Jo, nuk e kam shkru gabim titullin...natyrisht qe ka edhe arsye qe dikush nuk e do gjidhenjen dhe kjo gje, ky fakt nuk e ben me pak nene nje nene qe nuk e ushqen femiun me gji, sic nuk e ben nje nene me shume ushqyerja e saj me formula.
Gjidhenja perveq kenaqesive, pervec benefiteve qe ka edhe per nenen edhe per beben, ka edhe sfida me te cilat nje numer bukur i madh i nenave perballet. Mirepo, disa prej tyre i kalojne e disa dorezohen. Disa nga nenat nuk kane as edhe nje te vetmin problem dhe e kalojne cdo faze me lehtesi. Krejt kjo varet nga vet personi, sepse ne realitet vetem nje numer shume shume shume i vogel i nenave vertete nuk prodhon qumesht pas lindjes.
ketu me poshte po e postoj nje artikull nga nje blog, te cilin sapo e perktheva per ta ndare me ju.
Ju lutem komentoni pasi ta lexoni.. pres me padurim te degjoj arsyet e juaja te sinqerta pse nuk e doni gjidhenjen:
=========================================
12 Arsyet pse ju nuk e doni Gjidhënjen
nga ERICA {LET WHY LEAD} MAY 10, 2013
Një ditë më herët në park isha duke e ushqyer fëmiun tim më gji kur një mike imja që edhe ajo ka një të posalindur u ul afër meje. Ajo filloi të bëjë shaka dhe tregonte se si aspak nuk e pëlqen gjidhënjen, dhe unë u shkriva së qeshuri!
Nga aq sa kam pa, rrallë mund të shohësh ndonjë grua që e flet këtë gjë me zë.
Unë gati se e përkraha miken time. Natyrisht, unë e përgëzoj faktin që kam nda aq afërsi me fëmijët e mi gjatë gjidhënjes. Në qoftë se keni ushqyer një bebe, ju I dini ato momentet kur bebeja juaj me ato gishtat e vockla kap njërin nga gishtërinjtë e tua gjatë kohës që ushqehet me gji.
E tërë bota zhduket dhe mbetesh vetëm ti dhe bebi. Ato faqet si kumbulla dhe flokët e buta, ato thonjtë e gjata dhe këmbët miniaturë. Është e mrekullueshme.
Por realiteti është se ka edhe moment tjera po ashtu. Kur je shumë e ndjeshme (pezmatuar, me plagë) nuk je e sigurt që do të ushqesh radhën tjetër prap me gji. Apo kur fëmijët e tjerë vrapojnë sit ë çmendur nëpër shtëpi dhe ti ske çka të bësh sepse je duke ushqyer me gji. Prap.
Natyrisht nuk kam nevojë të këndoj pë vlerat e gjidhënjes për ty. Pajtohem me to! Pavarësisht, gjidhënja nuk na vjen aq lehtë të gjithave, dhe e tëra që mund të ofrojmë është më e mira nga ne.
Nuk mund të masin suksesin tonë si nana vetëm përmes nivelit tonë të suksesit të gjidhënjes – apo se sa jemi kënaqur me të.
Mosdashja për të ushqyer me gji nuk të bën më pak nënë; të bën njeri.
1. Vazhdimisht pyetesh a po e bën mirë? A është pozicionuar bebi mirë? A po ushqehet mirë?A po e ushqen mjaft shpesh? A duhet gjatë çdo ushqyerje t’ia ofrosh dy gjinjtë apo duke I ndrruar një për një shujtë? Mos-siguria!
2. Nuk ju pëlqejnë majat/thithkat e çara, fryerja e gjinjve, rrjedhja apo infekcionet tjera (Kujt I pëlqejnë se?)
3. Ke zbuluar se ke një punë me orarë të plotë – gjidhënjen. Përgjatë shumë orëve mbetesh ulur saqë vëren se në divan po bëhet gropë vendi ku vazhdimisht e ushqen bebin me gji.
