Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pure e kumbullave per bebe

Pershendetje nena! Une kam vajzen 5 muajshe edhe sot i dhashe pak pure kumbulle me pak banane, kam filluar ti jap nga pak ushqim 1 filxhan kafe qe pas muajit te katert se po me duket sikur nuk shtonte mire, desha te dija nga ju si e pergatsni purene e kumbullave i zieni pak a jo se une nuk i zieva se ishin te pjekura shume edhe a ben ti jepet bebes 5 muajshe, se ne fakt une nuk ua kam perdorur femijeve te tjere. Faleminderit!

Edlira Tirane (14 vite më parë)
Edlira Tirane (14 vite më parë)
per marsin: disa nga nenat para disa ditesh treguan sesi te fillosh ta mesosh bebin me pure frutash te bera vete, fillon edhe ia perzien pak te gatshme me pak te pergatitura vete edhe vazhdon cdo dite e duke i shtuar me shume nga ato te pergatiturat vete derisa te mesohet.
Marsi Mars (14 vite më parë)
une frutata nuk ja jap natyrale se nuk mi do fareeeee goca... ja jap te plasmoni me kos.. keto preferon... cti bej
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Flm kosovare, shume rralle i jap nga pak banane.
Kosovare 1 (14 vite më parë)
Edlira,kumbulla ndihmon ne jashtqitje por per te pasur me shum efekt mund te ja ziesh disa min dhe pastaj ti bluash.Jepja pa problem se nuk i bejne dëm.Edhe molle te zier mund ti japesh per kapsllek ndersa bananen hiqe nga menyja pasi vajza ka probleme me kapsllikun...
Noel Hado (14 vite më parë)
vertet jane zgjidhje por jane produke qe permbajne konservues,qe te qendrojne gjate pa prishur.Une pregatis dhe e mbaj nje ose dy dite ne frigorifer.Mund te pregatisesh ne darke nese mundesh dhe ijep te nesermen.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
une ne fakt nuk i kam perdorur te gatshme , se kam frike se mos mesohet me ate shije, por mendoj se ato jane zgjidhje e madhe kur je larg shtepise dhe nuk i ke kushtet per tia pergatitur. Flm nena
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Ketu ne prishtine ku po shkoj po hasi ne kumbulla te papjekura ,me siguri te ju janë më mirë
Mimi 2014 (14 vite më parë)
po po per jashqitje e mire osht , ndersa bananja e shtrengon , pastaj kungullesha e shliron , patatja dhe karrota e shtrengojne .Prej muajit te 6 fillo ta ushqesh edhe me keto , une keshtu djalit ja kam dhene , ushqimin e pergatitur nga une e han shume e te Hipp-IT i jepi vetem nje here ne dite .ndonjehere hipp nuk i jap hiiq . ai i ka 11 muaj e 1 jave
Valizake Thaçi Celina (14 vite më parë)
Edlira, ashtu eshte po edhe gjerat harrohen... e nese ka vajza probleme me jashteqitjen jepi pak vaj ulliri te parafinuar, djalit tim i ka ndihmuar shume... ende vazhdoj tja jap kur ka probleme!
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Meri , vajza ka filluar te kete pak probleme me jashteqitjen , ndaj vendosa ti filloj kumbullen.
Noel Hado (14 vite më parë)
Une djalit tim qe eshte gati 6 muaj,nje jave i mungon,deri tani i kam dhene vetem ushqime te gatuara dhe nuk shtoj asgje pervec ujit per ti zier.Kumbulla akoma nuk i kam dhene vetem molle,banane,dardhe.Ushqimet e gatuara jane me te lehta per tu tretur,dhe bebin duhet ta mesosh me shije natyrale.Me mire pregatiti vete,ushqimet sepse djali im ne fillim u mesua me te gatshme dhenuk i pelqenin te gatuara nga une,tani po i han dhe i pelqejne shume.
Edlira Tirane (14 vite më parë)
Flm nena, po Valizake ketu tek beba ime e pashe receten, sado qe jam nene e 3 femijeve prape mendoj se kemi nevoje te lexojme dicka apo te mesojme nga te tjerat nena!
Valizake Thaçi Celina (14 vite më parë)
Edlira, ja ku e ke nje ide rreth purese se kumbullave me banane: http://www.bebaime.com/menu-p-r-f-mij-receta/0-6-muajsh#3646, klm.
Mimi 2014 (14 vite më parë)
kto te Hipp-it pure te kumbulles edhe une i kam jap prej muajit te 5 sepse behej kaps e kumbulla e shlironte
Mimi 2014 (14 vite më parë)
Pure te kumbulles i jap vetem te hipp-it se ende spo me duken kumbullat te pjekura mire ne prishtine . Klm

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?