Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me orar? Sipas kerkeses?
Te dashura mike,

Eshte nje gje qe do doja ta diskutojme ketu se bashku nga pervojat tona dhe nga rezultatet qe ne dijme apo i kemi fituar, dtth permbledhjen qe ju do ta kishit dhene per nenat e reja dhe ato qe presin te behen.

Ushqyerja me qumesht gjiri per femiun tuaj si ka qene? Me orar apo pa orar dtth sipas kerkeses?

Me orar dtth keni pritur deri sa te vie koha e ushqyerjes se radhes?

Sipas kerkeses, e keni ushqyer kurdo qe keni menduar qe femiu kerkon te ushqehet?

Sa mendoni se vlejne rregullat e mehershme qe i thoshin per oraret e ushqyerjes?
Sa mund te kete orare?

A jane te demshme oraret apo funksionale?
Fitesa * (13 vite më parë)
Ina ** (13 vite më parë)
Pershendetje nena ;) une te dyja eksperiencat me gjidhenje i kam pasur pothuajse te njejta.. Nuk ka vonuar shume te me vije gjiri, ditet e para me ka ardhur shume se normalisht nuk pi shume, dhe kam pasur mjaftueshem te dy heret..biles kur ndjeja sikur kam pak, merrj nje pjate me fruta e haja, qe te me vinte ;) ikam mbajtur vajzat deri pas muajti te 6 vetem me gji.. U kam dhene sa here kane dashur, por kur kam pasur ndonje pune, u kam dhene edhe para se te kerkoni , por e dina perafersisht orari, dhe pinin..biles edhe ne gjume.. Deri nga muaji i 6 pinin cdo 2-3 ore ghate dites, dhe rreth dy here naten.. Pas muajit te gjashte fillon tortura :) vajza e vogel sapo ka filluar (e kam 7.5 muaj:) Fitesa, edhe mua me ka ndodhur muajt e pare qe te flene 7-8 ore pa u zgjuar.. :) kur the per derdhjen e qumeshtit, kisha degjuar vetem nga nenat tona, qe kur te derdhet femijes i pihet, por se dija a ishte vetem fjale, apo e vertete..edhe pse mua me ka ndodhur vete qe sa here me derdhej, skalonte shume dhe vajza zgjohej :)
(13 vite më parë)
hahahah ola mke shti me kesh, une skom nij qishtu me pas gji aq shum e paska ksi rastesh...sindi nuk di cte them sa muj i ka fmiu nese eshte bebe mundohu ndalja me gisht
Sindi Lila (13 vite më parë)
Po nese fillon te fryhet gjoksi nga qumeshti pasi femija yt eshte ne gjume? Cka do te thote qe qumeshti ze qumeshtin dhe femija nuk arrin dot ta perballoje.Cfare sugjeroni?
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Haha fitore,goca e dajes tim ka 3 femije. Te tre i ka mbajtur vetem me gji deri ne 12 muajsh. Pas 12 muajsh i ka shtuar edhe ushqimin por gjirin nuk ja ka nderprere deri sa i ka bere 3 vjec femijet. Dhe i ka te tre femijet shume te shendetshem. Ne qeshim shpesh me te dhe i themi \"ti je si lope hollandeze\" :)))
(13 vite më parë)
meqe jemi tek qeshja e ushqyerjes me gji diqka qe mu shum em ka habit nji shoqe e imja mpat tregu se si kish mbet shtatzan i ka ardh qumshti ju ka percill krejt 7zani tash eka djalin moshatar me djal tem 9 muj e ajo henez veq ngji e kish tha krejt pak qe i jepi me honger veq ngji se tha mpercillet gjini. Oo zot eshte e re 19 vjet gjinjt shum tmdhej thojke mpercillen shum. Qdo dy or tri qe lyp tha djali me pi. E shum mboni pershtypje prej fillimit tshtatzanis e tash djalin 9 muj me pas gji mjaftushum une kurr skom ni a ndodh edhe kjo ?