4. Nuk mundesh të gjesh mënyra se si ti argëtosh fëmijët tjerë gjatë ditës. Ndjen faj që po shikojnë shumë TV vetëm për këtë arsye…
5. Nuk e pëlqen ndjenjën që po të përtyp dikush gjatë gjithë kohës (Prap, kush e pëlqen se?!)
6. Ndjehesh e lidhur, e dorëzuar tek ora. Sidomos në qoftë se bebi juaj nuk e do shishen dhe ti smund të jesh larg saj më shumë se 1-2 orë.
7. Ndjehesh më rehat t’a ushqesh fëmiun në shtëpi sesa në public prandaj lidhesh jo për orën por për shtëpinë.
8. Pavarësisht sa mirë pozicionohesh, nuk mund ta drejtosh shpinën mirë. Dhimbja e shpinës ju shtrin për tokë!
9. Do të dëshiroje shumë që ajo bebe të flej! Por për të pasur furnizim të mirë me qumësht dhe për të shtuar peshë të mira, pediatric të ka inkurajuar ta zgjoni beben çdo tre orë.
10. Sado që tinglloj vrazhdë, pompimi ju bën të ndjeheni sikur lopë qumështi. (Apo jo?!) Dhe pot ë keni fëmijë të tjerë apo që do të ju duhej të pompon në punë, e keni shumë vështirë të gjeni një hapësirë private apo disa minuta të qetë për të pompuar.
11. Po noton në gjithë ata ujë që e pi për ta mirëmbajtur furnizimin dhe je vazhdimisht e uritur!
12. Të mungojnë sutienat e vjetëra. Gjetja e sutienave të mira për gjidhënjë është shumë e vështirë sikur kur e humb dhe e kërkon ndonjë shishe të fëmijëve e që të duhet shumë. Apo më vështirë.
********************
Në qoftë se ti që e lexon nuk ke ushqyer fëmijë me gji dhe sapo futa frikën në zemrën tënde, të lutem dije që shumica e këtyre ankesave zhduken pas muajit të parë apo të dytë. Me rritjen e bebes suaj dhe mundësisë që ta ushqeni këtu apo aty, të siguroj që do të ndjesh dhe kënaqqësi edhe më shumë.
Do ta krijosh ritmin me ato gjera dhe mundësi që ndjehesh më rehat, dhe ato momentet kur ti krijon lidhshmëri me fëmiun tënd do të rriten dhe forcohen akoma më shumë në memorjen tënde.
Ah sa I dua ato momente. Do të doja të kisha fotografuar secilën bebe time duke e ushqyer me gji sidomos me ne që gjidhënja ka zgjat shumë pak muaj. Por ndjehem shumë qetë ta them se vërtetë ishte një sfidë për mua.
Une ne gjidhenje ne fillim kam pas dhembje se kam pas shum qumsht por gjinjet smu Paten qa as skam pas varr as kurgja me ka kalu shpejt edhe dhimbjet qe pata... E kam mbajt ne gji 8 muaj e 1 jav kam vendos vet me heq ne ket mosh , ka qen knaqesi gjidhenja e kujtoj me endje....
sidita (13 vite më parë)
i lexove te gjitha arsyet e dashur nene! kam 11 muaj qe i jap djalit gji, asnjera nga keto nuk me perkon me ndjesine qe kam ne cdo moment qe trupi im prodhon ushqim per te.
