Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

i lutem admin te mos e heqe. ushqime omgj per femije
Organizata ekologjike botërore, \"greenpeace\", ka publikuar listën e ushqimeve të cilat në sistemin e vet kanë përbërës të modifikuar gjenetikisht, përcjellin mediet.

Kjo organizatë po ashtu ka publikuar edhe listën e kompanive jo gmo. Në mes produkteve gjenden disa nga llojet më të njohura të pijeve, ëmbëlsirave dhe ushqimeve.

Për shkak të interesimit të bizneseve, opinioni i gjerë është privuar nga e drejta për të mësuar gjithçka për përbërësit gmo (genetically modified organisms – organizmat e modifikuar gjenetikisht) në zinxhirin e ushqimit, dhe kështu konsumatorët nuk kanë asnjë ide se si të shmangin blerjen e këtyre produkteve, pavarësisht asaj që në disa vende është i obligueshëm etiketimi apo shenjimi i tyre.
Ja një pjesë e listës të produkteve që e ka publikuar \"greenpeace\" e që në vete përmbajnë gmo:

• \"snickers\"
• supat \"campbell\"
• orizi \"uncle bens\"
• qaji \"upton\"
• \"m & m\", \"twix\"
• \"milky way\"
• çokollata \"cadbury\"
• \"ferrero roche\"
• çokollata \"nestle\"
• pija e çokollatës \"nesquick\"
• \"coca-cola\"
• \"sprite\", \"fanta\"
• \"pepsi-cola\"
• \"7 up\"
• salcat \"knorr\"
• biskota \"parmalat\"
• mëlmesat, majoneza, salcat e \"hellman\'s\"
• mëlmesa, majoneza, salcat e \"heinz\"
• pija e fëmijëve \"nestle\"
• qulli për fëmijë i \"hipp\"
• \"abbot labs similac\" (qumështi ne pluhur për foshnja)
• djathi, kefiri, jogurti, pijet e fëmijëve \"danone\"
• \"mcdonalds\"
• çokollatat, gipsi, kafja, pijet e fëmijëve \"kraft\"
• keqapi, salcat e \"heinz foods\"
• pija e fëmijëve, produktet e \"delma unilever\"

është e çuditshme që në listë gjenden edhe nestle dhe hipp të cilat prodhojnë ushqime për fëmijët dhe foshnjat, por nuk dihet sa janë të rrezikshme.
Në adresën http://ëëë.Scribd.Com/doc/2345138/greenpeace-shoppers-guide-to-gmofree-food mund ta gjeni listën e te gjitha kompanive dhe ushqimeve, te cilat me përbërësit gmo, por edhe të atyre produktet e të cilave nuk përmbajnë këto elemente. /kohaditore/
Deniz Xhoga (13 vite më parë)
Elinda Kryeziu (13 vite më parë)
Deniz kete qe ke postuar eshte mese e vertet...Mos te harrojme qe firma danone dhe ajo hipp jan prodhime nga familjet jude qe thuhet kan materjet e tyre qe ne vendin e vet (israel) nuk preferohen te u ipen femijeve. Ne finland danone ka shum prodhime te saj mirpo jan te kontrrolluara ashper (ashtu thuhet) mirpo firma hipp nuk ka lejen te jap ne trregun finlandez te gjitha llojet e ushqimeve....Jan vetem disa lloje dhe mund te them diku rreth 10-15 qe lejohen te hyn ne trregun finlandez.
Linda Al-su (13 vite më parë)
Ne shtepin time coca cola fanta edhe qe 1 jave qe kom fillu griz te hippit kto produktet e tjera segzistojn.Danone ma heret.Po.Po tash ja.Kom.Ndal vajzes sr u pat bo e nvarur.Prej tyre.Flm shumee pet informaten..Une bej.Kerkees tek admini qe kjo.Pyetje duhet per 1 jave te jete e para..Tek pyet nenat qe qdo nane te informohet dhe ti eliminoj kto produkte nga tryeza e tyre...
Kanun Ema Dinaa (13 vite më parë)
une djalin e ushqej me produkte nga hipp kur ka dasht me fillu me ushqy djalin e kompyt pediatren per produktin e hippit dhe ma ka rekomandu per hippin nuk ma merr mendja qe eshte GMO po te kish qen ne gjermani e kishin ndalu produktin e hippit se ktu i kontrolloj qdo detal se sa jan BIO gjerat po quditem shum
Leona Lona (13 vite më parë)
D.m.th krejt kto firma te supav te sosev qa jan te shenum un i perdori ket ushqim ne familjen time krejt kan xeher nuk di qka me perd8r tjeter veq kumpira me mezi po dhe ata i shpricatin me xeher nuknju besohet se urrit numri i popullsis dojn mi mbyt kshtu dhd vakcia polio esht edytyrum me marrr ne belgjik
(13 vite më parë)
katastrofff edhe ushqimet e hipit pse more mos me ja bo taze vet fmis po me ja ble krejt kto kan kimikale qe sjon te shendetshme as pakk
Nefisa E (13 vite më parë)
Faleminderit per infon Deniz.une per vete i besoj se ne disa raste ku ka llafe nuk i nxjerrin kot.do perpiqem te ruhem sidomos me cokollatat.
Deniz Xhoga (13 vite më parë)
A mendoni se eshte e vertete, pasi ne kete liste jane perfshire dhe ushqimet hipp dhe danone qe perdoren rendom per femije nen 1 vjec, apo eshte shkrim i porositur nga firmat konkurente

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?