Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Isha ne kontrolle

Pershendetje nena a jeni mire shpresoj qe ju jeni me mire se une...sapo u ktheva nga kontrolla...zemra i funksiononte super mirpome tha qe beba ka pak leng....dhe tha pesh ska shtu shum prap...me tha deri ne javen e 37 me prit dhe pastaj me hy ne operacion pasi qe beba tani kishte koken lart...dhe ajo qka me brengosi me se shumti me tha ste mbet zgjidhje tjeter por i shohim javet ne vazhdim sa ka shtu sa o ne javen e 30beba kishte 1420 sot ne 32 kishte 1560 tha ste mbet zgjedhje veq me ope me lind jom shummm e merzitme pse mu mem ndoll kto gjera e qka vjen prej Zotit mire se ardht skom qka boj

(13 vite më parë)
lilla (11 vite më parë)
pershendetje. kisha ni pyetje. motra ime esht ne javen e 24 ,ka pas kontroll edhe I kan then qe nuk ka shum uj bebja. nese mund tme.tregoni a.esht problem kjo? qar mund te ndodh
Nesa ♥ ♥ ♥ (13 vite më parë)
te dashura nena, sa per ujin e bebes, une dje e pyeta doktorin, a kane bebet uje, se une nuk konsumoj fare uje, mundem lirisht me than, qe ndodh gjith diten, e pi vetem goten e ujit me vitamina, se vet nuk ma lyp ujin, nuk e di pse. tha po ki uje mjaft, dhe tha qe uji i bebes nuk ka te beje me konsumimin e ujit nga ti, kjo duhet te jete shume e vertete, se sa per ashtu, vertete bebet e mija nuk e kishin pas asnje pike uje. po prapeseprape uje eshe mire me konsumu, per shkak te organizmit, dhe infeksioneve.
(13 vite më parë)
Hahahaha hhahqh valla mki shti me kesh sara qetash o me kon qashtu se beson qe spo muj mu kthfill sa mka demoralizu
S@r@h ♥ (13 vite më parë)
Lina zemer edhe une me qiken skom pas uje te mjaftushem e gati jom pas qperthy ty pi uje hahhah edhe apet se apet ne fund linda ne javen e 40 e hajt mos ndije fort se te kena burrnesh ty je rit me ajr te rugoves e je e forte te pershendes shume
bone bone (13 vite më parë)
Pershendetje lina,,une te kisha thon shko direkt ne spital kontrollohu,,edhe te une ka ndodh mjekja krejt ndryshe me thojke e ne spital ndryshe,mbasi te une ishete shtatzanija mbas 16 vjetve,mjekja me thojke beba kryt e madh edhe nuk u zhvillu e ne spital me kan thon duhet me lind 1 jave para terminit se beba ka shtu shume pesh edhe qysh than ne spital ashtu duk beba ka lind 4 kg,,kshtu qe kisha thon mos ju beso shume mjekes tonde,perndryshe kisha pas qef me u njoftu mbasi jeton ne stuttgart kishim dal kishim pi nga nje kaffe,mpuq
Anaisi >> (13 vite më parë)
Lina mos u merzit se dhe bebit i ben dem e per operacionin mos e vri mendjen rendesi ka te shpetoni mir e me shendet ti dhe bebushi. Per lengjet e bebit perpiqu te pish lengje dhe te rrish sa me shum shtrir kalofsh mir
(13 vite më parë)
Lajmrom nesa qa po te thot ty
Nesa ♥ ♥ ♥ (13 vite më parë)
ishalla. Zoti te ndihmon e shkon gjithqka mire deri ne fund.
