Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena...
Pata një zënkë me nënën time, aq sa erdhi puna deri tek ngritja e zërit. Meqë kisha disa fletë në duar, i hodha në tavolinën e punës dhe u drejtova në dhomën time të fjetjes. E kam këtë shprehi që kur më mundon diçka, shkoj dhe mbyllem në të.

Të nesërmen, u zgjova herët dhe mora rrugën për në Universitet, por rrugës më ngacmonte ndërgjegja se si mund t’ia lejoja vetes sime një gjë të tillë. E nxorra telefonin dhe i shkrova një mesazh:

“Sot mësova se shputat e këmbës së njeriut janë më të buta se pjesa e sipërme e saj, prandaj, o nëna ime e shtrenjtë, më lejo që të bindem edhe praktikisht për këtë teori, duke t\'i puthur shputat me buzët e mia!”

E futa telefonin në xhep dhe vazhdova rrugën.

Kur u ktheva në shtëpi, e gjeta nënën tek më priste në dhomën e pritjes ndërsa në fytyrën e saj shiheshin gëzimi dhe lotët.

“Nuk do të lejoj ta vërtetosh teorinë tënde, për shkak se unë e kam vërtetuar atë kur ti ke qenë i vogël” – më tha nëna.
Eda..eda ... (13 vite më parë)
E...d...a... <3<3<3<3<3 (13 vite më parë)
o zot sa tregim i bukur,eshte lumturi e madhe qe kemi pasur mundesi te rritemi me prind,me babin,me mamin e ti shijojme keto ndjenja,me vjen keq per femijet jetim e te braktisur nga prinderit :((
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Ehh sa mire qe postove jam te nena dhe deri tash rrinim me nenen bashk kafe llafe dhe para gjumit gjitheher i kerkoj hallallin dhe e puth shume here e sonte ja putha ddy syte....inshaAllah kur si merzisim prinderit ....me ke emocionu me keta rreshta duke lexu me shfaqej situata ne fjale sikur shihja ato qe lexoja te lumte beje nenen tende krenare per ty
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Sh sh mallengjyese
Kanun Ema Dinaa (13 vite më parë)
Oooo sa u pikllovaa shum me pelqeu te lumt lida...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?