Xheneta . (13 vite më parë)
une ne muajin e pare i kam dhene si ka kerku bebi muajin dytin i jepsha qdo dy or tash pa orar kur don ai un jam e gatshme ti jap edhe naten edhe diten
Kl&kl . (13 vite më parë)
As une nuk e kam ushqyer me orar edhe pse pediatri i djalit me ka keshillu qe para dy ore nuk ban me fut prap ne gji pa u perpunu mir qumeshti qe e ka pire me heret shkaku i ngerqeve...po djali kerkonte vazhdimisht edhe pse kam pas qumsht gjiri shume ky tan diten donte vetem gjirin por edha ka shtu pesh shume dy muajt e pare nga 1.5kg...pastan femija vet e rregullon nje orar jo fiks po ashtu qdo 2 ore (pak me shpesh ose me rrall)...
Anda_ ♥♥ (13 vite më parë)
Fitesa e dashur te pergzoj per temen Teme qelluar per te japur po ashtu per nenat e reja te mesojn.. une pee veten time pasi vajzen time nuk e kam pasur me qumsht gjiri jam detyruar me qumsht formule, mu ka dashur tja bej nji orar domesdo po prap siq me kan kshilluar mamijat gjdo tri or nuk ja kam ber per gjdo 2 or apo 2 or e gjysme e kam ushqyer pasi qe vajza ime eshte ngoput shum shpejt ska ndodh kurr ne muajt e par te arrin te pin 80ml kjo me ka shtyr ti ofroj gjdo dy or apo dy or e gjysme kjo ka qen tek une edhe sot qe ka 6 muaj si pirjen apo ushqimin nuk ja qoj me larg kshtu qe vetem per to ndodh dita me kalon me blinder ne dor hahah
Selma Dijar ♥♥♥ (13 vite më parë)
te pergezoj per ket tem fitesa je shum e mir ,sa ishin me te vegjel i jepsha pa orar por si kam filluar ushqimin tash gjith i jap me orar se pari ne gji mbasandej ushqim, pershendetje per te gjitha nenat .
Xhesika . (13 vite më parë)
Pershendetje Fitesa, Ke bere nje pyetje shume te qelluar, shume nena qe do lindin per here te pare kane nevoje te dine rreth pervojes se gjidhenjes. Une ne fillim si nene papervoje fillova te degjoj keshilla te grave, qe jooo femija duhet ushqy cdo dy ore, po qe flejt zgjoje, dhe une e zgjoja. Me vjen gjynah per veten time dhe vajzen time tashti kur e mendoj. po shyqyr e kjo histori nuk zgjati me shume se javen e pare te lindjes sepse kisha viziten e femijes te pediatri pas nje jave dhe e pyes: Doktor kjo po qan shume kur po e zgjoj me i dhene te pi, po qan aq shume sa qe kalon ora dhe kjo nuk pushon. Eh tha po sikur te te prishi ty dikush gjumin me te mire, duke te thene zgjohu me henger buke si do reagoje? Asnjehere mos e zgjo, kjo kur ka uri zgjohet e kerkon vet. Dhe ashtu kam vepruar, i kam dhene kur e ka kerku kjo vet dhe ate deri ne moshen 16 muajshe, ku ne kete moshe kam filluar mos tja jap naten, vetem kur e vej ne gjume, sepse u be e varur, shume e varur nuk flente fare cdo 10, 20 minuta kerkonte me pi. Tash naten ndodhe zgjohet 1 ose dy here por sa e prek fle prap. Kur ka qene foshnje e ka kerku cdo 3 ose 4 ore. Ka ndodhur naten se ka kerkuar fare. Kur ka bere 3 muaj ka filluar naten e kerkonte cdo 3 ore. Duke u rritur, dmth pasi beri nje vit filloj naten e kerkonte shuuume, diten jo sepse edhe hante ushqim tjeter, e pinte kur ja jepja une. Une jam kunder orareve per foshnjat, dhe realisht foshnjes sado qe mundohesh eshte e kot ti besh orar se nuk ke mundesi, sepse foshnjat flen shume zgjohen pa orar e kerkojn me pi. Nese i ben orar une mendoj qe vetem sa crregullon veten se ate orar po ja be vetes se femijes jo, sepse ti do ja plotesosh kerkesat kur bebi kerkon vet e pastaj do zbatosh edhe orarin qe i bjen futja kot, gjithnej sipas mendimit tim. Orar mund ti behet femijes mbas moshes 1 vjec kur fillon dhe rregullon kohen e gjumit, atehere edhe e ushqen sipas nje orari qe asnjehere prap nuk mund te jete fiks. Gjithe te mirat!