(13 vite më parë)
Nena ju falenderoj shummm shumm per kshillat dhe perkrahjen tusj qe ma keni jep gjithmon keni qen gatshme mem ndihmu.....un skam frig nga ope ..nese Zoti e ka shkru me ndodh let ndodh ajo qka po shqetsohem eshte qe ska uj beba dhe me tha eja javen tjeter kontroll e un spo di sa kom pi un ujj ska pi kurkush pem e tonat veq let o shnosh e mire se peshen e fiton skom dert at pun sa kom dert tash kto jav qa po ndodh...zoti ishalla me ndihmon mu e gjithave nenave
(13 vite më parë)
Lina zemer pse mu deshperu ..po ka femra qe me deshir hyn ne operacion ..e ty veq nese zoti e ka shkru jo me deshir sidoqoft me rendesi me qen bebi mire edhe ti njashtu
(13 vite më parë)
e moj lina per operacion po ban dert a ??? o une para 1 muje kom lind me operacion , kush me mujt aaaa , edhe 10 i boj apet njejt , une e kom pas beben mrapsht deri nfund , po kur i kom pa qka po hekshin nanat tu lind normal , o zot u tutsha qe pom kthehet beba e me shtijn me lind normal ,mjekt me than flej djathtas ,une flejsha qellimisht majtas , as pahiri skom gabu me flejt djathas veq per me lind me op....nejse se e zgata , ma e keqja e op. eshte se smunesh ma shume se 3 fmi ,une mas 3 dite jom qu nkom tmija ,kom la en , jom kujdes per qik , posht skom pas problem per qepje e qkypmje... kur kom bo marredhenie , eshte njejt ,bile ma mire hhahah , varra nuk shihet hiq ... ishalla e ki beben mire e lind shnosh ,per tjerat mos u brengos
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Lina po merzitesh pa arsye, nuk eshte ndonje problem I madh qe ke pak ujera, thjesht do mundohesh te jesh nen vezhgimin e mjekut shpesh keto jave. Edhe une pasi me evidentoi doktori qe kisha pak ujera deri ne javen e 39 kam shkuar per kontroll cdo jave e ne javen e 39 linda me operacion sepse nuk po hapesha asnje cm. Cdo gje shkoi per mrekulli, djali lindi 3.2 kg e tani po shton nga 1 kg cdo muaj. Qetesohu se keto nuk jane gjera qe te ndodhin vetem ty, jane raste te shpeshta.
(13 vite më parë)
oj lina ishalla Zoti te ndihmon me shku mir dej nfund bebja dej ne momentin e fundit te lindjes rrotllohet nuk ban mi bo vetit shtres shum se krejt te beba ndikon e di se merzitesh e ke fmin e par po edhe pse lind pak para kohe nuk asht rrezik.mes e maj mendjen veq aty po dil jasht hec mer ajr tpaster se qysh ka thon Zoti ka mu bo tpershendes
*anika* *2* (13 vite më parë)
Lina tnjejtin rast e kom pas un deri ne javen e 30u zhvillu beba super me jave perpara e prej javes se 30 u lidh me kordon ju ka pakesu uji nuk ka shty peshe edhe u detyrova me hi ne operacion ne javen e 32 e kom lind me peshe 1585 mos u shqeteso ishalla tshkon mire deri ne fund sje e vetmja qe I ka ndodh kjo edhe un keshtu thoja po qe ku e kom qiken sot
(13 vite më parë)
Lina kjo dy lindje I ka bere me operacion edhe ka kaluar shum rehat, se tani vec me mpirje po I bajne operimet edhe je me sy hap e mban burrin prane e bisedoni edhe shum shpejt kalon 45-50 min maksimumi, ishalla te shkon gjithca mare.
Sh-r-g . (13 vite më parë)
hm lina sfi pse brengosesh edhe un.kur isha ne kontroll ne javen 32+ me tha mir esht bebi ka 1500gr bile 37 cm i.madhpor un.levizjet i.kisha gjithmon.te regullta dhe tani.i.kam,pastaj.ne javen 35+ bebii ishte othuajse 2550 45 i gjat behet mir ishalla kadale se bohet mir edhe un.pi.javes 32 ja kom.nis kone.lind sot kome lind neser ska me hy javen e 36 e qe zoti deshti.neser hy.ne 39+ per at gje mos u brengos ti se pun.e zotit osht kjo
Manjola M (13 vite më parë)
Lina ishalla te shkon mir e dashur
(13 vite më parë)
Lina, motra ime ka pas rastin keshtu si ti edhe ka shkuar edhe 4 jave te tjera, kontrollat I ka pase cdo 2 jave bebi ka lindur me peshe 2.900,a te dha dicka per te pire se motres I pat dhan do tableta (spo me kujtohet emri I tyre) qe e ndimoshin te kete uje me shum sa per ti shtyre javet
Albulenë Salihu-beqiri (13 vite më parë)
Oj Linushe mos e mer definitife operacionin se pot tregoj qe mu doktori kur me tha beba u kthy me kok posht une i thahs mos u kthy pak heret tha beba qysh don rrin haha tha kemi raste qe e kemi nis grujen per operacion edhe en fund beba e ka ndrru poziten,Kshtu qe per ate mos u bo merak se nuk i dihet. edhe per peshen ne baz te asaj qe kam lecu spo me duket i vogel se thojn qe gjate muajit 9 beba shton me shume.Po sidoqoft ti rri ne kontakt me mjeken kontrolloje ujin e bebes e mos u shqetso shume se bohet mir.
