Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Cfare gjinie do te deshironit te keni bebet dhe pse?!

Nena shoh shum nena se deshira etyre eshte te ket djal,athua pse ju lutem tregobi qfar dote deshironit ju,?dhe ju qe keni dy gjinit meke jeni me e knaqur?!!

Umi D. &. R (12 vite më parë)
Umi D. &. R (12 vite më parë)
Dhe un jam e ngusht per heku kshtu un ekam ber in edyt 4kg 36perimetri kokes 60cm igjat per at jam qa edhe normal dyt me stimulues ikam ba se pate mbetem me nje gisht hapem meshum joo idu shum fmit e spoma man meba hala uuufff allahu na ndihmoft
Kl&kl . (12 vite më parë)
Veq ne pergjithesi lindjet me stimulues ishin shume te veshtira...une u desht patjeter ne javen e 40+2 te lindi me stimulus pasi qe placenta ishte ne shkallen e fundit te pjekuris.une nuk kam qen hiq e hapur deri ne momentin e stimulimit pastaj me kan fillu menjeher dhimbje te tmerrshme e nuk u hapsha hiq e pastaj ne fund per kohe te shkurt u hapa sa duhet per lindje...vetem sukses i madh qe kam kalu pa epiziotomi se pak pas lindjes humba ndjenjat prej lodhjes..
Ami <3 (12 vite më parë)
Ashtu edhe une kam qene shume e ngushte sa mjekja me thojke ndoshta edhe me operacion e ben lindjen.Edhe uje skam pasur,krejt barkun e kam pas bebé,3660 kg e kam bere,sa mjekja ime kur mori vesh pas 3 javesh u cudit se me thojke 3 kg ndoshta e ben.Se e zgjata shume....
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Shume paske hequr Ami. Anestezioni spo te ndihmojke pothuajse fare, edhe une kam pas shyqerje te brendshme, dhe ma kane ngre vajzen me vakum. Ama une mendoj qe verte me ka ndihmu akupunktura dhe caji, sepse jam shume e ngushte!
Ami <3 (12 vite më parë)
Edhe une kam marr stimulues pasi nisa me u lodh...Kjo me shkaktoj qarje,se mjekja me thonte kujdes se do me u qa,une smunda ta ndal shtyrjen!!!Jam qa mbrenda dhe jashte,penjet e holle sbenin pune e me te trash mka qep.Dhe mua femija pa oksigjen mka lind e paramendoni skishte aty oksigjen!!!!Mjekja i bertitke motres....Allahu ka dasht e mka pshtu vajza.Nuk kam dit as me u gezu kur linda nga qepjet e tmerrshme,edhepse vajzen mbi gjoks kerceja hava,donte tme binte vajza,burri me fliste kujdes,i thoja spo mund te duroj mbaje ti!!!Edhe kam pas anestezion lokal por ai po e leshohke shpejte.....Uhhhhhf se kur po i mendoj po me duket si makth!!Me te vertete dikush hjek shume e dikush me pak por te gjitha femrat me shume hjekin se meshkujt....Ani edhe une qe po them do te bej shume femije.....!!!!Allahu me ndihmofte mua e te gjitha juve..