Fitesa * (13 vite më parë)
Djana, vajza jote tani ka dy muaj e gjysem dhe te flej 8 ore pa nderpre hmm nuk e di, mua me duket pak shume, por a ke provu t’ia ofrosh gjirin edhe per se fjeturi? Une ahstu iu kam dhene femijeve te mi. Gjersa ishin duke fjetur ata edhe e kan pire dhe nuk iu ka prish gjumi asnje moment. Leonora, mire shume per ty, vajza ne foto duket e shendetshme.. femijet kane menyrat e tyre qe tregojne kur jane te uritur dhe nena sidomos kete e ndjen dhe e njeh nga gjestet e femiut edhe kur akoma nuk di te flet. Nena e Diarit dhe Rashid’it, mire shume per ty qe ke arrite t’iu krijosh orarin dhe keshtu e organizon dhe ti kohen. Por jo te gjithe femijet I dojne oraret per ushqyerje sidomos te gjirit gjersa jane nen 6 muaj. Me pastaj ata vet e krijojne orarin dhe I permbahen. Une fillimisht me vajzen nuk I kam bere orare se ajo pinte shpesh e ngapak, gjersa akoma edhe une edhe ajo mesoheshim me gjidhenjen-pirjen, prandaj nuk mund ti permbahesha ndonje orari. Me thoshin dhe mua qe ta le te uritet me shume e pastaj ta ushqej, por keshtu ne rastet e rritjes se hovshme ajo kerkonte dhe me shpesh dhe nuk besoj se do me rregullohej furnizimi me qumesht po qe se nuk doi iu kisha pergjigjur. Ti ke gjetur metoden me te pershtatshme per femiun tend dhe kjo nuk dtth qe nuk te jane dhimbsur femijet.. dhe sidomos tani qe ata jane femije te mbare dhe flejne pa ndonej problem, te lumte. Rrona, cfare moshe ke femiun/jet? Idda, falemnderit e dashur, shendet dhe per ty dhe familjen tende, Ashtu si ti veproj dhe une, Ia ofroj sa here qe deshiron, madje me habit ne rast se ndonje here ia ofroj e nuk e do,, Shume rralle ndodh keshtu ? Fitore ke te drejte, por dhe ne disa raste duhet edhe t’I paraprijme sidomos per gjumin se po kaloi koha e duhur pastaj vec cajne pa mundur ti ndalesh. Dhe per ushqyerjen, femijet gjersa ende nuk dijne te flasin kur fillojne te hane ushqime solide, ehste me mire t’I ofrohet se ne disa raste ndodh qe nuk kerkon. Apo te vendosen peme edhe ne tavoline e ata kur te done pa pas nevoje te kerkojne edh ete sherbehen vet Besa, ashtu eshte, po duhet te durojme e te forcohemi sa te mundemi qe t’u plotesojme kerkesat e tyre e pastaj kur te rriten te pakten te jene te forte, ashtu do ta tejkalojne cdo gje me lehte, I paqim em shendet te mire e jete te begatshme. Dhe shume me vend eshte thenia e plakave sidomos per bebet deri 1 muaj kur e kan shume barkun e vogel dhe kerkojne shume shpesh.. Emi, dhe ti ke te drejte.. eshte shume e rendesishme qe prindi te krijoj lidhshmerine me femiun keshtu sic e the dhe ti dhe ta kuptoj kur ka uri qe t’ia ofroj ushqimin. Zyrye, me perpara ashtu jane keshilluar shumica e mamive t’I bartin porosite tek nenat, mirepo tani jane vertetuar opcione me te miraper femiun. Pra ta ushqejme me shpesh sepse gjinjte mbushen cdo 1 ore e gjysem (90minuta) dhe per te pasur me shume, edhe duhet zbrazur me kohe. Sidoqofte, pavaresisht cka te kane keshilluar mamite, ti fute ne funksion instiktin e nenes dhe vepro ashtu sic ty ta merr mendja, Dhe po e theve kete orar nuk prish gje pune, ushqeje sa here qe kerkon bebi. Te uroj te mbara ty dhe bebushit Po Mili, femijet kryesisht pas muajit te 3 e krijojne vet nje “orar” I cili natyrisht qe nuk eshte strikt, por afersisht nje orar biologjik sipas kerkeses se tyre.. :) Sa mire kur nena meson te lexoj nevojat dhe kerkesat e femiut :)