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
nese ishalla te thot mire sot mjeku gjithsesi na kallxo se shume keq po me vjen...... linna stres sa e ki ne bark e sa stresin ki me pas masi ta lindesh kto ki mi harru hahaa
(13 vite më parë)
Pesha e bebit nuk duhet te te shqetesoj se ka kohe me fitu ende,sa per uje nese deri tash i ke pi dy litra uje fillo e bej tri edhe mos u streso se kurgja nuk ndreq..beba ne javet e fundit nderron shpesh pozicionet...lina lindjja pas javes se 36 eshte normale edhe opetacionin shumica e zgjedhin me vetedeshire..ti mundohu me qene e qete edhe mi shuju kete jave si eshte me se miri...
Fitesa * (13 vite më parë)
oj Lina e dashur, mos moj zemer kshtu. Qysh ma ka rrotullu jeten po thu, kjo eshte brenga ma e vogel e mundshme qe nje nane ka me kalu neper jete gjate rritjes se bebes. Plus nuk ish kon mire me e shqetsu veten me bo pytje pse po te ndodh ty kjo. Gjithkush eshte dikush, e kto sene i ndodhin nanave, neve qe jemi te forta, neve qe i perballojme aq sa mund te durojme. Mos kshtu se me kto sene smundesh me permiresu kurgjo. Para javes 37 kjo peshe nuk eshte me u brengos hiq aspak, ne javet e fundit bebi shton ma shume e ma shpejt se perpara. Operacioni nuk eshte definitive, pra bebi mundet me ndru poziten ne momentin e fundit. Plus sigurt atje ka vend ku behen ushtrime per me ndihmu bebin me u kthy ne poziten e duhun, po edhe me te ra me u operu ska kurgjo te keqe e dashur. Jemi plot qe kemi pas operacion dhe skemi pas kurfar problemi. Hajde qetsohu e mos e streso veten se ski nevoje.. A i ke bo sendet gati? A ski ma kurgjo me pergadite, me la me shperla, me hekuros, me palu?
Nesa ♥ ♥ ♥ (13 vite më parë)
rajana, nuk po zhvillohet njera, ne 2 kontrollat e kalume, e pat te njejten peshe, vetem 400 dhe 407gr. javet 26 dhe 28. keto dyja ne javen 28 i paten nga 1100.
(13 vite më parë)
Ishalla thot mire more zot sa stressi deri sa e bon vallahin boll mire perpara skan dit a ka uj sa kg i ka edhe qy ton jem shnosh si molla
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
pse nesa qka ka bebi yt ?? ishalla te lindin trijat shendosh e mire e shpresen mos e humb
Nesa ♥ ♥ ♥ (13 vite më parë)
jo, une mas orarit te punes kam me shku, ka ora 18:00. po ishalla jane mire kto 2 bebet, per ate te voglen nuk po shpresoj shume :(
(13 vite më parë)
Placenta tha oshte mire tash po pres javen tjeter qka thojn
(13 vite më parë)
Nesaa a ke ti ne kontroll.qka te than ty mjekt qysh jon bebat rajana qajo mjekja jeme mo me kontrolloj plus ke aty edhe mjeku spitalit ku mom me lind edhe aj tha une shpresoj qe deri ne 37 jave shkon mire e tona hajde spital mu lajmru tash e kom edhe javen tjeter terminin ta sho qa po thojn
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Lina zakonisht pjekja/vjetrimi i placentes para kohe, shkakton mos shtimin e duhur te peshes! A ta kontrolloj placenten? A kish kalk? Zakonisht te shumic e femrave kjo vjen si pasoje e konsumimit te duhanit, ama ka raste edhe kur se konsumojne duhanin, qe ju shkaktohet. Ne kete rast, me e mira eshte me nxjerre bebin, sepse jasht furnizohet me mire se ne bark.