Manjola M (12 vite më parë)
Keti ashtu dhe un me stimulues kam lindur edhe un
Sasi Sasi (12 vite më parë)
Ju keni lind noral e besoj per nenat qe lindin me operacion thuni ato e kan leht po shyqyr nuk hjekun tana njejt as normal as me operacion.unè hjeku shumè nshtatzani gjithmonè ratè dhimtè po sjam dorzu ma fali zoti djalin e parè mbas operacioni mbeta keq po kisha deshirè nqikè mas dy vjete e nìsa tjetrin ma shumè ratè se qutè nktè té dytin veq noperacion 1oré gjysem qe edhe mjeket nìsen me u frigu ama edhe vet a se bertitshin sot kur mkujtohet rrenqethna po kaluese edhe ajo.tani mbas 6viteve kisha shum deshìrè per vajzen veten nje her sjam rujt edhe per ato qe falen mkuptojnè e kam nisè me bismilah mbas faljes tjacisé edhe naten jam qu jam fal namazin nafile edhe fill mbas dy dite shenjat e shtatzanis fillova me tvjellura kam shku te mjeku mbas dy jave ska dasht mem lan me mbajt se problemi 95% ish i sigurt qe kam me vdek noperacion edhe thojke nuk ban me lan nanen me rreziku se nburg muj me shku per qita.thash ty mos ta nin ju mjekt thoni femra sa ma gat qe ruhet nuk mbetet shtatz unè jam mbet fill me ndihmen e all llahut edhe ka mem shku miré.jam shku te nje mjek tjeter veq i kam than qitma terapin edhe sjam shku ma dej 4muj mka than qe e kam qikè nuk jam gezu qysh kam mendu kam shku noperacion tuj than dovt tan kohes mjeku jem keshke me mu edhe nuk jam frikesu apet nje orè e gjysem po qefi edhe mbeshtetja te allahu kam kalu mirè.tash e pata vajzen nvizit thash mjekut qe ke tu dasht mos mem lan me pas ket qikè edhe vet kam mbet mirè.ju pershendes nena ju kam lodh me tregimin tem po deshta me ju than qe mbeshtetnu te zoti gjithqka ka me shku mirè.
Kl&kl . (12 vite më parë)
Jo manjola komplet dhimbjet me kan zgjate 9 ore..d.m.th ne ora 10:30 min ne mbremje me kan fillu dhimbjet,direkt dhimbje te forta e nuk kam qen e hapur hiq...pastaj prej ores 4 kam qen ne salle te lindjes se ka fillu procesi i lindjes po ne ora 7:34 e kam lind djalin..une kam lind me stimulues e ish shume shume veshtir,lindjen e dyt inshallah me vin dhimbjet vetvetiu..
Umi D. &. R (12 vite më parë)
MAshallah perjuve sa kih tshkurt paskit lindur un ne te parin tredit uji me ka derdhur 13 or dhimbjepa ndal lindje me vakum prerje fmija pa oxigjen ,e dyta 7or dhimbje qarje mrenda gjakderdja me eshte leshu nga mosdija emjekve qe jam qar,eqepja pas dy ore 15pej ehhh lindjet emijaa shum te frikshme e plot veshterisi
Manjola M (12 vite më parë)
Keti a po thu edhe per dhimbjet qe ka zgjat aq? Un dhimbjet i kam pas shum te veshtira,, e per ta bere per 15 min e ka ba vajzen
Kl&kl . (12 vite më parë)
Ami ti leht paske kalu moj...tek une ka zgjat prej ores 4 deri ne 7:34 lindja.. veq shtatezanin e kam pas shume te leht po edhe pas lindjes nuk kam pas nevoj per qepje nuk kam pas epiziotimi..veq lindjen e kam pas shume te veshtir..prej taah po frigohem per lindjen e dyte...
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
E tmiat spo ti pershkruj hiq mos ti ngarkoj nenat qe jane ne prag lindjeje por me shpres qe nese mperseritet hehe te kaloj pa e ndi fare...por durimi na mban te gjalle dhe thjesh Zoti nuk na ngarkon me diqka qe smujm e perballojm por sprovohemi me aq sa kemi takat me tejkalu ato veshtiresi andaj pas veshtiresis pason lehtesim dhe ja kam fatin qe jam gjalle ne mes dy sulltanave te mi........inshaAllah se shpejti behem teze ....kjo eshte primare njeherit....
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Ushtrimet ne shtepi, kam pas shku ne kurs e i kam mesu! E çaji nga gjethet e mjedres! Ushtrimet, çaji dhe akupunktura preferohen nga java e 36, jo me heret. Çaji eshte shume i idhte, po kinse ndihmon ne hapje me te lehte. Vjen ne nje paketim, tamam gjethet e mjedres te thara
Eda..eda ... (12 vite më parë)
ushtrimet ku i bere amalia dhe qa qaj perdore qe ta dime dhe neve :)
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Sa shume paske hjek ami :-( une per 20 minuta vajzen edhe placenten. Ama edhe kam pas be akupunkture, ushtrime edhe e kam pi nje çaj
Ami <3 (12 vite më parë)
Valla Dita edhe une kam pas lindje te veshtire,1.5 h kam ber derisa me ka lind vajza,plus qepje 30 min!! 4-5 nete barku mka dhimt teper,si dhembjet e lindjes!5 jave derisa jam sheruar.Edhe te gjithe shtatzanine her me te vjellura,here me dhembje shpinde e barku....Por prap them kaluese,tash vajza po ma knaq shpirtin!Motra po mpyt biles ne lindjen e dyte si do e preferoje:normal a me operacion,i thash normal!U cudit.Duroj shume me duket!!