Kam dy nete pa gjume pasi djalin e kisha te semure, dy nete pa ekzagjerim, djali im nuk e hoqi gjirin nga goja, qetsohej ai qetsohesha dhe une. ju perqafoj
(13 vite më parë)
Flm shum te dashura mike per ndihmen e juaj ..per keshillat qe mi keni dhan jeni shum te mira
eh moj abesa nuk ishin te gjitha nenat njesoj te perkushtuara si ne,un refuzova punen qe kerkova shum vetem e vetem mos ta la qiken ma gji edhe shun evogel po kom ndegju raste qe fort se kan pas gajle,nje nuse te na lindi djalin edhe menueher e shtini nformul,edhe pse ka pak kishte gji,jo se ma legt me shishe,un jam nfak me shti djalin ngji sun shkoj nfakultet e sene rene,edhe hiq,madje niva qe pas nje muji kish shku ndarsem te tfamiljes per 3 dit e djalin te vjehrra,kur kom ndegju jam tranu mu per ni or dy sma mer menja me lan e leje ma shum spaku deri te ushqehet,po ka lloj lloj njeri
Nuk besoj qe ka nan qe preferon qumshtin formula ne vend te gjirit ku ne te gjitha aspektet eshte ma I mir I gjirit se qumshti formula...un personalisht kom lind 10jave parakohes e kom.nxerr qumshtin sa kom mujt prej gjirit fillun torturat fiziko psiqike ne neonatologji ne prishtina fillun mos me ma ushqy qiken hiiq e me lan veq me infuzion 3jave edhe spat shanca me shpetu qumshtin e gjirit ken ka me humbin edhe mend e mia deri sa e terhjeka prej aty e kom ushqy masnej me foemul skom pas zgjidhje tjeter po shyqyr Zotit e kom shnosh si molla 19muj I boni kurr temp kurr antibiotik kurr fyt te skuqur as kurfar semundje ska pas
Fitesa pse pom prek ne pik te dobet hahah...Anda njejt si ti ndjehem edhe une..Bile Fitesa ekom edhe foton tu e ushqy qiken e madhe me gji tash do ta postoj ne profil...Kurr nuk jom kan e kompleksume qe e kom ushqy me gji bile ne ket foto qe do e postoj jom kan ne Bazent edhe para 200 vetave ekom ushqy edhe se kom pas dert..Jom ndi shume mire edhe i pelqej shume nanat qe nuk e ndien veten te kompleksuar ne publik ku do qe jan qe e ushqejn ajo eshte ndjenja ma e bukur po qe tek une ka qen shume e shkurt..
Fitesa te uroj shum per temen e qelluar edhe njekosisht te falendoroj shum se me ke ndihmuar shum rreth qumshtit te gjirrit une per veti as nuk brengosen pse gjinjet me jan zmadhuar dukshem sepse bebi im ka pi gji shum shpesh nuk brengosem aspak per fjalet e njerzve qfar thojn nuk e kam kompleks veten edhe kur djalit i jap qumsht ne vende pulike ose ne mesin e njerzve si shumica e nenave,une jam mundu sshum qe djali te pi gjiii deri ne muajin e 4 kur mu largua gjirri u pata merzit shum pse djalin smund ta ushqej me gjii po me duhet ta vazhdoj ta ushqej me nje qumsht qe nuk eshte aspak si qumshti i nenes,tash e sa dit po brengosen se a do te kem gji kur te kem femiun e dyt apo ndoshta sdo te kemm :(((,une jetoj ne jasht d.m.th ne gjermani 90% e nenave ktu femijet i ushqejn me qumsht formulee.Ndjenja me e bukur eshte kur ta shikosh femiun tend duke u ushqyer nga gjinjet e tu nje ushqim me shum vleraaa
Besa :) Falemnderit shume e dashur per fjalet kaq te mira, per kaq shume perkrahje.. :). Eshte e vertete qe duhet vene vetes nje cak, nje qellim dhe qofte nevoja edhe me mund dhe informata te arrijme realizimin. Me vjen shumeee mire qe ke pas sukses dhe jam shume e sigurt qe ate qe e di per vete ia bart edhe mikeve tuaja. :)
Anda, natyrisht qe te besoj per ndjeshmerine qe ke kur perballesh me vehten per kete gje, por tani e tutje te lutem lehtesoja veten dhe ne vend qe ta merzisesh veten dhe vajza te te sheh ashtu te merzitur, ti ktheje ne buzqeshje dhe dhuroj sa me shume kanqesi.. :)
Falemnnderit fitesa..,valla boll e mundimshme me keto majat plastike,streilizimi e gjithemon ti kesh me vete ku te shkon po kur po mendohem qe te kisha vazhdu me formul njejt u desht me vepru nuk po me duket e veshtir hiq.po shyqyr zotit tek une keto maja nuk kan ndiku ne zvogelimin e sasis se qumshtit.
