Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth ovulimit

Pershendetje nena, sot per mua eshte dita 17 dmth nga dita e pare e ciklit.kam disa dite qe me dhembin thithkat e gjoksit, sa dite mendoni se mund te zgjase ovulimi? kalofshi mire.

Kledia .. (14 vite më parë)
Kledia .. (14 vite më parë)
shume flm ela.
Kloa 1 (14 vite më parë)
me fal por e kam kaluar pa dashje pyetjen ne fund. Ditet e ovulimit llogariten duke numeruar qe nga dita e para e menstruacioneve deri ne diten e 12 ketu fillon ovul;imi deri ne 4-5 dite me pas. Pac fat
Kledia .. (14 vite më parë)
flm ela,por e dashur nuk me kuptove,nuk po dyshoj per shtatzani se e di qe eshte shume heret.por nese jam akoma ne ditet e ovulimit apo jo?
Kloa 1 (14 vite më parë)
Konceptimi: Nga veza në embrion Në momentin kur një spermatozoid i vetëm penetron një vezë të pjekur, ndodh konceptimi apo fertilizimi. Për të kuptuar më mirë procesin e jashtëzakonshëm të konceptimit, udhëtoni me ne, nga veza e vogël, duke u rritur në embrion. Ovulacioni Çdo muaj, një vezë e pjekur lëshohet nga një prej dy vezoreve të gruas - kjo quhet ovulacion. Ovulacioni zhvillohet rreth dy javë pas ditës së parë të periudhës së fundit menstruale. Kalimi në tubën fallopiane Pasi veza lirohet nga vezorja, ajo udhëton në tubën fallopiane ku edhe mbetet deri sa spermatozoidi i vetëm e penetron atë gjatë fertilizimit. Udhëtimi i mundimshëm i spermës Mesatarja e shkarkimeve të derdhjes së spermës nga 40 – 150 milion, të cilat notojnë në rrjedhën e sipërme në drejtim të tubave fallopiane në misionin e tyre për të fekonduar një vezë. Spermatozoidet që notojnë shpejtë mund të arrijnë në vezë për një gjysëm ore, ndërsa të tjerët edhe për disa ditë. Spermatozoidet mund të jetojnë deri në 48-72 orë. Vetëm disa qindra mund të afrohen tek veza, për shkak të shumë barrierave natyrore dhe pengesave që ekzistojnë në traktin riprodhues të femrës. Fekondimi: Sperma penetron vezën Nëse qeliza sperme takon dhe penetron një vezë, ajo do të fekondojë vezën. Kur ndodh fertilizimi, ndryshimet ndodhin në sipërfaqen e vezës për të parandaluar spermat tjera nga penetrimi. Në momentin e fekondimit, përbërja gjenetike është e plotë, duke përfshirë edhe gjininë e foshnjes. Qelizat fillojnë të ndahen Veza e fekonduar fillon ndarjen me shpejtësi, duke u rritur në shumë qeliza. Ajo e lë tubën fallopiane dhe hyn në mitër tri apo katër ditë pas fekondimit. Rrallëherë, veza e fekonduar nuk e lë tubën fallopiane, kjo quhet një shtatzëni e tubave ose shtatzëni ektopike dhe është e rrezikshme për nënën. Implantimi Pas hyrjes në mitër, veza e fekonduar hyn në rreshtin e mitrës ose endometrium. Ky proces quhet implantim. Qelizat vazhdojnë të ndahen. Hormonet e shtatzënisë HCG (Human Chorionic Gonadotropin) është hormoni që është i pranishëm në gjak, mbrenda një javë konceptimi. Është hormoni i cili detektohet në gjak apo në urinë gjatë testit të shtatzënisë, por zakonisht duhen tre apo katër javë që nivelet e HCG-së të jenë mjaft të larta që të detektohen nga testi shtëpiak i shtatzënisë. Sekretohet nga qelizat që zhvillohen në placentë.
Kloa 1 (14 vite më parë)
kledia eshte shume shpejt per te patur simptomat e shtatzanise se akoma je pothuajse ne kohen e ovulimit,duhen dite te tere per tu shfaqur shenjat e shtatzanise. Gjithsesi une uroj me gjithe zemer qe te kesh mbetur shtatzene,por mos e mbaj mendjen ne cdo moment aty. cte kete shkruar Zoti

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?