(12 vite më parë)
un kam pas qef djal me shum ndersa burri vajze tani kemi nje vajze dhe kur flasim per femijen e dyt te dy duam djal normalisht .por cka te na i fali zoti vec me kembe e me dor ishalla
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
;)Ami sena nese eshte caktim do kem edhe cika inshaAllah....e ceka se kam frik nga lindjet i kam pas tejet tveshtira se per ndryshe do i lindja edhe dy vcikat rradhazi edhe do rehatohesha hhahahahpor ende e re jam veq 26godina si thojn plakat hehehe....djali madh i ka34 muaj gati ndersa i dyti gati6muajsh....
Ami <3 (12 vite më parë)
Dita rrustemi e ju qe nuk keni vajza,pse sprovoni perseri nese keni deshire me pas nje vajze.Ju vet jeni femra e dini rendesine e nenes per ju.Inshallah cdo nene i shijon te dy gjinite se ska me mire.Edhe per burrin edhe per ne.:))
Nefisa E (12 vite më parë)
Edhe une i kam qejf te dy gjinite dhe deri tani kam nje vajze dhe nje djale dhe jam shtatezane perseri.Deshira ime eshte ti kem dy vajza dhe dy djem.Per sa i perket specifikave secili femije ka bukurine e vet dhe kenaqem kur i shikoj te luajne bashke dhe qe nuk jane femije te vetmuar kane shok e shoqe njeri - tjetrin.Kur mendoj veten time sa femije i vetmuar kam qene dhe me motren afersisht 6 vite diference.Gjithmone kam pasur deshire te kisha vella apo moter tjeter por keshtu ka qene kismet.ndersa tani femijet e mi nuk dua ti leje te vetmuar.InshaaAllah Zoti ma ploteson deshiren.
Sasi Sasi (12 vite më parë)
Uné i kam dasht vajzat shumè po zoti mi fali dy djem edhe e lash njeher edhe kisha frikè me nis edhe njè se mos del djalé.po nga deshira e madhe per qiken ju kam lutè allahut qe vetem nje her kam me provu edhd nese mbes kam me dit qe e kam qikè edhe tash e kam qiken mas gati 7vjetesh edhe jam shumè e lumtur qe e kam naj rujt all llahu tana nanave fminè.
Dita Rrustemi (12 vite më parë)
As cika sja kalon djalit as djali cikes secila secili ka veqorit specifikat dhuntit te mirat te keqijat etj,,,me plotkuptim te fjales do them i du dy gjinit....dy djem i kam me qef do i beja edhe dy cika por cka mi be frikes nga lindjet hmm hajr....qato qe na qellojn jau pafshim hajrin se kur sbajn sbajn si djali si cika ta nxin jeten po insh sna kan qellu asi soji
(12 vite më parë)
Eh ummu dijar deshira ime eshte ti kem 4 vajza,pse jo dhe me shum,burri ime deshiron te kete me shum djem dhe vajza ska qef se thot vajzat jan dera e huj dhe hjekin shum,por prap se prap une dua te kem vajza elhamdulilah qe Allah po ma fal vajze ket here,kur ti kem 4 vajza ateher le ti bohet qefi burrit per djem,do ja boj sa deshiron vetum ta shoh te lumtur ashtu si mendon qe eshte mire te ket djem:D,,SHpresoj qe tna realizohet deshira
*anika* *2* (12 vite më parë)