pershendetje futesa si gjithher je fantastike me shkrime e keshilla te pakursyeshme,prj fillimit jom kan e vendosur vetem newe nuk m vie gjiri hiq se pak pak do taushqej vajzen me gji dhe fal zotit menjeher 2 orpasi linda filloj tme vie qumshti.veshtirsit e fillimit nuk diskutohen pas lindjes varra,majet e gjirit aq shum me dhembnin sa qe kur e vendosja qiken ngji e kapsha ni peshkir e shtisha ngoj ekafshojsha derisa pike vajza,ama sjam dorzu edhe pse ashtu e kom shti ngji as qdo 20 minuta,por medit kalua. ato ditdhe knaqsia qejep gidhenja ste jep asgje nbot,ato dur tvockla qe ma ledhatonin gjinin,shikimi drejt ne sy,qeshja derisa pin ngrohtesia e amel,vetem allahu i madherishem qe na ma fal kte knaqsi. mos ta permendim letesimin qe ske nevoj te mbushesh shishe kur don pin,ske gajle te marresh me ete qumsht.kam pas fjal. e fillim pasi vajza pat mar vaj shum dhe kisha fjal qe jo gjinjt e vogel spi del qikes qumshti jo mi dhan qajjo diqka tjeterpor i kam injoru,edhe per mi kan gryy nervat,pir mashalla vajza per nje muaj whtoj 1.600 gr,dhe u pa rezultati.dhe tani qe kam vajzen5 muaj me thon shtoj jepi me hanger.se tamli veq uj maaa qka e man,ju thash e deri tash meqka u rrit me qka u majt,thash tere jeten ka
me hanger si na ama ne gjoks te nanes kurr ma ska mu kthy e me pi qet e qumsht nene
Fitesa e dashur zgjidhja po u bejke me veshtirsi se une se kam dashur kurrrrrrrrrrrrrrr formulen edhe pse vajzen e madhe 6 muaj e kam ushqyer me gji tani me qumsht formul po gjith here kam pas problem me te mu ka smuar shpesh dmth gjdo her me eshte dashur ta kem nen kujdes ku ka grip te iku sepse kjo e merrke kjo eshte mos ushqyrja me gji eshte fakt se eshte me e ndishme bebi kur nuk eshte ne gjirin enenes ehhh eshte knaqsi valla me ushqy me gji oh eshte me i afert me nenen edhe foshnja sepse ndjen aromen e mamas po qe fati kshtu deshi ket e linda me shum e shum veshtersi nuk munda te kem mundsi ta ushqej me gji po besoni me dhemb shpirti edhe pse mir eshte me pesh mir gjitha fal tlumit allahhh hala nuk me eshte smuar fallllllllllllll allahut te madherueshemmmmmmmm e mos u ndij keq pse komentova ashtu ponuk e thash se ti personal me bere te qaj po nga njeher njeriu i deshpruar edhe gabon shkresa me beri te qaj se e kam mangsi pse smunda ta ushqej me gji
Njomzaaa, tlutna mos ia bon vetes ashtu.. knaqesia dhe dashuria e pakusht qe ti ia dhuron bebit tond ia zavendson gjithckafin.. Cdo buzqeshje e jotja atij i bon efekt pozitiv ne tru.. se jo veq ushqimi.. vazhdo e kujdesu per te keshtu sic po ben tani dhe jam e sigurt se do te kete femijeri te lumtur..
