shume per 7zanin e radhes e lus shume te madhin Zot qe te kesh nje femije te shendetshem e i cili do ta shtoj lumturin dhe forcen tuaj per ta edukuar familjen si prinder shume te kujdesshem qe qenkeni... qofshi per jete te lumtur e nen mbrojtjen e te madhit Zot... e puth fort vajzen nga ana ime...
(14 vite më parë)
eraa era me emicionove, sa qava...zoti te dhurofte force edhe me tutje...qenke nene e mrekullueshme...uroj qe beba qe po prisni tju tjap akoma me shume force...te uroj fat dhe shendet per voglushen tende
ija h (14 vite më parë)
pershendetje Eraa era nuk po kam fjal diqka me shum met pershkru , fjalet tua mjaftojne te te them ate qe une te kisha keshillu , vetem kurajo te lumt mike e nderuar , nuk di spo kam fjal ne kete mengjes , te lumte mike degjohemi me vone kisha pas deshire te shoqerohem me ty , te pershendes Hajria nga Prishtina , puthe engjellushen e vogel shume edhe ishalla ma shpejt nje lindje te leht dhe nje bebe te bukure
Besiana Kosumi (14 vite më parë)
Pershendetje Era me ke emocionuar shummee me piku loti nga syri kur e lexova shkrimin te terin.Me vjen shum mir qe Allahu te ka dhene kete forc qe te perballoshh qdo gje qe te ka dal perpara.Me erdh shum keq per paragjykimet e njerezve por ndojher fjalet e tyre ne nje vesh duhet te hyn e tjetrin te dalin mos tja vnojm veshin fort e te punojm per et ardhmen ,ketu shihet se kush e sa te do ne te vertete ne qastet e veshtira te jetes tende kur ske pasur as njohuri dhe je ndje keq. Une kam nje kojshike ajo ka nje femij me kete sindrom por vajza e saj eshte e rritur mduket ka hyr ne pubertet tani spo di 13apo 14 vjeq duhet te jet, ajo subhanALlah qdo pun te shtepis e kryen dhe eshte shum puntore ,mami im shkon me shpesh dhe thot qdo gje ajo e bene qet kafe qaj rregullon kuzhinen,me erdh mir kur e ndegjova kete sepse kisha menduar se me kete sindrom mund te bejne pak veprime.Duhet ti kushtojm rendesi te posaqme ketyre femijeve te cilet kane me shum se kushdo nevoj per dashuri,per butesi,sidomos kur dihet se ata jane me te ndjeshem.Ty Era Allahu te shperbleft per durimin tende e inshaAllah do te kesh lindje te suksesshme me nje femij te hajrit e te shendosh qe do tju knaq gjith familjen.
Noel Hado (14 vite më parë)
Era je vertet e mrekullueshme si te gjithe nenat e botes.Fatemiresisht shkenca perparon dhe njerzit me sindromen down kane jetgjatesi mesatare si te tjeret.Ty te ka falur zoti nje engjell qe te kujdesesh per te,keta femije jane te dashur shume,me ndihmen dhe dashurine tende vajza mund te kaloje shume pengesa dhe ti afrohet femijeve qe se kane kete ndryshim gjenetik.Ju uroj gjithe te mirat,me nje bebe te bukur e te shendetshme tani.
Nefisa E (14 vite më parë)
Me preku sh kjo histori.Dashuria e nenes eshte shume e madhe.Lus Zotin qe te kemi femije te shendetshem dhe ty te dhuroje nje femije tjeter te shendetshem dhe te ndihmoje ne mirerritjen e vajzes tende.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?