Nena me 25 janar i bej pese muaj qe abortova dhe tani ne shkurt i kam kontrollat e tjera qe duhet ti beje para se te filloj per shtatzanin tjeter por a besoni sa me shume qe afrohet koha un aq me shum po rri me frike se cka do te behet , a do te mbes prap lehte a do te kem shtatzani te sukseshme ?! sa shum veshtir qenka te besh nje femije !!! gjithmon kam menduar qe eshte lehte moj por jo jo ..... por e kam vendosur do shkoj edhe ne heren e trete le te del ku te del ishallah zoti me ndihmon dhe ma ben kismet le te jet e treta e verteta ......
Eda po edi eshte ashtu si thua ti po nganjeher te kap keshtu si nje frike dhe ste lejon as te mendosh mire e as keq... por ajo qe eshte per tu bere behet skemi ku i ikim .....
tina duhet te behesh me optimiste sepse jo cdo shtatzani ka te njejtin fat,duhet te qendrosh e qete e do shohesh qe cdo gje do te shkoje mire.te uroj gjith te mirat e me nje shtatzani te shpejte
Pershendetje Tina...edhe une shpresoj qe hera e tretë do të jet e vertet :-) Kam pas edhe une dy aborte..tjeter femij skam dhe e kuptoj si ndjehesh.E kuptoj sa veshtir eshte te gjesh prap forcen dhe vullnetin per te fillu nga e para...por une e di dhe jam shum e bindur qe do te behet mir dhe do te gezohemi me femij.Keto jan gjana qe ndodhin ne jete e duhet me mendu qe ka hala hala perjetime me te renda se kaq...Zoti e din kur eshte koha e duhur per neve prandaj une e pres me padurim ate kohe :-) Te uroj qdo te mire e dashur.
Ehhh Tina shum shpejt kaloi koha un kom pas nje abort ne maj e tash me 24 janar e kom pas terminin e lindjes po Allahu nuk deshti qe beba me ardh ne janar e tash jam prap shtatzen in shaa Allah e pres ne qershor te lind e kshtu mos u frikso e mos u deshpro hiq se ki me pa se edhe ti ki me mbet shtatzan e ki me kalu mir me emer te Allahut , mu hala spo me besohet sa shpejt kaloi koha e tash jam 17 javeshe .Te pershendes shume e mos u frikeso ne qofte se i ke bo mjekimet e duhura nisja e kurr mos e mendo se mos abortoj prap po shijo cdo jave te shtatzense :)
Oh bre Fitesa ishallah je gjithmon faqe bardhe si ke dhe zemren edhe shpirtin mu duk sikur mu qetsua i gjith shpirti prej fjaleve te tua aq te embla e te sinqerta ... Hajer paq gjithmone e do zoti ke vetem shendet dhe lumturi :)
Tina te uroj nga zemra te kesh sukses e dashur atehere kur eshte hajer per ty dhe familjen tende.
E di qe eshte veshtire te kontrollohet kjo gjendje, por mundohu ta largosh vemendjen dhe te mendosh mire, te mbeshtetesh vetem tek Zoti dhe te gjesh qetesine vetem nen lutjet qe ia drejton.
Jam shume e sigurt qe ketu do t\'a kesh perkrahjen tone gjithmone, dhe eja e shkruaj sado dhe kurdo qe deshiron..
Faleminderit qe me jepni perkrahje ashtu si thua ti Dafina ashtu edhe eshte po ja qe mua me be pak si shume dhe tash e kam veshtir ta pranoj qete por perseri ishallah e kam fatin mu be nene dhe une nje dite .
Zoti qofte me ty tina, ehhh ne fakt seshte e lehte si te ngelesh shtatzan e si te jesh...Seshte e lehte te behesh nene..Uroj qe zoti tet bekoi sa me shpejte!!!
Tina, ishalla mbetesh shtatzene me te paren, por te kisha lut mos me mendu vetem per keq. Mendo pozitivisht, nese dicka ka ndodh nje-dy here, kjo nuk do te thote se do ndodh cdo here.. Ate qe ndjell, te ndodh, po te them nga pervoja, edhe une kam abortuar dhe kur mbeta shtatzene, aq sa u gezova aq edhe u friksova, shkoja ne banjo cdo 20 min. vetem te shihja mos kam gjakderdhje, zgjohesha naten as gjumin nuk dijsha me bo si duhet, derisa nje dite kisha gjakderdhje me te vertete, por shyqyr nderhyri mjeku dhe bebi shpetoi. Erdha ne perfundimin se vete e kam pru punen deri ketu.. Te kisha lut motra jem mendo veq pozitivisht.. Ishalla prej tash ke me prit veq gezime..
Nena me 25 janar i bej pese muaj qe abortova dhe tani ne shkurt i kam kontrollat e tjera qe duhet ti beje para se te filloj per shtatzanin tjeter por a besoni sa me shume qe afrohet koha un aq me shum po rri me frike se cka do te behet , a do te mbes prap lehte a do te kem shtatzani te sukseshme ?! sa shum veshtir qenka te besh nje femije !!! gjithmon kam menduar qe eshte lehte moj por jo jo ..... por e kam vendosur do shkoj edhe ne heren e trete le te del ku te del ishallah zoti me ndihmon dhe ma ben kismet le te jet e treta e verteta ......