hahahahahahaha le tem rritet pak se po kismeet prej zotit ishallaa zoti i gezon te gjitha femnat.. une e thash se qaq shume u pata merzite sa qe edhe tash kur e shoh dikend tu i jep gji femijes merzitna :(
Njomza, :) hiq mos u ndal, bej fmi edhe tjere :). ne fakt secilen here po msojme dicka me shume e po presim me perdor ate msim ne fmijt tjere.. :) .. mashaAllah e fal Zotit qe qenka mire me shendet.. :)
Vlora, ke shume te drejte e dashur, natyrisht qe duhet bere zgjedhjen. Akush as qe guxon dhe as qe ka te drejte morale ta paragjykoje ndonje nene qe nuk arrine ta ushqej femiun e saj me qumesht gjiri dhe ne ndryshim e ushqen me formula. Sic i shkrova edhe Andes dhe sic edhe eshte e cekur ne fund te artikullit, po ta lexosh te terin, ky fakt nuk e ben asnje nene me pak apo me shume nene. Kjo nuk eshte menyre e denje per matjen e nivelit te suksesit te nje nene dhe mundit te saj per tu kujdesur per bebin.. :). gzohem pa mase qe femiu yt eshte mire me shendet dhe i uroj me gjithe zemer vite sa me te shendetshme dhete lumtura ne gjithe jeten e tij perkhrah juve
Keti me vie shume shume mire dhe te pergezoj me gjithe zemer qe ke triumfu.. do te jete e mundishme si duket ushqyerja me maja plastike.. pastrimi i vazhdueshem i tyre, sterilizimi pak e mundimshme por ia vlene dhe ti e di kete :). Dhe une vajzes nje muaj e disa dite gjersa ishte e zgjuar i ipja qumeshtin e pompuar ne shishe, eshte vertete e lodhshme, por ia dola edhe une.
Qaq shumeee me ka met pikeee ne shpirt qe djali nuk e ka pi gjinin 1 idte i thash burrit a te bojem edhe 1 bebe te ushqej me gji :)... edhe pse ka pi qumshtin e gjinit se ja kom jep me pomp po max 4 muaj kom pas gji.. po shyqyr zotit djalin e kom shume mire me shendet..
Anda, te lutem mos çaje e dashur, fakti qe ske mund ti luftosh veshtiresite nuk te ben me pak nene,, assesi. As qe guxon dikush te bej ndonje paragjykim te tille ngase vlera e nje nene nuk matet keshtu.
Ne kete artikull, te huazuar nga nje blog, vetem u permenden disa nga arsyet qe disa nena i shmangen gjidhenjes, megjithate edhe per keto kane te drejte...mbase disa nenave u mungon perkrahja se pari e burrit dhe e familjes perrreth.
Ska dy dite qe bisedova me nje miken time, vajza e se ciles tani ka bere 1 muaj dhe ka shtuar peshen shume mire, mirepo ne viziten qe i beri familjes se saj grate nuk ndaleshin duke futur hundet me aq pak informata qe kishin: \"aaaa spo i del qumshti, jepi shishen, jepi caj, pse po e ushqen kaq shpesh, etj etj\", ndersa vajza natyrisht qe deshiron te ushqehet shpesh sepse edhe ka fazen e rritjes se hovshme e edhe ushqehet me gji dhe gjiri perpunohet me shpejt se formula.. e gjera te tjera si kjo.
Tani qe ti je perballur me deshprimin, mos e merzit veten me shume,, shfrytezoje kohen qe te mbledhesh informata dhe me femiun e radhes te triumfosh, apo dhe me se paku qe mund te besh eshet qe keto informata tia percjellesh nje mikeje tende qe e do shume dhe qe ia do vertete te miren :)
Magi < 3, je vet sh e mire prandaj te duken tjerat :), Sfida qe kryesisht duhet kaluar per ta mbajtur femiun ne gji, vertete eshte me vlere. Sidomos ne kohen e sotit kur kah te sillemi ushqimet artificiale me hormone po na semujne, duhet te bejme cmos ta mundim cdo tundim. Disa edhe e kan fatin ashtu nuk kane asnje problem. Nusja e vllaut tim as problemin me te vogel nuk e kishte as kur filloi as kur mbaroi pas 2 vitesh.
