Pershendetje nena si jeni bebushat si i keni deshta me dite para se me lind a keni shkuar me shiku sallen e lindjes ku keni me lind? Pasi une ketu ne Ch me ka ardhe letra nese dua te bejme termin per te shikuar sallen e lindjes si do shkoj procesi i lindjes per te marre informata per cdo gje.
une jetoj ne gjermani edhe mua para se me lind me kan thirr ta shikoj sallen e indjes dhe kam shkuar
Leila(14 vite më parë)
Hahaha LOuisa mire e ki s'e aty ma spo te bijke ndermend kush eshte e cka eshte, veq me u shliru... Ani ku ishin kon dyat me syze dhe krejt cka ndodhke poshte me mua i shifsha ne syze edhe pa dasht ikshin syt esdi pse hahaha, po mire mire, ishalla zoti nuk le askend pa femije. E ju qe keni me lind tash ju uroj lindje sa me te leeeeeehte..
(14 vite më parë)
Leila sa i perket Hebamme, mu me kane qellu dy qe i kam njoft, njera paradite, tjetra ne lindje, mirepo jo qe e kam dite ma pare se cila ka me qene, njeren e kam njoftu kur kam qene per akupunkturë, kurse tjetren, e cila edhe i qelloj te jete ne lindje, e kam njoftuar nje nate me heret, kur isha ne kontrolle. Me pas lind naten, ndoshta do te me kishte qelluar nje qe e kam njohur, ose qe se kam njohur. Normalisht ish dasht me qene mjekja ime ne lindje, ngaqe privat, mirepo ishte ne pushim, e erdhi zavendesimi i saj, po ne ato momente spo te interesojke kurgja haha
Pershendetje shkendije. Nuk i lexova gjith komentet por me ra ne sy komenti i Nises. Ajo qe ka shkruar eshte mese e vertet. Ne uje dhimbjet jan pothuajse per gjysme me te vogla. Une kam qendruar deri sa kam lindur me shum ne uje sepse nuk hapesha dhe kishe goxha dhimbje por gjat kohes qe isha ne vaske nuk kisha pothuasje as pergjysme dhimbjet qe i kisha normal pa uje. Sallen se kam pa para se te lindi po kur hyna pastaj e kisha shum siklet. Megjithate mesohesh pastaj. Te uroj lindje te lehte.
edhe em kan njoftu me mamin qe ka me kan ne lindje hahahha(hebammen)
(14 vite më parë)
une shkendije kam pa shku po me pat hi pak frika hahaha kur e pash aty krevatine hahahaahh
(14 vite më parë)
A me tregoni kush eshte hebammen?
Leila(14 vite më parë)
Une e kam lind bebin ne Gjermani, ketu eshte me ndrysh nga CH qysh lexova... ketu e kam zgjedh vet spitalin, jom kon e kam pa dhomen ku kam kalu dhimbjet aty dhe kam lind ne ate krevat... ishte s'i lloj apartmani me wc, me banjo, jakuzzi, me krevat me gjitha aparatet qe duheshin per mua ishin brenda, une kam provu ne uje, ne karrige, por kam lind ne krevat ne te njejtin ku i kalova 13 ore dhimbjet, vetem ishte s'i montazh krevati dhe u bö sikur jam ulur dhe fytyren e kisha gati te gjunjet ku i kisha te vendosura lart ne mbajtese sikur tek gjinekologu kur ben kontroll... gjithcka shkoj ne rregull, pasi ma kane marre bebin nga krahu jam pastru aty dhe me kane vendos nje krevat levizes dhe me kane dergu ne dhome bashke me bebin, kurse Hebammen ishte nji liste qe mund ta zgjedhesh vet cilen do... m'falni qe e zgjata pak po desha t'ia spjegoja njeres qe kish pyet per Gjermani... ju pershendes...
Une ma mire se jam shku, se shume ma e relaksume kam qene, bile ka qellu nje gru tu linde ne tjetren salle kush jam shku bisede me hebamme ka qene njera duke linde, e su nijke hiq, thash uou sa mire, po as une skam bertite aq, as skam pas dhimte me bertite sa me u ndi jasht salle
Sila ne ch mundesh me zgjedh ne cilin spital do me lind pastaj mundesh me bo termin me kqyr sallen e lindjes e qdo gje tjeter mu mka tregu mjekja ime ket gje sepse as un se kam dit qe jan kto gjera ee per gjermoni nuk e di ndoshta edhe atje esht si ne ch
Louise po un jam regjistru ne at spital qe aty du me lind por me kan than nese don me pa sallen ma kan qu letren me bo terminin edhe mu njoftu me hebamen qe ka mu kujdes per beben time kshtu op kam qef me shku me kqyr krejt qysh e tek kshtu pak frik po duhet me vendos cila te osht me e mira per mu
shkendije se pari shume me vjen mire qe e keni ju jashte ate mundesi me zgjedh menyren si me lind ,me u parapergatit per ate dite te madhe ,une ppo te tregoj per prizren leje qe ski qa zgjedh por tash sidomos qe eshte ne riparim kishe reparti i gjinekologjise nga dy gra me nj e shtrat po flejn merre me mend e secila dhoma nga 7 shtreter i ka q e i bjen 14 nana me nje dhom ,mundesi me dite qa ka met ndodh se ke dit krejt spontane e keqja ma e madhe qe nuk te ndihmon kushh,une jam kontrollu privat gjithmon pataj me ka ndihmu mjekja ime mirepo menyre me zgjedh di me lind rat qut ,,, ski pas deri tash jo ishalla behet diqka me vone pasterti 000
Shekndije tash i lexova, personalisht per mua, por edhe per burrin, ka qene shume ma mire se kemi shku. Sa i perket lindjes, secila pozite eshte me e lehte per nenen sesa ne karrige, edhe pse ajo merr forma qe te lehteson lindjen, mirepo per mjekun, per me shiqu gjendjen, eshte me mire karrigeja. Edhe une kam dasht ne uje, po mu kur ma kan vu infuzionin jan qel aq shpejt, saqe drejt e ne salle te lindjes (se ne hirslanden jane dhomat e dhimbjes, e vec kur don me lind te qojne ne salle, sdi qysh eshte ne tjert) e per 20 min e kam lind bebushen
Shkendije une kam shku me i shiqu dy spitale, te dyja private, kam ndjeke ligjeraten, kam shiqu gjith spitalin, dhe kam vendosur per ate qe ka qene ne i vogel. Mandej kam shku ne kurs per lindje, jam regjustru qe du me lind ne at spital, takim me mami, akupunkture. Dmth me ka rene 7 here me shku para se me linde, dhe i kam njoft mamijat, e jam ndi shume shume mire. Kur jan shku skam pas nevoje asnje dokument me i plotesu se i kam
plotesu me heret, vetem nje gje nuk ka
Shkuar sipas planit, se une mam
Pas terminin me 12 gusht, e mjekja ime ka shku ne pushim, edhe une kam lind me 1 gusht, e ka ardh zavendesimi i saj. Nese je e regjistrume privat ose gjysmeprivat, une me hirslanden jam nda shume e kenaqur.