Miesa M (13 vite më parë)
Pershendetje Fitesa une ne fillim i kam dhen sipas kerkeses diku ka muaji i 3vetvetiu ju be orari qdo 2or i kam dhen po psh ne ora 12 pinte sa donte dhe flente fiks ne ora 14sikur me thirr dikush u qonte i jepsha me pi por edhe une ne gjoks e vrejsha qe ka kohen se me therrshin nga qumeshti edhe kshu kam vepru deri sa ka kalu moshen 1 vjeq tani kam dhan vetem kur ka fjet 1 her -2her gjat dites edhe naten ka kerku shum shpesh
Umi D. &. R (13 vite më parë)
Ama edhe un ekam ndejnjen e nenes siju un nuk ile unt por fmija nese so ngop ai gjumin epak 5minutshe un ikam dhen wkam vendos me fjet pastaj nuk uzu dy or ka Ardh koha me pi uzgju dej 6 qdo dy or 20minuta ska shanc me mbet unt sekam ba qe smuka dhimt femija por te kunderten ferst ferst sngihet ama mir mu ul me hanger buk si duhet a nga nje kafshst tan diten etash qe ika be 10muaj e ushqej edhe me pem e perime gji ijap pas ushqimit tri her ndit flen edhe naten kur te flejn dhe mengjes nga ora 6epastaj pram flen edhe shum trehatshem jan ngjum as nuk zgjohen kurr tu qajt,ky mendimi im dhe mendoj qe kam pas efekt tmir te fmit emi ju pershendes flm shum
Nëna Berkinit (13 vite më parë)
un tash jam ber nene qe 6 jav e ushqej me orar femijen tim,dmth gjdo 3 or ka 40 min 20 min ne njerin gji 20 ne tjetrin keshtu me kan then mamijat edhe ende vazhdoj keshtu.
Besa Jana (13 vite më parë)
nje fjal e plakave ktynehere thot://femiu untohet sa ti sillesh nie her djepit rreth e rreth:////
(13 vite më parë)
As qe kam provu me i be orar,sa here kane dashte e kan pi edhe kur filluan ushqimin,qumeshtin e gjirit e pinin pak me vone si desert..edhe tash vajza i ben 22 muaj ende i jap kur do ajo.Une mendoj se nuj duhet orar as kur jane bebe..une kam shku me ate qe sa here kerkon me ia dhane
Besa Jana (13 vite më parë)
persuendetje fitesa,edhe un vajzen e kam ushqy sa her ka lyp madje dy muajt e par wdo gjysem ore po nuk ka pi per koh tgjat 5-10min max,por ka lyp shpesh edhe kam pas mjaftushem gji,pas 3-4 muajve filloj me rrallu vet qdo 1.5-2 or mirpo nese ka qajt e ka kerku i kam dhan,edhe naten ka pi. shum shum shpesh po se kam pas problem,e tash pin qdo 2 or ndodh edhe me shum pasi tash edhe e ushqej,un sjam dakort tbehet ushqyerja me orar pasi qe vet fmia ben orar,edhe edhe femi ka me hanger tere jeten pastaj mirpo ne gjirin e nanes ska me u kthy ma kshtu qe skam pritu i kam dhan,edhe le ta ndiejn ngrogtesin e nanes femia ngji, se pastaj te rritur do behen boll,
(13 vite më parë)
une e ushqej me qumsht gjiri vetem sipas kerkeses, edhe kur ka qen bebe vetem kur ka kerku i kom jep sepse edhe nese i jep qumsht me orar ather orarin e gjumit do ja qrregullojsh . Per ket arsye une mendoj qe keto dyja shkojn paralel dhe ather kur ka uri e ushqen. Tash qe i ka bo 9 muj pak ma ndrysh . Ju pershendes.