une edhe pse e kam ushqy djalin tim me qumsht formul ka qen shum mir me shendet dhe kurr nuk eshte smur normal qe qumshti i gjirit eshte me i mir por kur nuk ke gji ti duhesh me ba zgjidhje per bebin dhe besoj qe ka shum pak nena qe me deshir e ushqejn femijen e tyre me qumsht formul edhe pse ska asgje te keqe ky eshte mendimi im
Te lumt fitesa...!!ehh eshte nje periudh qe nuk harrohet kurr por ka edhe veshtersit e veta.une kam djalin 15 muaj dhe e kam ende ne gj i.ne fillim u shfaqet veshtersit me erdhi gjiri shuuuum sa qe gjinjet mu ben si guri dhe thithat e gjirit me humben krejt,sa isha ne spital motrat me dhan ti perdor maja te plastikes qe prej ateher ende djali pi me to(kam provuar tja hek po nuk kam mundur).kjo veshtersi kaloj por kur mbushi djali 4 muaj fitoj bronchitis isha ne spital kishte edhe pak skyqje te fytit prap dy dit nuk e ka fut gjirin ne goj qdo dy ore isha e detyruar ti pompoj gjinjet se me pelcisnin nga qumshti.djali vazhdoj ta refuzonte gjirin e une nuk u dorzova duke provuar kur ishte fjetur te pinte.me ket ritem vazhdova nje kohe te gjate vetem e vetem ta mbaja ne gji sepse kisha shume shume qumsht.deri ne muajin e 8 kisha nonstop rrjedhje gjiri e pastaj i shtova nje her ne dite edhe qumsht formule.e tash kur i kujtoj keto veshtersi nuk du me nda kurr nga gjiri se vertet kam vuajtur shume.kur e refuzonte gjirin e une vetem qaja e qaja,krejt duke me then ta largoj nga gjiri e une e fitova ket betej.
Gentiana, fillimisht ja ketu disa keshilla per fryerje te gjinjeve:
1. Le ta merr nje pelene (pampers-te madh) dhe le ta lag me uje te ngrohte, le ta vendos ne gjinje dhe te sigurohet qe ta vendos mire perfundi dhe permbi, le te relaksohet dhe te le pushoje per 5 minuta ashtu qe rrjedhja te behet e lehte. Pastaj
2. Le ta largon pelenen dhe te shtrydh gjirin me dore me shume kujdes apo me pompe te dores shume ngadale le te pompoje, dhe ate sasi le ta ruaj me qes frizi ne friz.. kjo sasi mund ti sherbej me vone qofte per pirje te bebit, qofte per ushqim apo per larje nga te skuqurat.
3. Le ta vendos bebin te thithe dhe ti ndroj dy gjinjte deri sa ti shprazen mire, ne nderkohe le te bej zbrazjen pastaj prap me dore apo me pompe.
Le te vesh sutjena te pershtatshme per gjidhenje dhe le te mos jene me ato telat perfundi.
Po qe se prap vazhdon te kete problem, atehere le te merr qese akulli le ta vendos mbi gji per 10 minuta, dhe le te beje keshtu ndermjet ushqyerjeve, le te beje tekniken Nxehte-ftohte sa here qe ka nevoje per te permiresuar rjedhjen dhe pompimin per ta zbutur majen e gjirit.
Le ta zgjoj vajzen cdo 1-2 ore dhe te ja fus majen ne goje pe rthithje dhe te mos e anashkaloje asnje shujte,, keshtu edhe kjo do ndjehet me e lehtesuar.
me perpara grate i kane bere lidhjen e gjinjeve me nje shall duke e vendosur se pari mbrapa qafes mesin e shallit, pastaj duke e kthyer mbrapa kriheve ashtu qe te mos lejohet te behet zgjerimi i kanaleve edhe nen krah pasi qe ato jane shume te dhembshme.. Gentiana, thuj motres gjithqysh duhesh me shpraze qumshtin qe te mblidhet,, qofte edhe ta ushqesh ndonje femije tjeter ne ndekrohe apo ta pomposh dhe ta ruash qumeshtin
My story of.... Gjidhenia/breastfeeding! :)) Te dy bebushat e mi i kam ushqyer me gji.... Vajzën per 2.5 vite, ku 6 muajt e pare vetem qumështin e gjirit...... Njëjtë dhe me djalin i cili i mbushi 4 muajsh dhe mund te them që është sh sh mire me shëndet. Vajza gjate 4 viteve 2 heree ka marr antibiotik.... Ndersa femijët e kolegëve te punes time cdo muaj.... Flas per ato që nuk munden ta ushqenin dot me gji pavarësisht dëshirës se tyre. Kënaqësia ime me e madhe dhe momenti me intim është ushqyerja e femijes me gji ajo ndjenja e bukur kur fillon te te rrjedh qumështi nëpër damare nga nje thithje aq e butë dhe e pafajshme. Por mos kujtoni se është fushë me lule jo.... Ato çka u përmenden me siper jané shumica reale, psh. Mua sme pëlqen pompimi po fare fare.... Por e kam bërë ne fillimet e gjidhenjes sepse fëmija nuk ka aq forcë thithëse sa te zhbllokojë kanalet...ndaj dhe do ndihmuar. Sa me erdhi gjoksi me vajzën kam vuajtur shume sidomos 2- javët e para.... Dhimbjet e lindjes dhe te operacionit jané lule para dhembjes se gjoksit.... Por durova dhe fitova...... Ska si imuniteti që i jep femijes qumështi i gjirit.