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
lina edhe une deri 3 litre i pijsha ndite ama bebit si ka mungu uji ... po shko zemer niher kontrollohu nspital kqyre qka po te thojn
Nesa ♥ ♥ ♥ (13 vite më parë)
Linna, shyqyr qe beba koka mire, e nuk ka naj problem tjeter, shyqyr Zotit, se nuk te kish ra ndermend me u merzit per operim, as per peshe te vogel :) . Ne baze te pervojes personale ta thashe. Kiss e ki
(13 vite më parë)
Rajana met thon un ty qe ne ora 10 deri qetash e kom pi ni shishe komplet uj se beson e kur vjen mbramja edhe ajo me tha une qetu sapret tii sa ujin e pin o qudi se ka pak uj valla une po gzohna shkofsha deri 37 e sme ndodh me heret
Vlora . (13 vite më parë)
Lina une e kam pas bebin me kok lart deri mbas javes se 37 edhe une jam shku ne spital kam ba termin mbas dy jave me lind por kur jam shku me kan than qe bebi eshte shum mir u kthy me koke posht dhe prit deri te vijn dhimbjet vet kom lind ne javen e 40 +1 por bebi im ka leviz teper ,e sa per ujin qe po thu pin shum une shum pak kam pi uj edhe langje kurr skam pi hiq , edhe uj kam pas shum ne bark nji dit tan diten veq uji mu ka derdh ,uroj te shkoj ty mir deri ne fund se ka kohe ende
Alba Al (13 vite më parë)
Deri Sa te lindesh bebi ka per te shtuar peshe mos u merzit, pi shume uje dhe Sa per operacionin hic mos u merzit se asgje te keqe nuk ka e merr veten per nje jave edhe une ne lindjen e pare shkova per lindje normale e perfundova me operacion pasi bebi ishte i madh dhe me kordon ne fyt+ nuk u hapa me shume se 4 cm me gjithe stimuluesit qe me dhane e tani them me mire qe linda ashtu. Mjafton qe bebi te jete mire me shendet se edhe nese lind me peshe te vogel e merr veten pernjehere nuk e ke idene se Sa shpejt rriten bebat, te uroj gjithe te mirat dhe mos u merzit se cdo gje do te shkoje mire
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
lina po nese e kalon javen e 37 kjo nuk quhet lindje parakohe qetsohu .. pom qudit qe po thu pi uje shume e mos me pas tamon per beben
Arbnora ... (13 vite më parë)
ani bre zemer qetesohu...eee sa femija lind ma heret ( parakohe ) e krejt jane shendosh e mir...mos e muno veten kaq shum se ki nevoj me kon e qet tash.
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
lina ishalla rrotullohet bebi e lind normal dhe ne termin .. po edhe nese te duhet me lind me operacion mos u deshpero kryesore me pshtu ti dhe bebi tjerat vijn pastaj ..
(13 vite më parë)
Arbnora e dafina spo jom dert ope...po pse me heret qato e kom dertin se.. nuk di nuk di skom mo pergjigje veq e di qe sot ma ka rrotullu jeten
(13 vite më parë)
Po valla arzona qashtu tha po se disha qysh po i bjen shqip see...maxal tha deri 37 jav qe ska uj shumm ateher veq me oper...e zgjidh diten
(13 vite më parë)
Line loqk merre me qetsi , mos u deshpro pernjihere , ne kete drejtim nuk muj me te keshillu kurgjo se total e pa pervoje, mirpo mos i humb shpresat noshta edhe nuk eshte aq problem sa te ka thon ty ajo mjekja, e ki femine e pare edhe normal qe paradox te doken senet thu se veq ty po te ndodhin. veq qetsohu ti edhe nanat ketu te ndihmojne per qata jemi :)))
Arbnora ... (13 vite më parë)
po ani bre lin se ka shum shum femna qe lindin me operim bile e zgjedhin vet me deshire kete pune...sosht kurgjo tragjike zemer...me rendesi eshte beba me kon mir dhe e shendetshme e sa per operim e kalon leht mos u merzit.