*nënë* "2013*2016" (13 vite më parë)
Fitesa une vajzen time e kam ushqyer sa here qe kam menduar se ajo ka nevoje e sot vajzen e kam 11muajshe dhe sa here me ofrohet afer e me prek blluzen tek gjinjet ja ofroj prap qoft edhe nese kane kaluar vetem 10min nga ushqyerja. Mendoj se nuk eshte ne rregull ti behet orar per gjidhenje sepse ajo mund ta doje me shume gjirin atehere kur ne mendojm se nuk e ka kohen per tpire... shendet per ty e femijet tuaj
Rrona (13 vite më parë)
Sidomos kur eshte shume i-e vogel me i be orar po me duket gjynah po e lem te pangopur!Nuk pajtohem une as per gjume as per asgje tjeter t`u bej orar per qkado cofte femijeve te mi ,sepse e llogaris qdo rast se si mund te vie puna p.sh ne udhetim te gjate nuk mund te i zije diqka per te ngrene apo qka do qofte thjesht nuk i dua oraret kur behet fjala per ushqime pos medikamenteve!
(13 vite më parë)
mjeku me tha coj se kjo flinte 8-10 ore pa pir ishte shum koh e gjat
Umi D. &. R (13 vite më parë)
Un dy femijt emi ikam ushqyer me orar kur kam dasht me pi ata edhe nese ekan refuzu sjam dorzu dej kan pi mir pastaj umesuan te pin 20minuta qdo dy or kaqen e quditshme se 10minuta para se me upa ora per ushqim nuk ekan marr ,edhe shum tshendetshem kan qen gjithmon drj nivit ikan pas dy kg mashum se qe duhet shum pak ikam ushqy vetem me gji,mendoj qe kjo eshte edrejt e funksionale edhendetshme edhe mjeket e rekomandojn ket,po disa dojn ashtu shpesh,por ti djana mos ja prish gjumin se nese eshte euritur smudet me fjet,plus qumshti naten seshte ipreferuar duhet pushim nese ekishe fjalen pr naten perndryshe mos ja prish gjumin se ajo eshte ngit dej sa flen eqet...kshtu mendoj
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
une kurr nuk i kam bo orar po ka pi kur ka pas nevoj edhe tash me ushqim nuk i jap patjeter pse eshte koha po i jap kurdo qe i hahet plus e kam me gji ende dhe nuk ja caktoj kur me pi,eshte 18 muajshe
(13 vite më parë)
fitesa vajza ime nuk cohet naten qe te pi e un e zgjoj vet se nuk dua te jet e uritur kurr..tani nuk e di bej mir apo keq qe ja prish gjumin....
