Per nenat qe kane patur bebat me grip
Pershendetje nena, jam shuuuuuuume e shqetesuar pasi eshte dita e 6 qe djalin e kam me grip, nuk ka oreks fare, rri si i pergjumur, kollitet shume shume dhe sot ka filluar dhe te vjelle, Cdo gje qe i jap e vjell. E kam vizituar 2 here ne keto 6 dite dhe pediatria me ka thene ti bej aerosol me uje fiziologjik dhe clenil. Ju lutem me thoni cfare i keni bere femije? Si i ka kaluar gripi? Pediatria ime nuk me jep asnje antibiotik por keshtu djali me eshte dobesuar :( Harrova te them qe e kam 8 muajsh e gjysem. Ju lutem me thoni nga ekesperiencat tuaja. Shume faleminderit