Me vjen mire qe kan fillu me vetdijesu shqiptart mi dasht dy gjinit meqense ende shumica I diskriminojn qikat qe shembu konkret e pruni shqiptari grun mi lind nspital edhe prej posht e pyti qka ke boo ajo qiiik ai boll m... e paske bo po qka me bo as qe vetke a osht e shnosh a qysh.. un e kom 1qik skemi plane per shtatzani tjeter un me qef e kisha lind edhe 1qik e nese e kisha bo edhe fmin e tret djal vet skom moter e kom qef qika jem me pas e sa I perket asaj qe qika martohet e djali rrin nshpi e tman djali senet kan ndryshu mos u bofshim as me na majt djali as qika ishalla kan per veti e na kemi per veti un ma perpara ja boj kushtet qikes se djalit prej tash kom fillu me kursy per to
Bebi Bebushi (12 vite më parë)
O brela padyshim qe sesht e vertet ska lidhje bile me tverteten buri jem des pa mendu per nanen e vet edhe un vet thash qe kam qef mw bo djal por thanje noj brela e me logjiken teme e kam kuptu qe me i ngrit pak femrat o kjo fjal e urt popullore. E terheqi ploteaisht fjalen pas nuk e mendoj un kto aspak
Mokiii .. (12 vite më parë)
Bebi Mua po me pelqen ajo qa ke shkru se eshte raliteti ose ka qen raliteti ashtu sjan kan femrat e barabarta kurr as sot sjan Aq varet pej familjarve ... Ama nuk pajtohem me ket thenje kush ska vajz ska evlad smunet me kan e vertet ....
Umi D. &. R (12 vite më parë)
Dhe siduket gjith keni keq kuptuar pak un skam then se tadojm njerin etjetrin jo apo te mos ijap rendesi shendetit gjith ju that me rendsi shendosh po padyshim por secila pej nesh ka nje deshir momentin qe kuptojm qevjem shratzane cila dotju emociononte mashum me gjith at flm shum per pergjigjet juaja jeni tmira
Sara Sara (12 vite më parë)
Un jam ne Javen e 13 tash e ne kontrollen e fundit me tha mjeku qe si ti bejsh 16 jav mund ta tregoj gjinin i lutem Zotit gjdo dit qe mas pari te jet i shendosh femia dhe te jet vajz shum i dua bre mem lan Zoti pa djal sisha merzit kurr veq ishalla pa vajz sem len..
Umi D. &. R (12 vite më parë)
Vallah bash gjithmon vajzat jan kan diskriminume ende amviset trajtohen ashtu te burri rrall ndonjera qe ka mar lirin eplot gruja eshte ajo qe leshon pe gjithmon gruja eshte ajo qe rrall her vendoa diqk vaj per neve ku te gezohemi qe kem vaj per nan lum perneve por kur te shkon te burri vaj per neve!!
Bebi Bebushi (12 vite më parë)
Nga familja jote e dashur nuk kan rrjedhin fjalt e urta fatmirsisht e as nga familja ime. Familja jote apo e imja sa breza mund ti ken ne vendlindje 3-4??? Nderkaq sterstergjyshja jote kushedi si eshte trajtu!!! Definitivisht un dhe ti jemi te shtresave te ndryshme shoqerore ska diskutim per informat un jam prizrenase me prejardhje nga shqiperia e per ty nuk e di se nga je, por nese je shqipetare e din qe gjethqka qe kam then eshte e vertet.
Ammy . (12 vite më parë)
Un kam nje vajz , dhe nese do bej dhe nje femij do kisha deshir te ishte djale . Femija esht gjaku jot qe esht krijuar ne trupin tend dhe asnjeher nuk mund te thuash qe me mire vajza apo djali . Femija do behet ashtu siq prinderit do ta rrisin dhe edukojn. Nuk mund te themi se djemt rriten dhe ste duan me , dhe vajza gjithmon mendon per prindrit. Nese do I rrisesh me shum dashuri dhe do ruash nje raport te veqant me femijet . Do e kesh dashurin dhe vemendjen e tyre gjithmon pamvarsisht se cfare gjinije jane .