(13 vite më parë)
O nuk del nane femen qe pin ma shum se une langje e uj jne veq sa jom shkoll pi dy litra uj plus qaj...gjithsej sot i llogarti mjekja 3, 5uj nedite ekstra pem dhe perime qka ha..tha une edhe javen e kalume kom dyshu per ate te kom thon bone llajmrimin ne spital...besomni qe skom mo vullnet per kurgjo...se sot kur e thira me konfirmu termin me tha hajde bashk me burr e aty na tha dyve veq Zoti nese bon mrekulli ama ti ski zgjidhje tjeter pos ope....
(13 vite më parë)
Lina mjekja te ka thënë për fruchtwasser ne gjermanisht që shqip dmth lengu amniotik.DUhesh me pi shumë ujë për këtë, e për kokën lartë që ka duhet me lind me operim po ishalla deri ne lindje ndërron pozitë beba.
Ylli Lorisi (13 vite më parë)
edhe beba mundet mu kthy me koke te posht se ende heret eshte
Ylli Lorisi (13 vite më parë)
se pari per mendim temin ne javen e 32 pesha e bebes 1560 nuk konsiderohet peshe e vogel e femiut,po bazohna ne veti une kur jam kane ne javen 31 beba i ka pas 1.300, edhe ne javen 40 e kom lind djalin me peshe 3.250pastaj masi bebi koka me koke nalt pse mu bo operacion ne javen e 37 kur ai ose ajo mjeke pe konsideron peshen e femiut te vogel pse mos me prit deri ne 40 jave
Nefisa E (13 vite më parë)
Lina mos i humb shpresat,e dashur.meqe paska pak uje atehere ti gjate ketyre javeve perpiqu te pish sa me shume lengje. ndersa per sa i perket se bebi eshte me koken lart kam degju plot raste qe javen e fundit bebi eshte kthyer me koke poshte.cdo gje eshte caktim,inshaaAllah e ke per rrisk me lind normal dhe ti dhe bebi te jeni mire.
Klea Selimi (13 vite më parë)
Lina shpresoj te te shkoje gjithcka mire,ndersa sa i perket opercionit ski cka brengosesh sepse une ne shtatzenine me vajzen vete kam kerkuar operacion vullnetarisht,nuk kam pasur komplikime dhe tash prape jam shtatzene jam shume mire por prape me emer te Zotit do kerkoj operacion....gjithe te mirat!
(13 vite më parë)
Jo ska send valla mo veq me operacion duhet mo skom zgjidhjeee...tjeter veq javen tjeter me keqyr edhe ni here e tona kur vendoset me operacion ma ka demoralizu jeten sot mjekja kur me tha ani kto qfar shtriga jon se une si i kallzova qe beba spo leviz shum tha ska uj ty ste mbet zgjidhje mo veq me operacion pse mu mem ndodh kto sende more zot.... nuk po du as me mendu veq ishalla beba o shnosh jooo ARBNORA fola edhe per pushim me tha jo smuj met jep se kjo so rezik send hajde edhe javen tjeter e tona vendoset :-(:-(
Arbnora ... (13 vite më parë)
Lina pusho e dashur,a munesh me marr naj pushim e me pushu ne shpi se ti po je tane diten e angazhume e ndoshta kjo ndikon,spo di as une skom pervoj :s:s ishalla shkon gjithqka mire.
Xheneta . (13 vite më parë)
pasi bebi paska pak uj dhe me kok lart ti duhet te lindesh patjeter per te shpetuar bebin keshtu i ka ndodh nje mikes time te uroj lindje te leht dhe bebes shendet.
(13 vite më parë)
Nuk e di si ta shkruj shqip tha ku po rrin beba ka.pak uje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?