gentiana kjo pytje qenka per fitesen por do doja te pergjigjena edhe une ,le ta blen pompen per hjekjen e gjirit sepse nese nuk e zbraze gjirin do i humb qumeshti ne at gji ,dhe sa ma shpesh me i dhane gji bebes mos me lan me flejt nje kohe te gjate
Me bere te caj Fitesa me ket artikulll kur ke deshir e ske mundsi eshte shum e veshtir per nji nene sbesoj se ka nen se se deshiron ket gje per bebin e vet po ka shum gjera se smund tja arrish qellimit per tek ushqyrja me gji
Ja sh sh e mire fitesa.... Nje njeri që nuk tutesh, diçkaje që i del per zot..... E perfundon..... Duke thene te mirat dhe \' te këqijat\' e saj.
(13 vite më parë)
Fitesa a mundesh mem ndihmu rreth gjidhenjes...motra ka lind para nje jave dhe po ka veshtersi bebi flen shum. .dhe gjoksi ju ka forcu shumm dhe po ka dhimbje a din cka ndihmon per ta liru gjoksin
Gjidhenja perveq kenaqesive, pervec benefiteve qe ka edhe per nenen edhe per beben, ka edhe sfida me te cilat nje numer bukur i madh i nenave perballet. Mirepo, disa prej tyre i kalojne e disa dorezohen. Disa nga nenat nuk kane as edhe nje te vetmin problem dhe e kalojne cdo faze me lehtesi. Krejt kjo varet nga vet personi, sepse ne realitet vetem nje numer shume shume shume i vogel i nenave vertete nuk prodhon qumesht pas lindjes.
ketu me poshte po e postoj nje artikull nga nje blog, te cilin sapo e perktheva per ta ndare me ju.
Ju lutem komentoni pasi ta lexoni.. pres me padurim te degjoj arsyet e juaja te sinqerta pse nuk e doni gjidhenjen:
=========================================
12 Arsyet pse ju nuk e doni Gjidhënjen
nga ERICA {LET WHY LEAD} MAY 10, 2013
Një ditë më herët në park isha duke e ushqyer fëmiun tim më gji kur një mike imja që edhe ajo ka një të posalindur u ul afër meje. Ajo filloi të bëjë shaka dhe tregonte se si aspak nuk e pëlqen gjidhënjen, dhe unë u shkriva së qeshuri!
Nga aq sa kam pa, rrallë mund të shohësh ndonjë grua që e flet këtë gjë me zë.
Unë gati se e përkraha miken time. Natyrisht, unë e përgëzoj faktin që kam nda aq afërsi me fëmijët e mi gjatë gjidhënjes. Në qoftë se keni ushqyer një bebe, ju I dini ato momentet kur bebeja juaj me ato gishtat e vockla kap njërin nga gishtërinjtë e tua gjatë kohës që ushqehet me gji.
E tërë bota zhduket dhe mbetesh vetëm ti dhe bebi. Ato faqet si kumbulla dhe flokët e buta, ato thonjtë e gjata dhe këmbët miniaturë. Është e mrekullueshme.
Por realiteti është se ka edhe moment tjera po ashtu. Kur je shumë e ndjeshme (pezmatuar, me plagë) nuk je e sigurt që do të ushqesh radhën tjetër prap me gji. Apo kur fëmijët e tjerë vrapojnë sit ë çmendur nëpër shtëpi dhe ti ske çka të bësh sepse je duke ushqyer me gji. Prap.
