Vogëlushe, është ende herët për t\'ua thënë këto fjalë.
Jeni akoma në botën tuaj të pafajshme, por koha kalon aq shpejt sa nuk mund ta besoni... çdo gjë nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni, dhe çdo vështirësi mund të jetë më e lehtë se mund ta imagjinoni.
Vogëlushe, mos u tregoni të padurueshme, mos u rritni shpejt.
Bota e këtushme është shumë e ndërlikuar, e trazuar, dhe shpeshherë e pakuptueshme. Por mos u shqetësoni, çdo gjë mësohet.
Vogëlushe, kur të rriteni do të shihni sesi moshataret tuaja i ndërrojnë partnerët sikur të ishin rroba. Mos u shqetësoni, le t\'u thonë se ju nuk dini asgjë, do të vijë koha kur të njihni dhe ju princat tuaj.
Do t\'u nxisin pse nuk tymosni cigare që në moshën 14 vjeçare, le t\'u paragjykojnë ,ju jeni të shëndetshmet.
Vogëlushe, do të shihni sesi disa femra qajnë si të marra se humbën një dashuri, më besoni nuk është fundi i botës.
Të shtrenjtat e mija, do të shihni sesi vishen moshataret tuaja, nuk do të thotë dosmosdoshmërsht të ndjekni modën. Të jesh vetja është më e modës.
Do të inatoseni kur t\'u flasim ne, prindërit tuaj, iu kuptoj, e kam bërë dhe unë dikur. Por, tani kam arritur të kuptoj sesa me vlerë ishin fjalët e tyre.
Do të keni shumë mikesha e miq, të cilët do të pakësohen me kalimin e kohës. Mos u mërzitni, ranë frutat e kalbura të një peme, ato që mbetën vlejnë.
Vogëlushe, të qenit femër nuk është dhe aq e vështirë sa mund të thuhet, mjafton të dish të respektosh veten.
Gjithmonë koken lart, pavarësisht gjithçkaje...
Keni kaq shumë për të mësuar vogëlushe...çdo gjë në kohën e duhur, mjafton të mos nxitoheni.
Shijoni kënaqësitë e moshës, mos u interesoni pse bota funksionon kështu, vështirë për ta kuptuar.
Jetoni të tashmen dhe buzëqeshni për të ardhmen...
Mezi pres t\'iu përqafoj !
Nesa u qmenda qfar shkrimi i mahnitsheeem. Mein gott shum komlecu rreth shum temave por ky shkrim mu edhe ma dha ni emocion per ni moment mora rolin tend. Sa e embeel :)
shum keshilla te vlefshme dhe mbi te gjitha gjera te verteta. te uroj lindje te leht nesa. edhe un po mbaj nbarkun tim nje voglushe dhe njejt si ti menxi po pres me pa, me kap nkrah dhe me perqafu.
Oj Nesaaaa syt lot mu mushen...oj zemer ishalal te rriten te shendetshme vajzat e ishalla jane te hajrit, se shume e vertet shume kohe eveshtir ka ardh si per vajza si per djem,edhe une keto dite e fundit menxi po ecin edhe po e paraftyroj djalin tem son po pres me pa, e po planifikoj per te e po fantazoj kam mrri deri aty ku i ka bo 20 vjet haha, po ishalla behet qa ka thone Zoti, ishalla behet me e mira per femijet tane,ishalla neve Zoti na mundeson te jemi prinder te sukseshem,mpuq zemer e klm ne keto dite te fundit te shtatzanise.
Nesa te uroj nje lindje te leht dhe dy bebushe te shendetshme kam mendu per ty .. shum shkrim i bukur sa krenare do jen voglushet me mamin e tyre !!! A ke vendos per emra a po jav len bora dhe nina ????
Faleminderit! Mire jam shume, tash i kom bo 36+5 dite, doktori tha te shkoj te henen me hek cerklazhen e te marten me u shtri ne spital, pas analizave qe kan me mi bo, me hy ne operim. Bebet i kan bo perafersisht nga 2700gr, mezi po pres me i pa :)