Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Veza në ushqimin e bebit

Ju lutem nena te nderuara, nga pervoja juaj deshta te di se si ua keni dhene bebit vezen? Beba ime ka shtate muaj, andaj dua ti jap te verdhen e vezes por nuk di me cka ta perziej se frigohem t`ia jap pa e perzier! Ju faleminderit e i'u rriteshin bebet me shendet.

Kosovarja (13 vite më parë)
Kosovarja (13 vite më parë)
Ju falenderoj shume per pergjigjiet e juaja dhe per gadishmerine per ti ndihmuar njera tjetres.
Dita (13 vite më parë)
Tung nana, une djalit para se mi mbush 6 muaj, ja kam fillu me shume pak me i dhene, tash qe i ben 7 muaj e han, pertypet shume mire kur ja shtypi mirepo tash ja kam fillu edhe me te bardhen e vezes, e han e ka merak shume.
Eda (13 vite më parë)
Ndersa une femijeve te mi ua kam sherbyer te kuqen e vezes me kos dhe thermija buke. Nuk e kane refuzu asnjeri... i befte mire bebushit tend!
Vala (13 vite më parë)
Pershendetje Kosovare. Pediatri i foshnjes time me pat thene qe 1/4 e te kuqes e vezes mund tia jap foshnjes 1 here ne jave dhe mund ta perziej me persheshin me thermija te bukes, qumesht lope te perzier me uje dhe pak djath te shkrire ne qumesht. Keshtu ia jap une... Cdo te mire ty dhe bebit tend rritje te shendetshme.
Denisa (13 vite më parë)
Tung Kosovare. Une djalit tim, se pari kam fillu me ja dhane vezen rreth shtate muajsh, sa mosha e bebit tand. Kam fillu duke ia shtu 1/4 e te kuqes se vezes ne ushqim, psh. nese ia shtypsha pataten e zier, ia shtojsha qerekun e te kuqes se vezes ne patate. Po gjithmone kudo qe ia shton, duhesh me pas kujdes me i shtu edhe qumesht pak, se sado kudo veza e zier eshte e veshtire per gelltitje. Nese nuk i ben alergji, atehere perdore pa merak. Mandej vetem shkon duke ia shtu, psh. mbas 1 muaji jepja gjysmen, mbas 2 muaji jepja krejt...po gjithmone perzieja me ushqimin qe eshte duke e ngrene. Perndryshe edhe te bebaime ka artikull se sa duhet te perdoret veza, ja: http://www.bebaime.com/ushqimi-/vezet-ne-ushqim-te-femijeve. Kalo mire. Te pershendes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?