(12 vite më parë)
Ne shtatzenine e pare nuk me ka interesu aspak gjinia qofte djale apo vajze po veq te jete i shendetshem,e kam djale.Ne shtatzenine e dyte kam pas deshire te ishte vajze deri sa kam kuptu gjinine por instikti im me thoshte se eshte djale perkunder deshires per vajze.Prej qe e kam kutpu gjinine as qe me ka shku me ne mendje se pse nuk eshte vajze por gjithe kam thene Zoti shyqyr me fal femije e ishalla te shendetshem se asnjeher nuk mund ta di se per cfare qellimi ma dergon prape djale.Ndoshta ketij te voglit ja shoh hajrin me shume se 10 vajzave.Tash kane nderru koherat dhe secili merr drejtimin e jetes kur te rriten,mjafton te na behen te hajrit dhe te krenohemi me te.
Lanika Lanika (12 vite më parë)
Un e kam nje veq 1 djal e fmin tjeter kisha pas qef me pas qik se qikat ma shum jan per prind po si djal si qik ska lidhje per mu nuk qon pesh gjinia me rendesi me kan i shendosh
Bebi Bebushi (12 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Po sigurisht, se femijet te kenaqin, cfaredo gjinie te jene! Psh njeri vella ka vetem djem, njera moter vetem vajza, tjetri vella djal e vajze, te tret jane te kenaqur me femijet e tyre, sic edhe une qe jam e kenaqur me vajzen time! Sa me gezon e me kenaq kur e shof te lumtur e te buzeqeshur, duke u rrite mire e e shendeteshme...kjo eshte kenaqesija me e madhe per prind qe na e dhurojne femijet, cfaredo gjinie te jene. Kur te rriten, secili e jeton jeten e vet, si vajza, si djali
Alba Al (12 vite më parë)
Une kam nje djale gati 8 vjec dhe jam ne pritje te nje djali tjeter jam shume e lumtur lus zotin kurre ne jete mos te shoh ti ndodhe dicka e keqe
Alba Al (12 vite më parë)
Shume shume e vertete amalia, edhe djali edhe vajza te falin shume kenaqesi mjafton te jene te shendetshem
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Evlad eshte edhe nje femije i adoptuar, le me nje femije qe i bart gjenet e te dy prinderve, dhe e mbane pothuajse 9 muaj ne bark, te dhuron dashuri e kenaqesi qysh kur nis me imagjinu me pas, kur i shef dy vija ne test, e kur e shef ne eko, e le me kur e ben e i ofron dhe te ofron dashuri gjate gjithe kohes.
Alba Al (12 vite më parë)
Hahaha bebushi dashke me fut dhendrin ne shtepi....
Bebi Bebushi (12 vite më parë)
Une e kam ni vajz e mduket qe nuk kam vajz po engjull ma ka ndru komplet jeten asnigje tjeter nuk po me intereson pos vajzes. Kur kam qen pa martu e kam pas ble ni fustan per bebe edhe kam than ka me ja vesh vajzes teme edhe kam qen e bindur qe e kam qik edhe po at fustan e kam rujt 9vite dhe ja vesha vajzes kur dolem nga spitali. Tani deshiroj ta lindi ni djal un nuk kam vlla dhe jashtzakonisht ja ndi mungesen vllaut gjethmon e kam lakmu gjithashtu edhe buri ska vlla dhe aji me shpirt e don ni djal ishalla na jep Zoti. Pastaj kam qef prap vajz nese kam takat me bo edhe te tretin. Pa vajza ska thojn kush ska vajz ska evlad por edhe teeper gajle un du me mar dhandrin nshpi teme :pp
(12 vite më parë)
Eda..eda ... (12 vite më parë)
Nesa je shtatzane me 3 njake???
Umi D. &. R (12 vite më parë)
Fjona sa mke shti mevkesh hahahahhaha eshte e vertet kur thu ekam djal thojn mashallah e prekin vathin ehunen kur thu qik nasht ku eshte qika eshte e djali hahahhah
Nesa ♥ ♥ ♥ (12 vite më parë)
une skom pas naj problem per gjini nga familja, edhepse doktori me ka than qe 3jat jane qika, ama mka qudit nje person, po nuk eshte qudi se shte shume e prapambetur, kur e mur vesh qe i kam trenjak, tha uu ishalla bile 2 djem, kishe 1 djal kurgjo hiq ahahahahaha duhet 2 me kan gjithqysh cnncncncnc e une tranohna mas qikave...