Shkendije une kom shku kane qene diku 7 salla te vogla nje nese done me lind ne kad,tjtetra si karik me nje bir,nese done shtrit etj une e zgjodha ne uje per lindjen e pare dhe linda ne krevat shtrit ne krahun e majt kjo pozit me vike ma kollaj e per lindjen e dyte se kom caktu vetem kom shku mu njoftu me mjek :))
Sila(14 vite më parë)
Pershendetje Shkendije. Te uroj lindje te lehte e nje bebush te shendoshe ta sjellesh ne jete. E deshta me ta bo nje pyetje, ketu qe jetojme jashte a po u dashka me zgjedh vet kliniken ku ke me lind a ta propozon gjinekologja ku je psh tu u kontrollu se mu hala kurgjo sme ka thane ku a qysh e nashta duhet me pyet po terminin tjeter e kom edhe 2 jave, te ti qysh shkon kjo pune dashta me dite, une jetoj ne Gjermani, cdo te mire, kalofsh sa ma mire.
shkendije ktu ne ch ti ski me pa gjakun se shtratin e ngrejn si ngjys e pastaj aty nder kembet vendojn nje sishtrat me te vogel e mos u tut hiccc se nuk eshte azgje tragjike behet fjal per disa or dhe nese e mer epidyralin nuk ndjen dhembje vetem kur eshte momenti i lindjes ki me ndi gjithcka po jan vetem minuta ne pytje
Shkendije, une nuk jetoj ne ch, por po te tregoj ne princip se si funskionon kjo rregull.nese zgjedh spitale qe jane private dhe kan reputacion te mire, ato jane vetem reklama, nje fare menyre strategjia e spitalit per te terheq sa me shume paciente per lindje.nuk luan ndonje rol se si duket dhoma qe ti do lindesh, mjafton qe ti te zgjedhesh spitalin me kuadro dhe personel te afte dhe te zotit, se per kushte dhe higjenen ska nevoje aspak te diskutohet sepse i kan ne nje nivel shum te larte.per sa i perket ujit, une te kisha keshillu te hysh ne uji, sepse uji ti lehteson dhe ti zbut dhimbjet, nese ke dhimbje do zgjedhesh vete ti a don tet cojn ne vaske me uj.lindje te lehte, cdo gje do shkoje mire
shkendije une kam degju qe ne uj eshte me leht me lind i ki dhimbjet me te lehta une per vete kam pas deshir te lind ne uj po ne kosov(gjilan)e kam fjalen se ne qytete tjera nuk e di nuk jan ato kushte keshtu qe e drejt e jotja eshte te vendosesh
flmm nena hmm nuk po di a me shku kshtu po kam deshir me pa si duken ato salla te jem e pergaditur kshtu kam frik sidomos ne uj skam qef hiq shum tutna se kam ndegju qe ki drejt me lind dhe ne uj
pershendetje edhe une kam shku kam vizitu para lindjes tre spitale private shuuuume te mira mirpo dhomen qe eshte para se me hy ne salle me kan leju ndersa dhomen ku lini jo veq nese don shum se mos po ndikon me tu shfaq fobi dhe nuk kam shiku dhe me mire qe se kisha pa se mu ka dok shum e sikletshme ajo dhomee
pershendetje shkendije. une jetoj ne kosov ktu nuk tlejojn me hy nsalle tlindjes para se me pas kohen e lindjes mirpo per disa gjera me mir mos me pa se eshte nje lloj frike po per disa gjera tjera me mir je e pregaditur te pershendes
pershndetje shkendije edhe mu me ka then gjinekologja qe mund te shkoj me pa salen po un nuk shkova se po ashtu gjinekologja me tha nese ndjen frik paraprake mos shko se ka me teper salla dhe kur te besh viziten mos qellon ndonjera qe lind ne salen tjeter e nese piskllon do trembesh e nuk shkova hic
Pershendetje nena si jeni bebushat si i keni deshta me dite para se me lind a keni shkuar me shiku sallen e lindjes ku keni me lind? Pasi une ketu ne Ch me ka ardhe letra nese dua te bejme termin per te shikuar sallen e lindjes si do shkoj procesi i lindjes per te marre informata per cdo gje.