Çka me duhet per bebushet kur te lindin ?
Përshëndetje nëna të dashura. Kam nevojë për ju dhe do të kisha pasur dëshirë që të gjitha të më jepni këshillat tuaja në lidhje me gjërat që me duhen për bebe. Ende nuk kam blerë asgjë, tash hy në muajin e 7të, dhe desha të filloj ti blej gjërat që më duhen, sepse më vonë do të rëndohem dhe ndoshta nuk mund të dal te bëj shoping, nga fundi I shtatzanisë ka mundësi edhe që doktori më jep regjim shtrati, prandaj. Nëse keni kohë ju lutem më tregoni secila për veten, këshillat që do të ishin të dobishme për një nënë të re, ato që ndoshta ju I keni bërë gabim, por sot do ti bënit ndryshe. Kjo ndoshta do tu shërbente edhe shumë nënave të tjera. Ndoshta e dini që, kismet, unë do të jem nënë e trinjakeve, prandaj jam në dilemë se a do të di të marr të paktën gjërat e domosdoshme, që mos të mbes keq pastaj, se kur të lindin nuk mund të dal për një kohë nga shtëpia. Pra të gjitha këshillat tuaja do të jenë të mirëseardhura për mua. Ju falenderoj paraprakisht dhe ju dëshiroj të gjitha të mirat.
Nesa ♥ ♥ ♥
(13 vite më parë)

