Sekreti: si të bëjmë fëmijë me gjininë e dëshiruar?
Një dietë vegjetariane sjell më shumë vajza, por jo gjithmonë. Një dietë me shumë magnez, kalcium dhe kalium, pra nënat që konsumojnë mish, kanë më shumë shanse të bëjnë djalë. Por në fund, gjininë e bebit nuk e përcakton dot askush me saktësi
Sigurisht që kryesorja është të kemi një fëmijë me shëndet të mirë. Por jemi vetëm njerëz dhe është e pashmangshme të dëshirojmë fëmijën me një gjini të caktuar. Kështu edhe urojmë: “me një djalë!” apo “me një vajzë!” por si të bëjmë fëmijë me gjininë e dëshiruar? Shkencëtarët anglezë (në nottingham) kanë bërë një zbulim surprizë. Mamatë që hanë vetëm ushqime vegjetariane në jetën e përditshme, lindin vajza më shpesh. është provuar gjithashtu edhe shkencërisht që ushqimi ndikon në gjininë e fëmijës. Shkencëtarja pauline hudson në revistën “family&co” thotë se është provuar gjithashtu edhe e kundërta, nëse organizmi i nënës merr më shumë magnez, kalcium dhe kalium se zakonisht dhe mamatë hanë më shumë mish, ato lindin djalë. Doktor lendram shetl (shba) në vitin 1984 ka shkruar një libër “si të zgjedhësh seksin e fëmijës?”. Ai shqyrtoi kromozomet x (të femrave), që janë më të mëdha dhe më të forta se kromozomet y (të meshkujve), por më të ngadaltë, dhe arriti në përfundim se, që të bësh fëmijë me seksin e dëshiruar, është shumë e rëndësishme të bësh dashuri në ca ditë të veçanta të ciklit të menstruacioneve: nëse prindërit bëjnë dashuri disa ditë përpara ose disa ditë pas ovulacionit (shkëputje e vezës), do të dalë në dritë një djalë, sepse spermatozoidet e kromozomeve y do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizave. Ndërsa nëse ata kanë bërë dashuri përgjatë të gjithë pjesës tjetër të ciklit, ka shumë mundësi të lindin vajzë, sepse spermatozoidet e kromozomeve x do të jenë të parët që arrijnë në vezën qelizë. Ja pse doktor shetl këshillon: “nëse dëshironi të keni një djalë, bëni dashuri dy-tri ditë pas ovulacionit, kurse që të keni një vajzë, në çfarëdolloj dite, deri në ditën e tretë përpara ovulacionit. Shkencëtarët nënvizojnë se seksi i fëmijës varet edhe nga fakti nëse gruaja ka pasur orgazëm. Gjatë orgazmës, mjedisi i vaginës bëhet më alkalin dhe më i volitshëm për të pasur një djalë. Nëse gruaja nuk ka pasur orgazëm, ka shumë mundësi të lindë vajzë. Gjithashtu, në mënyrë që të bësh një djalë, babai duhet të veshë mbathje të shkurtra sportive, sepse kromozomet y kanë probleme të mbijetojnë në nxehtësi. çifti duhet të bëjë dashuri në temperaturën e dhomës. Por nëse babai do që të ketë një vajzë, këshillohet që ai të bëjë një dush të ngrohtë përpara se të bëjë dashuri. Edhe një këshillë tjetër për ata që duan të bëjnë një djalë, përpara se të bëni dashuri, babai duhet të pijë një kafe turke, sepse ajo stimulon kromozomet y. Disa vite më parë, një metodë e quajtur “mikrosort” u zbulua në një institut gjenetik (usa, virginy). Në këtë metodë doktorët arritën të ndajnë kromozomet x nga ato y. Shkencëtarët shpallin se në 90% të rasteve ata kanë sukses të bëjnë vajza, por vetëm 73% për të bërë djalë. Metoda “mikrosort” zhvillohet kështu: një mostër e spermës trajtohet me përzierje kimike të veçanta në mënyrë që të gjendet se cilat janë kromozomet x dhe cilat janë y. Pas kësaj shkencëtarët nëpërmjet lazerit ndajnë kromozomet x nga y, dhe nëna fekondohet artificialisht me spermatozoidet e dëshiruar.
uuuuuuuu qot si shkruan ketu une veq vajza pasna me gjet se mish kurr nuk ha po duhet ti besojm vetem zotit ai i ak en dor ekto gjera ishalla veq te shendosh te lindin
Hahaha un qe jam vegjiteriane Vetem goca paskam per te ber . Dy studime nje lloj nuk I nxjerrin ajo pun varet si bashkohen qelizat . Un per vete neser po ta nis tjetrin smerem me keto metoda te dali qte dali rendesi shendeti te gjith kemi deshir dy gjinit por kjo sesht ne doren tone. Gjithsesi flm ela interesante per ta lexuar.
Un kom mbet 1 jav mas ciklit amo hiq sbesoj ne ksi gjera para e mas ciklit as ne ushqime qfar me hanger per qik e qfar per djal vetem zoti vendos qka te na fal qika apo djal me rendesi te shendosh
a i ka ndodh ndonjeres te mos te mund te kycet me llogarin e vet se une spo kycem dot
(13 vite më parë)
Dej tash than te mbetesh fill mbas ciklit jan mundesit per djal tash koka dal ne fund muajt pra para ciklit. Shkencetaret jan pak si te te trullavt sot ashtu nser kshtu fjala ven su tu i zen kohet e fundit. ... Une veq te zoti i madh besoj ai me fal qa te don . Edhe pse mundet me u zbulu ndoshta qa e si jan mundsit me e mdha por dej tani nuk ka asgje qe i kan ve pik veq sot kshtu neser ashtu
me rensi femij evlad prej allahut me na dhuru djal vajz veq sendosh e halla mukan se ne koh te sodit njejt si djemt si vajzat ishalla zoti ju jep tegjithve qka deshirojn
perzoten as un si besoj ketyre gjerave ajo pun esht siq ta falin zoti sepse zoti e ka ne dore ate pune un kam nji kusherire timen qe qa ska ba per me ba vajze ma me djeta e me data e si perfundim i ka fal zoti vetem 3 djem ..prandaj kto jan punt e zoti vajz e djal njilloj jane per mendimin tim.... un neser tham me mbet shtatzen te me falin zoti qa te dojn veq te ma falin shendosh e mir dhe shpresoj te ma ralizoj ndonje dit zoti kete deshir ju perqafoj nena
(13 vite më parë)
Vallah moj ela une kejt kunder kam vepruu edhe djal um ka dal.po dikush eka nafak e i del qka te deshiron.po le te jet qka te jet veq shendeit ne pik e te pare se tjerat skan rendesi.une per veti kam qef me pas nje vajz te paktne ose dy,e djem me shum ka qef burri,(si gjihmon burrat),,