Albulena 2013 (12 vite më parë)
un kam 2 femij vajz dhe djal vajza 7 vjet djali 5 muj them te drejten te dyt i dua njejt por vajzen e dalloj me shum se ajo edhe do vite dot martohet a djali esht gjithmon ne shpi te vet sepse vajzat hjekin me shum
Manjola M (12 vite më parë)
Kur isha shtatzane per her te par kisha deshir ta kem vajze e zoti vajz ma fali,, e kam then edhe para disa kohesh Ktu ne portal,, nje dit fola me vajzen e halles (kur isha shtatzane me vajze) edhe me pyti a e ke shiku gjinin,, po I thash pres nje bukuroshe , e as qe me tha ishalla ta fal zoti te shendosh,, vec me tha kuku sa Pom vjen gjynah per ty vec ishalla shtohe edhe me djem,, o zot si u ndieva ne at moment,, tash jam shtatzane per her te dyt e vec ishalla ma fal zoti shnosh e per gjini ca te dojne zoti,, normal deshira asht me I pas dy gjinit por me punt e zotit smundna mu perzi
(12 vite më parë)
Cdo kush déshiron ti keté te dy gjinit, né shtatzanin e paré kemi pas te gjithé qejf qe ta kem vajze, pasi u bé nje kohé e gjaté qé spo lindnin vajza ne familjen e burrit, dhe né fund na u plotésua déshira ka qené gézim i madh per nee, ndersa heren tjetér kam déshir te kem nje djalé dhe ne fund prap vajzé..inshalla na ploteson allahu deshirat te gjithave
Liza15 (12 vite më parë)
Une cdo dite i lutem Zotit qe te behem edhe une nene, pasi qe kam dy vite qe e kerkoj kete gje. Sa per gjini as nuk e mendoj kurre, mjafton te jete femije i shendetshem. Perndryshe, kur shoh femije te vegjel ne familje apo shoqeri, me shume i adhuroj vajzat se djemte :)
Sara 12 (12 vite më parë)
Qysh asht ajo kanga kush ka vajza boten ka pa qika shpija ska jeshi edhe jan per prind shum te mira se djemv veq kofshin mos e lash kan zoti pa djal amo vajza asht shyreti shpis
Ami <3 (12 vite më parë)
Deshta me cek edhe dicka,kan qen 2 gra duke biseduar rreth jetes dhe e ka pyet njera tjetren sa femije i kan dhe cfare gjinie,njera ka then 3 djem i kam!Ajo tjetra ia ka thene po mu dhimke se ti gjeth paske mu mbush,kurre spake mu shpraz!!!Dmth qe djemt(nuse e tyre) te mbushin me hidherim e nuk ke vajze ku me e shfry barkun si thone!hahah me shume si hajgare e perdorim tash.
Kl&kl . (12 vite më parë)
E nese i ke dy gjinit nuk i kishe ndrru as njerin e as tjetrin per asgje ne bote se i ke te dy edhe djal eshe vajz...kjo eshte e mira e te dy gjinive
Sara 12 (12 vite më parë)
Un femijen e par e kam cajz dhe gjith kam pas deshir me pas vajz e burri kish deshir djal por tash thot me 10 djem se ndrroj qfar dashnije kom ndaj saj e tash prap jam shtatzan e tash kim deshir ta kem djal a burri tash thot qka dojn net jen veq ishalla mir se e ka pa qe vajzat te knaqin ishalla zoti naj plocon deshirat kejve se mir mi pas dy gjinit
Diana Z (12 vite më parë)
Ani kur ta bojn a shtatzane je aa ?? \"po\" a e din qka e ki \"po qike \" aaaa,ani nasht veq let osht i shnosh. hahahahaha
Mokiii .. (12 vite më parë)
Nese ke vajz se jep per 10 djem . Nese ke djal se jep per 10 vajza .. Kjo eshte normale se jon tont.. Asnjera gjini sjepet per tjeten ..
