Nena te dashura jam shume e shqetesuar pasiqe analiza e vajzes sime rezultoi pozitiv me helicobacter pylori, ju lutem a ju ka ndodh juve kjo apo keni degjuar per kete balterie, jam shume e merzitur ju lutem me ndihmoni nese dini diqka? Flm shume.
Qe te jete e sakte kjo analize duhet bere me fece. Ketu ne Tirane kjo analize behet vetem ne spital shteteror dhe ne laboratorin privat Sulcebe, kushton 4 500 leke te reja. Ndersa gjaku tregon antirupat, te cilet mund te jene krijuar edhe kohe me pare nese ke qene infektuar me pare. Por, kjo eshte femije dhe s\'besoj te jete prekur me pare. Jepen dy antibiotike bashke tetraciklina dhe metronidazol, ose klarometicine, (dicka e tille). Kjo eshte kure e forte dhe e sigurt. E keqja eshte se po hyri ai mikrob ne stomak, rigjenerohet here pas here gjate rritjes. Djeta, ngreniet me orar dhe kujdesi duhet te jete maksimale edhe ne moshe te rritur.
Ok Eranda, uroj ti kaloj sa me shpejt, kisha pas deshire me u informu cka po te thote pediatri...shendet vajzes!!!
Eranda(14 vite më parë)
Flm Olisa per komentin, por une ja kam bere analizen tek nje biokimist i njohur ne Pr. Ai me tha se edhe djalit te tij i ka dale kjo bakterie dhe me nje terapi i ka kaluar, mirepo une jam tej mase e shqetesuar, derisa te shkoj ne kontroll tek pediatri.
(14 vite më parë)
Eranda te kisha sygjeru me ia perserit edhe njeher ate analize vajzes, sigurisht eshte e vogel, se ky bakter eshte problematik, shpesh eshte rezistent ndaj antibiotikeve, ka gjasa shume me u riaktivizu...kshtu qe edhe njehere perserite ate analize...
(14 vite më parë)
Helicobakter pylori: Shumica e ulçerave shkaktohen nga kjo bakterie. Ulçerat duodenale pothuajse 100%. Porse meqë në disa raste megjithëse tek individi ka Helicobakter pylori por ulçera nuk shfaqet kjo të bën të mëndosh se ka dhe faktor të tjerë që ndikojnë si trashëgimia. Helicobakter pylori është shkaktare edhe e gastritit.
Si shihet kjo bakterie? Me anë të biopsisë të marrë gjatë endoskopisë(sonda ) dhe bërjes së testit ureaz. Ose vrojtimi i saj patologjik në mikroskop ose mbjellja e saj në kultur (ambient i përshtatshëm për tu rritur). Mund të gjenden në gjak edhe antikoret (antitrupat) e formuar karshi kësaj bakterieje.( për të parë nëse dy muajt e fundit a ka patur apo jo helicobacter pylori)
Nena te dashura jam shume e shqetesuar pasiqe analiza e vajzes sime rezultoi pozitiv me helicobacter pylori, ju lutem a ju ka ndodh juve kjo apo keni degjuar per kete balterie, jam shume e merzitur ju lutem me ndihmoni nese dini diqka? Flm shume.