Fitesa * (13 vite më parë)
Magi, Promi, Meri, Shyrete, Djana, Elisa, Ola, Alba ju lumte :). Dhe une gjithmone i ushqej vetem sipas kerkeses. Dhe asnjehere as naten e as diten nuk e kam numruar sa here i kam dhene. Eshte e lodhshme sepse ndonjehere ndodh qe sapo ta marr gjumi naten ate, mua me duhet te zgjohem se erdhi koha e ngritjes per te nesermen,, e keshtu.. por ca te bejme, jemi percaktuar per shendetin e femijeve tone dhe duhet ti leme anash per nje kohe kerkesat tona, apo sipas mundesive te gjejm nje balanc dhe ne kuader te kerkesave te tyre ti realizojme dhe ato tonat :) Me ka rastisur ne shume shkrime te mehershme qe thrasin ne orare, por ajo qe eshte vertetuar si me e pershtatshme per femijet eshte Sipas kerkeses. Kete e kane mbeshtetur ne vet njeriun e rritur qe nuk hajme dhe nuk duhet te hajme me orare por atehere kur kemi uri. natyrisht qe behet nje kohe afersisht kur do hajme, sepse tani jemi te rritur dhe kemi rene ne orarin biologjik, mirepo ne pergjithesi do te ishte mire te hajme dhe te pijme sipas kerkeses. Gjeja qe me se shumti me fascinon dhe qe na verteton lidhshmerine e prodhimit te qumeshtit me trurin tone, eshte kur fillojne te rjedhin gjinjte sapo bebi te ndjehet e uritur :) dhe keshtu vrapojme te bebi per t\'ia plotesuar kerkesen :)
Alba Al (13 vite më parë)
Une gjithmone i kam dhen djalit pa orar Sa here qe kerkonte eshte pak e lodhshme per nenen por s\'me duket e drejte ti vesh orar kur jane te vegjel te pakten deri sa te fillojne ushqimin
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Une dy muajt e pare I kam dhene te pije pa orar,sa here zgjohej,flinte apo qante,dmth shume shpesh. Pastaj filluan ta mundonin shume ngercet dhe pediatrja me keshilloi ti jepja cdo 3 ore. Rreth 1 muaj I kam dhene me orar me pas fillova ti jap sa here qe e kerkonte sepse me dukej sikur nuk kisha qumesht mjaftueshem dhe nuk ngopej. Tani eshte 5+1 muaj dhe akoma keshtu vazhdoj por eshte shuuuume e lodhshme dhe asgje nuk programon dot.
(13 vite më parë)
prsh. fitesa une muajt e pare e kom ushqyr vajzen sa her ka kerkuar dmth shum shpesh,dikur kur i mbushi 3 muaj kom fillu me orar se mu doke qe nuk pom me vie shum qumsht tani fillova qdo 3 ore dhe shum mir vajza tani flejke ma shum edhe mu doke qe pike ma mir.dikur prej 10 muajshe e deri tash ka pire vet qysh ka dasht s me ka lon ma orar me bo hahahh tash qe 2 jave ja kom nda se jom shtatzane prap...
(13 vite më parë)
simbas kerkeses..mundohem qe ti jap shpesh edhe kur ajo nuk kujtohet e kujtoj un
S & V ** (13 vite më parë)
une vajzen time e kam ushqyer edhe e ushqej gjithmone me kerkese te saje, nuk kam munde ti beje orar, e ushqej gjthmone kur e shohe se ka nevoje :)
Meri H. (13 vite më parë)
Une nuk jam per orare,,,djalin e madh e kam ushqy ma shpesh edhe kurr ska pas orar,,,e djali i vogel ja bajke orarin vet vetes...kur ka pi ne ora 9 edhe pse ka qen bebe kurr para ores 12 ma ska pi kshtuqe i ka ba vetes orar ai e jo une.
Prom ... (13 vite më parë)
Fitesa une te jap pervojen time, ne fillim si pat lind qika mkan kshillu me i dhan sa ma shpesh dmth e kom shti ne gji cdo gjys ore..si i kaloj dy muaj e kam shti ne 2 ore dhe ne raste edhe e kam thy rregullen dmth sipas nevojes kur ka qa....nuk kam qene me pervoje aspak nga aspekti i gjidheniees dhe tash kur po lexoj pe shoh qe kom bo gabime.rregullat perpara thojshin me i dhan fmis sa her qan ose shpesh shum, e tash thojn duhet me nji orar me ja dhene ne 2 ose 3 ose 4 ore...un ja kam dhan shum shpesh gjinin dmth ne 2 or ose me pak dhe kam vujt shum se naten ma ka kerku gjininin tan naten cdo 2 or e skam mund me flejt kurse diten gjithashtu shum shpesh ka ken cdo 2 ore...ndoshta jam gabim po pres mendime te juaja me profesionale ne kete aspekt...flm per interesimin dhe per shpjegimet tua
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Une i kam dhënë sipas kërkesës me përgjithësi jam munduar ti ve nje fare orari por te përafërt ndaj dhe kërkesa e femiut ka fituar gjithmone.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?