Ami <3 (12 vite më parë)
Ummu une kur mbeta shtatzene kisha deshire vajze,dhe burri ka pasur kete deshire qe ati i ka mungu nje motrr e madhe qe te kujdeset per te,per kete ka deshiru dhe qe te me ndihmoj mua kur te rritet.Dhe kete na e fali Allahu.Jem shume te lumtur.Vajzat jame me te embela,me te degjueshme per prinderin.Djemt jane trashegimtar te mbiemrit dhe jane ata qe do punojne e do na mbajne neve si prinder.Vajzat edhe nese martohen gjithnje japin dashuri per prinderit e djemt pak ne kohet e sotme.Tash shume kend e ndi qe do patjeter nje vajze,e me pare se kan pas kete deshire.Eshte shume veshtire me e rrit nje femije vetem une do sakrifikohem e do bej aq sa te ia bej nje moter vajzes dhe nje djal ose dy,nese e ka shkruar Zoti.Eshte keq te jesh vetem,sdm kur prinderit te plaken dhe vdesin.Keshtu....
Nesa ♥ ♥ ♥ (12 vite më parë)
haha Fiona, edhe per mu kan qajt e jane merzit, po pyti sot a mdojn ma shume mu a djemt :)
Kl&kl . (12 vite më parë)
Kuptohetqe qe mbi te gjitha eshte shendeti i femis pa marr parasysh gjinin veq shume her me ka rastisur te lexoj kam vajz dhe prap do deshiroja vajz...une po tregoj per vete kam nja djal e tash jam shtatezan po i lutem ta lindi nje vajz,po sikur ta kisha vajz do te lutesha shume me shume ta kem nje djal per deshir te burrit se nornal secili burre ka qejf ta ket nje djal...normal edhe sikur ki kesh vetem 5 vajza p.sh ose 5 djem nuk i nderron me asgje ne bote po secili qift ka qejf ti shijoj te dy gjinit(mendimi im)po ne nuk mund te bejm me doren tone asgje..
Diana Z (12 vite më parë)
Une e kam nje vajze te cilen nuk e nderroj me 10 djem,Sa per mua edhe pa djal bene, po burri im si po thuajse gati krejt burrat tjere kan qef bile 1 djale me pas,a une do te kisha shumeeeee qef edhe nje vajze ta kem, mandej 1 djale per qef te burrit.
(12 vite më parë)
Un kam dy qika po kam qef me pas edhe ni djal edhe buri don edhe ni djal po asniher nuk thot po e sho ne biseda kur bojm qe ka qef po kjo pun esht krejt ndor Zotit aj kujt do i fal qika kujt do djem me rendesi mu kun te shendetshem.
Gane * (12 vite më parë)
un per veti kom qef vajze se vet pa moter jom rrit e burri ka qef djal..in shaa Allah o mire beba e gjinia ska randsi..ama un gjith jom lut me i pas bineq po mdoket ksaj radhe jo e shpresoj tjetren here hahah
Mokiii .. (12 vite më parë)
Kur kam mbet shtatzen se kam pas naj deshir per gjini ama me shum mendojsha se vajz ka me kan por dul djal... Edhe jam gzu shum se tan kishin qef djal .. Ishalla ne shtatzanin e dy me lind nje vajz... Edhe deshira eshte mi pas dy gjinit normal edhe besoj qdo njera ka qef dyjat mi pas ama kjo eshte ne dor te zotit ...une jam e lumtur qe kam djal te parin ....
(12 vite më parë)
Vjerria tu qenken si burri im burri im ka deshir te ket shum femij dhe sidomos djem.
Umi D. &. R (12 vite më parë)
Padyshim qe shendeti eshte ne rend te par,por pytja ke qka pas.. Nejse un kam dy djem burri dhe vjerrija deshirojn 12djem hahah por un idua vajzat me shum ndoshta se nuk kam per at ku te shkojnndyqane me terheqin rrobat vajzaveozot sa permallona te kem nje,nejse vajzat mduken ma kokbut ma te degjushme meshkujt jo vallah keta qe ne femirij tregojn burrerin etyre dhe jan me afer me baban se me nenat hmmm shendet gjith juve e flm per pergjigje
(12 vite më parë)
Un kisha deshir te kisha deshir qe shtatzanis e par te jet cfar te jet .Burri kishte deshir djal me qe burri im esht jetim pa baba dhe pa nen ai donte te jet djal dhe ashtu na i fali Allahu djal .tani kam djalin e 11 muaj e 3 jav.Por kam deshir qe te kem nje vajz ndonjeher.