Natyrisht nuk kam nevojë të këndoj pë vlerat e gjidhënjes për ty. Pajtohem me to! Pavarësisht, gjidhënja nuk na vjen aq lehtë të gjithave, dhe e tëra që mund të ofrojmë është më e mira nga ne.
Nuk mund të masin suksesin tonë si nana vetëm përmes nivelit tonë të suksesit të gjidhënjes – apo se sa jemi kënaqur me të.
Mosdashja për të ushqyer me gji nuk të bën më pak nënë; të bën njeri.
1. Vazhdimisht pyetesh a po e bën mirë? A është pozicionuar bebi mirë? A po ushqehet mirë?A po e ushqen mjaft shpesh? A duhet gjatë çdo ushqyerje t’ia ofrosh dy gjinjtë apo duke I ndrruar një për një shujtë? Mos-siguria!
2. Nuk ju pëlqejnë majat/thithkat e çara, fryerja e gjinjve, rrjedhja apo infekcionet tjera (Kujt I pëlqejnë se?)
3. Ke zbuluar se ke një punë me orarë të plotë – gjidhënjen. Përgjatë shumë orëve mbetesh ulur saqë vëren se në divan po bëhet gropë vendi ku vazhdimisht e ushqen bebin me gji.
4. Nuk mundesh të gjesh mënyra se si ti argëtosh fëmijët tjerë gjatë ditës. Ndjen faj që po shikojnë shumë TV vetëm për këtë arsye…
5. Nuk e pëlqen ndjenjën që po të përtyp dikush gjatë gjithë kohës (Prap, kush e pëlqen se?!)
6. Ndjehesh e lidhur, e dorëzuar tek ora. Sidomos në qoftë se bebi juaj nuk e do shishen dhe ti smund të jesh larg saj më shumë se 1-2 orë.
7. Ndjehesh më rehat t’a ushqesh fëmiun në shtëpi sesa në public prandaj lidhesh jo për orën por për shtëpinë.
8. Pavarësisht sa mirë pozicionohesh, nuk mund ta drejtosh shpinën mirë. Dhimbja e shpinës ju shtrin për tokë!
9. Do të dëshiroje shumë që ajo bebe të flej! Por për të pasur furnizim të mirë me qumësht dhe për të shtuar peshë të mira, pediatric të ka inkurajuar ta zgjoni beben çdo tre orë.
10. Sado që tinglloj vrazhdë, pompimi ju bën të ndjeheni sikur lopë qumështi. (Apo jo?!) Dhe pot ë keni fëmijë të tjerë apo që do të ju duhej të pompon në punë, e keni shumë vështirë të gjeni një hapësirë private apo disa minuta të qetë për të pompuar.
11. Po noton në gjithë ata ujë që e pi për ta mirëmbajtur furnizimin dhe je vazhdimisht e uritur!
12. Të mungojnë sutienat e vjetëra. Gjetja e sutienave të mira për gjidhënjë është shumë e vështirë sikur kur e humb dhe e kërkon ndonjë shishe të fëmijëve e që të duhet shumë. Apo më vështirë.
********************
Në qoftë se ti që e lexon nuk ke ushqyer fëmijë me gji dhe sapo futa frikën në zemrën tënde, të lutem dije që shumica e këtyre ankesave zhduken pas muajit të parë apo të dytë. Me rritjen e bebes suaj dhe mundësisë që ta ushqeni këtu apo aty, të siguroj që do të ndjesh dhe kënaqqësi edhe më shumë.
Do ta krijosh ritmin me ato gjera dhe mundësi që ndjehesh më rehat, dhe ato momentet kur ti krijon lidhshmëri me fëmiun tënd do të rriten dhe forcohen akoma më shumë në memorjen tënde.
Ah sa I dua ato momente. Do të doja të kisha fotografuar secilën bebe time duke e ushqyer me gji sidomos me ne që gjidhënja ka zgjat shumë pak muaj. Por ndjehem shumë qetë ta them se vërtetë ishte një sfidë për mua.
huazuar nga: http://www.letwhylead.com/2013/05/8-reasons-its-okay-to-not-love-breastfeeding.html
============================================