Selma Dijar ♥♥♥ (12 vite më parë)
ska me mir me i pas dyt gjinit vajza esht e embla e shtepis qe na zbukuron jeten mu e burrit kurse tash qe 6 muaj e kemi nje djal po edhe ky na eshte ber princi i shtepis kshtu qe qe zoti naj ka mundesuar te kemi femij te jemi te lumtur uroj vetem shendetin te ken femijet e mi dhe te gjith femijet e botes te rriten te lumtur
Nesa ♥ ♥ ♥ (12 vite më parë)
Pajtohem me ty Amalia, te gjithe kane deshire te kene 2 gjinite, ne femrat e duam djalin per hater te burrit ma shume, per mua personalisht, vajza nuk jane kurre shume, kurse djem edhe 2 jane shume, vetem 1 do te kisha pas deshire me ma fal Zoti, po edhe veq me vajza rri, as une as burri nuk e kemi problem, e deshira dicka tjeter...
Eni Eni (12 vite më parë)
E kam sh deshire te kem vajze..dhe burri vajze e do...une i kam 2 mbesa dhe mami do nip.kunaten e kam shtatzane(motren e burrit) dhe e ka goce,dhe vjehrra me do nip se mbesen do ja bej goca..por me e rendesishme eshte te jete mire..
. Nita (12 vite më parë)
Pershndetje e dashur unj kam pas qejf me pas djal edhe zoti ma plotsoi deshrin,pase 3 vajzave, veq mos harroni se vajzat jan per prinde, me te dashurae per djal ta shohim nuk e di jam ne muajin e 7 qikat me knaqn ok klm.
sila (12 vite më parë)
prsh.ummu,une kom nje vajze dhe jom shum e knaqne i falenderohna allahut qe ma dhuroj ket dhurat te bukur dhe inshalla se len zoti kon pa ket dhurat kush e kerkon nga aj inshallah ja fal, e kujt ja ka fal ja ruan,per mua sosht me rendsi shum gjinia se skom pas fmi shum vite, tash vajzen e kom e kom deshir edhe dy ti kem edhe nje vajze e nje djal edhe osht normal qe qdo kush ka deshir ti ket fmin dy gjinit, psh ke vajza ke deshir edhe per djal te kesh, kur ke djem ke deshir edhe per vajz me pas . inshallah ju plotsohet deshira qdo kujt ...
Louisa ~<3 (12 vite më parë)
Ummu, ndoshta pak je keqkuptu, se ato qe duan nje djal, i kane vajzat :) dhe sigurisht qe secili prind i deshiron me i pas te dy gjinite, vec kush genjen. Sepse siç ne femrat enderrojme gjate gjjthe jetes te kemi nje vajze, burrat enderrojne ta kene nje djal. Po ne fund, secili kenaqet me ate qe ka, qofshin vec vajza, qofshin vec djem. Une kam nje vajze, e cila me shton jeten, me zbukuron diten, dhe eshte gjeja me e rendesishme ne jeten time
Sumeja ^_^ (12 vite më parë)
un shum kam deshir te parin vajz, me perpara kam pas deshir djal se ne familjen time me ka ra me ndejt me shume me bebe djem po tani burri mi ka shti ne qef vajzat edhe vertet jane me te dashura per prinderit, po vetem te jene te shendoshe e te hajrit gjinia ska shum rendsi
(12 vite më parë)
Une do deshiroja te kem vajze, por me qe deshira me e madhe e burrit eshte te kemi nje djal ateher dhe une e deshiroj djal sepse deshiroj lumturin e tij, por tani qe spo ja arrijm qellimit qe nje kohe, po lutemi vetem qe te na fal femij djal vajz ska rendesi, me rendesi mashkull dhe te kete shendetin..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?

/tema e javës

Java: Komente: